Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave: Të gjithë kundër, njëri pro

Aljbin Kurti
Burim: Kosovo Online

Ligji për Komisionin e Pavarur për Mediat që kuvendi kosovar miratoi para disa ditësh arriti të papriturën-të unifikojë Beogradin, Prishtinën dhe bashkësinë ndërkombëtare, politikën dhe ekspertët. Pra, shoqata relevante mediale, ambasadorët e huaj në Kosovë, ashtu sikurse opozita në Prishtinë pajtohen se ligji është i papranueshëm. Të gjithë përveç partisë qeverisëse Vetvendosja, e cila pavarësisht kritikave që i janë përcjellë prej muajsh, "lehtësisht të padurueshme" ishin të vetëvendosur për të miratuar ligjin. Nëse të gjithë janë kundër dhe vetëm një parti është pro, asgjë e mirë nuk mund të ketë, pajtohen bashkëbiseduesit Kosovo Onlajn.

Shkruar nga: Dragana Saviq

Ekspertët ndërkombëtare për të drejtën e mediave në emër të Këshillit të Europës dhe OSBE dhanë rekomandime të detajuara, por ato u injoruan. Pra nuk duhet as të n’a çudisë ajo çka askush nga përfaqësuesit e mediave sërbe në Kosovë nuk u thirr të merrte pjesë në përpilimin e projektligjit.

Nga Shoqata e Gazetarëve të Kosovës është kërkuar prej presidentes Vjosa Osmani që të shprehet për këtë çështje duke thënë se “liria e mediave dhe pluralizmi mediatik është gur themeli i shoqërisë demokratike ndërsa kur ky themel nis të tronditet seriozisht, atëherë presidenti i shtetit ka për detyrë që të shprehet publikisht”.

Në pritje të Vjosës, u shpreh ambasadori amerikan në Kosovë Xhefri Hovenier duke vlerësuar “të pakuptimtë” atë që Prishtina dëshiron për të qenë anëtare e organizmave ndërkombëtare, me miratimin e ligjeve që janë në kundërshtim me normat europiane.

Më shumë arsye për t’u trembur kanë redaksitë e mediave sërbe në Kosovë, duke parashikuar abuzimet me dispozitat e shumta me synim që ata që nuk dëgjojnë-të disiplinohen ndërsa sipas rrjedhës-edhe të mbyllen.

Kryetarja e Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës dhe Metohisë (DNKiM) Ivana Vanovac thekson për Kosovo Onlajn se një nga vërrejtjet kyçe është-paqartësia ligjore, çka do të thotë se nenet e ligjit nuk janë deri në fund të konkretizuara, veçanërisht në ato pjesë më të ndjeshme, siç është shqiptimi i penaliteteve.

“Në atë pjesë keni dispozitë se nëse ndonjë media shkel kodin e etikës, ajo mund të ndëshkohet nga 200 deri në 40 mijë euro, pa apelim të mëtejshëm, më saktë duke specifikuar se për cilën vepër se çfarë shume parashikohet”, spegon Vanovac.

Sipas fjalëve të saj, egziston problem dhe në dhënien e lejeve për mediat elektronike, të cilat sipas ligjit të ri, quhen “platforma për ndarjen e video përmbajtjeve”.

“Ajo pjesë e ligjit është tmerrësisht e paqartë, kështu që as tani nuk është e qartë nëse nevojitet vetëm regjistrimi tek Komisioni i Pavarur i Mediave apo nëse vërtet duhet të konkuroni për marrjen e ndonjë liçence. Nëse merrni këtë të fundit, ajo në ndonjë moment mund të sfidohet në bazë të diçkaje. Dhe nëse kemi sistem lejesh, atëherë flasim për çensurën më të hapur”, thotë kryetarja e SHGK&M.

Përveç kësaj, anëtarët e komisionit i zgjedh Kuvendi Kosovar “dhe kur ju zgjedh kuvendi kosovar dhe në të njëjtën kohë i jep mandat katërvjeçar me mundësi rizgjedhjeje, atëherë kjo është mjaft negative”.

“Imagjinoni që egziston ndonjë media që në një moment pushtetit nuk i pëlqen, pra pozimi i saj kritik shqetëson atë strukturë politike, kjo do të thotë që ai establishment politik nuk do të ketë asnjë problem që këtë media t’a qërrojë falë mundësisë së veprimit përmes anëtarëve të komisionit dhe penalitetet që shkojnë deri në 40 mijë euro”, spegon Vanovac.

Gazetari dhe ish kryetari i SHGS (UNS) Vlladimir Radomiroviq thotë se me Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, kryeministri kosovar Albin Kurti tenton të frikësojë mediat që të punojnë në interes të tij.

"Tashmë prej kohësh lufta e Albin Kurtit për monopol ndaj informacioneve në Kosovë e Metohi po hyn në fazën finale. Ky ligj që u miratua do të thotë çensurë, tentativë për frikësimin e kujtdo që mendon kritikisht për të. Ligji është drejtuar dhe ndaj mediave shqiptare që janë kritike ndaj pushtetit të Kurtit si dhe ndaj mediave që janë në gjuhën sërbe, por është e qartë se mediat sërbe do të jenë të parat nën sulm dhe që do të vuajnë pasojat më të mëdha të këtij ligji dëmtues", thotë Radomiroviq për Kosovo Onlajn.

Ai thotë se e rëndësishme tani është që komuniteti i gazetarëve të bëjë gjithçka për të ndalur këtë goditje të Kurtit ndaj mediave në gjuhën sërbe.

"Kurti tani do të shfrytëzojë këtë ligj për të bërë gjithçka që të sigurojë pushtetin e vet dhe tentojë të fitojë edhe një mandat. Nuk do të hezitojë të sulmojë as mediat në gjuhën shqipe që raportojnë në mënyrë kritike për të, mbi të gjitha Klan Kosova" shton ai.

Gazetari Visar Duriqi thotë se Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave e kritikojnë të gjithë përveç partisë në pushtet. Nëse të gjithë janë kundër dhe vetëm një parti është pro, shton ai, asgjë e mirë nuk del nga kjo.

Duriqi për Kosovo Onlajn bën të ditur se ligji me shumë gjasa do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Nëse kjo nuk ndodh, ligji do t’i ofrojë fuqi pushtetit aktual në Kosovë për të patur kontroll ndaj mediave.

“Nëse ky ligj nuk ndalet në gjykatë, ai do t’u japë fuqi partive qeverisëse që të përcjellin më shumë njerëz në këshillin e Komisionit çka do të thotë se tek vendimi më shumë do të ketë ndikim Pushteti (nga 7 deri në 11 njerëz). Dy aspekte problemore të ligjit janë ndëshkimet e larta që mund të shkojnë deri në 40.000 euro dhe fakti që nuk apelohen, duhet t’i paguash e pastaj mund të ngrini padi ndaj Komisionit në gjykatë dhe zakonisht duhen vite që çështja të zgjidhet”, shtoi ai.

Marko Millenkoviq nga OJQ “Iniciativa e re Shoqërore“ kujton për Kosovo onlajn se komuniteti sërb dhe mediat ankohen se nuk kanë qenë mjaftueshëm të përfshira në vetë bërjen e ligjit por argumenti më i madh është që dhe sugjerimet që kanë ardhur mbi të gjitha prej ekspertëve dhe përfaqësuesve të mediave në përgjithësi nuk u morën parasysh kështu që ky ligj nuk ka asnjë konsensus në shoqëri dhe në përgjithësi nuk përfaqëson nevojat e punonjësve të mediave, shtëpive mediale, por dhe konkretisht mbarë shoqërinë në Kosovë.

“Më shumë kemi vërrejtje ka tek puna e portaleve dhe mediave elektronike që raportojnë në hapësirën onlajn apo elektronike. Do të ketë vështirësi, nuk e dimë ende se si do të jetë regjistrimi i të gjitha atyre mediave. Kemi informacione se mediat që deri më tani kanë funksionuar apo financuar nga disa donacione dhe kanë funksionuar si organizata joqeveritare, tani do të duhet të regjistrohen si biznese dhe do të duhet të aplikojnë për regjistrim dhe ende nuk e dimë se si do të duket ajo procedurë, cilat janë kriteret për këtë, a është e rëndësishme vetëm të dorrëzosh dokumentacionin dhe kjo do të thotë që je i regjistruar, apo do të vendosë vetë komisioni, i cili do të përbëhet dhe do të përshkruhet si strukturë politike nga parlamenti”, spegon Millenkoviq.

Ky i fundit thekson se gjobat janë të anormale sidomos për mediat e vogla, sepse është e diskutueshme nëse ato mund të funksionojnë pas miratimit të këtij ligji.

“Duket disi e qartë se synimi themelor është kontrolli mbi median, raportimin mediatik dhe shtëpive mediatike. Vetë fakti që komisioni do të zgjidhet në parlament dhe se është shtuar numri i anëtarëve të komisionit, por që komisioni në çdo moment mund të shkarkohet nga parlamenti kur nuk kënaqet me punën e tij. Ky është një nga kundërshtimet e ekspertëve të Këshillit të Europës, tregon se do të egzistojë kontroll politik për punën e këtij organi dhe se aty egziston një farë dëshirë për kontrollin e vetë atyre shtëpive mediatike”, spegon ai.

Kjo sigurisht që do të hyjë në raportet që do të shkojnë në Parlamentin Europian dhe që do të ndikojë në rrugën europiane të Kosovës dhe anëtarësimin potencial apo kandidaturën në rrugën drejt Bashkimit Europian, konkludon Millenkoviq.

Miratimi i Ligjit për Komisionin e Pavarur për Mediat do të godasë të gjitha mediat në Kosovë, thotë për Kosovo Onaljn gazetari Zoran Stankoviq.

Ky i fundit thekson se deri më tani Komisioni i Pavarur për Mediat ka qenë i kërkueshëm.

“Ajo që po bëhet e ditur tashmë do të çojë fjalë për fjalë ndoshta edhe në mbylljen e disa mediave dhe nga ana tjetër, mendoj se ndikon edhe në lirinë e medias, mendoj se ndikon edhe në atë pavarësi që faktikisht mund të mos egzistojë, por në çdo rast edhe nëse egziston pak, tashmë nuk do të egzistojë më për të mos folur rreth penaliteteve drastike që nëse ndonjë media e përfiton dhe ka shumë gjasa për t’a përfituar atë penalitet, do të thotë se me vetëm një penalitet të tillë çdo media mund t'i mbyllë dyert e veta", tha Stankoviq.

Synimi i miratimit të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Mediat, thekson Stankoviq, është kontroll mbi mediat.

“Synimi është që të gjitha mediat të vihen nën kontroll dhe që ato të punojnë fjalë për fjalë për pushtetin dhe një grupi të caktuar. Kështu që gjithçka që nuk do të ishte në përputhje me qëllimet e tyre kjo menjëherë do të ndëshkohej në një farë mënyre, sepse ne e dimë se, sikurse thotë populli ynë "çdo fjalë ka bisht" dhe çdo shpërndarje informacioni veçanërisht për ne që ndodhemi në një situatë të tillë na mbërrijnë informacione nga Sërbia qëndrore dhe informacione nga Kosova, të cilat shumë shpesh mund të keqpërdoren, për të pretenduar se e kemi bërë, për shembull, kundër regjimit të Kosovës ose për ndonjë arsye tjetër, sigurisht që automatikisht do të shuajmë një liri fjale nëse dëshirojmë të mbijetojmë, pra do të mbijetojmë, por pa lirinë e fjalës” konkludoi Stankoviq.