Millenkoviq: Ligji për Komisionin e Pavarur ka për synim kontrollin e mediave

Marko Milenković
Burim: Kosovo Online

Marko Millenkoviq nga OJQ “Iniciativa e re Shoqërore“ vlerëson për Kosovo onlajn se në kuadër të aplikimit të ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave nuk janë përfshirë mediat sërbe dhe komuniteti dhe njëkohësisht mungojnë vlerat europiane. Ai shton se ky ligj ka për qëllim themelor kontrollin ndaj mediave, raportimeve dhe shtëpive mediale.

"Vërrejtjet me të vërtetë janë të shumta dhe mund t'i dëgjonim në periudhën e kaluar nga palë të ndryshme. Ato më shpesh lidhen me me atë qasje jo gjithëpërfshirëse në vetë hartimin e ligjit dhe konsultimet joadekuate, mbi të gjitha me ekspertë, por edhe me komunitetin mediatik, me përfaqësues të mediave që janë më të goditurit nga ky ligj. Më pas kemi pasur dhe vërrejtje për mospërfshirjen e pakicave, por dhe mospërfshirja e vlerave europiane, për të cilat ka pasur kritika nga vetë përfaqësuesit e ambasadave të ndryshme. Konkretisht më shumë vërrejtje ka për faktin se projektligji është hartuar pa konsultim adekuat", tha ai.

Më tej bën të ditur se komuniteti sërb dhe mediat janë ankuar se nuk janë përfshirë mjaftueshëm në hartimin e ligjit, por argumenti më i madh është se sugjerimet që kanë ardhur, mbi të gjitha nga ekspertë dhe përfaqësues të mediave, në përgjithësi nuk janë marrë fare parasysh, kështu që ky ligj nuk ka një konsensus në shoqëri dhe në përgjithësi nuk përfaqëson nevojat e punonjësve të mediave, shtëpive mediatike por dhe konkretisht të gjithë komunitetit në Kosovë.

"Më shumë kemi vërrejtje ka tek puna e portaleve dhe mediave elektronike që raportojnë në hapësirën onlajn apo elektronike. Do të ketë vështirësi, nuk e dimë ende se si do të jetë regjistrimi i të gjitha atyre mediave. Kemi informacione se mediat që deri më tani kanë funksionuar apo financuar nga disa donacione dhe kanë funksionuar si organizata joqeveritare, tani do të duhet të regjistrohen si biznese dhe do të duhet të aplikojnë për regjistrim dhe ende nuk e dimë se si do të duket ajo procedurë, cilat janë kriteret për këtë, a është e rëndësishme vetëm të dorrëzosh dokumentacionin dhe kjo do të thotë që je i regjistruar, apo do të vendosë vetë komisioni, i cili do të përbëhet dhe do të përshkruhet si strukturë politike nga parlamenti", spegon Millenkoviq.

Ky i fundit thekson se gjobat janë të anormale sidomos për mediat e vogla, sepse është e diskutueshme nëse ato mund të funksionojnë pas miratimit të këtij ligji.

"Duket disi e qartë se synimi themelor është kontrolli mbi median, raportimin mediatik dhe shtëpive mediatike. Vetë fakti që komisioni do të zgjidhet në parlament dhe se është shtuar numri i anëtarëve të komisionit, por që komisioni në çdo moment mund të shkarkohet nga parlamenti kur nuk kënaqet me punën e tij. Ky është një nga kundërshtimet e ekspertëve të Këshillit të Europës, tregon se do të egzistojë kontroll politik për punën e këtij organi dhe se aty egziston një farë dëshirë për kontrollin e vetë atyre shtëpive mediatike. Gjithashtu kemi dhe disa anëtarë që tani, nëse komentojmë individualisht, me të vërtetë do të hyjmë në thellësi të problemit, por disa prej tyre na tregojnë se çfarë synimesh të tjera mund të ketë, për të ndikuar në punën e disa mediave që ndoshta qeveria në Prishtinë dëshiron t’i vendosë nën kontroll", spegon bashkëbiseduesi.

Ky i fundit jep shembullin e anëtarit që flet për kontrollin e mediave që raportojnë ose transmetojnë përmbajtje të regjistruara nga shtete të tjera, çka mund t'ua rëndojë punën disa mediave sërbe dhe kanale që emetojnë në Kosovë, por mund t'ia lehtësojë qeverisë në Prishtinë dhe komisioni i pavarur që në një farë mënyre t'i sanksionojë ato media ose t'ua vështirësojë apo pamundësojë punën e tyre.

Millenkoviq beson se ligji sigurisht që mund të dëmtojë raportet me bashkësinë ndërkombëtare.

"Ne kemi pasur shembuj në periudhën mëparshme që Kosova nuk i ka marrë parasysh ato kritika që kanë ardhur nga bashkësia ndërkombëtare dhe kjo ka dëmtuar deri diku atë raport. Shikohet se në disa segmente ka munguar përkrahja për Kosovën mbi të gjitha kur diskutohet anëtarësimi në Këshillin e Europës dhe duket se ky është akoma hap më shumë që do t’a komplikojë atë rrugë, ashtu dhe në organizmat e tjera europiane. Kjo sigurisht që do të hyjë në raportet që do të shkojnë në Parlamentin Europian dhe që do të ndikojë në rrugën europiane të Kosovës dhe anëtarësimin potencial apo kandidaturën në rrugën drejt Bashkimit Europian", bën të ditur Millenkoviq dhe shton se në disa faza të mëvonshme kjo çështje mund të dalë në rendin e ditës duke pasur parasysh se vlerësimet e përfaqësuesve europianë janë se vlerat europiane nuk janë marrë parasysh.