Stankoviq: Ligji për komisionin e pavarur do të shuajë lirinë e fjalës dhe mediave në Kosovë
Ligji për Komisionin e pavarur të mediave do të ndikojë në pavarësinë e mediave në Kosovë, vlerëson për Kosovo onlajn gazetari Zoran Stankoviq duke shtuar se qëllimi është që të gjitha mediat të jenë nën kontroll nga ana e pushtetit dhe me këtë rast të shuhet dhe e drejta e fjalës.
Stankoviq vlerëson se miratimi i Ligjit për Komisionin e pavarur për mediat godet të gjitha mediat në Kosovë.
“Godet pothuajse të gjitha mediat duke pasur parasysh se ka shumë pak media që janë në gjendje të mirë, si financiarisht, ashtu edhe kur bëhet fjalë për një lloj varësie nga faktorë të tjerë, kështu që godet çdo media për të mos folur për mediat tona sërbe që supozoj se me siguri do të goditen” tha Stankoviq.
Ky i fundit ka theksuar se deri më tani rregullat e Komisionit të Pavarur për Mediat kanë qenë kërkuese.
“Ajo që po bëhet e ditur tashmë do të çojë fjalë për fjalë ndoshta edhe në mbylljen e disa mediave dhe nga ana tjetër, mendoj se ndikon edhe në lirinë e medias, mendoj se ndikon edhe në atë pavarësi që faktikisht mund të mos egzistojë, por në çdo rast edhe nëse egziston pak, tashmë nuk do të egzistojë më për të mos folur rreth penaliteteve drastike që nëse ndonjë media e përfiton dhe ka shumë gjasa për t’a përfituar atë penalitet, do të thotë se me vetëm një penalitet të tillë çdo media mund t'i mbyllë dyert e veta", tha Stankoviq.
Synimi i miratimit të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Mediat, thekson Stankoviq, është kontroll mbi mediat.
“Synimi është që të gjitha mediat të vihen nën kontroll dhe që ato të punojnë fjalë për fjalë për pushtetin dhe një grupi të caktuar. Kështu që gjithçka që nuk do të ishte në përputhje me qëllimet e tyre kjo menjëherë do të ndëshkohej në një farë mënyre, sepse ne e dimë se, sikurse thotë populli ynë "çdo fjalë ka bisht" dhe çdo shpërndarje informacioni veçanërisht për ne që ndodhemi në një situatë të tillë na mbërrijnë informacione nga Sërbia qëndrore dhe informacione nga Kosova, të cilat shumë shpesh mund të keqpërdoren, për të pretenduar se e kemi bërë, për shembull, kundër regjimit të Kosovës ose për ndonjë arsye tjetër, sigurisht që automatikisht do të shuajmë një liri fjale nëse dëshirojmë të mbijetojmë, pra do të mbijetojmë, por pa lirinë e fjalës” konkludoi Stankoviq.
komentet