Liri shprehjeje apo krim verbal në shekullin XXI: A mundet që gjykatat të vendosin rreth kësaj?
Nuk janë vetëm sërbët dhe shqiptarët që kanë pikëpamje të ndryshme mbi ngjarjet e së kaluarës, dhe kjo nuk është ekskluzive vetëm në Ballkan. Në Unionin Europian, pati tentativë për të kapërcyer hendek të tillë me tekstet shkollore të përbashkëta të historisë, çka në këto vise ende konsiderohet e parealizueshme. Prishtina përdori metodë tjetër-arrestimet. Paraburgimi i Igor Popoviqit pasi shprehu qëndrime rreth ngjarjeve në Rahovec 25 vite më parë, të cilat nuk janë "të përshtatshme" për të gjithë, është shembull i mbytjes së lirisë së shprehjes dhe frikësimit të atyre që mendojnë ndryshe, vlerësojnë bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn.
Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq
"Kjo është si të tentosh të mbash fjalim në Golgota në Jerusalem, ku vdiq Krishti. Vëllezërit tanë vdiqën sepse terroristët e UÇK nuk dëshironin sërbë në këto vise dhe me egzekutimin e tyre donin të frikësonin pjesën tjetër të popullsisë sërbe që të braktisnin këtë truall. Dhemb dhe ajo që terroristët dhe organizatorët, autorët e krimit, nuk janë gjetur dhe ndëshkuar gjatë gjithë këtyre viteve ndonëse shikojmë se krim i përafërt me pengjet e civilëve izraelitë ndodh në mbarë Gazën. Pavarësisht të gjitha grupeve ndërkombëtare të hetuesve të UNMIK, EULEKS dhe Tribunalit të Hagës nuk janë gjykuar dhe ndëshkuar, por UÇK përkufizohet si organizatë çlirimtare dhe luftëtarë për liri", tha të premten në Hoçën e Madhe ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi në Qeverinë e Sërbisë, pas përkujtimit të viktimave sërbe në rajonin e Rahovecit.
Në të njëjtën ditë policia kosovare e ndaloi atë, ndërsa dje gjyqtari për procedurën paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë, caktoi paraburgim 30 ditor. Prokuroria pretendon se fjalimi shkaktoi përçarje dhe intolerancë.
Albin Kurti, kryeministri kosovar në mandatin teknik, dha pretencën sot. Deklaratat e Igor Popoviqit sipas fjalëve të tij, “nxisin urrejtje dhe tensione dhe paraqesin rrezik për sigurinë në Ballkan, pasi vijnë nga udhëheqës që kontrollojnë aparatin e sigurisë”.
Ndërkaq, për të njëjtën vepër me të cilën rëndon ndaj Popoviqit, ka qenë dënuar dhe kryetari i Autoritetit të Përkohshëm të komunës së Zveçanit dhe ish-ministri në qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviq, kur në përkujtimin e 20 vjetorit të nisjes së bombardimeve të NATO në Zveçan tha se rasti i Raçakut ishte fabrikuar dhe u përdor si arsye për bombardime. Ndonëse u dënua nga gjykata e shkallës së parë në Prishtinë në fund të vitit 2019 me dy vjet burg, në korrik të 2023 Gjykata e Lartë e liroi nga të gjitha akuzat. Në vendimin e gjykatës shprehej se Todosijeviq shprehu qëndrim personal, çka nuk mund të interpretohet si "përhapje e urrejtjes".
Gjykata e Lartë arriti në përfundimin se Todosijeviq shprehu disa qëndrime që nuk janë të sakta por që nuk kishte thirrje ose nxitje për intolerancë apo urrejtje ndaj një komunitetit tjetër.
Një prej avokatëve të Igor Popoviqit, Ljubomir Pantoviq tha për Kosovo Onlajn se dje para gjykatës për procedurën e fundit i’u referua vendimit të Gjykatës së Lartë në të cilën Todosijeviq në vitin 2023, u lirua ndonëse ishte marrë vendimi për paraburgim.
“Kemi ardhur fatkeqësisht në situatën ku nuk mund të thuash asgjë që publikut të këtushëm nuk i pëlqen dhe duhet të matesh se çfarë do të thuash për cilëndo temë, veçanërisht për tema të tilla ku dikush mund t’a interpretojë se kjo shemb marrëdhënit ndëretnike apo përhap urrejtje. Është me të vërtetë një situatë shumë, shumë e vështirë për njerëzit tanë këtu” konstaton Pantoviq.
Ish gjykatësi i Gjykatës së Lartë në Mitrovicën e Kosovës Nikolla Kabashiq thotë se në Kosovë për rastin e Todosijeviqit u mor qëndrim i mirë, i argumentuar dhe preçiz, por që në këtë vendim gjithashtu i’u dha përparësi instruktimeve gjykatave themelore dhe atyre të apelit.
“Ata thanë se në të ardhmen, do të duhet të bëhet dallim mes lirisë për të shprehur publikisht mendimin e dikujt dhe asaj që konsiderohet inkriminim i atij mendimi, pra, asaj që konsiderohet nxitje ose urrejtjs kombëtare. Ata i referohen disa vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe definojnë qartë se faktet duhet të provohen dhe se shprehja e mendimit nuk ka përse të provohet sepse mund të jetë e vërtetë dhe e pasaktë, mund të jetë e gabuar, mund të jetë e bazuar në njohurinë ose mosnjohurinë e asgjëje, pra në në Kosovë duhet të garantohet liria e mendimit", tha Kabashiq për Kosovo Onlajn.
Duke komentuar ndalimin e Popoviqit, për shkak të qëndrimeve të tij rreth UÇK, ai thotë se në jetën publike në Kosovë në vitet e fundit, Lëvizja Vetëvendosje që është në pushtet nuk ishte e sjellshme me UÇK, asetet dhe udhëheqësit e saj dhe se shumë herë u përdorën kualifikime dhe fjalë më të vështira se ato të përdorura nga Popoviq, por askush nuk mbajti përgjegjësi për këtë.
“Pas caktimit të masës së paraburgimit Igor Popoviqit, besoj se kemi arritur në situatën në të cilën Prishtina ka eskaluar edhe më tej gjendjen për çështjen e instrumentalizimit policor. Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës Speciale dhe ngushtimin e hapësirës për lirinë e mendimit dhe lirinë e shprehjes publike kur bëhet fjalë për sërbët dhe joshqiptarët e tjerë në territorin e Kosovës e Metohisë. Besoj se në të ardhmen do të duhet të jemi të kujdesshëm sepse kushdo mund të gjendet nën ndikimin e nenit 147, paragrafi 1, i ligjit kosovar i cili flet për nxitjen e urrejtjes dhe përçarjes për çështjen e dallimeve kombëtare, racore, fetare e të tjera të ngjashme”, tha Kabashiq.
Opinioni i tij është se si në rastin e Todosijeviqit ashtu dhe në atë të Igor Popoviqit nuk ka vepër penale dhe se synimi i Prishtinës është i dukshëm.
“Përmes vendimeve është ndaluar fjala Metohi, kështu që inkriminohet çështja e Raçakut përmes rastit të Todosijeviqit dhe tani të Igor Popoviqit, është përgjegjës për përmendjen e ngjarjes për të cilën janë përgjegjëse forcat e armatosura të UÇK dhe e cila është gjithashtu objekt i aktakuzës para Tribunalit të Hagës, ku po gjykohen udhëheqësit më të lartë të UÇK ku ngjarja nga Rahoveci është pjesë e asaj aktakuze, ndaj po gjykohen", thekson bashkëbiseduesi ynë.
Ai nënvizoi se nuk ka parë që deklarata e Popoviqit të ketë cënuar raportet ndërnacionale mes sërbëve dhe shqiptarëve sikurse pretendon Prokuroria.
“Nuk kemi parë që të ndodhë kjo. Nuk kaloi dy orë prej deklaratës së tij deri në momentin kur i’u privua liria. Këtë nuk e dinte askush derisa Sveçla doli para publikut e vetëm me këtë tregon se në çfarë lloj sistemi ligjor jetojmë dhe se sërbët nuk mund të presin se do të kenë gjykim të drejtë kur ministri i Policisë dikton hetimin, drejtimin në të cilin do të shkojë ai apo procedurat gjyqësore në përgjithësi” konkludon Kabashiq.
Çështje historie sipas vlerësimit të juristit Millan Antonijeviq duhet të qëndrojë në domenin e lirisë së të shprehurit. Në shoqërinë demokratike sikurse thotë, të gjithë duhet të kenë të drejtë të problematizojnë të gjitha çështjet dhe në rastin konkret dhe ajo që ka të bëjë me përgjegjësinë e UÇK për krimet ndaj sërbëve.
“Mendoj se dhe kështu është e nevojshme në shoqërinë kosovare. Dhe nuk duhet të harrohet se krimet e UÇK në këto momente gjykohen në Hagë dhe të gjitha ato çështje që janë shprehur në tubim në Rahovec, janë subjekt hulumtimi të gjykatës. Ajo që u tha në Rahovec nuk bie në kundërshtim në asnjë mënyrë me dëshminë para gjykatës që gjykon krimet e UÇK në Hagë dhe nuk është në kundërshtim me vlerësimet e mëparshme që Departamenti i Shtetit kishte pasur pikërisht rreth UÇK dhe disa çështje të tjera. Kështu që kjo sigurisht është liri e shprehjes dhe në asnjë lloj mënyre nuk duhet të persekutohet sepse kështu ngushton hapësirën për të folur haptazi për krimet dhe viktimat dhe se këto çështje për hir të së ardhmes së rajonit tone të çelen në mënyrë reale dhe të vlefshme", tha Antonijeviq për Kosova Onlajn.
Me rastin e arrestimit të Igor Popoviqit, analisti politik Blerim Burjani beson se nuk duhet të përzihet çka është politike dhe çfarë është diçka që bie ën vepër penale.
"Duhet të merren në konsideratë të gjitha faktet. Nuk duhet të përdoret gjuha e urrejtjes sepse kjo sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës është vepër penale. Egzistojnë masa kur shkelen ligjet në fuqi. Duhet të keni kujdes të mos shkelni ligjet. Urrejtja kombëtare është e paligjshme. Tani gjëja është në duart e prokurorit dhe gjykatës", tha Burjani për Kosovo Onlajn.
Rasti i arrestimit të ndihmësdrejtorit të Zyrës për K&M në Qeverinë e Sërbisë, megjithatë politologu Ognjen Gogiq e shikon si përndjekje politike sepse bëhet fjalë për shkelje e të drejtës së lirisë së shprehjes.
“Me atë që tha Popoviq, në asnjë mënyrë nuk e fyejti apo përçoi kërcënim popullit shqiptar, nuk foli në përgjithësi për popullin shqiptar. Foli rreth viktimave sërbe të krimit që kurrë nuk mori epilogun e duhur dhe autorët kurrë nuk u ndëshkuan. Ky është në fakt fokusi i prezantimit të tij dhe kjo në vetvete nuk duhet të jetë fyese për popullin shqiptar”, beson Gogiq.
Sipas standardeve të Këshillit të Europës dhe praktikës së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, siç përmend ai, liria e shprehjes interpretohet mjaft gjerësisht, pikërisht ndaj çdo deklaratë të mos interpretohet si gjuhë urrejtjeje. Egziston kufi mjaft i qartë ndarës mes lirisë së shprehjes dhe gjuhës së urrejtjes, ku, vëren ai, liria e shprehjes mund të jetë kontroverse.
“Popoviq ka të drejtë të kritikojë apo negativizojë UÇK, nuk është e thënë të ketë të drejtë në përgjithësi, mund të gabojë, por ka të drejtë t’a thotë dhe kjo nuk mund të interpretohet si fyerje ndaj popullit shqiptar sepse ai nuk e barazon UÇK me popullin shqiptar. Kështu që këtu vjen deri aty që për shkak të qëndrimit të shprehur të vlerës së gjykimit i cili mund të jetë i pasaktë, dikujt i mohohet liria. Kështu që kjo duhet të trajtohet si çështje e të drejtave të njeriut dhe në fund të fundit, nëse, të themi, Popoviq tha diçka fyese, veteranët e UÇK mund t’a padisin për dëmtim të reputacionit dhe nderit. Nuk bëhet fjalë rreth asaj nëse ajo që tha është e vërtetë apo jo, bëhet fjalë nëse ai ka të drejtë t’a thotë dhe se nuk mund të konsiderohet gjuhë urrejtjeje sepse ai nuk ka targetuar një grup etnik”, ka thënë Gogiq për Kosovo Onlajn.
Arrestimi i Popoviqit sipas vlerësimit të tij, duhet parë në kontekstin e trazirave në Kosovë dhe asaj që pushteti në Prishtinë po merr hapa ekstreme si pasojë e situatës spolitike në përgjithësi.
Thotë se lind pyetja se cila pjesë e fjalimit të Popoviqit me të vërtetë lëndoi ministrin e policisë në mandatin teknik Xhelal Sveçla, a ishin ato që shfaqi qëndrimet për UÇK apo fakti që përmendi viktimat sërbe që nuk morën kompensim ligjor.
Kurrë nuk shkuan tek dialogu, as brenda dy popujve, as mes tyre kur është fjala se kush çfarë i bëri kujt.
Shefi i delegacionit të Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) në Parlamentin Europian Harald Vilimski, paraburgimin e ndihmësdrejtorit të Zyrës për K&M e konsideron skandaloz dhe sikurse vlerësoi, kjo tregon se Prishtina shmang përballjen me të kaluarën e vet.
“Rasti Popoviq është shembull alarmues i vazhdimësisë së prodhimtarisë së politikës frikësuese të të gjithë atyre që mendojnë ndryshe në Prishtinë. Arrestimi i zyrtarit të qeverisë sërbe vetëm për shkak të paraqitjes së fakteve historike dhe emërtimit të hapur të krimeve të UÇK, është skandal. Liria e shprehjes në Kosovë duket se është e vlefshme vetëm nëse përputhet me narrativën pro-shqiptare” ka thënë Vilimski për Kosovo Onlajn.
Ndërkaq presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq vlerësoi se lëvizja e autoriteteve në Prishtinë të cilat arrestuan Igor Popoviqin mund të ketë pasoja të pakuptueshme dhe se Sërbia për këtë ka informuar të gjithë partnerët e vet dhe do të informojë dhe miqtë.
“Arrestimi i Igor Popoviqit tregon se Kurti ka humbur totalisht arsyen dhe se dëshiron të shkaktojë incidente dhe konflikte në Ballkanin Perëndimor” ka thënë Vuçiq.
0 komentet