Mbyllja e dhunshme e institucioneve sërbe në Kosovë, cilat janë “alternativat e qëndrueshme “?
Nëse reagojnë në përgjithësi ndaj veprimeve të policisë kosovare e cila mbyll institucionet sërbe që qytetarëve u ofrojnë shërbime sociale, përfaqësuesit ndërkombëtarë zakonisht bëjnë thirrje për zgjidhjen e kësaj çështjeje brenda dialogut dhe tregojnë se është e nevojshme “vendosja e alternativave të qëndrueshme". Se cili do të ishte ai opsion tjetër, nuk përmendet. Zgjidhja e çështjeve të të gjitha institucioneve sërbe dhe diskutimet rreth alternativave janë për tryezën e Brukselit, tregojnë bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn, por dhe konstatojnë se për diçka të tillë në këtë moment nuk egziston vullnet i mirë.
Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq
Policia kosovare më 23 prill bastisi fondin e pensioneve PIO, Shërbimin Kombëtar për Punësim, Fondin Republikan për Sigurimin Shëndetësor dhe Kopaonik Rruga në Lleposaviq. Objektet u vulosën, punonjësit që u gjendën në punë u shoqëruan për biseda informative. Në të njëjtën ditë pjestarët e policisë bastisën ambjentet e Ndërmarjes së re komunale publike në Shtërpcë.
Ambjentet e Qendrës për Punë Sociale në Lleposaviq, Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan policia i mbylli dy muaj më parë.
Prej atëherë gati 1.500 përdorues të ndihmave sociale nga Lleposaviqi kanë probleme me marrjen e dokumenteve të nevojshme. Qendra për Punë Sociale nga Lleposaviqi njëkohësisht nisi të funksionojë në Rudnicë, por për të arritur deri aty, duhet të ndani kohë dhe të holla.
“Mua më duhen 3.000 (dinarë) që të shkoj në Rudnicë, që të mbaroj me letrat për të tërhequr ndihmën sociale. Tani kur janë mbyllur të gjitha, nuk e di më se ti grumbulloj letrat” ka thënë për Kosovo Onlajn Ana Vulliqeviq nënë e tre fëmijëve e cila rron me ndihmë sociale.
Duke komentuar veprimet e fundit të Policisë Kosovare, zëdhënësi i Unionit Europian ka thënë për Kosovo onlajn se është “parashikuar që statusi i strukturës dhe shërbimeve që mbështet Sërbia të zgjidhet përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve”.
Nga Gjermania Ambasada në Prishtinë për Radio Kim dukshmërisht u tha se mbyllja e papritur e institucioneve që ofrojnë shërbime sociale bazike, nuk është e pranueshme sepse ndikon negativisht në jetën e përditshme të sërbëve kosovarë dhe komuniteteve të tjera minoritare.
“Kemi mbështetur vazhdimisht qasje gjithëpërfshirëse që përfshijnë komunitetet e prekura dhe siguron krijimin e alternativave të qëndrueshme”, tha ambasada gjermane.
Çfarë do të ishin "alternativat e qëndrueshme" dhe a i ka propozuar dikush ato deri më tani?
“Pavarësisht faktit ndaj asaj që po kërkohen zgjidhje alternative dhe modalitete të ndryshme, në këtë moment askush nuk e di se si do të duket fati i këtyre institucioneve dhe shërbimeve që ato ofrojnë”, ka thënë për Kosovo Onlajn Dragisha Mijaçiq koordinator i Grupit Punues të Konventës Kombëtare për BE për Kapitullin 35.
Ai thekson se çështja e funksionimit të institucioneve që financohen nga buxheti i Republikës së Sërbisë që operon në hapësirën e Kosovës është komplekse dhe që të tre palët-Beogradi, Prishtina dhe faktori ndërkombëtar, duhet që t’i shkojnë më afër me rol konstruktiv dhe zgjidhje kreative me qëllim që në radhë të parë të kënaqë qytetarët dhe të mos udhëhiqen nga “lojërat politike”.
“Në këtë moment me të vërtetë nuk egziston vullnet i mirë prej asnjë nga aktorët” bën të ditur Mijaçiq.
Ajo çfarë bashkësia ndërkombëtare, përfshirë si Gjermaninë, Unionin Europian, SHBA, kanë shprehur pakënaqësi me mënyrën sesi pala kosovare ndërmorri aksionet për mbylljen e institucioneve dhe shpejtësinë me të cilën e ndërmorri pasi nuk u la alternativë qytetarëve që të mund të shkojnë deri tek disa shërbime që kanë egzistuar gjatë gjithë këtyre viteve.
Kjo temë sipas fjalëve të tij, është subjekt diskutimi në kuadër të dialogut por shton se Beogradi nuk ka instrumente të cilat mund të nxisin Prishtinën që të zbatojë diçka, ashtu sikurse as faktorët ndërkombëtarë nuk kanë instrumente që të nxisin Pristhinën në rrethana të tilla që të ndalin praktikën e zhbërjes së institucioneve.
“Sigurisht pritej që me formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, një pjesë e këtyre institucioneve do të kalonte nën juridiksionin e BKS, ashtu siç parashikohej në dialogun e Brukselit ndërsa pjesa tjetër e institucioneve do të shuhej në të njëjtën mënyrë siç parashikohej në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, e cila urdhëron që Sërbia të shfuqizojë institucionet që financohen nga buxheti i Republikës së Sërbisë dhe që operojnë në territorin e Kosovës e Metohisë. Kjo nuk kishte ndodhur më parë, por me tërheqjen e sërbëve nga institucionet në nëntor 2022, u krijuan kushtet që qeveria kosovare të mbyllte njëanshmërisht disa ose shumicën e atyre institucioneve, çka ka ndodhur gjatë viteve të fundit” thotë Mijaçiq.
Dhe Kapitulli 35 në të cilën Sërbia është zotuar, thekson ai, flet për atë që Sërbia do të shfuqizojë funksionimin e institucioneve të veta në fushën e vetëqeverisjes vendore në territorin e Kosovës dhe se në këmbim, do të konstituohen vetëqeverisje vendore në kornizën e sistemit kosovar.
"Në këtë Sërbia u pajtua në vitin 2013, por kjo në kuptimin faktik nuk ndodhi. Dhe, kur kjo nuk ndodhi, ndodhi një forcë brutale për t'i mbyllur ato institucione në vend që të gjendej ndonjë zgjidhje kalimtare. Kështu po ndodh edhe me të gjitha institucionet e tjera, mbi të gjitha me organet republikane të Sërbisë që operojnë në territorin e Kosovës, sepse, në fund të fundit, Sërbia nuk kërkoi modalitetet e funksionimit të këtyre institucioneve në kuadër të sistemit kosovar, por u la të dakordësohej dhe të negociohej në kuadër të dialogut. Kur erdhi Albin Kurti në postin e kryeministrit, ai thjesht nuk dëshironte të vazhdonte me atë praktikë dhe përdori forcë brutale për t'i shfuqizuar të gjitha ato. Ky është çmimi që e paguajmë të gjithë, mbi të gjithë qytetarët që i përdorin ato institucione”, thotë Mijaçiq.
Çfarë do të bëhet me institucionet që nuk i mbulon BKS?
Ai sqaron se Bashkësia e Komunave Sërbe është dakordësuar që ka kompetenca para së gjithash në fushën e shëndetësisë dhe shkollimit, ndërsa institucionet që financohen nga Republika e Sërbisë janë larg këtij kuadri.
“Aty janë dhe çështjet që hyjnë në sferën e punës së ndërmarrjeve komunale vendore e deri te ato që kanë të bëjnë me kulturën, sportin, universitetet, aspekteve të ndryshme të funksionimit të qytetarëve të Sërbisë në hapësirën e Kosovës e Metohisë që përdorin këto lloj shërbimesh. Kështu që BKS nuk mund të përfshijë punën e të gjitha institucioneve që po shfuqizohen.
Thjesht duhet të gjenden modalitete për të gjitha” thotë bashkëbiseduesi ynë.
Alternativa për institucionet që janë të mbyllura, sikurse konkludoi, është deri diku formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe, që ka kompetenca të caktuara, por lind pyetja se çfarë do të bëhet me institucionet e tjera?
"Çfarë, le të themi me klubet sportive që operojnë në zonat sërbe apo institucionet kulturore, qendrat kulturore, galeritë, muzetë? Në këto momente askush nuk po merret me gjetjen e modaliteteve për zgjidhjen e çështjeve të këtyre institucioneve. Dhe ajo çka është tragjike, është se dialogu nuk prodhon vërtet zgjidhje që janë në interes të qytetarëve, por merret më tepër me disa çështje politike të marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Kosovës dhe jo me atë çka me të vërtetë u interesojnë qytetarëve", vlerëson Mijaçiq.
“As plane e as vullnet”
Sipas vlerësimit të profesorit universitar në Pristhinë dhe ish diplomatit Blerim Canaj, çështja e institucioneve sërbe ku autoritetet kosovare i kanë mbyllur njëanshmërisht, mundet dhe duhet që të zgjidhet me dialog dhe që të ndodhë kjo, sikurse thotë, BE duhet të presionojë të dy palët.
Canaj gjithashtu bën të ditur se çështja e institucioneve sërbe nisi të zgjidhej tek dialogu në vitin 2013 dhe se në marrëveshje ishte parashikuar që të shkohej hap pas hapi, por që duket se deri më sot asgjë nuk është mundur që kjo të arrihet.
“Kemi parë vitet e fundit se disa institucione janë mbyllur njëanshmërisht. Unioni Europian do të duhej që të merrej pak më shumë me këtë temë në kuptimin që të shikojë se përse diçka që egziston në marrëveshjen e 2013 nuk është implementuar. Kam përshtypjen që dhe Unioni Europian sikurse dhe Vuçiq dhe Kurti, vetëm bëjnë politikë dhe se nuk kanë asnjë plan dhe as vullnet që t’a zgjidhin këtë”,thotë Canaj për Kosovo onlajn.
Tema të tilla sikurse beson ai, nuk do të duhet që të shfrytëzoheshin për të arritur pikë politike.
“Mendoj se BE duhet të presionojë të dy palët tek dialogu pasi kjo çështje mund dhe duhet të zgjidhet pasi veriu i Kosovës apo tema të tilla nuk munden që të shfrytëzohen vazhdimisht kur ndonjë politikani i nevojiten që të jenë në dobi politike për vendin e vet. Kjo vlen vlen si për politikën shqiptare në Kosovë ashtu dhe për atë sërbe në Kosovë e Beograd” bën të ditur Canaj.
0 komentet