Ndihmojnë Kosovën, por jo “Shqipërinë e Madhe”, ku nuk përkojnë interesat e SHBA dhe Albin Kurtit?
Deklarata e fundit e ambasadorit të SHBA Xhefri Hovenier se Uashingtoni nuk mbështet as "Sërbinë e Madhe" dhe as "Shqipërinë e Madhe" dhe as rihartimin e kufijve shtetërorë në Ballkan, ka hapur temën nëse fuqitë perëndimore mendojnë vërtet se projekti i shtetësisë së Kosovës. për të cilën ata mbrojnë me gjithë zemër, nuk po ndiqet, pikërisht në zbatimin e planit shqiptaromadh, si dhe pyetja se ku nuk përkojnë interesat e tyre me dëshirën e Albin Kurtit dhe pasuesve të tij rreth bashkimit etnik të territoreve në territorret e të cilave në rajon jetojnë shqiptarët.
Ndonëse ka interpretime se mesazhi i Hovenierit është për Kurtin për ndezjen e zjarrit të ri nacionalist mes shqiptarëve ekstremistë pas qëndrimit të tij të fundit në Maqedoninë e Veriut, nëse do të ishte i sinqertë, do të duhej të ishte shumë më i ashpër, performanca e ambasadorit të SHBA, duhet vëzhguar me kujdes edhe në kontekstin e interesave amerikane në rajon dhe kompleksitetit të marrëdhënieve gjeopolitike në skenën botërore, mendojnë ekspertët rreth kësaj teme. Shpesh dëgjohet gjithnjë e më shumë argumenti se SHBA nuk i përshtatet projekti i shteteve të mëdha kombëtare në rajon, as atë të krijuar nga shqiptarët, por është më mirë për interesat e tyre që Ballkani të ndahet në disa subjekte po aq të “forta” të cilat mbahen në kundërpeshë reciproke.
Ish-diplomati i Vlladisllav Jovanoviq vë në dukje efektin domino të krijimit të mundshëm të “Shqipërisë së Madhe”, pra reagimet që do të pasonin, në radhë të parë nga Sërbia, por edhe nga Bullgaria, të cilat mund të shfaqeshin me aspirata të ngjashme për tubimin e popujve të tyre, që sipas tij për Amerikën nuk do t’i përshtatej.
“SHBA-së nuk i vjen për shtat “Shqipëria e Madhe” pasi për të do të ishte kundërvepruese me angazhimin e Sërbisë dhe këtë ata nuk e dëshirojnë. Kanë prioritete të tjera dhe dëshirojnë që t’i kenë të lira duart për t'u përballur me rastet e fuqive të tjera të mëdha. Krijimi i 'Shqipërisë së Madhe' automatikisht do të thoshte krijimin e 'Sërbisë së Madhe'. Por jo vetëm kjo, 'Shqipëria e Madhe' do të kërcënonte edhe vende të tjera, përshembull Greqinë, e cila është anëtare e NATO me të cilën SHBA ka marrëdhënie të shkëlqyera. E më pas Bullgaria, orekset e së cilës ndaj Maqedonisë të cilat për momentin po kthehen në formë ligjore. Por nëse shqiptarët do të arrinin të shqyenin pothuajse gjysmën e Maqedonisë, Sofja do të dukej se do t’a merrte për vete pjesën tjetër. Sërbia nuk do të mund të rrinte duarkryq, aq më tepër që të drejtat e sërbëve në K&M janë vazhdimisht të kërcënuara” thekson Jovanoviq.
Ky i fundit shton se kjo është lojë e rrezikshme që amerikanët nuk mund t’a përballojnë. Jovanoviq shprehet se “shqiptarët janë të preferuarit më të mëdhenj të SHBA por jo aq sa t’i lejonin krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.
"Ata duan shqiptarët më së shumti, por jo më shumë se veten e tyre. Shqiptarët këtë dikur e harrojnë dhe luajnë së bashku, si Kurti në Tetovë. Kushdo që do të tentojë të turbullojë ujërat në Ballkan, qoftë për interesin e tyre apo të dikujt tjetër, nuk do të miratohet prej Amerikës. Ajo do status quo për të mbajtur presionin ndaj Sërbisë me pritshmërinë se ajo në fund përmes këtij evolucioni presionues, do të detyrohet të njohë pavarësinë e Kosovës. Kurti me shfaqjen e tij në Maqedoni e teproi pak ndoshta sepse është inkurajuar nga disa qendra të tjera të pushtetit, në Gjermani, të cilat tradicionalisht dëshirojnë kundërpeshë ndaj sërbëve, të cilët janë gjithmonë të papërshtatshëm dhe të rrezikshëm për ta. Kjo tradicionalisht qëndron në sirtarët e faktorit politik gjerman. Momentalisht është në gjumë, por nuk përjashtoj që po përgatiten disa lëvizje për situata potenciale ku Amerika të fillojë të tërhiqet nga Ballkani” beson bashkëbiseduesi ynë.
Duke komentuar përse reagimi i Hovenierit ndaj shfaqjes së Kurtit në Maqedoninë e Veriut nuk ishte më i ashpër, Jovanoviq thotë se diplomati amerikan nuk kërkoi t’a cilësojë udhëtimin e kryeministrit kosovar në Tetovë si manifest të krijimit të “Shqipërisë së Madhe” dhe rrezikimit të sovranitetit të vendeve fqinje, pasi kjo do t'a dëmtonte fëmijën e tyre për të cilin dëshirojnë që të njihet në fund nga ana e Sërbisë.
“Ndaj ai barazoi nacionalizmin shqiptaromadh me atë të pretenduar sërb që nuk egziston. Sërbia në gjithë këtë proces të shkatërrimit të Jugosllavisë, ishte veçse viktimë e dëshirës së të tjerëve për të arritur pavarësinë në kurriz të pozitës së sërbëve. Hovenier donte të dërgonte mesazh se 'Shqipëria e Madhe' nuk është në interesin e SHBA, por e 'paketoi' se sjellja e papranueshme e shqiptarëve duket më pak e papranueshme në atë duke e barazuar me sjellje të tillë të mundshme nga ana e Sërbisë. Vërtet po barazohet me të mundshmen, por jo e sigurtë. Kjo është përkrahje e vazhdueshme për shqiptarët duke i shmangur së ata deri në fund do të sulmojnë. E dyta, Amerikës për shkak të interesave të saj në skenën politike botërore mbi të gjitha me Kinën dhe Rusinë, nuk i përshtatet të angazhohet në disa çështje të vogla, periferike, sepse nuk e di se çfarë do të sjellë koha dhe duhet të jetë e gatshme për situata shumë më të përgjegjshme me fuqitë e tjera të mëdha. Ndaj ajo nuk i lejon të vegjlit të luajnë dhe të kërcënojnë interesat e Amerikës duke e larguar kështu vëmendjen e saj” thekson Jovanoviq.
Ky i fundit thekson se është në interesin e SHBA që në rajon askush të “mos kërcejë” por të copëtohet dhe pjesët të jenë me forcë të njëjtë, për t’a mbajtur më lehtë nën kontroll.
"Pikërisht shkatërrimi i RSFJ u bë për këtë qëllim. Për t’a shpërbërë për t’a lehtësuar kontrollin e pjesëve të saj dhe për të dobësuar ndikimin e Sërbisë në republikat e veta" thotë Jovanoviq.
Analisti nga Shqipëria, Frrok Çupi, thotë për Kosovo Onlajn se “vizita jopolitike e Kurtit në Maqedoni mund të ketë çmim të lartë politik” se sërish është vënë në lëvizje diplomacia perëndimore e cila ka reaguar veçanërisht rreth idesë së “Shqipërisë së Madhe”.
“Ambasadori i SHBA në Prishtinë reagoi vendosmërisht, duke thënë se SHBA nuk e përkrahin as idenë e ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe as idenë e ‘Sërbisë së Madhe’. Deklarata e tij ishte specifike, sepse u theksua se ky “qëndrim i SHBA” i cili ka bllokuar mundësinë që Kurti të luajë me fjalët dhe thotë se “këtë e ka thënë ambasadori, e jo Amerika” thotë Çupi.
Ky i fundit vazhdon se vizita e Kurtit tronditi politikën e tre shteteve fqinje ballkanike: Sërbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë.
"Në Sërbi besojnë se Kurti po bën 'Shqipërinë e Madhe'. Në Shkup la hijen e sfidës ndaj shtetit maqedonas duke mos e njohur pushtetin në vend. Në Shqipëri u pa si sfidë ndaj “Vendit amë”, siç e quan ai, ka përmendur shumë lidhje mes qyteteve dhe vendbanimeve në Kosovë dhe Tetovë, por ka injoruar Shqipërinë” thotë Çupi.
Kurti vizitën e bëri në këtë format shton bashkëbiseduesi ynë, pikërisht me synimin për të “turbulluar ujërat” me fqinjët dhe për të tërhequr vëmendjen e SHBA dhe BE.
"Kurti ndihet i izoluar nga ana e perëndimit. Kjo i lejon atij të dëmtojë Kosovën ose në Kosovë, mjaftueshëm sa të detyrojë fuqitë e mëdha të kthejnë shikimin nga Kurti. Aventura e tij për të 'dhënë alarmin' në Ballkan u shfaq disa vite më parë. Në zgjedhjet e vitit 2021 krijoi degën e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, doli në zgjedhje duke u përpjekur të shkaktonte trazira në vend. Madje dhe kjo lëvizje kishte për qëllim të bënte Shqipërinë e Madhe nën udhëheqjen e Kurtit. Ideja megallomane e Kurtit për të sunduar Ballkanin, sidomos me veprimet e tij në Shqipëri, ishte e lidhur edhe me lëvizjen antiamerikane dhe pro-islamiste që po krijohej në vend”, shprehet Çupi.
Veçanërisht ai tregon dhe momentin kur Kurti në Tetovë zgjoi idenë e “Shqipërisë së Madhe”. “Ai po e bën këtë ndërkohë që vendi që ai drejton, Kosova, po humbet kapacitetet e veta ekonomike, politike dhe diplomatike. Liderët e stilit Kurti, të cilët i përkasin epokës së shkuar, zakonisht vizitojnë dhe mbajnë fjalime në vende të tjera kur vendi i tyre nuk i pranon ata me entuziazmin e turmave nacionaliste jashtë vendit” përmbyll Çupi.
Profesor Stanko Cërnobërnja thotë për Kosova Onlajn se amerikanët në Ballkan kanë përvetësuar maksimën e lashtë “përça e sundo”. Ai tregon se SHBA nga njëra anë thonë se nuk e mbështesin “Shqipërinë e Madhe” dhe se nuk u shkon për shtat dhe nga ana tjetër po e krijojnë.
“E bukur ajo që tha Hovenier se ata nuk e mbështesin, por pikërisht atyre kjo u shkon për shtat. Epo, incidentet në Tetovë kanë ndodhur para vendit të rojes së tyre, pasi dhe vetë SHBA pranon se në Ballkan ka rol rojeje. Domethënë nëse diçka nuk e përkrahni, atëherë mos e lini të ndodhë dhe mos reagoni retroaktivisht ndaj provokimeve gjatë vizitës së Kurtit" beson Cërnobërnja.
Sipas këtij të fundit, Ballkani Perëndimor është lënë si "gropë" në Europë ku përherë sipas përdorimit, mund të ngrihet në nivel konflikti.
“Dhe Kurti është rast i veçantë, pasi ai është diçka e re në politikën shqiptare, sillet ndryshe, sillet haptazi si i preferuari i perëndimit, madje dhe sponzorët e vet i shtrëngon pak. Nuk është përçmues ndaj Perëndimit sa ishin paraardhësit e tij. Mendoj se SHBA duhet të ishin shumë më të ashpra, nëse do të donin të tregonin se nuk mbështesin 'Shqipërinë e Madhe'. Dhe jo për të mos përmendur menjëherë 'Sërbinë e Madhe', ndërsa në Tetovë kishim ushtrim demonstrues të realizimit të projektit të 'Shqipërisë së Madhe', pra zgjerimit në shtet tjetër, ku Kurti riemëron një rrugë në shtet të huaj. Shfaqja e Hovenier duhej të ishte më e ashpër. Administrata amerikane, jam i bindur, e dinte se çfarë do të ndodhte gjatë vizitës së Kurtit dhe duhej t’a parandalonin që në radhë të parë kjo mos të ndodhte. Ashtu siç duhej t’a pengonin ndalimin e importit të mallrave nga Sërbia, e jo tani të bënin thirrje që ajo të hiqet” thotë Cërnobërnja.


0 komentet