Në cilën mënyrë zgjerimi i Këshillit të Sigurimit do të ndikonte në çështjen e Kosovës tek KB?

Zgrada UN u Njujorku
Burim: Kosovo Online

Zgjerimi i mundshëm i përbërjes së përhershme të Këshillit të Sigurimit, për të cilin ditët e fundit disa liderë të fuqive të mëdha kërkuan në Nju Jork, mund të jetë domethënës edhe kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës, pasi as për Prishtinën dhe as për Beogradin, nuk është e parëndësishme nëse dhe si do të ndryshojë eventualisht raporti i fuqive në këtë organ të organizatës kyçe ndërkombëtare.

Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn besojnë se është pak e mundur që reforma e Këshillit të Sigurimit të ndodhë, të paktën jo në ndonjë periudhë më të shkurtër kohore dhe thonë se rreth kësaj, do të ketë beteja mes “të mëdhenjve”, të cilët nuk dëshirojnë t’u hiqet e drejta e vetos dhe se Sërbia duhet të jetë e duruar.

Çështja e reformës së KS në Asamblenë e Përgjithshme të 78 që po mbahet në Nju Jork, u hap nga presidenti amerikan Xhozef Bajden i cili tha se SHBA po mban konsultime serioze me shumë vende anëtare të KB rreth zgjerimit e Këshillit të Sigurimit, duke shtuar se nevojiten “më shumë vota dhe më shumë propozime në tryezë" pasi KB duhet të vazhdojë të ruajnë paqen, të parandalojë konfliktet dhe të lehtësojë vuajtjet njerëzore.

Për reformën e Këshillit të Sigurimit të KB, në foltoren e Ist River, është betuar dhe kancelari gjerman Olaf Sholc sipas të cilit duhet të mohohet e drejta e vetos për të penguar reformën. Ai beson se përbërja e Këshillit të Sigurimit, i cili ka pesë anëtarë të përhershëm, SHBA, Rusinë, Kinën, Francën dhe Britaninë e Madhe, është i vjetëruar dhe se Afrika meriton më shumë peshë, si dhe Azia dhe Amerika Latine.

Që Këshillit të Sigurimit i duhet “remont” sesi të maksimalizojë efikasitetin e vet, këto ditë këtë e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov, por nuk e konkretizoi se çfarë nënkupton Moska me "transformim".

Më herët në këtë vit, në këtë temë ka qenë i qartë edhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan duke thënë se rendi që kufizon fatin e njerëzimit në pesë vende, nuk është i qëndrueshëm. Ai gjithashtu bëri thirrje për reformë gjithëpërfshirëse të KS. 

Përndryshe, Këshilli i Sigurimit i KB aktualisht ka pesë anëtarë të përhershëm: Rusinë, Britaninë e Madhe, Kinën, SHBA dhe Francën, të cilët kanë të drejtën e vetos. Dhjetë anëtarë jo të përhershëm të KS zgjidhen në baza rajonale për një mandat dy vjeçar. 

Si anëtare të reja potenciale të KS deri tani janë përmendur Brazili, India, Japonia, por edhe Gjermania. 
Ish ambasadori amerikan në Beograd Uillaim Montgomeri, ka thënë për Kosovo onlajn se pas Luftës së Dytë Botërore u formuan një numër të madh organizatash përfshirë KB dhe Banka Botërore të cilat me ç’duken “nuk përshtaten” më me realitetin e sotëm botëror. 

"Idea që pesë vendet, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Kina dhe Rusia të jenë anëtarë të përhershme të Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje, duket jo relevante në KB e sotme. Kur shikoni këdoqoftë çështje ndërkombëtare, KB është jo relevante, pasi çdo prej vendeve të KS, ka të drejtën e vetos. Nëse dëshirojmë që KB të funksionojnë, të gjithë ne që kemi të drejtën e vetos, duhet që nga kjo duhet të heqim dorë" ka thënë Montgomeri.

Ky i fundit nuk ka dilema që të gjitha këto shtete janë "fajtore për shfrytëzimin e të drejtës së vetos për qëllimet dhe interesat e tyre dhe jo që KB të jenë efikase".

"Duhet të ndërrojmë sistem, për të hequr qafe forcën e vetos duhet që t’a bëjmë që KB të reflektojnë botën e sotme dhe jo botën e vitit 1945. Kjo do të thotë hyrjen në të, të vendeve të mëdha si Brazili, India, Japonia dhe të tjerë në të gjithë këtë proces. Problemi është se edhe kjo nuk garanton se gjërat do të funksionojnë, pasi të gjitha këto vende kanë interesat e tyre. Për këtë, askush nuk duhet të ketë mundësinë e vetos. Derisa të heqim qafe veton, KB do të vazhdojë të jetë e parëndësishme dhe ky është realiteti”, përfundon Montgomeri.

Gazetarja Liljana Smajlloviq vlerëson për Kosovo Onlajn se ka shance të mëdha që Kombet e Bashkuara të shpërbëhen sesa të zgjerohet përbërja e përhershme e Këshillit të Sigurimit.

“Sigurisht, shumica e botës pajtohet se kjo duhet ndryshuar, se përbërja e përhershme e Këshillit të Sigurimit është rezultat i luftës dhe fituesit, kryesisht kanë të drejtën e vetos, këtu janë në shumicë të bardhët, e pjesa tjetër e botës nuk janë shumica të bardhë, këtu nuk ke as Amerikën e Jugut, as Lindjen e Mesme, Afrikën, nuk janë fuqitë e mëdha si India dhe Brazili, të cilat e zhvilluan fuqinë e tyre politike dhe ekonomike vetëm pas Luftës së Dytë Botërore”, thotë Smajlloviq. .

Kjo e fundit kujton se mes anëtarëve të përhershëm të KS nuk është as BE dhe shton se të gjithë vunë re se "Francës nuk i shkon në mendje t'i lërë vendin e saj BE, ashtu sikurse dhe Britania e Madhe këtë “akoma më pak i ka shkuar në mendje" madje dhe para Brexit-it”.

"Për mendimin tim, amerikanët tani po 'shtyjnë' sërish jo sepse mendojnë se është realiste, por sepse është e mirë për izolimin e Rusisë. Kur sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken në ditën e parë të KS foli rreth luftës ukrainase se kjo është luftë në të cilën egziston agresori dhe egziston dhe viktima, shumica e botës tha se kjo është e saktë, vetëm se në çdo luftë egziston agresori dhe viktima dhe ju shumë herë keni qenë agresor dhe nuk jeni përballur me pasojat. Unë jam e para që mendoj këtë, pra si mendoni ju çfarë mendojnë në Vietnam, Irak, Afganistan, Libi, Iran” thotë Smajlloviq.

Kjo e fundit vlerëson se nuk ka mënyrë të zgjerohet përbërja e anëtarëve të përhershëm të KS.  

"Zgjerimi i përbërjes së përhershme nuk mund të çohet as në rendin e ditës, forca e vetos këtë mund t’a bllokojë" thotë ajo.  

Smajlloviq shton se se për Sërbinë "do të ishte e pëlqyeshme hyrja e Indisë dhe Brazilit" në përbërjen e zgjerimit të anëtarësisë së KS, pasi nuk e njohin Kosovën. 

"Por rreth kësaj është jo reale të flitet tani. E dyta, ju nuk e dini se çfarë po ndodh me vendet të cilat janë bërë gjithashtu fuqi të mëdha në kuptimin e vetos. Le të themi se Brazili dhe India do kenë të drejtën e vetos, ato menjëherë do të shikojnë se kush ka më shumë forcën e vetos dhe do të thonë-mirë, Sërbia për ne është e rëndësishme, por nuk është kaq e rëndësishme sesa Kashmiri apo dikush tjetër. Mendoj se këtu nuk duhet të ecet sipas automatizimit. Në pamje të parë ne do të na përshtatej shkëlqyeshëm, por çfarë dimë ne sesi do të rigrupohen fuqitë e mëdha me të drejtën e vetos" thotë Smajlloviq.

Kjo e fundit kujton se përdorimi i të drejtës së vetos ka ndryshuar gjatë kësaj kohe. 

"Deri në fund të Luftës së Ftohtë mendoj se amerikanët kanë investuar më shumë tek vetoja. Kur përfundoi Lufta e Ftohtë, një kohë përgjithësisht nuk kishte veto, e kujtoni se nuk kishte veto në sanksionet ndaj Jugosllavisë. E më pas ata të cilëve dolën në fundin e shkurtër në Luftën e Ftohtë, nisën të investonin tek vetoja për të ruajtur interesat e veta. E dimë që Kina më herët përdori veton vetëm në raste të rralla kur besonte se siguria e saj kombëtare kërcënohej, ndërsa sot nisi që ndonjëherë t’i bashkohet vetos ruse edhe kur siguria e saj nuk kërcënohet. Kështu që ne nuk e dimë sesi këto vende do të grupohen, nëse do të lindë ndonjë bllok i ri dhe kjo është arsyeja tek e cila mendoj se tek kjo nuk do të shkohet" ka thënë Smajlloviq.

Kjo e fundit shtoi se të gjitha situatat e krizës në botë në pamje të parë zgjidhen vetëm prej fuqive të mëdha.  

"Por shikoni konfliktin ruso-ukrainas ku askush nuk mundet të bëjë asgjë as Rusisë dhe as Ukrainës. Ukraina ka mbrojtjen e SHBA, Rusia ka të drejtën e vetos në KS, por ky nuk është konflikti i parë që nuk mundet të zgjidhet në KB dhe është e qartë se të gjitha konfliktet të cilat ne i quajmë konflikte proksi, luftëra përmes ndërmjetësuesit, do të ngelen të barabarta. Këtu nuk ka fuqi KB pasi konfliktet e fuqive të mëdha edhe kur ato nuk i’u përshtaten, nuk kanë zgjidhje. Për këtë pres që dikush të lëshojë dhe të shkohet deri tek ndonjë armëpushim ndonëse në këtë moment kjo duket e pamundur. Nga ana tjetër egzistojnë shenja se mund të shkohet tek ndonjë armëpushim i cili do të duhet të bëhej në KS si pjesë e ndonjë rezolute dhe vendimi, por kjo në momentin kur amerikanët dhe rusët të vendosin se rreth diçkaje mund të bëhet marrëveshje" thotë Smajlloviq. 

Kjo e fundit shton se Sërbia tashmë ka histori të ngjashme kur vjen fjala për Kosovën dhe kujton rëndësinë e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB.  

"Ne në fakt kemi histori të njëjtë me Kosovën. Rezoluta jonë 1244 e Këshillit të Sigurimit të KB është e vetmja e cila nuk duhet të ripërtërihet. Rusët me të cilët shumë herë jemi zemëruar pasi nuk e kanë përdorur veton, tek kjo na kanë ofruar ndonjë shanc, sepse është e qartë se asgjë nuk mundet të ndryshojë pa mbështetjen e tyre eksplicide. Dhe ajo kërkesë që duhet të ndryshojë statusin e Kosovës në KB për të patur pajtueshmëri të të pesë anëtarëve të përhershëm të KS, është karta jonë e vetme dhe pa të, nuk do të kishim xhokerin. Ky është xhokeri ynë dhe e vetmja mbrojtje që kemi" thotë ajo.  
Ish shefi i diplomacisë Vlladisllav Jovanoviq vlerëson për Kosovo onlajn se në rast se do të shkohet drejt zgjerimit të anëtarësisë së përhershme të Këshillit të Sigurimit me anëtarë të rinj, ky do të jetë proces i gjatë dhe i pasigurtë, ndërsa Sërbisë në këtë situatë i nevojitet durim. 

"Sërbia deri atëherë duhet të mbahet, pasi kjo nuk është datë e afërt, kjo është ide e lëshuar dhe që kërkon proces të gjatë, përpunim dhe marrëveshje, kjo ide është e vjetër prej disa dekadash dhe nuk është hequr. Tani po shkohet hap më tej, nëse është e mundur për të dobësuar pozitën e Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Kjo është ide që e para duhet t'i përziejë gjërat, e më pas t'i pastrojë dhe të nxjerrë diçka që do t'i përshtatet dikujt. Të gjitha fuqitë e mëdha do të përpiqen të ruajnë interesin e tyre”, thotë Jovanoviq.

Ky i fundit shton se mbi të gjitha fituesit e Luftës së Dytë Botërore, nuk do të duan të humbasin pozitat e tyre të privilegjuara, pasi kanë të drejtën e madhe të votës-më shumë se të tjerët. 
Kur bëhet fjalë për Indinë, Brazilin dhe vendet afrikane, të cilat janë gjithnjë e më të rëndësishme, Jovanoviq bën të ditur se mjaft prej tyre do të trokasin në derën e KS. 

"Të themi, Nigeria që është vendi më i madh, Etiopia, Egjipti do të duhet të përfaqësohen. Nga ana tjetër, Brazili, si vendi më i fortë në Amerikën Latine, nuk duhet të anashkalohet dhe është e mundur që këtu të gjendet edhe Indonezia, e cila është demografikisht dhe ekonomikisht e rëndësishme. Do të ketë vende të tjera, si Turqia dhe Irani, të cilat do të trokasin në këtë derë. Do të jetë luftë e madhe që mund ta ngadalësojë të gjithën, ndoshta edhe t‘a ndalë, beson Jovanoviq.

Ky i fundit thekson se është akoma më mirë që të ketë vota më shumë vendimtare të anëtarëve të përhershëm të KS.

"Deri më tani është Amerika që ka dominimin dhe dy vende të cilat periodikisht mund të deklarohen si kundërshtare, janë Rusia dhe Kina. Nëse këto vende do të hynin, kjo do të ndryshonte. Ndaj do të jetë luftë dhe Amerika do të insistojë që të hyjnë vende që janë të preferuarat e saj. Nga ana tjetër presioni i qendrave të reja botërore do të jetë kaq i pandalshëm. Nuk mundesh të mohosh që Afrika të përfaqësohet nga një ose dy vende, është kontinent i fuqishëm. Nga Azia, përveç Indisë dhe Indonezisë, si kandidatë mund të jenë dhe Turqia dhe Irani, ndoshta dhe ndonjë shtet arab që si pasojë e fuqisë financiare të dëshirojë për të qenë konkurrent” bën të ditur Jovanoviq.

Ky i fundit shton se e gjithë kjo tregon se kjo gjë do të jetë e pasigurt dhe afatgjatë.

“Ndërkohë duhet të jetojmë dhe të mbijetojmë kur flasim për Sërbinë. Jemi nën sulmin e politikës joparimore të fuqive perëndimore, të cilët fillimisht prodhuan agresion ndaj vendit tonë, pastaj e ndanë Kosovën nga ne dhe e bërën shtet, e njohën. dhe u bëjnë presion të gjithëve, sidomos neve, që t’a pranojmë. Ky është cinizëm deri në maksimum, pasi ata ndërmorrën shumë veprime të paligjshme që janë të habitshme, por duket se nuk u intereson shumë. Për ta, gjithçka që është e dobishme është e ligjshme edhe nëse është shkelje e të drejtave. Dhe ata do të vazhdojnë derisa bota të organizohet në baza më parimore, derisa të gjitha vendet të mëdha e të vogla, të respektojnë të njëjtat parime. Domethënë ne duhet të mbijetojmë deri atëherë” tha Jovanoviq.

Ky i fundit vlerëson se Sërbia ka politikë që e lejon këtë mundësi jo vetëm sepse është e pavarur dhe neutrale dhe sepse është më e afirmuar me ekonomi të vrullshme dhe marrëdhënie të shpërndara nëpër botë, por dhe për shkak të ekuilibrit dinamik të forcave në botë që nuk lejojnë asnjë vend të madh të veprojë njëanshmërisht pa llogaritur pasojat më të gjera.

Ai thotë se para Sërbisë janë sfidat por është e rëndësishme të tregohet e guximshme dhe parimore.

“Duhet të ruajmë nervat, të insistojmë në të drejtën tonë dhe pa ne, e ashtuquajtura Kosova e pavarur, nuk mund të pranohet asnjëherë në Kombet e Bashkuara, pasi shteti amë nuk ka dhënë pëlqimin për ndarjen e një pjese të territorit, për t’ia dhuruar pakicës. Nga ana tjetër ka diçka që që nga pala jonë nuk është theksuar mjaftueshëm dhe kjo është se ne jemi pranuar në KB me Malin e Zi në kufijtë tanë republikanë, pasi ndryshe nuk mund të bënim asgjë pas anulimit të shtetit të fundit të përbashkët”, thotë ai.

Siç spegon Jovanoviq, kufijtë e republikanë më pas u bërën kufij shtetërorë dhe Sërbia u pranua në KB me Kosovën si pjesë integrale. 

“Tashmë kur raportet në botë po ndryshojnë, ne duhet të jemi të guximshëm dhe parimisht të qëndrueshëm dhe jo të frikësuar për të pritur rezultate të këtyre ndryshimeve" përmbylli Jovanoviq. 

Dhe docenti në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd Stefan Surlliq, thotë se procedura e reformes së Këshillit të Sigurimit pra reforma e të drejtës së vetos, ishte komplekse pasi rreth kësaj nuk egziston pajtueshmëri mes pesë vendeve anëtare të përhershme. 

"Domethënë, ky Këshill Sigurimi nga 15 anëtarë me shumë mundësi në të ardhmen do të ketë më shumë se 10 anëtarë të rinj të përhershëm, por kjo e gjitha është në nivelin e teorisë ndaj është procedurë mjaft e komplikuar. Nevojiten 2/3 e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara plus pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të votojnë pro për këto ndryshime, të ratifikohen mandej në vendet e tyre e më pas të ndryshojmë Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të pranojmë anëtarët e rinj, por në këtë plejadë ndërkombëtare ky duket si mision i pamundur dhe ndoshta Kombet e Bashkuara, fatkeqësisht kanë fatin e Ligës së Popujve" ka thënë Surlliq.