Noterët çertifikojnë diskriminimin-të drejtat e sërbëve kosovarë humbasin në përkthim

Aljbuljena Hadžiu
Burim: Facebook/Youtube

Ndoshta drejtësia është “e verbër”, por ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu i’u desh të mbyllte njërin sy ndaj përzgjedhjes së 101 noterëve, në mesin e të cilëve nuk ka asnjë sërb. Aktivistët e shoqërisë civile nga Beogradi, Mitrovica Veriore dhe Graçanica paralajmërojnë se zgjedhje të tilla të noterëve është diskriminim i “çertifikuar” dhe paralajmërojnë se të drejtat e sërbëve në Kosovë në të ardhmen mund të “humbin në përkthim”.

Shkruar nga: Petar Rosiq

Ministria e drejtësisë ka shpallur më 15 korrik vendimin për emërimin e 101 noterëve të rinj nga komuna të ndryshme në Kosovë edhe pse prej 2012 deri më sot vetëm një sërb merret me këtë zanat dhe kjo në Komunën e Novo Bërdos, mes të emëruarve kësaj here nuk ka asnjë të tillë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Drejtësisë në fund të procesit aplikuan pesë kandidatë nga komuniteti sërb por asnjë prej tyre nuk përmbushte kriteret.

Interesante është se procesi i emërimeve të noterëve të rinj nisi prej vitit 2019, por atë e anuloi ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu duke pretenduar për dyshime në abuzimet në testin e noterëve.

Ish ministri i drejtësisë Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës hodhi poshtë akuzat, ndërsa rastin e çoi në gjykatë. Në shkurt të 2022 gjykata u shpreh se anulimi i konkursit ishte antiligjor dhe proçesi kështu nisi sërish nga zeroja në vitin 2023.

Ndonëse mes noterëve të përzgjedhur nuk ka asnjë me kombësi sërbe, ministrja Haxhiu kësaj here nuk dyshoi në abuzim tek testi i noterëve. Dhe as misioni i OSBE.

Pyetjes së Kosovo onlajn të komentonte këtë vendim të Ministrisë së Drejtësisë, morëm përgjigje se “misioni punon aktivisht me aktorët e gjyqësorit sesi të promovojë punësimin e pjestarëve të pakicave kombëtare”. Se ku ngeci atëherë, mbeti e paqartë, për Kosovo Onlajn theksuan se nuk ishin të përfshirë drejtpërdrejt në procesin e punësimit të noterëve, e as në monitorimin e procedurave të pyetësorit për ta.

Në diskriminimin sistematik ndaj sërbëve në Kosovë javën e kaluar në Bruksel, ka folur dhe ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq. Ai rreth gjendjes së sërbëve në Kosovë ka biseduar me përfaqësuesin e lartë të BE për politikë të jashtme dhe siguri Zhozef Borelli.

"Pozicioni i tyre është i tmerrshëm. Theksova në faktin se diskriminimi sistematik ndaj sërbëve në krahinën tonë jugore vazhdon. Në Kosovë e Metohi janë emëruar 100 përmbarues të rinj publik dhe asnjë prej tyre nuk është i nacionalitetit sërb edhe pse një numër i madh të kualifikuar dhe profesionistë aplikuan nga radhët e popullit sërb. Këtë e përmenda dhe po e përmend tani si shembull, pasi diskutuam rreth shumë aspekteve konkrete të shkeljes së të drejtave kolektive politike dhe njerëzore të sërbëve në K&M” ka thënë Gjuriq.

Me rastin e moszgjedhjes së noterëve sërbë, redaksia e Kosovo Onlajn i është drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë, i cili ka ftuar të gjithë të pakënaqurit me procedurën, që të paraqesin ankesa.

“Avokati i Popullit nuk ka pranuar asnjë ankesë për këtë çështje. Megjithatë, Avokati i Popullit fton të gjithë ata që janë të pakënaqur me procedure, t’a ankimojnë”, thuhet në përgjigjen e shkurtër për portalin tonë.

Megjithatë, fill pas shpalljes së vendimit të Ministrisë së Drejtësisë, në Fejsbuk ka reaguar ndihmës Avokati i Popullit në Kosovë Sërgjan Sentiq i cili deklaroi se është “tërësisht e papranueshme që në listën çertifikuese të noterëve të rinj, mos të ketë asnjë sërb”.

“Madje edhe sikur të gjithë kandidatët sërb të emëroheshin, sërish do të egzistonte nevojshmëria për më shumë noterë nga komuniteti sërb. Vendim i tillë vetëm sa e thellon mosbesimin ndaj institucioneve, të cilat deklarativisht janë të çelëta për komunitetin sërb dhe komunitete të tjera”, ka thënë Sentiq në një postim në Fejsbuk.

Ky i fundit shton se ky është mesazh mjaft shqetësues i Qeverisë së Kosovës ndaj komunitetit sërb dhe komuniteteve të tjera dhe ka theksuar se ky vendim duhet të rishikohet me procedurë urgjente.

Vendimi ka shkaktuar reagim të ashpër nga organizatat e shoqërisë civile nga Kosova. Në deklaratën e përbashkët theksuan se u përcjell mesazh se sërbët dhe pjesëtarët e komuniteteve tjera pakice, nuk janë të mirëpritur në institucionet dhe profesionet e lira në Kosovë.

OJQ-të theksojnë se aktualisht në Kosovë ka dhjetëra luristë sërbë të cilët e kanë dhënë provimin e noterit, ndërsa 5 prej tyre konkurruan për vende të noterit në shumë komuna në Kosovë.

“Është në kufijtë e shqetësimit që askush nga ata nuk është emëruar në postin e noterit në ndonjë komunë të Kosovës. Është veçanërisht shqetësues fakti se nuk është emëruar kandidat nga komuniteti sërb i cili konkuroi për pozicionin në dy komuna në veri të Kosovës ndonëse përmbshte të gjitha kushtet dhe ka përvojë të lakmueshme juridike”, thuhet në deklaratën e OJQ-ve përcjellë mediave, në të cilën i kanë bërë thirrje ministres së Drejtësisë së Kosovës që të shqyrtojë kërkesën e tyre për rishikimin e vendimit për emërimin e noterëve në komunat me shumicë sërbe.

Deklarata është nënshkruar nga organizatat Qendra për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike ACDC, Iniciativa e Re Sociale NSI, OJQ Aktiv, Komunikimet për Zhvillimin e Shoqërisë CSD, Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial-InTER, Aktiviteti Rinor-OPA, Shoqata e Grave të Biznesit “Avenija” dhe OJQ Santa Maria.

Sllobodan Stoshiq menaxheri programues i Qendrës për Përfaqësim të Kulturës Demokratike (ACDC) për Kosovo Onlajn sqaron se një nga problemet kryesore është ajo se nëse diçka nuk ndryshon, noterët do të noterizojnë dokumentat sërbëve në shqip ku shumë prej tyre nuk e kuptojnë.

“Kjo nuk është problematike nga arsyeja pasi të gjithë janë shqiptarë, por sepse sipas ligjit noteri mund të bëjë punën e vet në gjuhën që ai flet, çka do të thotë se në praktikë të gjithë këta noterë do të noterizojnë dokumentet në shqip ku komuniteti pakicë pra komuniteti sërb, kryesisht nuk kupton” paralajmëron Stoshiq.

Thotë se ministrja e Drejtësisë nuk ka ofruar asnjë spegim përse së paku njëri nga kandidatët që ka aplikuar nga radhët e komunitetit sërb, nuk e ka fituar pozitën dhe se tani do të kemi situatë ku në Zubin Potok madje dhe në Graçanicë, do të punojnë noterë që janë shqiptarë të cilët me shumë mundësi do t’a bëjnë punën e vet në shqip.

“Mesazhi që po përcillet është se sërbët tek ato institucione nuk kanë vend”, thekson ai.

Spegon se sërbët në veri dhe më herët për shërbimet duhej t'u drejtoheshin noterëve në Mitrovicën e Jugut dhe se vetëm njëri prej tyre punonte me komunitetin sërb dhe pranonte dokumente në sërbisht.

“Kur ai doli në pension, ajo praktikë u anulua, çka do të thotë se tashmë nuk pres asgjë të re në veri. Me shumë gjasa që të kërkohet dokumentacion në shqip, që dokumentet që janë të noterizuara të jenë edhe në shqip, kështu që ky është vetëm fillimi i shumë vështirësive për komunitetin sërb si në veri ashtu edhe në komunat tjera”, thotë Stoshiq.

Millosh Pavkoviq nga Qendra për Politika Europiane vlerëson për Kosovo Onlajn se qeveria prishtinase me këtë përcjell mesazh të qartë se nuk dëshiron në thelb të integrojë komunitetin sërb.

“Sërbishtja është dhe gjuhë zyrtare në Kosovë dhe kemi shumë pak noterë të cilët mund të verifikojnë dokumentet në sërbisht. Kjo lëvizje, pra përzgjedhja vetëm e noterëve shqiptarë që do të punojnë vetëm në shqip, përcjell mesazh shumë negativ komunitetit sërb-që për ta nuk ka vëmendje në qeverinë e Prishtinës dhe se nevojat e tyre thjesht nuk merren në këtë mënyrë”, thotë Pavkoviq.

Veçanërisht thekson se ka pasur një numër sërbësh që kanë aplikuar në këtë konkurs dhe ku kanë përmbushur të gjitha kushtet.

“Kanë qenë juristë me profesion, kishin diploma të verifikuara dhe kishin dhënë provimin e noterit. Përmbushën të gjitha kushtet e parapara në konkurs, por nuk u përzgjodhën. Ndaj, kjo është shumë e qartë, përcjell mesazh shumë të qartë qeveria prishtinase se nuk dëshiron në thelb të integrojë komunitetin sërb dhe të punojë në përmirësimin e kushteve për komunitetin sërb”, bën të ditur bashkëbiseduesi ynë.

Si Stoshiqi, Pavkoviq si problem më vete për sërbët në Kosovë bën të ditur se sipas ligjeve kosovare, noterët shqiptarë nuk janë të detyruar që të kenë përkthyes në sërbisht.

“Ai mund të përthejë vetëm në shqip, çka kërkon më tej kostot e përkthimit të dokumenteve. Ndaj, qytetarët duhet të përkthejnë dokumentet me shpenzimet e veta me përkthyes gjyqësor çka kërkon të holla, kohë etj. Vërrej se sërbishtja është gjuhë zyrtare në Kosovë dhe duhet që qytetarët e kombësisë sërbe të kenë numër të caktuar noterësh që mund ta kryejnë punën në sërbisht”, konkludon Pavkoviq.

Oliver Vujovic nga Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik (FDMC) nga Graçanica bën të ditur se së paku 10% e noterëve të zgjedhur duhet të jenë nga komunitetet pakicë dhe se moszgjedhja e noterëve sërbë paraqet diskriminim institucional.

“Kjo është një formë e diskriminimit institucional, jo vetëm në këtë aspekt, por edhe në shumë gjëra të tjera. Asnjë arsyetim nuk është arsye e mjaftueshme që nuk ka asnjë noter që duhet të punojë normalisht me komunitetin sërb. Dhe jo vetëm me komunitetin sërb, por me të gjitha komunitetet e tjera pakicë”, thotë Vujoviq për Kosovo Onlajn.

Ky i fundit vlerëson se për ndryshim nevojitet vullnet politik.  

“Pa atë vullnet politik, sado që sektori civil dhe të gjithë të interesuarit të protestojnë dhe kundershtojnë, pa vullnet politik mendoj se do të mbetet ashtu siç është”, konkludon ai.