Oksimetri politik: A mundet që Kurti t’a bëjë qeverinë e re pa shumicën në parlament?
Oksimetër. Kështu mund të spegohet enigma logjike e koalicionit rreth Lëvizjes Vetëvendosja, sipas së cilës është e qartë për ta se nuk kanë numrin e nevojshëm të votave për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por janë të bindur se kanë shumicën për zgjedhjen e qeverisë së re kosovare. Për bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn, bëhet fjalë për "gjimnastikë politike" tek të cilat llogarisin ose tek "fluturakët" ose tek zgjedhjet e reja.
Shkruar nga: Gjorgje Baroviq
“Shkova në cirk 46 herë dhe kjo është e mërzitshme. Kuvendi është më keq akoma” ka thënë bashkëpunëtori i Institutit Demokratik Kosovar Eugen Cakolli pas dështimit të konstituimit të seancës që u mbajt të dielën.
Dhe nuk ishte i vetmi që shfrytëzoi këtë konstatim.
“Këtë mund t’a përshkruaj vetëm me një fjalë, cirk” ka thënë ambasadori gjerman në Prishtinë Jorn Rode pas dështimit të seancës së 47 për konstituimin e Kuvendit.
Në çdo cirk, derisa të ndizen dritat, performancat e xhonglerëve, kllounëve, zbutësve të bishave të egra dhe magjistarëve zhvillohen me radhë.
Në Kosovë, programi duhet të përfundojë më 26 korrik. Deri atëherë, të paktën, është afati i fundit i Gjykatës Kushtetuese.
E vetmja gjë që ende nuk dihet është se në cilën "pikë" do të përfundojë kjo performancë.
Ndërkohë, qytetarët janë të bindur se nëse Kosova vazhdon kështu, mund ta gjejë veten në mënyrë të palavdishme në Librin e Rekordeve Gines.
Pavarësisht krizës së dukshme institucionale në të cilën partitë përreth Lëvizjes Vetëvendosja nuk mund ta arrijnë shifrën magjike prej 61 deputetësh, deputetët e këtij koalicioni nuk tërhiqen nga pohimi i tyre se kanë vota të mjaftueshme për qeverinë "Kurti 3".
"Nuk kemi numra të mjaftueshëm për kuvendin, por mendojmë se i kemi për qeverinë. Në sistemin kushtetues të Kosovës, këto dy faza janë të ndara", spegoi deputeti i Partisë Guxo Nezir Kraki.
E sado që duket se kjo logjikë “nuk pi ujë”, përsëritet vazhdimisht dhe nga partnerët e tjerë të koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosja.
Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila thotë se nëse zgjidhen organet kuvendore si parakusht për dalje nga kriza, qeveria e re e Albin Kurtit mund të formohet shpejt pasi sikurse thotë, egziston nevoja e shumicës së thjeshtë.
“Përsa i përket pushtetit egzekutiv, numrat për qeverinë 'Kurti 3' egzistojnë dhe është e mundshme formimi i qeverisë me mandat të ri. Megjithatë duhet të kapërcehet proçesi i konstituimit të Kuvendit i cili pajustifikueshëm vonohet në dëm të qytetarëve dhe proceseve të tjera. Nuk mund t’i detyrojmë deputetët e opozitës të votojnë, ndonëse për ta ky është detyrim ligjor” sqaroi Kusari-Lila.
“Rregullat e lojës”
Për analistin politik nga Prishtina Gëzim Kasapolli këto pohime “nuk kanë kuptim”.
Në bisedë për Kosovo onlajn Kasapolli thekson se i gjithë thelbi i krizës institucionale është se Albin Kurti “kërkon gjithçka", ndonëse e di se nuk i nevojitet numri i votave as për kryetarin e ri të Kuvendit, as për qeverinë e re dhe për këtë dëshiron që në vjeshtë së bashku me ato vendore, të mbahen dhe zgjedhjet parlamentare.
Që të “blejë kohë“. Kurti bllokon proçesin e konstituimit të parlamentit kosovar, paralajmëron ky analist.
“Kurti e bllokon këtë proçes sepse e di që nuk ka vota për qeverinë dhe në këtë hap të parë me Albulena Haxhiun, po bllokon proçesin për të parë se çfarë ndodh më pas, si e si të shtyjë zgjedhjet vendore sipas planit të tij. Ai e shikon që po e humbet ngadalë shumicën dhe dëshiron t’a kapitalizojë përmes fitores në zgjedhjet vendore e parlamentare”, thotë Kasapolli.
Ky i fundit sqaron se ideja e Kurtit është që me zgjedhjet e reja të tentojë të marrë jo vetëm shumicën e nevojshme parlamentare, por dhe të përmirësojë rezultatin partiak në ato vendore.
"Zgjedhjet e fundit parlamentare ishin në disproporcion me zgjedhjet vendore. Në zgjedhjet vendore të vitit 2021, Kurti mori vetëm 170,000 vota dhe në zgjedhjet parlamentare 400,000. Ky është disproporcion i madh. Në parim, ai do të zgjasë këtë situatë deri në zgjedhjet vendore dhe të 'shesë' si veten dhe Vetëvendosjen në zgjedhjet vendore e parlamentare", beson Kasapolli.
I pyetur nëse do të zgjidhej eventualisht kandidati i Lëvizjes Vetvendosja për kryetar të Kuvendit-i njëjti model do të aplikohej dhe gjatë votimit për qeverinë e re, ky analist ishte i qartë.
"Nuk mund të ndryshohen rregullat në mes të lojës. Në fillim pas zgjedhjeve me ish kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, u mbajt takimi në të cilin ishin të pranishme të gjitha partitë politike. Dhe u dakordësua për rendin e ditës të mbledhjes së re. Pas gjashtë apo shtatë tentativave, Vetëvendosja vendosi të ndryshojë rregullat e lojës. Dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese është e qartë se nuk mund të ndryshohen 'rregullat e lojës'. Dhe kjo është thelbësore", pohon Kasapolli.
Ky i fundit thekson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë se nuk ka ndryshim të rregullores, por që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit duhet të kryhet sipas të njëjtës proçedurë që është zgjedhur deri më tani.
“Besoj se Kurti e shikon që nuk ka vota për qeverinë dhe pastaj do t’a shtyjë këtë proçes deri në zgjedhjet vendore sepse i përshtatet që në të njëjtën ditë të mbahen dhe zgjedhjet vendore dhe ato parlamentare”, preçizoi Kasapolli.
Ky i fundit dyshon tek "fluturimet" e mundshme nga parti të tjera që do t’i jepte Kurtit dhe shumicën parlamentare dhe për qeverinë e re.
"Nuk besoj, sidomos tani, që Kurti mund të gjejë vota. Dhe kjo jo vetëm nga shumica shqiptare, por edhe nga partitë e grupeve etnike. Kurti prej fillimit ka problem që problemi i tij nuk janë vetëm partitë politike shqiptare, por edhe grupet e tjera. Ndaj dhe nuk besoj tani dikush të dorrëzohet. Sidomos pasi Kurti ishte i qartë se me kë mund të negociojë", thotë Kasapolli.
Ky i fundit kujton se Kurti ftoi haptazi LDK të bënin qeveri koalicioni, por që kjo parti e refuzoi.
“LDK përsëriti qëndrimin e vet se me Vetëvendosjen nuk jep asnjë garanci, as shpresën se Kurti do të gjejë partnerë në këtë përbërje të parlamentit” shpreh bindjen Kasapolli.
“Hileja” politike
Bashkëpunëtori i Qendrës për Stabilitet Shoqëror Sërgjan Barac ka qenë më i drejtpërdrejtë.
Thotë se zgjedhja e kryetarit të ri të parlamentit, por dhe qeverisë së re të Kosovës varet ekskluzivisht përmes “hileve politike në kombinim me faktorin e jashtëm”.
“Pas zgjedhjeve, është shumë e qartë se shumica parlamentare vështirë të krijohet pa disa hile politike dhe kjo nënkupton ndryshime të caktuara në atë se kush mbështet, nga cila listë janë zgjedhur dhe për cilin do të votojnë kur të vijë momenti i votimit. Mendoj se pikërisht për këtë po komunikohet tema e votimit të fshehtë”, tha Barac për Kosovo Onlajn.
Sipas opinionit të këtij analisti, votimi i fshehtë është mundësi ideale për “negociata dhe interesa personale“, por që kjo pasqyron dhe situatën momentale mes partive politike në Kosovë.
"Mendoj se ideja e votimit të fshehtë si për njërin dhe për tjetrin, është se të jenë në gjendje të negociojnë, për të maksimizuar interesat personale për hir të dhe kundër interesave të popullit dhe shoqërisë. Mendoj se kjo flet shumë për gjendjen e vetëdijes politike në hapësirën e Kosovës e Metohisë", thekson Barac.
Ky i fundit shton se në “matematikë” të tillë e vetmja gjë e qartë është se askush nuk mund të llogarisë votat e Listës Sërbe, e cila do të jetë “kundërpeshë”.
“E vetmja që është e sigurt, është se nuk mund të përllogarisin votat e Listës Sërbe dhe se e vetmja gjë që do të jetë kundërpeshë është Lista Sërbe”, thekson Barac.
Kur është fjala për emrat e "fluturakëve" të mundshëm, thotë se, sipas rregullit kjo përherë do jetë ai "për të cilin të gjithë presin më pak".
“Vështirë të ofrosh me emra sepse ata për të cilët mendojmë më pak, do t’a bënin në momentin e fundit, veçanërisht nëse marrin atë ‘thirrjen’ e famshme, sepse do të jetë kombinim i interesit personal dhe presionit”, beson ky analist.
Ndërkohë që është i bindur se votat që do të vendosin zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, nuk do të jenë domosdoshmërisht ato që do të vendosin për qeverinë e re.
"Mendoj se nuk do të jetë shkak-pasojë, por do të dakordësohet individualisht si për njërin dhe për procesin e dytë politik, me implikime të veçanta nga jashtë", shpreh bindjen Barac.
0 komentet