“Orvajtje“ e zyrtarëve nga Tirana në Prishtinë, rivalitet nën rrogoz mes Ramës dhe Kurtit
Në vetëm 15 ditë, Prishtinën e vizituan katër zyrtarë nga më të lartët e Shqipërisë-kryeministri, presidenti, shefja e diplomacisë dhe njeriu i parë i parlamentit. Pavarësisht shkëmbimeve të mesazheve pozitive dhe energjike, sipas vlerësimeve të bashkëbiseduesve të Kosovo Onlajn, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk arrijnë nivelin që dëshirojnë qytetarët dhe janë të mira vetëm në sipërfaqe. Raportet personale të dy kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti, i konsiderojnë ende të tendosura dhe përafërsia e tyre nuk do të kontribuojë as në atë çka Prishtina dhe Tirana janë në të njëjtën llogore për çështjen e gjyqit të ish liderëve të UÇK në Hagë.
Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vizitoi Prishtinën më 16 shkurt dhe një ditë më vonë, në 18 vjetorin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj asistoi në Prishtinë. U pasua nga vizitat e ministres së punëve të jashtme Elisa Spiropali më 25 shkurt e cila u zëvendësua ndërkohë, si dhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshi më 2 mars.
Rama konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Begaj tha se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës është vëllazërore dhe e shenjtë, Peleshi tha se Tirana mbetet zëri më i fortë mbështetës për Kosovën në skenën ndërkombëtare, ndërsa Spiropali tha se forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës është interes direkt i Shqipërisë.
Kosova dhe Shqipëria prej vitit 2022 kenë abetare unike, dy qeveritë gjatë viteve kanë lidhur më shumë se 180 marrëveshje, mes të cilave për 26 kalime të reja, projektin hekurudhor Prishtinë-Durrës, njohjen e pensioneve dhe diplomave. Vitin e kaluar, në Tiranë u nënshkrua Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, nga e cila doli marrëveshja që automjeti luftarak i blinduar "Shota", i projektuar në Shqipëri, të prodhohet në Kosovë.
Megjithatë, që kur Edi Rama anuloi seancën e paralajmëruar të dy qeverive në Gjakovë në vitin 2023, marrëdhëniet u ftohën dhe anëtarët e dy kabineteve nuk janë takuar në të njëjtën tryezë në këtë format.
Histori dhe realitet
Mes asaj çka flasin politikanët dhe realitetit në terren, sipas vlerësimeve të analistit nga Tirana Ben Andoni, egziston dallim shumë i madh.
"Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk premtojnë të arrijnë aty ku duan njerëzit e dy vendeve. Egzistonte shenjë që mund të quhet inkurajuese, pra vizita e zotit Rama në Kosovë, e cila u prit nën protokoll zyrtar dhe vizita e disa orëve më vonë e zonjës Elisa Spiropali, ish ministrja shqiptare e punëve të jashtme e cila ishte në detyrë në atë kohë. Ajo shprehu vlerësimin më të lartë për marrëdhënien mes dy vendeve. Megjithatë, nga ajo çka po shikojmë, kuptojmë se egziston dallim i madh mes asaj çka thonë politikanët dhe realitetit në terren", tha Andoni për Kosovo Onlajn.
Ai thotë se Shqipëria dhe Kosova nuk kanë më takime të dy qeverive të cilat më herët kanë qenë të rregullta.
“Nga ana tjetër, nuk ka transparencë në lidhje me numrin e madh të marrëveshjeve mes dy vendeve tona, memorandumet, rreth progresit të tyre, çka është arritur dhe rreth problemeve që mund të kenë çuar në ngërç", pohon ai.
Përveç-mbrojtjes
Marrëdhëniet, vëren Andoni, janë më të mira në kuptimin kulturor dhe pozitive në fushën sociale, por që janë shumë më të ftohta në anën politike. Ndërmarrjet shqiptare kërkojnë tregun kosovar, thekson ai, por që të dy palët nuk janë mjaftueshëm të forta që të gjenerojnë zhvillim ekonomik.
Gjithashtu, bën të ditur uljen e numrit të qytetarëve të Kosovës që vijnë si turistë në Shqipëri.
"Pa qetësinë dhe funksionalitetin real të shtetit të Kosovës, krijimin e mentalitetit të shtetësisë së Kosovës dhe nga ana tjetër, seriozitetin më të madh të Tiranës, marrëdhëniet tona do të jenë të mira në sipërfaqe, por do të lënë shumë për të dëshiruar. Elementi i vetëm interesant është marrëdhënia në fushën e mbrojtjes. Për shkak të surprizave që po ndodhin në rendin ndërkombëtar e veçanërisht për shkak të marrëveshjes së përbashkët mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, kjo është e vetmja fushë ku dy vendet tona kanë nisur të bashkëpunojnë në bazë të interesit pragmatik, në rast se Kosova do të ketë probleme në të ardhmen apo nëse problemet që egzistojnë në fusha të tjera të gjeografisë botërore i afrohen rajonit", thotë Andoni.
Pajtueshmëri për UÇK
As frikërat tek të dy palët për vendimin e ardhshëm ndaj ish liderëve të UÇK, nuk janë faktor që do të ndikojë pozitivisht që të kapërcehen mosmarrëveshjet shumëvjeçare të dy shefave të qeverive, mendon historiani Stefan Radojkoviq.
Ai megjithatë shprehet se sigurisht egzistojnë dakordësi në mbarë botën shqiptare rreth rolit të UÇK në luftërat e viteve 1998 dhe 1999 dhe pas qershorit të vitit 1999.
“Këtu egziston konsensus dhe ai nuk ndryshon sidoqoftë që të jetë vendimi në Dhomat e Specializuara që ndodhen në Hagë“, bën të ditur Radojkoviq për Kosovo onlajn.
Analisti Artan Muhaxhiri thotë se pikërisht kryeministri shqiptar Rama ka qenë i zëshëm dhe energjik dhe se ka investuar mjaft në shumë biseda me liderët ndërkombëtarë sesa kryeministri Kurti kur është fjala rreth aktakuzave në Hagë.
“Rama dëshiron të tregojë se lidhja e tij me Kosovën është fundamentale dhe jo e bazuar në politikën ditore. Ajo çka bën kryeministri Rama, do të duhet të jetë leksion për mbarë politikanët kosovarë”, thotë
Muhaxhiri për Kosovo Onlajn.
Ai thekson se mes Kurtit dhe Ramës egziston një lloj konkurrence e caktuar dhe ndaj kanë stile politike që nuk janë pajtuese dhe se raportet e tyre nuk janë të mira.
“Egzistonte idea se kryeministri Rama mbështeste presidenten Osmani, veçanërisht në Këshillin për Paqe dhe me gjasa këtë kryeministri Kurti e shikonte si një lloj konkurrence të brendshme që ishte e drejtuar ndaj tij”, vlerëson Muhaxhiri.
Prioritetet
Radojkoviq thotë se Rama dhe Kurti janë mjaft të afërt në kuptimin sepse që të dy kanë ideologji socialiste dhe se prej shumë kohësh janë në pozita vendimarrëse, sidomos Edi Rama për 13 vite.
“Kurti nuk ka aq shumë stazh, por lutet që të ketë, që të zgjasë kaq nëmos edhe më shumë. Ata do të luftojnë për primatin në kuadrin e botës shqiptare dhe në nivelin personal mes tyre nuk do të ketë ndonjë marrëveshje, por strategjikisht Shqipëria duket se do të jetë garante e egzistencës së administratës prishtinase dhe se ajo do të përpiqet që administratën prishtinase t’a mbajë në jetë aq sa të mundet”, thotë Radojkoviq.
Sikurse shton, kjo megjithatë nuk është primare në planin e politikës së jashtme të Shqipërisë apo që të jetë edhe synim.
“Plani i tyre para së gjithash është hyrja në Unionin Europian dhe që të kenë marrëdhënie të mira me administratën e SHBA. Dhe në këtë kuptim u shkua drejt konfliktit mes Ramës dhe Kurtit pasi ky i fundit është dikush që do të jetë sa më shumë që të jetë e mundur i pavarur në vendimarrje çka thjesht nuk është e mundur”, thekson bashkëbiseduesi ynë.
Ndonëse beson seraportet mes Kurtit dhe Ramës janë tensionuese, mosmarrëveshje, sikurse vlerëson, nuk do të ketë rreth çështjeve strategjike.
“Administrata prishtinase është e rrethuar nga të gjitha anët me shtete të tjera dhe nuk ka dalje në det. Për të domosdoshmëri jetësore është dalja përmes autostradës përmes Tiranës dhe Durrësit në detin Adriatik, kështu që ata kurrë nuk do të përkeqësojnë kaq shumë raportet deri në ndërprerje absolute mes Prishtinës dhe Shqipërisë. Por mosmarrëveshjet në nivelin personal mes Kurtit dhe Ramës patjetër që do të jenë” thotë Radojkoviq.
0 komentet