Përse Rezoluta e Jasenovacit shkakton grindje, ndërsa ajo e Srebrenicës bashkon Ballkanin Perëndimor?
Ndërsa rezoluta për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të KB bashkoi rajonin, Rezoluta për genocidin në sistemet e kampeve të Jasenovacit, Dakaut dhe Mathauzenit e cila u votua nga Parlamenti i Malit të Zi javën e kaluar, për vetëm pak ditë shkaktoi ndasi të reja të ashpra në Ballkanin Perëndimor. Për bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn ky fakt tregon qartë se në këtë pjesë të Europës historia dhe ballafaqimi me të kaluarën janë ende tema kyçe-politike.
Shkruar nga: Arsenije Vuçkoviq
“Ky propozim që dhamë nuk është drejtuar ndaj askujt, përveç të keqes njerëzore dhe qëllimi i tij nuk është të gjykojë por të afrojë dhe kuptojë më mirë njohuritë se e keqja është pikërisht e keqe, pavarësisht se kush e ka kryer, cila palë, popull apo politikë dhe ajo nuk është kërkesë për të korrigjuar padrejtësinë e historisë. Nuk ka drejtësi për viktimat, pa të drejtën e kujtesës” ka thënë kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Andrija Mandiq në spegimin e rezolutës.
Vetëm pak orë pasi u miratua, pasoi me “gjullurdi”, “luftë njoftimesh” diplomatike në aksin zyrtar Podgoricë-Zagreb.
“Miratimi i rezolutës është i papranueshëm, i papërshtatshëm dhe i panevojshëm, sepse synimi ynë është pajtimi, por keqpërdorim i kujtimit të viktimave për llogari të qëllimeve politike të iniciatorëve të dokumentit” njofton MPJ të Kroacisë.
Kolegët nga Mali i Zi menjëherë u përgjigjën me "kundërdeklaratë" duke shprehur keqardhjen që Kroacia e percepton dënimin e krimit dhe nderimin për viktimat dhe familjet e tyre si "sulm ndaj marrëdhënieve të mira fqinjësore të dy shteteve".
Përfaqësuesi i Kuvendit kroat Miro Bul propozoi që të gjithë deputetët malazezë që votuan pro këtij dokumenti, të shpallen persona non grata në Kroaci.
“Do të ishte fat nëse Rezolutën për Jasenovacin do t’a miratonte Kroacia”, i është kthyer atij deputeti i Kuvendit të Malit të Zi, Millan Knezheviq.
Ky i fundit tha se propozimi i Bul tregon se në Kroaci egzistojnë struktura politike, shtetërore dhe institucionale që mohojnë genocidin në Jasenovac, si dhe se "si rajon dhe si Europë, ne po përballemi me përpjekje të paturpshme për të rishikuar historinë".
"Dhe një nga përpjekjet më monstruoze për të rishikuar historinë është relativizimi i asaj që ndodhi në Jasenovac nga viti 1941 deri në 1945, e ky është genocid," tha Knezheviq.
Nënkryetari aktual i Kuvendit kroat dhe kryetar i PDK Ivan Penava në fund të vitit të kaluar u tha të gjithëve që i besdiste gërma “U” apo thirrja “Gati për shtëpi”-simbolet ustashe të Luftës së Dytë Botërore nuk do të mbërrijnë në ditën e përkujtimit të viktimave të Vukovarit.
Pas miratimit të Rezolutës së Jasenovacit, Penava akuzoi presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq se ai është përgjegjës për këtë.
"Për ta është turp fort i madh se si ata mendojnë që Mali i Zi i vogël të bëjë diçka të tillë, natyrisht fajtor duhet të jetë Vuçiq ashtu sikurse Sarajeva nuk mund të jetë fajtore Banjalluka pasi ata janë të fortë e të mëdhenj dhe për këtë duhet të jetë fajtor Vuçiq", u përgjigj shkurtimisht Vuçiq akuzave nga rajoni se ishte ai që inicioi aprovimin e Rezolutës së Jasenovacit.
Miratimi i rezolutës për krimet në Jasenovac, Dakau dhe Tat’hauzen, u bë problem europian. Presidenti i Këshillit të Europës Sharl Mishel për shkak të saj, anuloi vizitën zyrtare në Podgoricë.
“Nuk kam dilemë që presidenti i Këshillit të Europës Sharl Mishel shtyu vizitën në Malin e Zi si pasojë e zhvillimeve të fundit në lidhje me motivet dhe rrethanat e aprovimit të Rezolutës së Jasenovacit”, pranon presidenti Jakov Millatoviq.
Pas kësaj poltikanëve në Mal të Zi i’u drejtua se duhet të jenë seriozë.
“E patë reagimin e Zagrebit zyrtar. Mendoj se këto reagime na duhet t’i kuptojmë seriozisht. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë nyja më e rëndësishme e prioriteteve të politikës së jashtme të Malit të Zi dhe nga pozita e presidentit do të bëjë gjithçka që të mbajmë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë që kemi patur në periudhën e mëparshme me të gjithë fqinjët tanë por gjithashtu të intensifikojmë rrugën e Malit të ZI drejt Bashkimit Europian pa këto fluturime që kemi patur mundësi t’i shikojmë në periudhën e fundit. Ftoj të gjithë aktorët politik për përgjegjshmëri dhe seriozitet“, ka thënë Millatoviq.
Motivet dhe pasojat
Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd Millosh Beshiq vlerësoi në bisedë për “Vesti” se Rezoluta e Jasenovacit nuk do të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe se konseguencat ndaj Malit të Zi për miratimin e saj më shumë varen nga vlerësimi i vendeve udhëheqëse të BE.
“Rezoluta sigurisht do shembë marrëdhëniet mes Kroacisë dhe Malit të Zi. Të shohim se deri në çfarë mase, varësisht nga faktorët tjerë, mbi të gjitha mendoj tek shtetet tjera europiane”, beson Beshiq.
Ky i fundit thekson se motivi për miratimin e rezolutës ishte zbutja e efektit të miratimit të Rezolutës së Srebrenicës para AP të KB dhe se Mali i Zi zbuti efektet e rezolutës së vet me pëlqimin e Austrisë dhe Gjermanisë duke shtuar Mat’hauzenin dhe Dakaun.
"Ajo çka në fakt ishte motivi i rezolutës, ishte zbutja e efekteve të miratimit të rezolutës së Srebrenicës e cila ndodhi kundër vullnetit dhe dëshirës së Malit të Zi. Keni patur presion nga faktori sërb dhe aktorët sërbë brenda strukturës partiake në Mal të Zi, e këto janë partitë që mbështesin partinë në pushtet, për të miratuar rezolutë të tillë. Dhe partia në pushtet, Lëvizja Europa Tani është përgjigjur në mënyrën të dalin në takim për këtë”, thotë Beshiq.
Ky i fundit shton se efektet e miratimit të rezolutës tashmë mund të shihen përmes notës së protestës së Kroacisë dhe anulimit të vizitës së presidentit të Këshillit Europian, Sharl Mishel në Podgoricë.
“Kjo rezolutë tashmë po prodhon probleme dhe do të shohim se cilat janë pasojat finale. Do të varet më së shumti nga vendet kyçe të BE të cilat do, ose nuk do të zbusin efektet negative të kësaj rezolute”, thekson profesori FSHP.
Pyetjes nëse kjo rezolutë do të hapë edhe një tjetër temë në rajon, Beshiq thotë se kjo është vetëm një pjesë e “të gjitha temave” në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.
“Ajo temë është pjesë përbërëse e të gjitha temave, apo tema e të gjitha temave që kemi këtu në variante të ndryshme dhe quhet thjesht nacionalizëm në Ballkan. Të gjitha shtetet e ish Jugosllavisë janë të orientuara nacionaliste në mënyrë të theksuar. Mali i Zi ishte pjesërisht i përjashtuar nga kjo, mendoj për sundimin shumëvjeçar të PDS e cila tentoi të bënte largim nga faktori kombëtar sërb. Natyrisht, kjo nuk ishte e mundur dhe nuk ishte as e suksesshme sepse faktori sërb është jshtëzakonisht i fortë në Mal të Zi”, përfundon Beshiq.
Shembja e miteve
Historiani Bogdan Zhivkoviq vlerëson se reagimet në rajon, apo brenda BE për rezolutën malazeze të Jasenovacit, me të vërtetë ekspozoi gjithë hipokrizinë e interpretimit të miratimit të dokumentit pothuajse identik për Srebrenicën në KB.
“Qendrat rajonale të pushtetit bindën opinionin sërb kur u miratua Rezoluta për Srebrenicën, se kjo rezolutë nuk implikonte përgjegjësi kolektive. Ndërsa tani kur u miratua Rezoluta për genocidin në Jasenovac, Dakau dhe Mat’hauzen, teksti i së cilës është shumë i ngjashëm me Rezolutën për Srebrenicën ku flet se nuk ka faj kolektiv, tani kroatët ndihen si fajtor kolektivisht. Dhe kjo flet se ishin hipokrite të gjitha ato arsyetime të Rezolutës për genocidin në Srebrenicë. Pra me të vërtetë rezolutat e këtij lloji, implikojnë fajin kolektiv”, thotë Zhivkoviq për Kosovo onlajn.
Ky i fundit spegon se rëndësia e dytë kyçe, domethënia e rezolutës rajonale malazeze në të është se shembi mitin perëndimor rreth fajësisë kolektive të sërbëve dhe historitë rreth sërbëve si kriminelë ekskluzivë në Ballkan".
"Mendoj se kjo rezolutë ka domethënie në nivel rajonal, pasi shemb atë historinë e sërbëve si kriminelë ekskluzivë në të gjitha pjesët traumatike të së kaluarës ballkanike, por më tepër flet për faktin se sërbët ishin viktima, se sërbët dikur ishin shumë viktima më të mëdha se sa popujt e tjerë. Dhe në këtë vështrim unë mendoj se ajo është shumë frytdhënëse dhe se në një farë mënyre ekspozon dhe demistizon gjithçka që mund të dëgjonim para një muaji për votimin në Kombet e Bashkuara”, thekson Zhivkoviq.
Ky i fundit shton se Rezoluta e Jasenovacit ka “kontekst të politikës ditore” dhe se është rezultat i tregtisë politike brenda Malit të Zi.
“Rezoluta për genocidin në Jasenovc, Dakau dhe Mat’hauzen lindi në kontekst specifik politik të përditshëm. Ajo është përgjigje ndaj vendimit të Malit të Zi për të votuar pro Rezolutës për genocidin në Srebrenicë në KB. Ngaqë qeveria e Millojko Spajiqit varet nga partitë sërbe, por edhe nga sërbët në Mal të Zi, Spajiq ndjeu nevojën që në njëfarë mënyre t'u bënte kundër-lëshim sërbëve në Mal të Zi me votimin e kësaj rezolute dhe në këtë mënyrë mbulohet fakti se ai votoi pro Rezolutës për genocidin në Srebrenicë. Në këtë kuptim dikush mund të thotë se është tregti e zakonshme politike. Dhe në një farë mënyre ajo është e tillë. Ky është tentim i Spajiqit për të qetësuar aspiratat kontradiktore. Nga njëra anë nevoja për të marrë mbështetjen e SHBA dhe nga ana tjetër nevoja për të pasur mbështetjen e sërbëve në Mal të Zi, nga të cilët varet qeveria e tij. Ndonëse kjo është në një farë mënyre tregti politike e përditshme, unë nuk do t’a minimizoja rëndësinë që ka”, thotë Zhivkoviq.
Ky i fundit vlerëson se miratimi i dokumentit të tillë është ndryshim në politikën shumëdekadashe të Malit të Zi, që tregon se sërbët në këtë vend kanë marrë peshë të caktuar politike.
Miratimi, shton ai, mund të interpretohet edhe si sukses i politikës së Andrija Mandiqit që sërbët në Mal të Zi të marrin pjesë në qeveri.
"Kjo do të nënkuptojë shumë kompromise, shumë kompromise të dhimbshme siç ishte Rezoluta e Srebrnicës, por do të thotë se si kjo rezoutë, sërbët në një farë mënyre mund të dëgjojnë zërin e tyre në rajon dhe në Mal të Zi. Në këtë vështrim, sigurisht shtrirja e kësaj rezolute varet nga ajo sesa gjatë do të jenë sërbët në pushtet. Nëse një ditë sërbët nuk do të jenë në pushtet në Mal të Zi, kjo rezolutë do të harrohet. Por përderisa ata janë në pushtet, kjo do të thotë se në një farë mënyre do të flasin në Mal të Zi për vuajtjet sërbe dhe se do të shembet ai miti negativ për sërbët si fajtorët ekskluziv për të gjithë luftën dhe historinë tragjike të Ballkanit” beson Zhivkoviq.
I pyetur nëse rezoluta do të çojë në ndasi të reja në Ballkanin Perëndimor, ky historian thotë se “rajoni ndasohet gjithmonë kur shembet vendosja e ekuilibrave”.
“Kur dikush tenton të shembë atë narrativë, sigurisht dhe kur shembet status kuoja rajon, kur në një farë mënyre sërbët çojnë kokën dhe flasin rreth interesave dhe të drejtave kombëtare, shembet ai ekuilibër”, thekson Zhivkoviq.
Ky i fundit shpreh bindjen se reagimet e mëtejshme të Kroacisë do të varen vetëm nga vendimet brenda BE.
“Kroacia e vetme pa ndonjë mbështetje të gjerë, nuk do të mund të bëjë më shumë. Sigurisht në afat të shkurtër, kjo do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet mes Kroacisë dhe Malit të Zi, por do të shohim në terma afatgjatë se sa do t’ia arrijë Kroacia. Ndaj, kapitali i saj kryesor shantazhues në marrëdhëniet me Malin e Zi është ajo rruga europiane. Me të vërtetë dyshoj se nëse në Bruksel egziston vullneti për të pranuar Malin e Zi në BE, Kroacia këtë do të mund t’a bllokojë, kështu që nuk do t’a dramatizoja rëndësinë e kësaj rezolute në marrëdhëniet mes Kroacisë dhe Malit të Zi”, konkludon Zhivkoviq.
Kompromisi dhe relativizimi
Bashkëpunëtori shkencor në Institutin e Historisë Moderne Millan Gulliq vlerëson se Rezoluta malazeze e Jasenovacit është rezultat i kompromisit të “dokumentit të papërfunduar” që është në aspektet kyçe i paqartë dhe relativizon krimet e kryera në SHPK si dhe panevojshmërisht vendos shenjë barazie me Srebrenicën.
“Ajo rezolutë, edhe pse mund të themi se ka qëllime të mira, është më tepër, do të thoja, e papërfunduar. Në këto kompromise shumë gjëra u anashkaluan. Së pari, u vendos faktikisht shenjë barazuese mes Jasenovacit dhe Srebrenicës çka në asnjë rast nuk mund të vendoset. E dyta, Rezoluta përgjatë gjithë kohës shmang përmendjen e Shtetit të Pavarur të Kroacisë dhe veçon Jasenovacin si rast specifik. Jasenovaci nuk ishte rast specifik, ai ishte pjesë e një politike sistematike shtetërore të krimit dhe genocidit dhe përfaqësonte vetëm një nga kampet në një kompleks prej rreth 30 kampesh që egzistonin në SHPK dhe vetëm një pjesë të politikës genocidiste që rregjimi ustash në Zagreb atëherë ndërmori”, thotë Gulliq për Kosovo onlajn.
Ky i fundit beson se në tekstin e rezolutës “humben pikët”.
“Dhe në këtë kuptim, rezoluta paraqet një dokument të papërfunduar. E më pas atë vendosjen e kampeve të Dakaut dhe Mat’hauzenit po relativizon plotësisht në njëfarë kuptimi krimet në Jasenovac. Sepse pavarësisht se njerëzit në ato kampe kanë vuajtur, ato kampe ende nuk mund të vihen në të njëjtin nivel me Jasenovacin. Pra, në këtë kuptim, nga kaq shumë kompromise, në fund u mbërrit deri në stuhi, si brenda Malit të Zi, ashtu edhe në marrëdhëniet në rajon dhe thjesht ky është mesazh se politika e kompromisit dhe politika e tërheqjes dikur nuk mund të udhëhiqej në mënyrë të tillë”, beson Gulliq.
Ky i fundit shton se kjo Rezolutë është menduar kryesisht për përdorim të brendshëm në Mal të Zi.
“Ajo ka përdorim kryesisht të brendshëm. Duhet të ruajë koalicionin qeverisës nga banorët sërbë apo partive prosërbe që morën goditje të rëndë kur Mali i Zi votoi pro miratimit të Rezolutës për Srebrenicën në AP të KB. Ndaj kjo rezolutë në radhë të parë duhet të vëzhgohet në kontekstin e marrëdhënieve politike në Mal të Zi. Megjithatë jo rrallë gjërat që janë çështje e marrëdhënieve të brendshme të një shteti, reflektohen dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, e kështu ndodhi dhe kësaj here”, ka theksuar Gulliq.
Historia dhe politika
Dhe si këtë çështje e shikoni në rajon?
Profesori universitar nga Shkupi Cane Mojanoski vlerëson në bisedë për Kosovo onlajn se miratimi së fundi i rezolutës së Jasenovacit në Kuvendin e Malit të Zi duhet interpretuar përmes pamjes së gjerë në të cilën shtetet e Ballkanit prej rënies së murit të Berlinit shpeshherë kthehen tek e kaluara dhe se historia e 100 viteve të fundit është temë e preferuar e politikanëve.
“Në Ballkan në 100 vitet e fundit, ndoshta edhe më gjatë, historia ka qenë temë e preferuar e shumë strukturave politike e shtetërore. Pas rënies së murit të Berlinit dhe ridefinimit të pozitave gjeostrategjike të dakordësuara në vitin 1944, egzistoi nevojshmëria që shtetet e pavarura ballkanike të kthehen vazhdimisht tek e kaluara. E kaluara është shfrytëzuar si mundësi e mirë për të hapur sa më shumë çështje të caktuara me të cilat ata i drejtohen opinionit të vet pa marrë parasysh se kjo do të shkaktojë shqetësim tek fqinjët të cilët për çfarëdolloj arsye ndjehen të prekur”, thotë Mojanoski.
Ky i fundit shton se këtë e ka goditur dhe ridefinimi i ngjarjeve nga Lufta e Dytë Botërore, të cilat, nënvizon, sërish janë përdorur dhe instrumentalizuar për qëllime politike.
“Në axhendat politike të shumë liderëve shtetërorë e partiakë në Ballkan, kultura e kujtesës instrumentalizohet për qëllime politike apo partiake. Në këtë kontekst, mund të konsiderojmë se kjo rezolutë më shumë është e dedikuar për strukturat qeverisëse në Mal të Zi se sa për interesat e vetë shtetit”, thekson Mojanoski.
Ky i fundit nuk përjashton mundësinë që rezoluta të jetë “mesazh” për trupën zgjedhore në Mal të Zi, por edhe një përgjigje ndaj Rezolutës për Srebrenicën.
“Duhet theksuar se Rezoluta mund të vëzhgohet dhe në synimin e relativizimit të Rezolutës së KB për Srebrenicën, e cila gjithashtu është në interes të njërit prej popujve ballkanik. Në këtë kuptim, me shumë gjasa reagimet e shtetit kroat apo strukturave kroate duhet të vëzhgohen si mënyrë për të vënë në dukje nevojën e aktualizimit të kësaj çështjeje”, thotë Mojanovski.
I pyetur nëse kjo rezolutë do të përkeqësojë më tej marrëdhëniet në rajon, përmes shakasë ai përgjigjet se deri tani ka qenë e mundur me këngë.
“Në Ballkan, nëse këndon ndonjë këngë, kjo do të jetë arsye e mjaftueshme për të hapur disa nga çështjet që lidhen me krijimin e shteteve të mëdha, për të dalë me interpretime nacionaliste dhe të tjera të ndryshme të historisë dhe pozicionit të grupeve apo individëve në Ballkan”, spegon Mojanovski.
Konkludon se Maqedonia e Veriut, e cila ka marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të insistojë që ngjarjet historike të mos përdoren për të përkeqësuar apo prishur më tej marrëdhëniet në rajon.
“Reagim i tillë mund të jetë vetëm motiv më shumë për ata që janë të inspiruar që t’a shtyjnë Ballkanin në pozitën e fuçisë së barutit dhe t'i intensifikojnë ato aktivitete. Shpresojmë se Maqedonia në këtë kontekst, do pasohet nga qëllimet dhe interesat e veta dhe do t'i mbështesë ato përpjekje që të çojnë drejt mirëkuptimit dhe respekt të ndërsjelltë në Ballkan dhe mes fqinjëve të saj”, thekson Mojanoski.
0 komentet