Përse Zelenski “harroi” që ishte parë me Kurtin në Athinë?
Mesazhi të cilin Volodimir Zelenski i’u drejtua qytetarëve të Ukrainës pas kthimit nga turi diplomatik nëpër Europë, shkaktoi vëmendje të madhe edhe në Kosovë, pasi në mesin e liderëve që takoi pardje në Athinë, presidenti ukrainas nuk përmendi emrin e Albin Kurtit.
Fakti që Zelenski, në postim në Tuiter "harroi" se ishte parë me kryeministrin kosovar në tubimin e Athinës, me rastin nga mbushja e dy dekadave prej samitit të Selanikut, pak është e besueshme të jetë thjesht mbikëqyrje politike nga presidenti ukrainas, veçse tek kjo ka kuptim dhe mesazh më të thellë politik, besojnë bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn.
Ata thonë se Zelenski, i cili erdhi në takimin në Athinë si i ftuar special, duke e lënë Kurtin nga lista e takimeve, praktikisht ftohu plotësisht pritshmëritë e autoriteteve në Prishtinë se Ukraina do të njohë pavarësinë e Kosovës.
"Bisedova me liderët e Bullgarisë, Sërbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Moldavisë, përfaqësues të Komisionit Europian. Po kthehemi në shtëpi me mbështetje të re politike dhe marrëveshje që e bëjnë Ukrainën më të fortë", tha Zelenski, pa përmendur kryeministrin kosovar.
Dhe mesazhet të cilat Zelenski përcolli prej vetë Athinës, veçanërisht pas takimit me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq, patën ton të papritur për Prishtinën. Vlen të thuhet se ai ka biseduar me Vuçiqin rreth “respektimit të Kartës së KB dhe paprekshmërinë e kufijve” dhe ka thënë se “mbështetja reciproke për integritetin territorial dhe sovranitetin është pjesë e rëndësishme e partneritetit mes Ukrainës dhe Sërbisë”.
Mesazhet e Zekenskit u pritën në Prishtinë si „dysh i ftohtë“ veçanërisht po të kihet parasysh që Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt përdornin konfliktin ruso-ukrainas dhe faktin se Beogradi nuk i’u bashkua sanksioneve ndaj Moskës si dhe një nga argumentet që Kosova është pozicionuar si "mbështetësja më e madhe e Kievit në rajon". Kështu dhe ish kryebashkiaku i Prishtinës Shpend Ahmeti "paralajmëroi" Zelenskin për harresën, duke i thënë më pas atij se "më duket se në Athinë njoha dhe kryeministrin e Kosovës".
Docenti i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd Stefan Surlliq thotë për Kosovo onlajn se mesazhi i Zelenskit për respektimin reciprok të integritetit dhe sovranitetit territorial, do të thotë se Ukraina në periudhën pasuese me siguri nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.
"Shumë shpresonin dhe prisnin që kontributi kryesor i tubimit në Athinë do të jetë presioni e drejtuesve europianë por edhe i vetë Kurtit ndaj presidentit ukrainas që ai shkallë-shkallë të zbuste qëndrimin për këtë çështje, pra njohjen e Kosovës. Kishte disa sinjale se kjo do të ishte fitore e madhe morale nëse në këtë moment Ukraina, ku janë përqëndruar të gjithë sytë e botës, do t‘a tërhiqte vëmendjen me këtë lëvizje. Disa përfaqësues europianë, përfshirë edhe europarlamentaren Viola fon Kramon, po përcjellin mesazhe se është një zhgënjim i madh që Ukraina nuk e bëri këtë dhe po kërkojnë justifikime përse kjo nuk ndodhi, ndonëse pritej. Në forume dhe tubime të ndryshme, kishte 'pëshpëritje' se si Ukraina do të ndryshojë pozicionin e vet në periudhën e ardhshme. Por pas takimit mes Zelenskit dhe Vuçiqit, është e qartë se nga kjo nuk ka asgjë” thotë Surlliq.
Ky i fundit beson se lënia e Kurtit nga lista e takimeve që ka patur Zelenski në kryeqytetin e Greqisë, nuk mund të anashkalohet.
"Fakti që ai nuk e përmendi Kurtin vetëm konfirmon qëndrimin të cilin Zelenski e shprehu për respektimin e ndërsjelltë të integritetit territorial të Sërbisë dhe Ukrainës, sikurse Kosovën e shikon veçse si entitet dhe jo si shtet përfaqësues në tubimin e Athinës. Kjo është e rëndësishme për Sërbinë, veçanërisht pasi në një farë mënyre në këtë perspektivë europiane ajo është 'markuar' si ndonjë aleate ruse në Ballkan, e cila është armike e Ukrainës. Pas këtij takimi, fakti është se Sërbia edhe një herë qëndroi krah për krah me vendet që respektojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Kjo veç të tjerave, Beogradi prej fillimit e ka thënë por kjo e ka zbutur edhe më shumë efektin negativ për shkak të mos vendosjes së sanksioneve. në Athinë u tregua se kjo nuk ishte pengesë që pala ukrainase të zhvillonte takim direkt mes Zelenskit dhe Vuçiqit, për të konfirmuar respektimin e parimit të integritetit territorial dhe për t'i dhënë njëri-tjetrit një lloj mbështetjeje”, thekson Surlliq.
Ky i fundit shton se aduti kryesor u rrëzua nga duart e atyre që donin t’a përdornin luftën në Ukrainë, si mjet për të ushtruar presion ndaj Sërbisë.
"Në Kiev janë të vetëdijshëm dhe implikimet të cilat eventualisht do të ndryshonin qëndrimin rreth Kosovës, do të kishte për ta. Kjo do të hapte kutinë e Pandorës në interpretime. Për këtë janë të vetdijshëm dhe zyrtarët në Kiev se akti i tyre i njohjes së pavarësisë së Kosovës do të shërbente automatikisht. si argument për t’u interpretuar ndryshe statusi i Krimesë, Donjetskut, Luganskut dhe zonave të tjera që aktualisht janë të shkëputura nga Ukraina” beson bashkëbiseduesi ynë.
Ky i fundit thekson se Rusia nuk ka asgjë për të kundërshtuar Sërbinë, e cila qysh prej fillimit nuk ka mbështetur aksionet e Moskës në Ukrainë, por për shkak të së kaluarës dhe agresionit të NATO, nuk e konsideron morale të flitet për sanksione në këtë moment, veçanërisht nëse ato do të preknin qytetarët e Rusisë.
“Kjo nuk e zvogëlon faktin se Sërbia në kuptimin politik, dënoi aktet e Rusisë, votoi pro rezolutave në KB. Në thelb, Rusia nuk ka asgjë për të kundërshtuar Sërbinë, ajo është në linjën e të drejtës ndërkombëtare, e vetëdijshme për pozicionet e vështira të vendit tonë, veçanërisht në kontekstin e luftës për përcaktimin e statusit final të Kosovës. Askush nuk mund të kundërshtojë politikën e qartë dhe parimore të Sërbisë”, përfundon ai.
Analisti i Qendrës për Stabilitet Shoqëror Nemanja Zavishiq, mendon se nga të gjithë politikanët e pranishëm, Zelenski nuk u takua më te vetmin në takim bilateral që ishte Kurti, çka është sinjal i qartë se raportet mes Sërbisë dhe Ukrainës vazhdojnë të jenë të mira dhe stabile.
"Gjë e mirë është që Zelenski konfirmoi se Ukraina do të vazhdojë të respektojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Sërbisë dhe në këtë kuptim, shpresoj të vendosë pikën në përrallën se vendi i tij do të njohë të ashtuauajturën Kosovë. Presidenti Vuçiq e shfrytëzoi mjeshtërisht këtë takim në Athinë për të përcjellë mesazhe kyçe politike, përkatësisht se Sërbia do të vazhdojë të udhëheqë politikën e vet sovrane e të pavarur, ndonëse është tradhtuar mjaft, ajo vazhdon të mbetet në rrugën europiane sepse ky është interesi i qytetarëve dhe se nuk do të shembë raportet e veta me shtetet tradicionale mike si Rusia dhe Kina” thotë Zavishiq.
Ky i fundit thotë se nuk qëndrojnë kritika nga opinioni për takimin Vuçiq-Zelenski dhe kujton se Ukraina është vend i njohur ndërkombëtarisht që respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Sërbisë dhe ne si popull dhe shtet, derimë tani nuk kemi pasur asnjë konflikt me të.
“Në këtë kuptim, unë nuk shikoj asgjë të diskutueshme në këtë takim, e veçanërisht nëse merret parasysh se presidenti Vuçiq, Zelenskit i‘a bëri të ditur direkt politikën e vendit tonë e cila përmblidhet në dy parime: respektimi i ligjit ndërkombëtar dhe, në parim, mos imponimi. i sanksioneve ndaj kujtdo kur nuk është në interesin tonë, e sidomos jo për vendet mike si Rusia. Presidenti Vuçiq në Athinë edhe një herë tregoi se si duhet të luftojë për vendin e vet. Në mënyrë koherente ka mbrojtur interesat tona kombëtare dhe politikën zyrtare shtetërore" ka thënë bshkëbiseduesi ynë.
Ky i fundit shton se kuptimi kryesor i takimit joformal në Athinë ishte që BE të tregojë se është ende në interesin strategjik të Brukselit që vendet e Ballkanit Perëndimor të mbeten të përkushtuara në rrugën europiane.
“Ky vit shënon 20 vjetorin e samitit të famshëm në Selanik, kur BE u premtoi vendeve të këtij rajoni se do të anëtarësoheshin në union. Ky premtim nuk është realizuar as dy dekada më vonë, dhe mes qytetarëve pritej tërësisht dhe euroskepticizmi në rritje i tyre. Ky takim kishte për qëllim që të vendoste sërish në rendin e lartë të ditës, temën e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nga e cila ishte hequr për një periudhë të gjatë kohore", thekson Zavishiq.
Analisti politik Shkëlzen Maliqi thotë për Kosovo onlajn se ndoshta tek kjo çka Zelenski „harroi“ Kurtin ka ndonjë rëndësi të padukshme.
“Mund të jetë pakujdesi, kontroll politik ose sinjal i caktuar me kuptim më të thellë, për këtë duhet të pyetet Zelenski. Në Ukrainë, egziston kjo iniciativë për të njohur pavarësinë e Kosovës, nuk e di sesa kjo është reale dhe e mundshme që të ndodhë në të tilla rrethana. Mendoj se Ukraina nuk do t‘a njohë Kosovën”, thotë Maliqi.
Kjo që Zelenski përcolli mesazh për respektimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe paprekshmërinë e kufijve, për Maliqin do të thotë se Kievi zyrtar do t'i përmbahet parimeve për të cilat insistoi Beogradi.
"Për Beogradin mund të jetë diçka për shkak të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB, por ai dokument është diçka që është vetëm në letër dhe nuk është diçka efikase. Rezoluta është kapërcyer nga vetë fakti që më shumë se 100 vende e kanë njohur Kosovën, që atë praktikisht e ka njohur mbarë Perëndimi, që ka mundësi që disa nga pesë anëtarët e BE që nuk e njohin, mund të ndryshojnë qëndrimin e tyre. Pritet që marrëveshja mes Sërbisë dhe Kosovës t'i lëvizë gjërat nga “pika e vdekur'. Megjithatë kjo është situatë e cila duhet të zgjidhet sa më parë të jetë e mundur" shprehet Maliqi.


0 komentet