Pse nuk ka drejtësi për krimet ndaj serbëve në Kosovë? Një pikë e zezë në faqen e përfaqësuesve ndërkombëtarë
Masakra në Staro Gracko, minimi i autobusit në Livadice, vrasja i djemve në Gorazhdec, kidnapimet masive dhe mizoritë në komunën e Rahovecit, vuajtjet e familjes Stoliq në Obiliq, përndijekja në vitit 2004, janë vetëm disa nga krimet e tmerrshme mbi serbët që nga vera e vitit 1999, për të cilat askushë ende nuk është përgjigjur në Kosovë. Autorët janë ekstremistët shqiptarë, për shumëkush dihet saktësisht se cilët janë, por përshtypja e përgjithshme është se përgjegjësia kryesore është në ndërgjegjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë, të cilët nuk i kanë kryer obligimet e tyre në Kosovë.
Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn kujtojnë premtimet e njerëzve nga KFOR-i, EULEX-i, UNMIK-u se do të hetojnë dhe përcaktojnë fajin për vuajtjet e serbëve pas ardhjes së trupave të huaja në qershor të vitit 1999. Por, kjo nuk ndodhi.
Shkrimtari dhe gazetari Zhivojin Rakoçeviq është i mendimit se çdo tragjedi e madhe serbe që ka ndodhur në Kosovë gjatë viteve 1998 dhe 1999, si dhe në periudhën e mëvonshme, ka pasur një qëllim të qartë dhe të drejtuar.
"Ajo përfshin zona të caktuara të jetës së serbëve në Kosovë dhe Metohi dhe sistematikisht i shkatërroi dhe i bëri të pakuptimta. Livadice ishin një mesazh që synonte ata që duan të kthehen, Gorazhdeci pengoi synimin për kthimin e fëmijëve në fshatrat rreth Prizrenit, dhe Staro Gracko, dhe masakra e fshatarëve paqësorë, nuk do t'i vinin më shumë fshatarët paqësorë dhe serbët e atjeshëm. Serbët në Kosovë janë kryesisht bujq, të cilët në atë moment dhe për një kohë të gjatë – deri më sot, u rrëmbyen atë tokë dhe u tha qartë – nuk do të dilni në të”, ka theksuar Rakoçeviq.
Sipas Rakoçeviqit, mosndëshkimi dhe mosrespektimi i asnjë marrëveshjeje është pjesë integrale e jetës dhe institucioneve në Kosovë dhe Staro Gracko e zyrtarizoi këtë parim përmes deklaratës së Bernard Kouchner, asokohe kreu i UNMIK-ut, se këto ishin akte të hakmarrjes së kuptueshme.
“Ai ishte momenti kur e keqja u zyrtarizua, dhe pas saj nuk mund të kishte drejtësi e as institucione”, thotë Rakoçeviq.
Masakra e korrësve është shpjeguar në detaje, pohon Rakoçeviq, edhe pse autorët nuk u përgjigjën kurrë.
“Ngjyra e syve të vrasësve dihet, u gjetën targat e makinave që kishin, letra dhe ditarë të kriminelëve. Njësia quhej Fortuna dhe drejtohej nga Beg Shaqiri nga fshati fqinj Crni Breg, hetuesit britanikë kryen në mënyrë profesionale një hetim, arrestuan pesëdhjetë shqiptarë dhe të gjitha këto raporte i botoi të plota Politika. Më vonë pati më shumë arrestime, por gjithçka u mbyt në pandëshkueshmëri, në mbulimin e krimeve nga bashkësia ndërkombëtare, dhe kur pushteti iu dorëzua përgjegjësve të krimeve, gjithçka humbi kuptimin e saj – deri më sot”, theksoi Rakoçeviq.
Pavarësisht gjithçkaje, serbët në Kosovë mbeten dhe mbijetojnë, e Rakoçeviq thekson se ata janë trashëgimtarë të një qytetërimi dhe në të njëjtën kohë “kreativ në krijim dhe mbijetesë”.
“Potenciali i tyre është shumë më i thellë dhe më i madh nga sa mendojnë të gjithë, ne e shohim atë si durim dhe përkushtim të mahnitshëm ndaj të shenjtës dhe jetës. Nëna Ljubica Zhiviq humbi dy djem në masakër dhe më vonë rriti shtatë nipër e mbesa. Ajo një herë na tha - "Ata nuk i kanë parë kurrë lotët e mi". Kjo është e vërteta e Kosovës, vetë jeta dhe mbijetesa e saj”, shpjegon Rakoçeviq.
I pyetur nëse është e mundur bashkëjetesa mes serbëve dhe shqiptarëve pas gjithë këtyre tragjedive, Rakoçeviq përgjigjet: “Bashkëjetesa është edhe ky lloj mbijetese – disa në geto, e të tjerë në qytete dhe në liri. Problemi është se liria jonë e getos po vihet në dyshim dhe është e bezdisshme. Çdo zhvillim nga kultura në ekonomi në geto shihet si një rrezik dhe do t'i nënshtrohet presioneve dhe sulmeve. Serbët po flasin - është koha e tyre dhe është e jona të mbijetojmë”.
Gordana Gjoriq nga Laplla Selo tregon se periudha pas vitit 1999, kur ushtria serbe u tërhoq nga Kosova, ishte periudha më e dhimbshme për serbët.
"Në atë kohë kam parë trupat e serbëve të vrarë në rrugë. Brankoviqin, i cili u vra në lagjen e Prishtinës Kiqma, pastaj tre Stolic nga Obiliq, pastaj Staro Gracko. Pastaj, me z. Balinoveqin, i cili ishte në atë kohë në qeveri, në Ministrinë e Drejtësisë, shkuam te doctor Batali ishte drejtor I patalogjisë, të shohim si janë vrarë korrësit. Shkuam atje dhe veshtroja nga dritarjaqë të mos e vrasin shoferin, sa e tmerrshme ishte, sepse ishte krejtësisht e pasigurt në atë kohë, por kudo që të lëvizësh. Është e thjeshtë, mund të ndodhë që dikush të të vrasë. Për të mos përmendur shumë të tjerë, si Bojanić, i cili vdiq, profesorë që u masakruan në Fakultetin Ekonomik, e shumë të tjera. Do të më duhej një ditë e tërë për të renditur atë që ne përjetuam në atë kohë", thekson Gjoriq.
Më 16 shkurt 2001, në sulmin me bombë në autobusin "Nis Express", i cili po shkonte drejt Graçanicës nga drejtimi i Serbisë qendrore, në qytetin Livadice, afër Podujevës, 12 persona të kombësisë serbe u vranë dhe 43 u plagosën. Në atë autobus ishte edhe Gordana Gjoriq.
"Unë kam qenë në atë autobus që u hodh në erë dhe ato kujtime nuk do të humbasin kurrë, madje kam ndjenjën se kur mbyll sytë e shoh qartë, kam një fotografi të asaj që ndodhi atë ditë. Na kanë ndodhur shumë gjëra, por ajo që më dhemb edhe më shumë është fakti që asnjë nga autorët e krimeve të tilla nuk është gjetur, nuk është dënuar. Për mua ishte gjithashtu është e pakuptueshme sepse ne kemi pasur përcielljen e Kfor-it bitanik se nuk kanë mundur të zbulojn kush ka vendosur eksplozivin. Njëjte ka en e pakuptueshme kur kemi shkuar në funeralin e Stoliqit, që atëherë përfaqësuesit e KFOR-it thanë se do të duhej ta zbulonin, se do ta merrnin vesh shumë shpejt dhe se gjëra të tilla nuk guxojnë të ndodhin, madje edhe ai rast nuk është zbardhur deri më sot, të mos flas për vrasësit që kam ndodhur në luftë, por edhe për të gjithë vrasësit që kam ndodhur pas luftës", thekson Gjorićeva.
Sipas Gjoriqes, përgjegjësinë më të madhe e ka bashkësia ndërkombëtare, e cila pas vitit 1999 është dashur të kujdeset për paqen dhe sigurinë, por kujton se shumica e vrasjeve kanë ndodhur pikërisht para syve të tyre.
“Gjatë asaj kohe, përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, KFOR-it dhe të gjithë ata që ishin aty për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve, mbajnë përgjegjësinë më të madhe, dhe në fakt, përndijekja më e madhe i popullit tonë, më së shumti vrasje ndodhën pikërisht kur u tërhoq ushtria jonë dhe kur erdhën organizatat ndërkombëtare, kur erdhi KFOR-i. Thjesht, unë jam dëshmitar i gjallë, në Prishtinë pashë se si u vranë, si u sulmuan serbët, dhe si automjetet e KFOR vetem kalonin po të arrestohej dikush, do të lirohej pas një ore, e askush nuk përgjigjej për asgjë. Thjesht, ishte një marrëveshje me të gjithë ata që të na dëbojnë sa më shumë, sepse kur nuk ka serb këtu, atëherë mendojnë se nuk do të ketë asnjë problem, dhe normalisht dëshira e të gjithëve është Kosova e pastër etnike”, thotë Gjoriq.
E njëjta pasiguri dhe ankth ekziston ende mes njerëzve. Gjoriqeva thekson se serbët në Kosovë jetojnë në pasiguri që nga viti 1999, por ajo beson se pavarësisht gjithçkaje, ata planifikojnë të qëndrojnë atje.
"Ne do të qëndrojmë këtu me siguri. Të gjithë kemi lindur këtu. Nuk mund ta imagjinoj të jem diku tjetër pa qenë në fshatin tim, sepse këtu kam lindur dhe në 63 vjet nuk jam larguar kurrë dhe shpresoj ta përfundoj jetën time këtu. Kjo është shtëpia ime, shtëpia ime, ngrohtësinë e shtëpisë nuk e ndjej askund tjetër, siç e ndjej këtu në shtëpinë time", është e bindur Gjoriq.
Kujtojmë se për masakrën në Staro Gracko, që ka ndodhur sot 24 vite më parë dhe vrasjen e 14 korrësve serbë, nën hetim ishin shtatë shqiptarë. Në tetor 2007, UNMIK-u arrestoi Mazljum Bytyqin nga fshati Veliki Alash, afër Staro Grackos, me dyshimin se kishte marrë pjesë në vrasjen e korrësve serbë, megjithatë, ai u lirua nga paraburgimi dy muaj më vonë për shkak të mungesës së provave.
Në vitin 2017, Prokuroria Speciale në Prishtinë, së bashku me EULEX-in, pezulluan hetimet për shkak të mungesës së provave.
I njëjti apo i ngjashëm ishte rasti në rastet e hetimeve të gjitha krimeve të tjera të shumta të kryera kundër serbëve në Kosovë në 25 vitet e mëparshme.


komentet