Gjuriq me Holshtajn për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Gjermanisë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar sot me ambasadoren e re të Gjermanisë në Beograd Anke Holshtajn rreth përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Gjuriq vlerësoi se marrëdhëniet dypalëshe mes Sërbisë dhe Gjermanisë janë të mira dhe egziston gatishmëri e dyanshme për përmirësimin e mëtejshëm të tyre si në planin politik, ashtu dhe në atë ekonomik.
Ai tha se anëtarësimi në Unionin Europian mbetet vendosmëri strategjike e Sërbisë dhe një nga prioritetet e politikës së saj të jashtme nën angazhimin e vazhdueshëm ndaj reformave të nevojshme për përparimin në rrugën europiane.
Duke folur për bashkëpunimin rajonal, theksoi se Sërbia mbetet fuqimisht e përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit rajonal, zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe forcimin e lidhjeve ekonomike e infrastrukturore, duke theksuar se Gjermania paraqitet partner i rëndësishëm për Sërbinë në këto përpjekje.
Kur është fjala për marrëdhëniet ekonomike, tha se bashkëpunimi mes dy vendeve po zhvillohet dinamikisht nga viti në vit, çka e dëshmon dhe fluksi i vazhdueshëm i investimeve të kompanive gjermane në Sërbi, veçanërisht në sektorët me rëndësi për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit, bëhet e ditur në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sërbisë.
Gjuriq theksoi se reformat ekonomike dhe krijimi i mjedisit të favorshëm biznesi, janë të rëndësishme për sigurimin e rritjes së qëndrueshme dhe tërheqjen e investimeve të reja, duke kujtuar se Sërbia, falë zbatimit të reformave dhe politikës së përgjegjshme ekonomike, në dhjetë vitet e fundit ka dyfishuar edhe më tepër produktin e saj të brendshëm bruto.
Ministri i uroi ambasadores Holshtajn shumë suksese në kryerjen e detyrës së saj të re duke shprehur besimin se gjatë mandatit të saj, do të vazhdojë dialog i hapur e konstruktiv dhe bashkëpunimi mes Sërbisë dhe Gjermanisë në fushat me interes të përbashkët, do të forcohet më tej.
0 komentet