Graçanicë: Përkujtohet 24 vjetori i vdekjes së Nikolla e Maria Petroviq prej sulmit të NATO në autobusin e linjës Nish ekspres

Parastos
Burim: Kosovo Online

Në varrezat e Graçanicës sot është zhvilluar ceremonia përujtimore me rastin e 24 vjetorit të vdekjes së Nikolla e Maria Petroviq nga Graçanica dhe gjyshet e tyre, të cilat humbën jetën më 1 maj të vitit 1999 në bombardimin e autobuzit nga ana e NATO në aksin magjistral Prishtinë-Nish në afërsi të Lluzhanit.

Në ceremoninë përkujtimore krahas prindërve Dragisha e Zorica Petroviq, merrnin pjesë miq, të afërm, kryetarët e organeve të përkohshme vendore të Prishtinës e Lipjanit. 

Pas ceremonisë, të pranishmit kanë kryer nderimet e tyre para pllakës përkujtimore që u vendos si shenjë kujtimi ndaj Nikolla (17) dhe Maria (15) në kopështin e shkollës fillore "Mbreti Milutin" në Graçanicë.

Dragisha dhe Zorica Petroviq kishin vetëm Marian dhe Nikollën. Babai Dragisha me lot në sy thotë se 24 vite i duken sikur kanë kaluar 24 ditë.

"Gjithçka po shkon keq e më keq. Fitoi sëmundja. As vetë nuk e dimë se çfarë do bëjmë. Nuk kemi më forcë të flasim, por na duhet të luftojmë sesi të mos harrojmë. Çdo vit do të vizitojmë varrin e tyre, që t’a dinë se nuk janë të vetëm, deri sa të kemi forcë. Ja se çfarë kanë bërë maskarenjtë, vrasësit, nuk e di si ndihet ai që qëlloi urën dhe autobusin plot me pasagjerë, që më shkaktoi dhimbje jo mua, por të gjithëve. Nuk ka sesi të pajtohemi me këtë, ndonëse dëshira jonë është që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi e ndërsa vranë njerëz të pafajshëm" ka thënë Dragisha Petroviq.

E ëma Zorica, shprehet se po humbet forcën por gjithësesi do të luftojë deri sa të jetë në këmbë, të shkojë në varr dhe t’u ndezë qiri fëmijëve të vet. 

"Mendime të këqija më kaluan ndër kokë atë ditë kur dëgjova, mendova të vetvritesha, ose t'i prisja të vdekur në shtëpi. E vështirë për mua që i kam kaluar cdo gjë e vetme, por ja ku jetoj 24 vjet, se po të mos isha unë, nuk do kishte kush të shkonte në varret e tyre, për t'u ndezur qirinj, por e ktheva sërish filmin për t’a rijetuar atë ditë. Do të luftojmë derisa të jemi në këmbë" rrëfen Zorica me lot në sy. 

Miodrag Zhiviq i cili ishte shok shkolle me Marian, shprehet se klasa e saj e tetë, shoqëria e saj, mori fund si pasojë e bombardimeve. 

"E rëndësishme është të kujtojmë Marian dhe Nikollën, për të mos harruar se çfarë i bëri vendit tonë agresioni i NATO-s. Me Marian kam qenë në klasën e tetë, nuk e mbaruam dot sepse bombardimi e ndërpreu. Maria ishte vajzë e mrekullueshme, të gjithë i ndihmonte, veçanërisht ne djemve atëherë në shkollë për detyrat e shtëpisë. Ndërsa Nikollën e mbaj mend si dikë që ishte më i madh se ne, djalosh emocional i cli lunate folklor. E tmerrshme çfarë u ndodhi" ka thënë Zhiviq.

Të pranishmëve i’u drejtua edhe kryetari i organit të përkohshëm komunal të Lipjanit Millan Joksimoviq, i cili me këtë rast, theksoi se sërbët në 24 vitet e fundit jetojnë nën frikë dhe dhimbje në Kosovë.

"Na takon të vijmë çdo vit dhe të ndajmë dhimbjen me prindërit e të rinjve Petroviq të cilët humbën jetën. Na ngelet t’i kujtojmë ata si dhe të gjitha viktimat që humbën jetën në Kosovë" ka thënë Joksimoviq.

Si sot 24 vite të shkuara në autobuzin e udhëtarëve "Nish ekspres" një gjysmëpredhe e avionit të NATO-s shkaktoi vdekjen e 60 personave, teksa kalonin urën në Lluzhanës në afërsi të Prishtinës.

Në vendin e fatkeqësisë në Lluzhan, është vendosur pllakë përkujtimore në kujtim të viktimave. Në të ishin shkruar emrat dhe mbiemrat e 31 personave, kryesisht të kombësisë shqiptare dhe emrat e Marias, Nikollës dhe viktimave të tjera sërbe, nuk ishin vendosur veçse tre pika. 

Sulmi ndaj autobusit të “Nish Ekspres” është ndërmarrë mesditën e 1 majit në mot krejtësisht të kthjellët, çka do të thotë se pilotët e NATO-s kishin pamje të qartë se çfarë do të godisnin.