Rajoni në fokus të Romës: A mundet kryeministrja Meloni të aktivizojë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës?

Meloni
Burim: Kosovo Online

Në muajt e fundit, Italia iu bashkua ekipit ndërkombëtar të diplomatëve të angazhuar në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Roma gjithashtu emëroi një të dërguar special për rajonin dhe vizita e fundit e kryeministres Gjorgja Meloni në Beograd, gjatë së cilës ajo u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u zhvillua me një ton miqësor dhe pa barrën e fjalëve të rënda dhe presioneve, të zakonshme së fundmi gjatë raportimit të zyrtarëve perëndimorë. Kjo krijoi pyetjen a mundet ndërmjetësimi i këtij anëtari të BE-së dhe Quint-it, i cili nga njëra anë ka një partneritet strategjik të nënshkruar me Serbinë, dhe nga ana tjetër ka një traditë të gjatë partneriteti me shqiptarët, të "shtyjë" dialogun dhe të jetë objektiv në atë ndërmjetësim?

Bashkëbiseduesit e Kosovo online nga Beogradi dhe Prishtina besojnë se Italia është e interesuar për përparim në negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por edhe se është “në përputhje” me politikat e Brukselit dhe Uashingtonit dhe se nuk ka gjasa që Roma të bëjë një përparim në këtë proces në një lloj veprimi solo.

Në vizitën e saj të parë në Beograd që kur u zgjodh kryeministre, Meloni tha se për Italinë është e rëndësishme që vendet e Ballkanit Perëndimor të hyjnë në BE, që të jenë me Serbinë në rrugën evropiane dhe se është e interesuar për të arritur progres në dialog.

Vuçiq iu përgjigj se i ishte mirënjohës Italisë për mbështetjen e saj ndaj Serbisë, përpjekjet për zgjidhjen e krizave në Ballkanin Perëndimor dhe vuri në dukje se Italia vepron në mënyrë objektive.

“Jam mirënjohës për mbështetjen thelbësore dhe këmbëngulëse nga Italia në rrugën evropiane të Serbisë dhe që Gjorgja Meloni kishte gjithmonë kohë të dëgjonte se çfarë kishte për të thënë Serbia dhe që ajo nuk kishte një qasje të njëanshme ndaj problemeve në rajon. Shpresoj se do të kemi një rol edhe më të madh për Italinë në zgjidhjen e problemeve kyçe të vendit tonë dhe popullit tonë”, shtoi Vuçiq.

Meloni ishte pjesë e trojkës së lidershipit evropian – Francës, Gjermanisë dhe Italisë – e cila së bashku me përfaqësuesit e institucioneve të BE-së pati takime të ndara me Vuçiqin dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel në tetor. Pas kësaj, ata në një deklaratë të përbashkët thanë se presin që Serbia dhe Kosova t'i përmbushin obligimet e tyre në zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve, që nënkupton që Kosova të formojë Bashkësinë e Komunave Serbe, dhe që Serbia të bëjë një njohje de facto. Ata paralajmëruan se në mungesë të normalizimit, të dyja palët rrezikojnë të përballen me pasojat.

Ka edhe nga ata që përfshirjen e shtuar të Italisë e shohin në kontekstin e gjetjes së një formule për BKS, duke pasur parasysh se prej vitesh modeli i Tirolit të Jugut përmendet si zgjidhje që mund të aplikohet kur bëhet fjalë për komunitetin serb në Kosovë.

Nga ana tjetër, Italia ka tradicionalisht lidhje të ngushta me shqiptarët, të cilat kryeministri i qeverisë në Tiranë, Edi Rama, i ka përshkruar gjallërisht së fundmi:“Kur Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”. Së fundmi të dy vendet nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e qendrave të refugjatëve në Shqipërinë, e cila është jashtë BE-së dhe që do të jenë në shërbim të BE-së, e cila është një ndryshim i madh për politikën ballkanike për refugjatët. Është marrëveshja e parë e këtij lloji e arritur ndërmjet një shteti anëtar dhe një vendi jashtë BE-së që do të vihet në praktikë. Gjithashtu, kontingjenti italian është më i shumti në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.

Kreu i Qendrës për vendet fqinje dhe Mesdheun në Institutin për Politikë Ndërkombëtare dhe Ekonomi, Sllobodan Jankoviq, thotë se Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e qeverisë italiane të udhëhequr nga Gjorgja Meloni, por gjithashtu shton se statusi i Kosovës nuk është ndër prioritetet e qeverisë aktuale në Romë.

Ai thekson se kur është fjala për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Roma nuk ndërmerr ndonjë hap domethënës në këtë drejtim, por përkundrazi ndjek Uashingtonin, në radhë të parë, dhe më pas Brukselin.

“Prioriteti i Gjorgja Melonit dhe qeverisë së saj tani nuk është çështja e statusit të Kosovës dhe Metohisë. Ne pamë se nga vizitat e saj në Ballkan, Kroaci dhe Shqipëri, ajo theksoi marrëdhëniet dypalëshe me ato vende, çështjen e migrantëve që është shumë e rëndësishme për Italinë dhe të cilën ajo e theksoi në bisedimet me Presidentin e Serbisë. Dhe, natyrisht, për investimet italiane, për shkëmbimin tregtar ekonomik”, tha Jankoviq për Kosovo online.

Ai tregon se Meloni gjatë vizitës së saj në Beograd dërgoi mesazhe që janë "në sfond" të dëshirës afatgjatë të Italisë për të mbetur një partner i rëndësishëm për vendet e Ballkanit dhe për t'u bërë edhe më i rëndësishëm në terma afatgjatë. Sa i përket Serbisë, shton ai, ka hapësirë ​​për rritje të mëtejshme të shkëmbimit të tregtisë së jashtme dhe përveç kësaj, Italia është e interesuar të forcojë bashkëpunimin katërpalësh në kuadër të Iniciativës së Evropës Qendrore, ku përfshihen edhe Serbia, Hungaria dhe Austria. Këto janë planet e qeverisë Meloni, shpjegon Jankoviq, domethënë forcimin e marrëdhënieve dypalëshe kryesisht me disa vende që i konsideron partnerë të ngushtë ose potencialisht të ngushtë.

I pyetur nëse Serbia mund të llogarisë në një mbështetje më të fortë nga Italia në institucionet evropiane, Jankoviq përgjigjet pozitivisht.

"Kur bëhet fjalë për Melonin personalisht, ajo mundet dhe mund të presë edhe më shumë nga Mateo Salvini, partia e Ligës së të cilit është pjesë e qeverisë italiane. Nëse kjo do të sjellë, në terma afatgjatë, ndonjë përmirësim të rëndësishëm për Serbinë, kur vjen puna te marredheniet me BE-nuk e di. Disa te vogla ndoshta. Te gjitha qeverite italiane e kane mbeshtetur deri tani integrimin e Serbise ne BE, por nga ato integrime nuk ka ardhur asgje. Te pakten mua personalisht ishte e qarte shume kohe me pare , si student italian, si dikush që është marrë me këtë çështje në akademinë e tyre diplomatike 20 vjet më parë”, thotë Jankoviq.

Që kur Melonie u bë kryeministre e Italisë, nuk ka pasur sinjale të veçanta se ajo do të punojë përtej politikës së BE-së dhe SHBA-së për çështjen e Kosovës dhe gjatë vizitës së saj të fundit në Beograd u dëgjuan mesazhe në lidhje me dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilat janë në përputhje me politikën evropiane dhe amerikane, thotë Aleksandar Ivkoviq nga Qendra për Politikë Bashkëkohore, duke komentuar mundësinë që Roma të përfshihet më shumë për të ndihmuar procesin e negociatave dhe normalizimit.

Është e vërtetë që Italia iu bashkua negociatave si pjesë e Kuintit, se Meloni iu bashkua presidentit francez Emanuel Makron dhe kancelarit gjerman Olaf Sholz në Bruksel në tetor duke kërkuar që Serbia dhe Kosova të përmbushin atë që ranë dakord në Bruksel dhe Ohër, që përfshin e ashtuquajtura njohja defacto e Kosovës nga Serbia. Pra, ne shohim një përfshirje më të madhe, por të paktën unë nuk shoh ndonjë shenjë se do të ketë një ndryshim në drejtimin e politikës italiane në raport me pjesën tjetër të Evropës dhe Perëndimit, thotë Ivkoviq për Kosovo online.

Ai kujton se shumëkush prisnin kur Meloni mori pushtetin në Itali që të kishte disa ndryshime serioze në politikën e jashtme, por kjo nuk ndodhi dhe se ajo qëndroi e vendosur në qëndrimin e NATO-s dhe partnerëve të tjerë perëndimorë.

“Italia është e rëndësishme edhe si vendi që aktualisht ofron kontigjentin më të madh në KFOR dhe si një nga vendet më të mëdha të BE-së në procesin e negociatave ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për të arritur unitetin e BE-së. Më duket se ne e shohim se uniteti është e pranishme dhe se nuk po devijon shumë nga kjo. A do të ketë sukses kjo politikë që t'i çlirojë negociatat? Për këtë duhet të presim përfundimin e zgjedhjeve në Serbi para së gjithash, por pas kësaj do të ketë edhe zgjedhje në BE, kështu që afatet janë shumë të shkurtra dhe do të jetë e vështirë të shihet shumë progres në gjashtë muajt e ardhshëm”, beson Ivkoviq.

Selatin Kllokoqi nga Demokracia plus vlerëson se askush përveç Beogradit dhe Prishtinës nuk mund të ndihmojë në shkrirjen e procesit të dialogut, me kusht që të dy palët ta dëshirojnë atë, duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme në Serbi, por edhe në Kosovë vitin e ardhshëm.

"Italia është e përfshirë në proces, së bashku me vendet e tjera, por nuk besoj se mund ta ndihmojë procesin. Prishtina dhe Beogradi mund të ndihmojnë më së shumti dialogun, nëse nuk duan, askush nuk mund të ndihmojë. Nëse ne shikojeni nga ana tjetër, të vetmit që mund të ndihmojnë në shkrirjen e dialogut janë SHBA dhe BE”, tha Kllokoqi për Kosovo online.

Siç shtoi ai, zgjedhjet në Serbi dhe Kosovë do të ndikojnë shumë në procesin e dialogut, pra rifillimin e tij. Duket se gjendja aktuale e ngrirë e dialogut i përshtatet më së miri të gjithëve, beson Kllokoqi.

“Italia ka marrëdhënie të mira me Serbinë dhe Kosovën, por kjo nuk është e dobishme, sepse dialogu është një çështje e madhe politike, e brendshme, tani kemi zgjedhje në Serbi, vitin e ardhshëm në Kosovë dhe pas kësaj në Amerikë, duket se ka ardhur koha kur askush nuk mund të ndihmojë, duhet të presim derisa të mbarojë gjithçka, pastaj të shohim se kush ku dhe si do të vijë në pushtet, nëse dikush mund të bëjë diçka”, shtoi Kllokoqi.

Presioni i vendeve të Quint-it nuk ndikon në Beogradin dhe Prishtinën, beson ai.

“Presionet, letrat nga Quint-i dhe takimet nuk ndikojnë në Beogradin dhe Prishtinën, asnjëherë nuk kanë dhënë rezultat, gjithmonë është dashur të vijë dikush tjetër nga Brukseli. Kemi një letër nga Quint-i në të cilën Prishtina ftohet të fillojë punën për statutin e Bashkësisë së Komunave Serbe, Beogradi për të zbatuar marrëveshje të tjera, por zakonisht përfundon me njëra palë që thotë se jemi pajtuar, tjetra thotë se jo dhe gjithçka mbetet 'e ngrirë'. Nuk e di se kush mund të ndihmojë realisht për të ecur përpara. Duket se, tani për tani, të gjithëve që i përshtatet të qëndrojnë kështu”, thekson Kllokoqi.