Sërbia dhe Moldavia: Si ndikojnë mosmarrëveshjet territoriale në rrugën drejt Unionit Europian

Srbija, EU i Moldavija
Burim: Kosovo Online

Sërbia dhe Moldavia, si kandidatë për anëtarësi në Unionin Europian, përballen me çështje të pazgjidhura territoriale, por egzistojnë dallime të dukshme në statusin ndërkombëtar të Kosovës dhe Pridnjestrovljes, si dhe në qasjen e Brukselit ndaj Beogradit dhe Kishinjevit prej perspektivës gjeopolitike. Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn shprehen në atë që pavarësinë e Kosovës e njohën 22 shtete anëtare të BE, ndërsa Pridnjestrovljes nuk e njeh asnjë shtet në botë. Gjithashtu theksohet se në Unionin Europian egziston shqetësim për pretendime të mundshme ruse ndaj këtij rajoni moldav, ndërsa çështja e raporteve mes Sërbisë dhe Kosovës është në pjesën më të madhe në qarqet e politikës europiane besohet në fund. 

Shkruar nga: Jelena Novakov

Nënkryetarja e Kuvendit të Sërbisë dhe kryetarja e Komisionit Kuvendor për Integrimin Europian Elvira Kovaç më herët ka thënë se beson se deklarata e përfaqësueses së lartë të BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, se çështja e Pridnjestrovljes nuk do të jetë pengesë për rrugën europiane të Moldavisë mund të përfaqësojë sinjal pozitiv dhe për Sërbinë.

Mirë është çka tregohet që çështjet e pazgjidhura territoriale nuk duhet domosdoshmërisht të ndalojnë integrimin europian, ndonëse egzistojnë dallime mes rastit të Moldavisë dhe çështjes së Kosovës e Metohisë. Në rastin tonë, më i rëndësishëm është që dialogu të përparojë dhe më duket se në këtë moment ende kuptohet se Sërbia është partnere konstruktive", tha Kovaç.

Pridnjestrovlje ndodhet jashtë kontrollit ‘de facto’ të Kishinjevit prej konfliktit të vitit 1992 mes separatistëve dhe forcave moldave. Ndonëse moldavët etnikë përbëjnë shumicën e popullsisë së territorit, konflikti shpërtheu për shkak të rezistencës së autoriteteve vendore pro-ruse dhe një pjese të popullsisë për afrimin e Moldavisë me Rumaninë dhe braktisjes së identitetit sovjetik pas shpërbërjes së BRSS.

Rusia prej atëherë ka mbajtur prani ushtarake në këtë zonë, por pavarësisht kësaj kurrë nuk e ka njohur pavarësinë e Pridnjestrovljes.

Konfliktet dhe çështjet etnike

Gazetari moldav Andrej Kurarau ka thënë për Kosovo onlajn se kur është fjala për eurointegrimin, rasti i Moldavisë dhe Pridnjestrovljas është i ndryshëm nga raporti mes Sërbisë dhe Kosovës, për shkak të njohjes ndërkombëtare të Kosovës, si dhe natyrën e luftës etnike në Kosovë në vitin 1999. 

Ai vuri re se pavarësinë e Pridnjestrovljas nuk e njeh as Rusia, e cila aty ka prezencë ushtarake, ndërsa mbështetjen për pavarësi të këtij territori moldav, e ka ofruar vetëm Osetia Jugore dhe Abkhazia, territore pavarësia e të cilave gjithashtu nuk janë të njohura ndërkombëtarisht. 

“Nuk egziston precedent ndërkombëtar kur është fjala për të njohur pavarësinë e Pridnjestrovljas. Mendoj se situata është ndryshe në raport me Kosovën si pasojë e natyrës së konfliktit. Ky ishte konflikt artificial, që nuk ka qenë i bazuar në arsye etnike apo fetare. Shumica e popullatës në Pridnjestrovlje e përbëjnë moldavët, më shumë se 40%”,ka thënë Kurarau duke shtuar se më shumë se 90% e qytetarëve të Pridnjestrovljas kanë pasaporta moldave.

Ai vlerësoi se precedenti qipriot është më i përafërt me rastin e Pridnjestrovljes sesa me të Kosovës duke treguar probleme me kontrollin ekonomik ndaj territoreve separatiste të Qipros dhe Moldavisë. 

“Në përgjithësi do të thoja se rastet e Kosovës dhe Pridnjestrovljas nuk mund të krahasohen si pasojë e njohjes ndërkombëtare të Kosovës, marrëdhënieve të veçanta që ka me BE, por dhe për natyrën e mosmarrëveshjeve mes saj dhe Sërbisë, e cila krijoi, nëse jo një precedent, atëherë rast në të cilin shtetësia e Kosovës u njoh gjerësisht në bashkësinë ndërkombëtare” tha Kurarau.

Çështje për BE

Ish diplomati Zoran Milivojeviq tha për Kosovo onlajn se integrimin e Moldavisë në Union me çështjen e pazgjidhur të Pridnjestrovljes, radha do t’i vinte dhe Sërbisë. 

Milivojeviq theksoi se Ukraina dhe Moldavia nuk përfaqësojnë raste të rregullta, sepse asnjë shtet nuk kontrollon pjesë të territorit të vet, ku në të dyja rastet, ndodhen forcat ruse.

"Nëse do të çeleshin negociatat e pranimit, atëherë Sërbia do të ishte në rendin e ditës për arsyen e thjeshtë se rasti i Sërbisë trajtohet si rast sui generis", tha ai, duke shtuar se 22 vendet anëtare që njohën pavarësinë e Kosovës këtë çështje e konsiderojnë të mbyllur.

Në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Komisionit Europian dhe Prishtines, procesi i negociatave të pranimit zhvillohet njëanshmërisht nga Sërbia, tha Milivojeviq duke shtuar se ky mekanizëm kënaq interesat e anëtarëve të BE që njohën pavarësinë e Kosovës.

"Megjithatë, Sërbia është anëtare me të drejta të plota e KB me kufij të njohur ndërkombëtarisht. Sipas kësaj nëse çështja e Moldavisë dhe Ukrainës do të hapej në ndonjë mënyrë, atëherë Sërbia në të njëjtën mënyrë do të duhej të trajtohej", tha Milivojeviq.

Ndërkaq, theksoi se, në dallim nga Kosova, asnjë anëtar i BE nuk e ka njohur pavarësinë e Republikës Popullore të Luganskut, Republikës Popullore të Donjetskut apo Pridnjestrovljes,

"22 anëtarë të BE njohën Kosovën, dimë se në çfarë kushtesh. Egziston një lloj presioni për t’a verifikuar këtë përmes negociatave të pranimit, përmes Kapitullit 35 dhe do të thoja, trajtimit të Kosovës përmes Marrëveshjes së Ohrit, si dhe një përpjekje për të arritur njohje de facto çka për Sërbinë është e papranueshme. Në këtë kuptim, egziston dallim në raport tek Moldavia dhe Ukraina", tha ai.

Milivojeviq theksoi se dallimi nuk egziston në kuptimin juridik ndërkombëtar, por që është i pranishëm në kuptimin politik. Sikurse spegoi, Brukseli i jep përparësi integrimit europian Ukrainës dhe Moldavisë për arsye gjeopolitike.

"Ky është thelbi dhe baza e vëzhgimit të Moldavisë si subjekt i veçantë, pra rast i veçantë, me qëllim hyrjen që të hyjë në proces të caktuar, ndonëse devijon nga parimet dhe standardet. Mendoj se kjo nuk do të jetë e mundur, për arsyen e thjeshtë se Bashkimi Europian do të vinte në diskutim pozitën e vet, subjektivitetin e tij juridik ndërkombëtar dhe kushtetutën e vet-Marrëveshjen e Lisbonës", vuri në dukje ai.

Kushtet nga Brukseli

Bashkëpunëtori i Rrugës së Tretë Europiane Mijat Kostiq tha për Kosovo onlajn se Unioni Europian nuk vendos të njëjta kushte për Moldavinë dhe Sërbinë kur është fjala për anëtarësinë dhe sikurse sqaroi në Prishtinë egziston qeveri që e njohin dhe aktorë ndërkombëtarë.

Kostiq përmendi se pavarësinë e Pridnjestrovljes nuk e njeh as Rusia për të cilën sikurse tha, supozohet se ka pretendime territoriale. 

“Në këtë kuptim, nuk egziston mosmarrëveshje në dallim nga Kosova, pavarësia e së cilës mbështetet nga më shumë se 100 shtete anëtare të KB. Veçanërisht kur është fjala për vendet e BE dhe Nato, vetëm katër shtete nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Ndaj konteksti i kësaj është ndryshe, si dhe përjetimi vetëm për këtë është i ndryshëm. Moldavisë nuk i vendosen kushte siç i vendosen Sërbisë, pikërisht për këtë çka në Kosovë egziston qeveri që “de fakto” ushtron detyrat e pushtetit që njihet nga aktorët ndërkombëtarë” tha ai. 

Kostiq përmendi dhe rastin e Qipros ku në vitin 2004 u anëtarësua në BE, ndonëse qeveria në Nikosia nuk kontrollon pjesë të territorit me shumicë turke. 

“Shikojmë se ai model egziston në praktikë dhe se kjo me gjasa varet vetëm nga vullneti politik dhe aktorët, pra nga ajo nëse dëshirojnë që këtë çështje t’a vendosin apo jo prioritet” vlerëson ai.
Shtoi se egziston mundësia që Brukseli beson se eurointegrimi i Moldavisë është më urgjent sesa integrimi i Sërbisë si pasojë e rrezikut nga aktet potenciale të partive proruse në Moldavi, por dhe orjentimin e mundshëm të popullatës së këtij vendi drejt Moskës. 

“Arsyeja për të cilën Moldavia mund të jetë momentalisht më e rëndësishmja nga shtete të tjera për integrimin në BE është pozita e saj gjeopolitike. Prej nisjes së luftës në Ukrainë kemi parë se egziston frikë se Rusia ka pretendime të tjera territoriale dhe vetëm për këtë europianët dëshirojnë që t’i vënë vulën hapësirës së tyre gjeopolitike-që Moldavia dhe Ukraina në një moment të hyjnë në BE dhe që të jenë të përfshira në politikën e përbashkët të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Kur është fjala për Ballkanin, ata besojnë se kjo është çështje që në një farë mënyre është e zgjidhur dhe se Sërbia nuk paraqet kaq kërcënim të madh, në kuptimin se mundet që të shkojë tërësisht në anën ruse apo të trazojë seriozisht strukturën momentale në Ballkan” konkludoi Kostiq.