Kostiq: BE nuk ka të njëjta kushte për Beogradin dhe Kishinjevin, kanë urgjente integrimin e Moldavisë
Bashkëpunëtori i Rrugës së Tretë Europiane Mijat Kostiq ka thënë për Kosovo onlajn se dallimi kryesor mes çështjes së Kosovës dhe Pridnjestrovljes është ajo çka pavarësia e këtij rajoni moldav, është se asnjë shtet nuk e njeh zyrtarisht duke theksuar se Unioni Europian nuk vendos të njëjta kushte për Moldavinë dhe Sërbinë kur është fjala për anëtarësinë sepse sikurse sqaroi, në Prishtinë egziston qeveri që e njohin dhe aktorë ndërkombëtarë.
Kostiq përmendi se pavarësinë e Pridnjestrovljes nuk e njeh as Rusia për të cilën sikurse tha, supozohet se ka pretendime territoriale.
“Në këtë kuptim, nuk egziston mosmarrëveshje në dallim nga Kosova, pavarësia e së cilës mbështetet nga më shumë se 100 shtete anëtare të KB. Veçanërisht kur është fjala për vendet e BE dhe Nato, vetëm katër shtete nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Ndaj konteksti i kësaj është ndryshe, si dhe përjetimi vetëm për këtë është i ndryshëm. Moldavisë nuk i vendosen kushte siç i vendosen Sërbisë, pikërisht për këtë çka në Kosovë egziston qeveri që “de fakto” ushtron detyrat e pushtetit që njihet nga aktorët ndërkombëtarë” tha ai.
Kostiq përmendi dhe rastin e Qipros ku në vitin 2004 u anëtarësua në BE, ndonëse qeveria në Nikosia nuk kontrollon pjesë të territorit me shumicë turke.
“Shikojmë se ai model egziston në praktikë dhe se kjo me gjasa varet vetëm nga vullneti politik dhe aktorët, pra nga ajo nëse dëshirojnë që këtë çështje t’a vendosin apo jo prioritet” vlerëson ai.
Duke komentuar deklaratën e komisioneres për zgjerim Marta Kos se Moldavia mund të vijojë dhe përshpejtojë eurointegrimin pavarësisht çështjen e pazgjidhur të Pridnjestrovljes, Kostiq tregoi deklaratën e përafërt të shefes së diplomacisë europiane Kaja Kallas, duke shtuar se beson se fjala është për qëndrimin e BE dhe jo për pozicione individuale të ndonjë zyrtari.
“Mendoj se ky është qëndrim zyrtar i BE. Arsyeja për të cilën Moldavia mund të jetë momentalisht më e rëndësishmja nga shtete të tjera për integrimin në BE është pozita e saj gjeopolitike. Prej nisjes së luftës në Ukrainë kemi parë se egziston frikë se Rusia ka pretendime të tjera territoriale dhe vetëm për këtë europianët dëshirojnë që t’i vënë vulën hapësirës së tyre gjeopolitike-që Moldavia dhe Ukraina në një moment të hyjnë në BE dhe që të jenë të përfshira në politikën e përbashkët të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes” tha Kostiq.
Ky i fundit shtoi se egziston mundësia që Brukseli beson se eurointegrimi i Moldavisë është më urgjent sesa integrimi i Sërbisë si pasojë e rrezikut nga aktet potenciale të partive proruse në Moldavi, por dhe orjentimin e mundshëm të popullatës së këtij vendi drejt Moskës.
“Kur është fjala për Ballkanin, ata besojnë se kjo është çështje që në një farë mënyre është e zgjidhur dhe se Sërbia nuk paraqet kaq kërcënim të madh, në kuptimin se mundet që të shkojë tërësisht në anën ruse apo të trazojë seriozisht strukturën momentale në Ballkan” konkludoi Kostiq.
0 komentet