Si duket Beogradi dhe Prishtina nga Toka ku lind dielli?

Japan, Srbija, Marko Đurić, Vjosa Osmani
Burim: Kosovo Online/Ilustracija

Brenda pak muajve, zyrtarë të lartë të Beogradit dhe Prishtinës, vizituan Japoninë. Të parën vizitë në mes të qershorit e bëri presidentja kosovare Vjosa Osmani, e cila tha se dy vendet "ndajnë të njëjtat vlera", ndërsa është duke u zhvilluar vizita dy ditore e ministrit të punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq, Për bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn, pavarësisht çka e njohu Kosovën, Japonia dëshiron bashkëpunim të shkëlqyer me Sërbinë dhe kjo tregohet jo vetëm përmes rritjes së investimeve, por edhe përmes faktit se në disa raste, nuk votoi për anëtarësimin e Prishtinës në UNESKO dhe Interpol.

Shkruar nga: Gjorgje Baroviq

"Kjo është vizitë e rëndësishme për forcimin e pozitës së Sërbisë në Japoni dhe paraprirje për vizita të mëtejshme të nivelit të lartë, që do të kemi në këtë vend muajin e ardhshëm. Japonia është partner i rëndësishëm i Sërbisë, ndaj është e rëndësishme që takimet e sotme që pata me ministrin e punëve të jashtme, zotin Takeshi Ivaja, si dhe me përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze për Promovimin e Bashkëpunimit Ekonomik XHETRO, si dhe me përfaqësuesit e grupit parlamentar, ishin në tonin pozitiv", tha Gjuriq në nisje të vizitës së tij zyrtare në Japoni.

Në bisedë me shefin e diplomacisë japoneze, Takeshi Ivaja, Gjuriq e informoi atë për situatën aktuale në Kosovë dhe tha "se të drejtat themelore të njeriut të popullsisë sërbe, kërcënohen seriozisht nga lëvizjet e fundit eskaluese të Prishtinës".

Sikurse bëhet e ditur në njoftimin e MPJ të Sërbisë, Gjuriq theksoi rëndësinë e respektimit të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, si dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut të popullsisë sërbe, të cilat, sikurse u tha, "me lëvizjet më të fundit eskaluese të Prishtinës, janë seriozisht të kërcënuara".

Nga ana tjetër, gjatë vizitës së saj, presidentja kosovare pati shumë biseda të ndara me zyrtarë të Japonisë.

Gjatë takimit me kryeministrin Shigeru Ishiba, Osmani falënderoi për "angazhimin për thellimin e partneritetit mes Japonisë dhe Kosovës", si dhe për mundësinë e heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Perceptimi i Ballkanit Perëndimor

Kur është fjala për bashkëpunimin mes Sërbisë dhe Japonisë, ish ambasadori i Sërbisë në këtë vend Nenad Glishiq në bisedë për Kosovo onlajn, thekson se Japonia kupton pozitën e Sërbisë në raport me Kosovën, dhe bashkëpunimi dypalësh në dhjetë vitet e fundit shkon në vijë ngjitjeje dhe ndaj zyrtarët e Tokios e përjetojnë Sërbinë si shtetin më të rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor.

“Marrëdheniet dypalëshe të Sërbisë dhe Japonisë janë vazhdimisht në ngjitje dhe përparimi tashmë është i dukshëm në më shumë se 10 vite. Veçanërisht pas vizitës së ish kryeministrit të Japonisë Shinzo Abea në vitin 2018. U shkua deri në rritjen e investimeve, deri në forcimin dhe pajtueshmërinë në dialogun politik, bashkëpunimin dhe në planin shumëpalësh dhe në fusha të tjera. Vetëm le të ruhet ky nivel bashkëpunimi siç është dhe do të shkojë në drejtimin e duhur dhe marrëdhëniet do të ngjiten”, sqaron Glishiq.

Duke komentuar faktin se para disa muajsh Japoninë e vizitoi dhe presidentja kosovare, Glishiq thotë se vizita e Gjuriqit erdhi në “momentin e duhur“.  

“Vizita erdhi në kohën e duhur sepse, më herët ishte për vizitë (Vjosa) Osmani dhe tani është e rëndësishme të kërkojmë përsëri mbështetje për qëndrimet tona në lidhje me Kosovën", tha Gllishiq.

Ky i fundit fundit kujton se kjo është vizita e parë e tillë qysh prej vitit 2009 dhe ndërkohë në vitin 2018, kryeministri i atëhershëm Shinzo Abe, si dhe dy ministra të jashtëm, vizituan Sërbinë.

Duke komentuar marrëdhëniet që Tokio zyrtare ka me Prishtinën, Glishiq thekson se njohja e Kosovës ishte në përputhje me politikën e jashtme të aleatëve kryesorë japonezë.

"Japonia ndjek dhe koordinon ato qëndrime dhe vendime kryesore të politikës së jashtme me aleatët kryesorë brenda G7 e mbi të gjitha, me SHBA, kështu që njohja u pasua 'automatikisht'. Ashtu sikurse u sollën partnerët kryesorë ndaj pavarësisë së Kosovës, ashtu bëri edhe Japonia", thotë Gllishiq.

Ndërkaq, thekson, Japonia për çështjen e Kosovës, tregon se nuk do të ndërmarrë "veprime dhe lëvizje të njëanshme".

Kjo nënkupton dhe mbështetjen e Tokios për anëtarësimin e Prishtinës në institucionet ndërkombëtare.

Glishiq kujton se ky vend ka treguar neutralitet dhe se në dy raste nuk votoi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe një herë në UNESKO.

“Ne kemi hapësirë ​​dhe kemi punuar shumë në dhjetë vitet e fundit në tentativat e anëtarësimit të Kosovës tek institucionet ndërkombëtare, ndërsa Japonia ka qëndrim themelor se dëshiron të ndërtojë marrëdhënie si me Kosovën ashtu dhe me Sërbinë. Ngaqë njohja kishte pasuar, Sërbia ishte tashmë në pozicion të pakëndshëm, por ne na u dha hapësirë ​​që në një farë mënyre të arrinim të fitonim mirëkuptim për pozicionet tona përmes veprimit dhe bashkëpunimit tonë me diplomacinë japoneze. Ndaj u pasua me qëndrimin neutral të Japonisë kur ishte çështja e anëtarësimit të Kosovës në UNESKO dhe dy herë në Interpol. Këtu Japonia bëri ekuilibrin", spegon Glishiq.

Ky i fundit bën të ditur se Sërbia për Japoninë, është shteti më i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor.

"Kjo manifestohet përmes iniciativave të ndryshme, bashkëpunimit, investimeve ekonomike edhe në fusha të tjera. Na dha ndihmesë të madhe prej vitit 2000, kështu që Sërbia në këtë fushë të bëjë dallimin. Jo vetëm nga Kosova, por edhe nga shumë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor me të cilat bashkëpunon Japonia", preçizon ish ambasadori i Sërbisë në Japoni.

Bashkëpunimi dhe neutraliteti

Profesori i të drejtës dhe analisti politik Blerim Burjani beson se Japonia ka bashkëpunim të mirë si me Kosovën edhe me Sërbinë por është dhe neutrale në proçesin e dialogut që po zhvillohet nën ndërmjetësimin e BE.

“Japonia është shtet që ka marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë si me Kosovën, ashtu dhe me Sërbinë, është neutrale për çështjen e dialogut mes dy shteteve, por që mbështetet nga SHBA dhe BE. Përsa i përket Kosovës, bashkëpunimi është i shkëlqyer. Pra ai vend është i afërt me Kosovën, pranoi pavarësinë por gjithashtu dëshiron marrëdhënie të mira me Sërbinë” ka thënë Burjani për Kosovo onlajn.

Ky i fundit thotë se Japonia mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtare por dhe njëkohësisht dëshiron që të qëndrojë neutrale kur është fjala për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Japonia është shtet që mbështet anëtarësinë e Kosovës në organizmat ndërkombëtare, ndihmon ekonominë e Kosovës, kulturë e arsim. Ai vend nuk është angazhuar shumë për çështjen e klimës që egziston mes Kosovës e Sërbisë. Nëse e analizojmë, Japonia i’a ka lënë SHBA dhe Unionit Europian çështjen e dialogut” preçizon Burjani.

Çështjet e pazgjidhura territorial

Përkthyesi dhe korrenspodenti shumëvjeçar nga Japonia Dragan Millenkoviq ka thënë se për Sërbinë e rëndësishme është që Tokio të jetë e pranishme në të gjitha faktet e lidhura për Kosovën, ndërsa thotë se ky vend përballet me çështje të pazgjidhura territoriale. 

Ai kujton se Japonia me Rusinë kanë mosmarrëveshje që rjedh prej fundit të Luftës së Dytë Botërore. Fjala është për grupishujt mes Hokaidas japoneze dhe Kamçatkës ruse e cila është e njohur dhe si “Territoret veriore”.

“Duhet t’u thuash dhe këtë që ata kanë ishujt e veriut që dikush i quan Ishujt Kurile dhe dikush 'Territoret Veriore'. Atyre u’a morën si ne njësoj dhe nuk u’a kthejnë. Ende nuk është nënshkruar paqja me Bashkimin Sovjetik, apo më vonë me Rusinë, pra qysh prej Luftës së Dytë Botërore. Pra, gjithmonë ka diçka që të krahasohet", thotë Millenkoviq.

Presidentja kosovare Vjosa Osmani, e cila ishte në Japoni në mes të qershorit, theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve "janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta".

Millenkoviq beson se deklarata të tilla duhet të hidhen poshtë me fakte.

"Kosova nuk duhet të krahasohet në mënyrën e tyre, por me të kundërtën. Ajo (Vjosa Osmani) tha se Kosova dhe Japonia ndajnë të njëjtat vlera. A janë këto të njëjtat vlera të ruajtjes së monumenteve që UNESKO i vendosi nën mbrojtjen e vet? Dimë që Virgjëresha e Levishkës, një nga kishat më të bukura në mbarë Kosovën e Metohinë, u dogj pikërisht nga të njëjtët njerëz që ata i njohën", thotë Millenkoviq.

Duke thënë se Japonia njohu Kosovën "nën presionin e vendeve perëndimore me të cilat ka marrëdhënie të mira", Millenkoviq kujton se së fundi mund të ketë sërish ushtri dhe është bërë vëzhgues i NATO.

Ai thekson se marrëdhëniet me Japoninë, Beogradi mund t’i "barazojë" me Prishtinën me "praktikë e jo me sllogane".

"Mund të barazojmë ende me bashkëpunim edhe më të mirë, bashkëpunim ekonomik dhe kushte shumë më të mira që ne ofrojmë. Ne kemi praktikë, ndërsa ata kanë vetëm sllogane. Domethënë, me praktikë, mund t'i mposhtim dhe të përmirësojmë më tej atë bashkëpunim", shpreh bindjen Millenkoviq.

Duke komentuar vizitën e ministrit të punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq në Japoni, Millenkoviq thotë se marrëdhëniet e dy vendeve janë në “ngjitje” dhe se për këtë flasin dhe investimet e shumta në Sërbi.

Ai shpreh bindjen se me bashkëpunim dhe lidhje të mëdha ekonomike, mund të shkohet jo vetëm deri në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të dy vendeve, por dhe ndryshimeve eventuale të qëndrimit të Japonisë rreth njohjes së Kosovës.

“Në Osaka momentalisht zhvillohet Ekspo në të cilën pavioni ynë është vizituar ndjeshëm dhe jemi prezantuar mjaft mirë. Japonia ka konfirmuar se do të vijë në Ekspo (2027) tek ne. Këto janë ato rrugët e bashkëpunimit dhe këto janë ato hapat e rinj pas të cilave gjithçka do të vijë në të vetën, pasi Japonia sikurse ka ndjekur të tjerët tek njohjet, kështu do të ndjekë dhe tek çnjohjet” ka thënë Millenkoviq për Kosovo onlajn.