Tragjedia në Cetinjë si paralajmërim: Ballkani Perëndimor “fuçi baruti”-rekord për sasinë e armëve ilegale

Zapadni Balkan, oružje
Burim: Kosovo online/Ilustracija

Tragjedia në Cetinjë ishte e fundit në radhën e krimeve të paharruara që në harkun e disa viteve tronditën rajonin. Ekspertët nga fusha e sigurisë, paralajmërojnë se një prej shkaqeve është dhe ajo çka Ballkani Perëndimor është një lloj “fuç baruti”-rekord i palavdishëm për numrin e armëve ilegale në dispozicion të qytetarëve.

 

Shkruar nga: Arsenije Vuçkoviq

Vetëm disa orë të atij 1 janari, në Cetinjë humbën jetën 13 persona.  

Vrasësi Aco Martinoviq gjakderdhjen e nisi në orën 17:00 ndërsa shtiu në katër lokacione. Mes viktimave ishin dy fëmijë, vëllezër 10 dhe 13 vjeçarë.

Sipas raportimeve të policisë, rrugës për në spital ndërroi jetë pasi tentoi vetvrasjen.

Vetëm disa orë pas tragjedisë, kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq tha se së shpejti do të shkohet në miratimin e ligjit të ri të armëve.

“Flas për armët legale. Njerëzit që kanë tani leje do të kenë afat deri më 1 januar të vitit 2026 të kalojnë prova të reja psikologjike dhe sigurie. Ai që nuk i përmbush këto kritere, do t’i hiqet leja” tha Spajiq.

Menjëherë nisi fushata e dorrëzimit të armëve ilegale “Respekto jetën, kthe armët”.

“Nëse nuk e dorrëzon armën ilegale në harkun e dy muajve, do të ketë ndëshkime drakonike” theksoi Spajiq.

Sërbia me këtë problematikë është përballur dy vite më parë.

Në harkun e vetëm 24 orëve në dy lokacione në Beograd, u vranë 20 persona, kryesisht fëmijë.

Para së gjithash më 3 maj të 2023, në Shkollën Fillore “Vlladisllav Ribnikar” kur nxënësi i kësaj shkolle vrau nëntë bashkëmoshatarë dhe portierin.

Një ditë më pas në gjakderdhjen e Mladenovacit afër Beogradit, tetë persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën.

Pas kësaj qeveria e Sërbisë vendosi embargo në dhënien e lejeve të armëve por nisi dhe aksioni më i gjerë i kontrolleve dhe sekuestrove të armëve të zjarrit në posedim të qytetarëve.

Njëkohësisht 3 dhe 4 maji u shpallën ditët e kujtesës për viktimat e vrasjeve masive.

Në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar nisi gjykimi për vrasjen e minorenes Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.

Mbarë rajoni qau kur pas shumë ditësh kërkimi, trupi i saj i pajetë u gjend më 4 dhjetor të vitit 2023.

Kosova prej vitesh është përballur me vrasje të shumfishta të cilat jo rrallë kanë lidhje me femicidin sipas të cilës shumë organizata joqeveritare kanë protestuar.

Sipas statistikave zyrtare, vitin e kaluar në Kosovë janë shënuar 42% më pak vrasje sesa viti 2023.

Eksperti për çështjet e sigurisë Drizan Shala thotë se situata është tërësisht ndryshe dhe se kjo “situatë ka dalë nga kontrolli”.

"Situata ka dalë nga kontrolli në kontekstin e shembjes së sigurisë publike, kështu që na duhet të kemi analizë të thellë strategjike sesi të konfirmojmë lëshime në sistem. Na duhet të kemi ristrukturim dhe angazhim të forcave të tjera që këtë situatë të pakontrolluar t’a vendosim nën kontroll", ka thënë Shala.

Ky i fundit sqaron se rastet e vrasjeve dhe të dhunës në Kosovë janë më të shpeshta, ndaj dhe organet kompetente duhet të investojnë përpjekje në maksimum që siguria ndaj qytetarëve të ngrihet në nivel sipëror.

“Krenaria Kombëtare”

Redaktori i RTV Podgorica Millan Sekuloviq thotë se Mali i Zi është ende nën shok si pasojë e ngjarjes në Cetinjë, si dhe se ky vend sipas statistikave është i treti në botë për armatosjen e qytetarëve pasi armëmbajtjet me leje, kanë më shumë se 65.000 qytetarë.

“Sipas të dhënave zyrtare në Mal të Zi janë të armatosur gati 65.000 qytetarë, ndërsa Mali i Zi ka më pak se 650.000 banorë në territorin e vet. Pra, më shumë se 10% e qytetarëve janë të armatosur. Kemi gati 100.000 copë armë që zotërohen legalisht, ndërsa jozyrtarisht vlerësimet shkojnë se armëmbajtjet pa leje janë mes 45.000 deri më 100.000 copë armë. Nën të gjitha kriteret, nën të gjitha hulumtimet, jemi rekordmen përsa ipërket armatosjes së popullatës. Në botë sipas statistikave botërore, jemi të tretët për nga numri i armatosjes së qytetarëve” thotë Sekulloviq për Kosovo onlajn.

Ai sqaron se armët në Mal të Zi nuk janë vetëm subjekt, por dhe çështje e krenarisë kombëtare.

“Armët në Mal të Zi nuk janë thjesht subjekt. Për disa arsye të paspegueshme dhe historikisht të spegueshme, armët në Mal të Zi nuk konsiderohen vetëm armë, ato janë një çështje krenarie kombëtare. Shumë familje kanë armë që janë trashëguar nga stërgjyshërit, gjyshërit dhe katragjyshërit e tyre. Megjithatë ajo çka është problem më shumë, është se shpesh nuk egziston kontroll”, thekson Sekulloviq.

Një problem që paraqitet, është se një pjesë e mirë e këtyre armëve, nuk janë të regjistruara dhe njëkohësisht egzistojnë shembuj të armëve të regjistruara në duart e “individëve problematikë”.

"Shembulli klasik për këtë ishte dhe (Vuk) Borilloviq ku dy vjet e gjysmë më parë qëlloi për vdekje dhjetë bashkëqytetarë. Ai kishte leje për zotërim të armëve të gjahut dhe me atë armë gjahu, vrau miq të tij, fqinjë, anëtarë të familjes, bashkëqytetarë. Kështu që edhe ato armë që janë në posedim të ligjshëm shumë shpesh as nuk kontrollohen” thekson Sekuloviq.

Duke komentuar iniciativën e kryeministrit të Malit të Zi, Millojko Spajiq, për ndryshimin e ligjit për armët, Sekulloviq thotë se e përkrah, por që ka ardhur vetëm pas tragjedisë.

“Fatkeqësisht, si në të gjitha shtetet e Ballkanit e kështu dhe në Mal të Zi, reagimet bëhen post festum, kur ndodh diçka, atëherë reagojnë organet kompetente shtetërore. Në këtë rast, reagimi nga qeveria është ai ndryshimi i paralajmëruar në ligjin për armëmbajtjen. Është paralajmëruar se këto kontrolle do të jenë dukshëm më të rrepta dhe sigurisht që të gjithë duhet ta mbështesim. Duhet të dimë se cilët njerëz janë të armatosur dhe në fund të fundit, mendoj se do të ishte shumë shëruese që kjo shoqëri të monitoronte sadopak situata psikologjike tek popullata”, thotë  Sekulloviq.

Beson se pas pandemisë së korona virusit në vitin 2020, u shkua drejt ndryshimeve drastike në psikologji dhe sjellje të qytetarëve ku në vend të ekspertëve, më së shumti i’u drejtuan për ndihmë gallatave dhe “influencuesve”.

Si problem të dytë që ka lidhje, shikon dhe imponimin dhe jo selektivitetin në përmbajtjet mediatike.

"Problemi i madh është me shëndetin mendor të njerëzve. Sot, keni ekspansion, fatkeqësisht të influencuesve dhe ekspertësh të ndryshëm gjoja, gallatë në fushën e psikologjisë që përpiqen të mashtrojnë njerëzit, por ne na prezantohen përmes mediave të mëdha, përmbajtje të madhe mediatike. Tek shoqëria jonë fatkeqësisht nuk egzistojnë seleksione të tepruara me rastin e konsumimit të përmbajtjes mediatike” konkludon Sekulloviq.

Shkaqet e shumëfishta të tragjedive

Studiuesi doktorant i kriminologjisë në Malmo dhe bashkëpunëtor i BCBP Dushan Stankoviq thotë se shkaqet e tragjedive sikurse ajo e shumfishtë në Cetinjë, janë të shumta dhe sipas vlerësimeve të fundit të KB që janë përpiluar në vitin 2010, në hapësirën e Ballkanit Perëndimor në zotërim të qytetarëve si ilegalisht apo legalisht, janë gati 8 milionë armë zjarri të ndryshme dhe se pjesa më e madhe ka ngelur prej luftërave të viteve ‘90.

“Këto përqindje varjojnë. Zyra e Kombeve të Bashkuara për drogë dhe kriminalitet e çelur në vitin 2010, vlerëson se në territorin e repiblikave ish jugosllave, kanë ngelur gati 8 milionë armë. Sigurisht prej viteve 2000 të gjitha shtetet dhe ndonjë shoqatë ndërkombëtare po përpiqen që këto armë të merren nën kontroll, që të konfiskohen ato çka janë ilegale apo t’i legalizojnë ato që janë në zotërim të qytetarëve që të përdoren në mënyrë legale” thotë Stankoviq për Kosovo onlajn.

Ai sqaron se kohët e fundit me këto përqindje merren organizatat joqeveritare.

“Pas përqindjeve të KB kemi patur prej vitit 2017, përqindjen e institutit zvicerian për armë të vogla që në Sërbi dhe Mal të Zi për 100 banorë egzistojnë 39, 1 copë, ndërsa në Kosovë ky numër është 23, 8. Ndërsa dhe në republikat e tjera ish jugosllave gjithashtu numrat janë të larta” thotë Stankoviq.

Në bazë të këtij hulumtimi, Sërbia dhe Mali I Zi ndodhen në vend të tretë në botë pas SHBA dhe Armenisë.

“Tani këto përqindje po bazohen dhe në numrin e armëve legale apo ilegale dhe ato ndërkohë po pakësohen. Ne dimë të themi se në Sërbi prej ’Ribnikarit’ dhe ’Mlladenovcit’ e deri më sot numri i armëve legale është ulur dhe më duket se MPB bëri të ditur se janë dorrëzuar diku tek 200.000 copë armë zjarri” thotë Stankoviq.

Duke komentuar vrasjen masive në Cetinjë, ky kriminolog thotë se shkaqet e kësaj strategjie janë të shumëfishta.

“Individuale, sociale, shoqërore... Ajo çka i bashkojnë janë armët e zjarrit. Në rajonin tonë është karakteristike që armët janë në zotërim të qytetarëve, nëse janë legale apo ilegale, sepse këto tragjedi ndërmerren me këto armë qoftë legale apo ilegale” sqaron ai.

Arsyet shikohen në faktin se gjatë shekullit XX e veçanërisht në luftërat e viteve ’90, një numër i madh i armëve përfunduan në duart e qytetarëve.

“Njerëzit janë armatosur për arsye të ndryshme për hir të ruajtjes së sigurisë personale, familjeve të tyre, përreth, por që kanë sjellë dhe armë prej fushëbetejës. Dhe prej viteve 2000, këto armë janë bërë problem, bëhet problematike si për personat në zonat kriminale ashtu edhe për qytetarët e thjeshtë. Kështu që në disa raste, shkohet deri në keqpërdorimin e tyre” beson Stankoviq.

Ky i fundit thotë se në rajonin e Ballkanit Perëndimor mungojnë aksionet e vazhdueshme për çështjen e edukimit dhe mënyrës së përdorimit të armëve.

“Edhe pas ’Ribnikarit’ dhe ’Mladenovcit’ në Sërbi disa muaj pas kësaj ka qenë rast kur arma, pronari i së cilës vdiq, nuk u ruajt menjëherë dhe dy nipërit e gjetën dhe u ndodhën të shtënat” paralajmëroi ai.

Thotë se Qeveria e Malit të Zi fill pas tragjedisë në Cetinjë, bëri atë çka ndërmorri Qeveria e Sërbisë-ashpërsimin e Ligjit të armëve dhe ftoi për dorrëzimin e armëve ilegale dhe masat e tjera konkrete për të ndalur ngjarje të ngjashme.

“Në bazë të eksperiencës nga Sërbia mund të themi se kjo thirrje solli në dorrëzimin e një numri të madh të armëve. Fushatat e kaluara kanë rezultuar vetëm me disa mijëra armë zjarri, ndërsa kësaj here u dorrëzuan gati 100.000 armë dhe numër shumë i madh municionesh. Me gjasa është se vrasjet masive çuan në reagim të madh të publikut. Njerëzit e kuptuan rëndësinë e rrezikut për të pasur prezencën e armës që natyrisht, nuk u u duhen” thotë Stankoviq.

Sipas fjalëve të këtij të fundit me ashpërsimin e normave ligjore, nuk shkohet domosdoshmërisht në parandalimin e tragjedive

“Ajo çka të çon deri në parandalim, janë rritja e sigurtë e dënimeve, nga mbartja e pasojave, se dikush që bën vepër penale me të vërtetë dënohet. Pra, institucionet funksionojnë siç duhet, që të pakësohet korrupsioni që thjesht nuk ka të paprekshëm” konkludon Stankoviq.

Cetinja si paralajmërim

Ish zv ministri i punëve të brendshme të Kosovës Valdet Hoxha thotë për Kosovo onlajn se sasia e madhe e armëve ilegale në duart e qytetarëve, është pasojë jo vetëm e luftërave të viteve ’90, por dhe tensioneve të përhershme në Ballkanin Perëndimor, ndërsa tragjedia si ajo e Cetinjës të gjithëve duhet të n’a shërbejë si pikënisje për ndërmarrjen e hapave ligjorë sesi këto armë të merren.

“Fatkeqësisht në rajonin e Ballkanit egziston një numër relativisht i madh i armëve ilegale në duart e qytetarëve. Besohet se kjo është pikërisht si pasojë e historisë së luftërave gjatë viteve ‘90, por dhe si rrjedhojë e tensioneve shpesh konstante të larta në këtë rajon. Por sikurse shikojmë prezenca e armëve ilegale në duart e qytetarëve sjellin dhe viktima të pafajshme dhe tragjedi sikurse rasti i Cetinjës. Këto raste duhet të na shërbejnë të paktën si pikënisje për ndërmarrjen e akteve të shumta ligjore ndaj eleminimit apo pakësimit të numrit të armëve ilegale në duart e qytetarëve”, ka thënë Hoxha.

I pyetur për Kosovën, Hoxha tha se zhvillimet në Banjskë, apo dhe shpërthimi në kanalin e ujit Ibar-Lepencit nuk kontribuojnë në krijimin e ambjentit paqësor.

“Fatkeqësisht sikurse shikojmë, vendet e rajonit të Ballkanit pavarësisht sfidave të sigurisë së brendshme, gjithashtu po përballen dhe sfida serioze destabilizuese nga faktorë të jashtëm” ka theksuar Hoxha.

Ky i fundit tha se përveç kësaj çka institucionet kompetente ndërmarrin fushata të përhershme, thotë se në Kosovë në përdorim të qytetarëve ndodhen sasi të mëdha të armëve ilegale.

“Për institucionet e sigurisë në Kosovë, ka qenë dhe është sfidë e vazhdueshme për t’a eliminuar apo vënë nën kontroll, pavarësisht strategjive, planeve, fushatave, madje edhe amnistive të ndërmarra nga viti 1999 e deri më sot. Nuk mund të jemi idealistë dhe të pretendojmë se ky numër i armëve të mund të eliminohet ose të vihet 100% nën kontroll, por Kosova duhet të vazhdojë të ndërmarrë hapa ligjorë bazuar në legjislacionin penal në kuptimin e konfiskimit të armëve ilegale, por dhe të vazhdojë të ndërgjegjësojë, dizajnojë dhe zbatojë efektivisht strategjitë që do të mundësonin konfiskimin apo kontrollin e armëve ilegale, duke shtypur kontrabandën e armëve në masën më të madhe të mundshme dhe forcimin e kritereve ligjore për zotërimin e tyre me leje” thotë Hoxha.

Ky i fundit bëri të qartë se fjala është për problem global dhe se tragjeditë ndodhin madje dhe në vendet më të zhvilluara.

“Sikurse shikojmë në mbarë botën, çështja e armëve në duart e qytetarëve, ka qenë e liçensuar apo ilegale mjaft sfiduese pasi egzistojnë raste kur tragjeditë ndodhin shpesh madje dhe në vende në të cilat egziston politika për zotërimin e armëve. Kjo tregon se pavarësisht dhe kësaj çka shteti mund të ketë dijeni dhe regjistar të qytetarëve me armë me leje, kjo nuk është e mjaftueshme për ndalimin e tragjedive. Megjithatë, përpjekjet për të ndërtuar modelin e veprimit institucional drejt eliminimit të armëve, vendosjen e tyre nën kontroll dhe mbi të gjitha sigurimit të mjedisit të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit, duhet të jenë angazhim i përhershëm dhe ambicioz i institucioneve shtetërore” ka thënë Hoxha.

Bashkëpunimi rajonal

Esksperti i fushës së sigurisë nga Shkupi Ljubomir Gjurçevski paralajmëron se ngjarja tragjike në Cetinjë tregoi edhe një herë në urgjencën e grumbullimit të armëve ilegale në përdorim të qytetarëve në nivel rajonal, ndërsa mosbërjen e këtyre nismave, ngrejnë dyshime se këto armë po “ruhen” për disa sfida të reja të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Për mua si ekspert i sigurisë, është shqetësuese dhe lë vend për dyshim se dikush mund të luajë me zjarrin dhe se përgatitet për disa kriza sigurie në këto hapësira në vend që të ndërmarrë nisma në të cilën do të grumbulloheshin të gjitha armët ilegale nga duart e qytetarëve, pra grupeve kriminale”, ka thënë Gjurçevski për Kosovo onlajn.

Ky i fundit beson se ky aksion duhet të bëhet nën mbështetjen e BE dhe SHBA.

“Nëse ata janë partnerë strategjikë, atëherë jepni këtë çështje të armëve ilegale që janë në sasi të mëdha. Mund të grumbulloni karvan të madh dhe t’a çoni në Ukrainë. Na duhet urgjentisht ky veprim që derimë tani është konsideruar” tha Gjurçevski për Kosovo Onlajn.

Ai bën të ditur se kur është fjala rreth Maqedonisë së Veriut, bëhet fjalë për lloje të ndryshme armësh dhe kjo ilustrohet me të dhënat rreth armëve që u gjendën në rajonin e Haraçinës.

“U gjetën raketahedhës, RPG, mortaja... Bëhet fjalë për armë të kalibrit 82 mm, çka janë mjaft të rrezikshme. U gjetën dhe mina tankesh edhe kundërtanke, pra gjithçka lloj armësh të formacionit ushtarak” thekson Gjurçevski.

Në Ballkanin Perëndimor, paralajmëron ai, egziston "sasi e madhe" armësh ilegale që kanë mbetur pas konflikteve të armatosura që përfunduan në 2001.

“Nëse flasim për armët ilegale në rajon, ato janë në sasi të mëdha dhe ndodhen në duart e qytetarëve në mbarë rajonin, mund të flasim edhe për Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë, Sërbinë, Shqipërinë etj. Sidomos pas gjithë atyre aksioneve ushtarake që na ndodhën deri në vitin 2001. Atëherë një numër i madh i armëve, pra ato çka në zhargon i quajmë armët e formacionit, si pushkët me tyta ovale, pushkët automatike, mbetën në duart e qytetarëve ose në duart e të gjithë atyre që morën pjesë në të gjitha ato operacione luftarake” thotë Gjurçevski.

Ky i fundit beson se të gjitha veprimet e deritanishme që lindën për grumbullimin e tyre, nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme dhe se pasojat kanë patur zhvillime tragjike, si ajo e Cetinjes më 1 janar apo në Beograd në vitin 2023.

“Mendoj se e gjithë kjo ishte farsë që tani po e paguajmë shumë shtrenjtë, duke pasur parasysh se disa nga ato armë, janë në dispozicion të të miturve, si dhe armë që qytetarët i zotërojnë me leje. Ky është rasti i shkollës fillore “Ribnikar” në Beograd, rast ku babai zotëronte armë me leje, por i’a kishte vënë në dispozicion fëmijës së mitur nën 14 vjeç, ndërsa u vranë nëntë të rinj. Sikurse dhe ajo që ndodhi në Mal të Zi. Fjala është për person madhor që mund të ketë shprehur frustrimet e tij që kaluan debatin. Por vendimi për përdorimin e armës së zjarrit sërish lidhet me gjendjen e tij psikologjike” thekson ky ekspert.

Ai beson se problemi qëndron dhe në faktin se popujve të Ballkanit Perëndimor u pëlqen të zotërojnë armë dhe se kjo është pjesë e "traditës familjare".

“Ndaj paralajmëroj se duhet të përkujdesemi që këto armë të paktën të mos jenë në dispozicion tek të miturit dhe fëmijët, duke qenë se mund të na ndodhin ngjarje të pakëndshme” thotë Gjurçevski.

Ky i fundit paralajmëron dhe faktin se problem për rajonin janë dhe grupet e krimit të organizuar.

“Nëse shikojmë statistikat e prokurorisë publike dhe policisë, do të vëmë re se në periudhën pas vitit 2001, si vit kritik për përfundimin e konflikteve ushtarake në Ballkan, do të shikojmë se kemi gati 150-160 deri në 200 vrasje nga grupe të organizuara në përleshje për zotërim territorial.

Duke filluar nga Kroacia, Bosnja... i shihni të gjitha këto të shtëna brenda mafies sërbe, në nëntokën kosovare, në atë maqedonase. Në Mal të Zi kemi pasur edhe vrasjen e ish-drejtorit të policisë malazeze” kujton Gjurçevski.

Zgjidhjen ai e shikon tek miratimi urgjent i ligjeve që do të rregullonin dhe kufizonin drastikisht mundësinë e qytetarëve për të zotëruar armë zjarri.

“Duhet të na bëhet qartësisht e pastër si kristali se një pjesë shumë e vogël e vrasjeve, nga ato të tmerrshme dhe të dhunshme në të shtënat nga grupet e krimit të organizuar, kryhen me armë zjarri që zotërohen legalisht. Këto armë më shpesh përdoren në krimet e përgjakshme të shkaktuara nga marrëdhëniet pronësore-juridike, trashëgimitë, mosmarrëveshjet familjare... Përdoren pushkët e gjahut, ato armë që zotërohen me leje” spegon ky analist.

Parandalimi i tragjedive të tilla duhet të fillojë nga familja, por edhe në përfshirjen e pedagogëve të shkollave dhe sociologëve që duhet të punojnë me fëmijët.

“Duhet t'i kushtojnë vëmendje dhe tek dëmtueshmëria e rrjeteve sociale, dhunës që paraqitet në to, të përmirësojnë punën edukativo-arsimore me fëmijët dhe të miturit, t'u themi të gjitha këto situata. Por sërish them se faktori kyç është familja, faktori i ushqyerjes së fëmijëve nga rreziqet e armëve të zjarrit dhe krijimi i urrejtjes, këtu mendoj tek reciprokja, bashkëmoshatare, ndëretnike, ndërkonfesionale, ndërfetare...”, preçizon Gjurçevski.

Masat parandaluese, shton ai, do të nënkuptonin dhe përfshirjen e ministrive përkatëse.

“Kjo do të ishte një sërë masash parandaluese që duhet të marrë Ministria e Arsimit, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, për shkak të familjes dhe statusit, gjendjes sociale të disa fëmijëve. Varfëria është një nga faktorët e rritjes së krimit. Për të gjitha këto duhet të merren në konsideratë dhe të bëhet program strategjik rajonal në të cilën do të ndërtoheshin masa të barabarta në të gjitha fushat. Të gjithë flasim për kufij të hapur, bashkim, kontakt të ndërsjelltë, zhvillim ekonomik... Hajde bashkarisht të punojmë në grumbullimin e armëve të zjarrit dhe edukimin e fëmijëve, përmirësimin e sistemit arsimor dhe politikave sociale” ka thënë Gjurçevski.

Armët si “trofe“

Gazetari dhe analisti nga Tirana, redaktori i “Njuz 24” Dritan Laçi, ka thënë se incidenti në Cetinjë, nuk ishte i izoluar kur është fjala për Ballkanin Perëndimor dhe se vlerësimet flasin se në Shqipëri në zotërim të qytetarëve ndodhen 200.000 armë zjarri.

“Ajo çka ndodhi në Mal të ZI nuk është diçka e izoluar apo e pazakontë për Ballkanin. Vetëm shqiptarët si pjesë e Ballkanit, janë të lidhur ngushtë me pushkën, duke e titulluar madje dhe si ’trofe’ të tyre. Po të shikosh ngjarjen në Shkodër ku u vra një djalë i ri, arma që u përdor aty ishte pushkë e vitit 1997. Kjo ngjarje tregon se në cilën mënyrë shoqëria jonë i zgjidh çështjet me armët ilegale kur ndonjë person ka në zotërim armën e vitit 1997” thotë Laçi për Kosovo onlajn.

Ky i fundit thekson se vlerësimet dëshmojnë se në familjet shqiptare ndodhen 200.000 armë zjarri.

“Këto armë mbahen fshehtas dhe përdoren gjatë konflikteve të ndryshme ku pronarët kanë me njerëz të tjerë” preçizon ai.

Vlerëson se në hapësirën e Ballkanit Perëndimor ka rritje të numrit të incidenteve kriminale, ndërsa “mentaliteti i njerëzve dhe armëve shkon dorë për dorë”.

“Shqiptarët si pasojë e traditës, pak a shumë si dhe të gjithë popujt e tjerë, kanë armë që janë pjesë e pandarë e vetes. Në Shqipëri ka pasur shpesh aksione të grumbullimit të armëve, por duket që këto nisma kanë dështuar si pasojë e mungesës së strukturave të sigurisë në zona të ndryshme të vendit. Sërish nisi fushata në të cilën paralajmërohet për dorrëzim të armëve, e më pas me nisma të grumbullimit dhe magazinimit. Megjithatë, njerëzit janë skeptikë për suksesin e kësaj nisme” thotë Laçi.

Ky i fundit shton se problemi është tek grumbullimi i armëve ilegale pasi një numër i vogël i tyre mbahen nëpër banesa.

“Pak njerëz i mbajnë armët në shtëpi. Shumica e shqiptarëve i fsheh, e kështu që gjetja e tyre nevojitet t’a bëjnë struktura të posaçme ndoshta dhe njësi inxhinierike”, preçizon analisti. Ai sqaron se çështja e zotërimit të armëve në Shqipëri, janë të rregulluara me ligje të veçanta, por që kjo çështje nuk është zgjidhur sikurse në vende të tjera.

“Në Shqipëri egziston ligj që rregullon zotërimin e armëve me leje, por kjo është kryesisht për ato që quhen ’armë të lehta’, por jo dhe për armët siç janë pushkët apo ’kallashnikovët’. Ligji zbatohet tek armët e gjahut apo kur personi mban armë për funksione publike. Por ky nuk është ligj për armët sikurse ai në SHBA apo në cilindo vend tjetër. Për këtë arsye në Shqipëri vazhdojnë të konsiderohet ilegale zotërimi i armëve” preçizon Laçi.