Vizita e presidentit kinez në Sërbi: A e shikon Kosovën nga Pekini?
Presidenti i Kinës Si Gjinping për herë të parë pas pesë vitesh mbërrin në Europë ku nga 5 deri më 10 maj do të vizitojë Francën, Hungarinë dhe Sërbinë. Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn theksojnë se vizita në Sërbi flet rreth domethënies që Kina ka ndaj këtij vendi, ndërsa takimi i dy presidentëve Si Gjinping dhe Aleksandar Vuçiq në Beograd, shënon jo vetëm marrëveshje për projektet e mëtejshme kapitale por asgjë më pak sesa bisedime domethënëse kokë më kokë rreth zhvillimeve aktuale në botë dhe rajon dhe për Sërbinë tema kyçe është-Kosova dhe Rezoluta e Srebrenicës në Asamblenë e Përgjithshme të KB.
Theksoi se kompania e tyre shtetërore po ndërton Ekspo 2027, duke angazhuar të gjitha kompanitë sërbe dhe kujtoi se prej 1 korrikut hyn në fuqi Marrëveshja e tregtisë së lirë mes RP të Kinës dhe Sërbisë, e cila u nënshkrua në mes të tetorit të vitit të kaluar.
Me këtë marrëveshje, 843 lloje të produkteve nga Sërbia do të mund të hyjnë pa doganë në tregun kinez.
Aspekte politike e ekonomike
Vuçiq theksoi se gjatë bisedimeve me presidentin Si, do të nisin projektet e zhvillimit të teknologjisë së avancuar në sferat në të cilat Sërbia nuk ka eksperiencë të mjaftueshme: robotikët, teknologjinë satelitore, autoveturat fluturues.
“Kjo është mënyra që të shkojmë një hap para me botën dhe do të vijojmë të zhvillojmë raportet tona të mira” ka thënë Vuçiq dhe shtoi se trenat e shpejtë nga Kina do të vijnë në Sërbi dhe se do të përdoren në rrugën e shpejtë hekurudhore Beograd-Subotica.
Ambasadori i Kinës në Beograd Li Ming vlerësoi se vizita e nivelit më të lartë shtetëror të presidentit të Kinës Si Gjinping në Sërbi, paraqet pikë kthese për të ngritur nivelin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e raporteve mes Sërbisë dhe Kinës.
Pyetjes nëse tema e të dy shefave të shteteve do të jetë rezoluta e Srebrenicës dhe Kosova e Metohia, ambasadori Ming tha se Kina ka qëndrim të qartë se është i domosdoshëm të respektohet plotësisht sovraniteti dhe integriteti territorial dhe dinjiteti i vendeve sovrane. Sipas fjalëve të tij përsa i përket çështjeve të diskutueshme atyre u duhet të zgjidhen në bazë të konsultimit total dhe komunikimit.
"Kina dhe Sërbia janë miq të çeliktë dhe vazhdimisht dy vendet tona japin mbështetje të ndërsjellë të qartë për qëndrimet rreth çështjeve me interes thelbësor dhe ato të rëndësisë domethënëse për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit”, tha Ming.
I pyetur për të sqaruar qëndrimin e Kinës për çështjen e Kosovës, ambasadori kinez në Beograd ishte i qartë.
“Përsa i përket çështjes së Kosovës e Metohisë, pala kineze respekton gjithmonë sovranitetin dhe integritetin territorial të Sërbisë dhe i kupton shqetësimet e justifikuara të palës sërbe për atë çështje dhe vlerëson përpjekjet e palës sërbe për zgjidhje politike të kësaj çështjeje” tha ambasadori dhe shtoi se Rezoluta 1244 e KS të KB gjithmonë duhet të jetë themel dhe kornizë për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe në këtë proces duhet të respektohet dhe të ruhet sovraniteti dhe integriteti territorial.
"Këtu nuk duhet të zbatohen standarde të dyfishta" tha Ming.
Ambasadori tha se pala kineze ka vërrejtur përsa i përket rezolutës së Srebrenicës se egzistojnë një sërë mosmarrëveshjesh për këtë çështje dhe rreth atij drafti.
“Pala kineze beson se të gjitha palët duhet që në bazë të komunikimit të plotë dhe arritjes së kolegjialitetit së bashku të bëjnë gjëra në favor të stabilitetit rajonal dhe kjo duhet të jetë në favor të forcimit të solidaritetit dhe stabilitetit, por jo e kundërta”, tha ai.
Rëndësia e vizitës dhe simbolika
Analisti nga "Rruga e tretë e re" Dragosllav Rasheta duke komentuar vizitën e presidentit kinez, thotë për Kosovo onlajn se zgjedhja e Sërbisë si një nga tre destinacionet në turneun europian të presidentit kinez padyshim flet rreth rëndësisë në të cilën Sërbia ka për investimet kineze dhe ndikimit kinez në Europë.
Ai shton se nuk është aspak rastësore çka presidenti kinez vendosi të vizitojë Sërbinë pikërisht më 7 dhe 8 maj duke kujtuar se përkon me 25 vjetorin e bombardimit nga ana e NATO e ambasadës së RP të Kinës në Beograd.
“Në këtë mënyrë presidenti kinez përcjell mesazh të qartë se ajo ngjarje nuk është harruar dhe se marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Kinës janë ende të pafavorshme” thotë Rasheta.
Thotë se synimi kyç i turneut europian të presidentit kinez Si Gjinping është që në bisedime me presidentin francez Emanuel Makron të ripërtërijë raportet e ngrira mes BE dhe RP të Kinës dhe përveç ekonimisë, tema kyçe e bisedimeve me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq do të jetë edhe çështja e Kosovës dhe rezoluta për Srebrenicën.
“Kjo është vizita e parë e tij në Europë në pesë vitet e fundit dhe patjetër do të shikohet të rregullojë marrëdhëniet të cilat kanë qenë të largëta mes kontinentit tonë dhe Kinës. Sfondi politik për Sërbinë sigurisht që do të jetë situata në KB, Rezoluta për Srebrenicën dhe çështja gjenerale e Kosovës, por mendoj se mbi të gjitha do të dominojnë temat ekonomike sepse ka edhe një muaj kohë deri në ratifikimin e Marrëveshjes së tregtisë së lirë mes Sërbisë dhe Kinës. Kjo do të jetë tema kryesore e ardhjes së Si në Sërbi”, thotë Rasheta për Kosovo Onlajn.
Sipas fjalëve të tij, fakti që presidenti kinez me rastin e zgjedhjes së vendeve për të vizituar zgjodhi dhe Sërbinë, flet rreth rëndësisë që ka ky shtet për investimet kineze dhe ndikimin kinez në Europë.
“Vizita në Sërbi përcjell mesazh se Kina po mendon për Sërbinë dhe se këto marrëdhënie janë duke u thelluar prej 2009, e veçanërisht në vitin 2014 me më shumë investime. Rritja e bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar mes dy vendeve dhe me këtë, vizita është kontraktuar për një periudhë më të gjatë kohore” thotë Rasheta.
Mesazhi kyç-kontinuiteti
Drejtori i Institutit brezin dhe rrugën Bojan Llalliq, beson se mesazhi kyç i vizitës së presidentit kinez Si Gjinping-është kontinuiteti në çdo formë bashkëpunimi, ndërsa për Sërbinë është jashtëzakonisht domethënëse miqësi me të tillë lojtar të madh në skenën globale, ekonomike dhe politike.
“Kur shikoni axhendën e presidentit Si, sesa shpesh dhe sa vende viziton, është plotësisht e qartë se sa domethënëse është. Domethënia është e madhe. A është në këtë moment? Fatkeqësisht, Sërbia është në situatë ku sa më pak vijmë në ndonjë moment, kështu që është shumë i rëndësishëm ai raport kontinuitiv mbështetës miqësor dhe mbështetje më shumë sesa momenti specifik. Sigurisht momenti konkret është jashtëzakonisht i vështirë, por do të vijë i riu, e tillë është jeta jonë. Miqësia e një lojtari kaq të madh në skenën globale, ekonomike dhe politike është jashtëzakonisht domethënëse”, spegon Llalliq për Kosovo Onlajn.
Thekson se fjala kyçe që mund t’a përshkruajë më saktë vizitën e presidentit kinez në Sërbi është-kontinuiteti.
“Tashmë jemi në nivelin e bashkëpunimit me Kinën që pritshmëria më e madhe që kemi dhe që sigurisht do të realizohet, është kontinuiteti. Kontinuiteti i marrëdhënieve, bashkëpunimi në aspektin politik në atë ekonomik dhe në çdo kuptim tjetër. Ky kontinuitet dhe takimet mes dy presidentëve dhe kryeministrave sigurisht që flasin në favor të kësaj”, thotë Llalliq.
I pyetur se cilat mund të jenë temat e bisedës mes dy presidentëve dhe nëse në axhendë do të jetë edhe çështja e Kosovës, por dhe iniciativat për miratimin e Rezolutës për Srebrenicën, Llalliq thotë se ky është veçse hamendësim, por nuk ka dilema se presidentët do të prekin të gjitha ato tema që në këto momente janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Sërbinë.
“Mund të hamendësojmë se cilat do të jenë temat, por sigurisht që këto do të jenë ato që sot kanë rëndësi domethënëse për Sërbinë” tha Llalliq.
Partnerët strategjikë-miqësi e çeliktë
Drejtori Akademik i Studimeve bazike postuniversitare në kampusin aziatik të Shkollës së Biznesin Emilion në Shangai Nikolla Zivllak për Kosovo Onlajn thotë se vizita e Si Gjinping mbart mesazh të qartë politik se Kina dhe Sërbia janë partnerë strategjikë që janë të lidhur nga miqësia e çeliktë.
“Kushdo president që vjen në vendin tonë, është domethënëse, ndërsa kur vjen presidenti i një Kine që është ekonomia e dytë në botë, kjo është jashtëzakonisht domethënëse. Sidomos pasi presidenti Si është ndoshta edhe para disa njerëzve më të fortë në botë. Kinezët këtë do t’a shikojnë si shans të madh dhe shkas të madh për disa projekte të mëtejshme. Pres intensifikim edhe më të madh të bashkëpunimit, veçanërisht në disa fusha ekonomike. Si profesor universiteti mua më intereson dhe momenti i shkëmbimeve akademike universitare dhe mendoj se kjo do të jetë shumë domethënëse”, thotë Zivllak.
Ky i fundit thekson se mesazhi politik i kësaj vizite është i padyshimtë: Kina dhe Sërbia janë partnerë strategjikë.
“Vizita e presidentit kinez është gjithmonë gjë e madhe për cilindo vend, veçanërisht për shtete të vogla si ai yni. Mesazhi politik i kësaj vizite është definitivisht që Kina dhe Sërbia janë partnerë strategjikë, se kanë miqësi të çeliktë”, thekson Zivllak.
Kjo spegohet me faktin se presidenti kinez gjatë turneut europian, do të vizitojë vetëm Hungarinë dhe Francën.
Thekson se në fokus të bisedimeve mes dy presidentëve do të jenë temat ekonomike dhe projektet në vazhdim.
Pyetjes nëse vizita e presidentit Si në Sërbi ka dhe mesazh simbolik duke pasur parasysh ngjarjet aktuale në Kosovë dhe më pas çështjen e miratimit të Rezolutës për Srebrenicën para Asamblesë së Përgjithshme të KB, profesor Zivllak nuk ka dilemë se kjo vizitë ka dhe mesazh të fortë politik.
“Në këtë kuptim, vizita është shumë domethënëse. Kina na mbështet dhe për çështjen e Kosovës, por edhe për të gjitha çështjet e hapura, natyrisht dhe Srebrenicën, kështu që në këtë kuptim simbolika është shumë e qartë: Kina qëndron pranë nesh, kjo është miqësi. Populli duhet të jetë pozitiv në lidhje me vizitën e presidentit Si”, konkludoi Zivllak.
komentet