Nobelisti Shehtman në Beograd: Mbështetja shtetërore për start-apët është investim fitimprurës
Shkencëtari izraelit, fitues i çmimit Nobël për kimi dhe ekspert për sipërmarrje Dan Shehtman mbrëmjen e sotme në Klubin e Sipërmarrësve në Beograd, mbajti leksionin me temë “Vend i vogël, ide të mëdha: modeli izraelit i sipërmarrjes dhe mundësitë për Sërbinë” dhe si faktor kyç për suksesin vuri në dukje investimet e mëdha shtetërore në start-apet në fazën e idesë, por dhe biznesin kulturor në të cilën çmon menjëhershmërinë dhe në të cilën nuk ka hierarki.
Shehtman na Universitetin Tehnion në Haifa, universiteti më i vjetër në Izrael, 30 vite ka ndërmarrë kurse për sipërmarrje për shkencëtarët dhe inxhinierët.
"Në atë kohë, ky ishte kursi më i madh në Tehnion. Gjatë 30 viteve çdo javë pata 600 studentë në klasë. Kështu, mijëra të diplomuar në Tehnion, të cilët janë të gjithë inxhinierë dhe shkencëtarë, ndiqnin kursin tim. Dhe në studimin që kryem vitet e fundit, zbuluam se 25% e tyre ishin të përfshirë në start-ape", u tha Shehtman mediave, raporton Tanjug.
Ai vlerësoi se ekonomia izraelite po qëndron mjaft mirë dhe se kjo në masën më të madhe falë sipërmarrjes dhe faktit që shteti mbështet sipërmarrjen.
"Në Izrael, kemi një institucion të quajtur Autoriteti i Inovacionit. Ata japin qindra miliona dollarë në vit për të dhënë ide dhe startape të mira. Nëse mendoni se keni ide të mirë, shkruani dhe e dorëzoni tek Autoriteti i Inovacionit. Nëse atyre u pëlqen, do t'ju financojnë. Nëse e arrini, merrni paratë mbrapsht. Nëse nuk arrini, nuk keni asgjë borxh", tha ai.
Shehtman beson se në Sërbi, zbatimi i modelit të Autoritetit Izraelit për Inovacion, do të kontribuonte në zhvillimin e ekosistemit të startapeve, por edhe se pavarësisht sasisë së madhe të parave që duhet të ndahen, kjo për shtetin nuk do të ishte shpenzim, por investim fitimprurës.
"Shefi i Autoritetit Izraelit për Inovacion ishte studenti im. Më tha se për çdo dollar që Autoriteti investon në startape, qeveria merr mbrapsht pesë dollarë-sepse krijohen produkte të reja, eksporte të reja. Njerëzit që punojnë në këto kompani, paguajnë taksa dhe ato taksa dhe para nga eksportet sjellin pesë herë më shumë para, sesa ato që u investuan në nisje, kështu që kjo është punë e shkëlqyer për qeverinë", beson Shehtman.
Përveç stimujve shtetërorë, Shehtman si një faktor më shumë për zhvillimin e startapeve të ekosistemit, e shikon në prezencën e "investitorëve ëngjëj" në kulturën e biznesit të vendit. Fjala është për investitorë që kanë krijuar biznes të suksesshëm, kanë shitur pjesë dhe tani mbajnë kapital të konsiderueshëm që dëshirojnë të investojnë në fushë që tashmë kanë përvojë.
"Dëshirojnë që ajo para të ri-investohet në ekonomi, t'i investojnë tek të rinjtë e të njëjtit profesion dhe të punojnë së bashku. Këto janë dy mënyrat kryesore që të shkohet tek paraja", tha Shehtman.
Nobelisti izraelit bën të ditur se një faktor tjetër kontribuoi specifikisht në suksesin e modelit izraelit të zhvillimit të sipërmarrjes dhe që ishte mungesa e hierarkisë në kulturën e biznesit të vendit, për të cilën Shehtman beson se është vepër e pasojave të faktit se një numër i madh qytetarësh të atij vendi, shërbyen bashkarisht shërbimin ushtarak dhe morën pjesë në disa nga konfliktet.
"Një nga arsyet është se Izraeli është në luftë të vazhdueshme me fqinjët, kështu që njerëzit shkojnë dhe shërbejnë në ushtri, por njerëzit kanë edhe profesionin e tyre. Të themi se keni student dhe profesor në universitet. Profesori është më i rëndësishëm, apo jo? Por studenti është major në ushtri dhe profesori është kaporal. Gjatë shërbimit, studenti është më i rëndësishëm dhe profesori ruan portën, megjithatë, në universitet është e kundërta-kështu që në Izrael nuk egziston dallim i duhur në rëndësi, të gjithë janë njësoj", tha Shehtman.
Si pasojë e kulturës së tillë, vlerëson Shehtman, është mjaft normale që inxhinieri në prodhim, bisedon me drejtorin e përgjithshëm për ndonjë ide të mirë dhe t’a zhvillojnë bashkarisht.
Leksioni i nobelistit izraelit organizuar nga Ura Lindje-Perëndim (EWB) dhe Klubi i Biznesmenëve, u mbajt mbrëmjen e sotme në kuadër të serive të leksioneve kushtuar çështjes se si dija bëhet forcë zhvillimore e ekonomisë dhe çfarë mund të marrë Sërbia nga përvojat pozitive të SHBA dhe Izraelit.
Përvojën amerikane biznesmenëve beogradas, e përcolli Velko Milutinoviq, profesor në universitetet Perdju dhe Indiana i cili mbajti leksionin me titull "Si e shndërron Amerika dijen në para: modeli Perdju/IU dhe një mundësi për Sërbinë".
Milutinoviq theksoi se Shahtman, 20 vite para se ai të fitonte çmimin Nobël, qeveria izraelite e luti për ndihmë për formimin e mekanizmave shtetërorë për zhvillimin e sipërmarrjes në teknikë dhe se sot, tre dekada më pas në atë vend ka më shumë se 200 startape që vlerësohen në më shumë se 1 miliardë dollarë (njëbrirësh).
Milutinoviq tha se dhe Shehtman është sërbofil i madh dhe se shumë herë ka qenë në Sërbi.
"Shumë herë ka qenë këtu dhe e do shumë këtë popull dhe ka dëshirë të madhe të bëjë që dhe këtu të bëjë diçka të ngjashme", tha Milutinoviq.
Ky i fundit vuri në dukje se nobelisti izraelit ka katër fëmijë dhe 12 nipër e mbesa dhe sikurse thotë Milutinoviq, familja është më e rëndësishmja.
Dhe vetë Shehtman shprehu shqetësim për rritjen e ulët natyrore në Sërbi dhe vuri në dukje se në Sërbi numri i fëmijëve për një grua është mesatarisht 1.6, ndërsa në Izrael tre.
Shehtman nobelist dhe profesor në pension nga Instituti i Teknologjisë Tehnion në Haifa (Technion), është anëtar i Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave, si dhe i Akademisë Europiane të Shkencave.
Në mëmën Tehnion, nisi kurse që synojnë shkencëtarë dhe inxhinierë, të cilët i ndihmon të shndërrojnë zbulimet shkencore në projekte komerciale dhe startupe.
Çmimin Nobël e mori për zbulimin e pothuajse kristaleve. Në dallim nga kristalet e zakonshme, të cilat karakterizohen nga rregullim i rregullt i atomeve që përsëritet periodikisht, si tabelë shahu, pothuajse kristalet kanë rregullim të qartë por jo periodik të atomeve, pra, struktura e tyre ka rend dhe rregullsi të qartë matematikore, por motivet në të, nuk formojnë kurrë model që përsëritet.
Zbulimi i tij i vitit 1982 fillimisht u ndesh me rezistencë dhe mosbesim në komunitetin shkencor dhe zbulimi i Shehtman u hodh poshtë nga disa kimistë kryesorë në botë për vite me radhë.
Këmbëngulja e Shehtman çoi në konfirmimin e padiskutueshëm të rezultateve të punës së tij, të cilat ridefinuan konceptet bazike në kristalografi dhe kiminë e gjendjes së ngurtë, ndërsa puna e Shehtmanit në zbulimin e pothuajse kristaleve u vlerësua me çmimin Nobël në Kimi në vitin 2011.




0 komentet