Kraksi: Shqetësimi i sërbëve në Kosovë është real, kur ligjet përkeqësojnë jetën-fjala është për çështje politike
Senatorja italiane dhe kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe të Mbrojtjes në Senatin e këtij vendi Stefania Kraksi tha në një intervistë për Kosovo onlajn se shqetësimi i sërbëve në Kosovë për rastin e Ligjit për të huajt është real, duke theksuar se këtu nuk bëhet fjalë për problem teknik, por për çështje politike. Sipas fjalëve të saja, kufizimi i qasjes tek institucionet krijon rrezik prej “shpërnguljes së heshtur“, për të cilën sikurse shtoi, nevojitet të gjendet zgjidhje e qëndrueshme bazuar në respektimin e të drejtave bazike për të gjithë qytetarët.
Senatorja Kraksi theksoi se asnjë normë administrative nuk mundet që të shndërrohet në mjet presioni diskriminues mbi komunitetin, duke bërë të ditur se shpërngulja dhe rritja e tensioneve duhet të ndalohet.
Sikurse tha, Ballkani Perëndimor është hapësirë takimesh kontinentesh, kulturash dhe interesash, por fatkeqësisht dhe vatër destabiliteti. Për Italinë, sipas fjalëve të saj, Ballkani Perëndimor paraqet prioritet strategjik.
Kraksi në intervistë për portalin tonë, tha se siguria në Ballkan nuk ndërtohet kundër kujt, por brenda kuadrit të përbashkët shumëpalësh.
Në Trieste thatë se shpërngulja e sërbëve nga Kosova do të paraqiste mossukses që nuk duhet të lejohet. Momentalisht sërbët e Kosovës janë të shqetësuar për ligjin që u vështirëson punën, qëndrimin, arsimin dhe kujdesin shëndetësor. Cili është qëndrimi juaj për këtë?
Asnjë normë administrative nuk duhet të shndërrohet në mjet presioni diskriminues ndaj një komuniteti. Kur ligjet rreth vendbanimit, punës, arsimit dhe kujdesit shëndetësor, që ndikojnë në jetën e përditshme, nisin të përkeqësojnë jetën një pakice, atëherë nuk është fjala për problem "teknik", por çështje thellësisht politike. Shqetësimet e sërbëve në Kosovë janë reale dhe duhet të zgjidhen pa mëdyshje. Nëse kufizohet qasja në shkolla, spitale dhe shërbimet bazike, krijohet terren pjellor për shpërngulje të heshtur dhe rritje të tensioneve, çka çon në destabilizim të mëtejshëm. Skenar i tillë duhet të ndalet.
Si mund të ndalet ajo çka disa e quajnë "persekutim administrativ" i sërbëve në Kosovë?
Nevojitet qasje tjetër, bazuar në ndërgjegjësimin për paqëndrueshmërinë e të gjitha masave që ndikojnë tek të drejtat themelore të njerëzve. Nevojitet të investohen përpjekje në ndërtimin e rrugës së dialogut, duke shmangur mundësitë për konflikt. Sigurisht, kjo është e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por rreziku real është situatë konfliktuale e përhershme. Të tillë perspektivë popujt e këtij rajoni, tashmë të rënduar prej dekadash dhimbjeje, nuk e meritojnë.
Në Trieste gjithashtu përmendët apelin e Kryepeshkopit Porfir drejtuar liderëve botërorë për mbrojtjen e sërbëve prej shpërnguljes. Mes atyre liderëve ishte dhe kryeministrja Xhorxhia Meloni. Cili është orientimi i Italisë ndaj Ballkanit Perëndimor?
Lidhja jonë me hapësirën e Ballkanit ka rrënjë shekullore. Kjo nuk është vetëm pasojë e afërsisë gjeografike apo e rrethanave historike, por edhe e ndjenjës dhe aftësisë së përbashkët për të kuptuar proceset e thella që e formësojnë atë rajon. Ballkani është hapësirë takimi kontinentesh, kulturash dhe interesash, por fatkeqësisht dhe vatër destabiliteti. Për Italinë përfaqëson përparësi strategjike-arsyet gjeopolitike, madje edhe para atyre të sigurisë, prej kohësh kanë treguar nevojën për qasje gjithëpërfshirëse dhe të strukturuar ne rajon. Në këtë kuadër mbështesim fuqishëm rrugën e tij drejt integrimit europian, nën insistim të vendosur në parime: mbrojtja e pakicave, refuzimi i çdo diskriminimi dhe në këtë rast konkret, mbështetja e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Apeli i Kryepeshkopit Porfir duhet të ndiqet si sinjal politik: çështja e Kosovës nuk është e mbyllur dhe ende perceptohet në nivelin ndërkombëtar si çështje sigurie dhe të drejtash.
Ushtarët italianë prej kohësh kanë qenë pjesë e Misionit KFOR. Së fundmi mediat raportuan se presidenti i SHBA Donald Tramp po shqyrton uljen e numrit të ushtarëve të tij në misionet e NATO. Në kontekstin e rreziqeve të reja për sërbët në Kosovë, a mendoni se Italia duhet të vazhdojë apo edhe të rrisë praninë e vet në rast të tërheqjes së pjesshme të SHBA?
Misioni i KFOR sigurisht që nuk është vetëm në koptimin simbolik, por përfaqëson shtyllë konkrete stabiliteti. Në momentin kur ekuilibri rajonal është i brishtë, çdo sinjal tërheqjeje mund të interpretohet si hap pas në dinamikën e parandalimit. Sigurisht, çdo konsideratë duhet të jetë në kuadër të dialogut mes aleatëve, por siguria në Ballkan nuk mund të delegohet-ajo kërkon angazhim direkt.
Së shpejti mbushen 27 vite qysh nga nisja e bombardimeve të NATO ndaj ish RF të Jugosllavisë. Kujtimet tuaja për atë periudhë dhe a shikoni zgjidhje për fundin e krizës në Kosovë?
Ai vit 1999 përfaqësoi faqen e fundit të një proçesi të dhimbshëm që shënoi jetën e miliona njerëzve, duke e rikthyer luftën në zemër të Europës pas gjysmë shekulli dominimi sipas logjikës së ballafaqimeve bipolare. Në kundërshtim me shpresat, periudha që pasoi nuk solli paqe të qëndrueshme as nuk orjentoi raporte mes popujve dhe shteteve drejt harmonisë. Nuk mund të injorohet kompleksiteti i rrethanave që e çuan NATO të ndërhynte, sepse kjo do të ishte mungesë respekti ndaj të vërtetës historike. Por e kaluara nuk duhet të jetë justifikim për të tashmen. Sigurimi i të drejtave të secilit komunitet është ana tjetër e medaljes së paqes.
Prishtina, Zagrebi dhe Tirana së fundmi nisën bashkëpunimin ushtarak trepalësh, çka Beogradi e karakterizoi si kërcënim për sigurinë rajonale. Cili është qëndrimi i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Senatit Italian?
Duhet që të shmanget çdo interpretim ideologjik. Nga njëra anë, është i kuptueshëm shqetësimi i Beogradit; nga ana tjetër, bashkëpunimi mes shteteve në vetvete nuk është kërcënim nëse mbetet transparent dhe i fokusuar në qëllimet e mbrojtjes. Problemi nuk është vetë marrëveshja, por konteksti: niveli i lartë i mosbesimit, tensione të pazgjidhura dhe perceptimi i mjedisit. Në mjedis të tillë dhe iniciativat legjitime mund të kenë efekte destabilizuese. Qëndrimi i Italisë është i qartë: kujdes, transparencë dhe refuzim i çdo eskalimi. Siguria në Ballkan nuk ndërtohet kundër ndokujt, por brenda kuadrit të përbashkët shumëpalësh.
0 komentet