Llajçak: BE ka ndërmend të rinisë bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës në nivel liderësh
Në intervistën e lamtumirës për RTS, Mirosllav Llajçak ka thënë se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është në gjendje të mirë sesa në pranverën e vitit 2020 kur nisi mandatin e tij si i dërguar i BE por dhe që normalizimi i marrëdhënieve nuk ka përparuar. Ai thotë se BE ka ndërmend të rinisë bisedimet në nivel liderësh pas zgjedhjeve në Kosovë e thekson se Unioni ka përgatitur propozime për të dy palët në procesin në të cilën do ta udhëheqë shefja e diplomacisë europiane Kaja Kallas me ndihmën e diplomatit danez me eksperiencë Peter Sorensen.
Si arsye të mossuksesit në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, Llajçak bën të ditur “mosbesimin e madh mes dy palëve”, dhunën në Zveçan dhe “aktin terrorist” në Banjskë gjatë vitit 2023 si dhe seritë e akteve të njëanshme të Prishtinës në dëm të popullsisë në Kosovë.
Llajçak pranon se në vitin 2024 dialogu humbi dinamikën dhe se nuk ishte prioritet kryesor i liderëve në vitin kur kishte zgjedhje si në Europë dhe në Amerikë.
Zoti Llajçak, në çfarë gjendje ndodhet sot dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës dhe normalizimi imarrëdhënieve në raport me pranverën e vitit 2020 kur nisët mandatin tuaj?
Nisa të merresha me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sërbisë në prill të vitit 2020. Në atë kohë dialogu nuk egzistonte qysh prej 2018. Detyra ime e parë ishte të kthenim dialogun në jetë dhe t’a kthenim në Bruksel. Këtë e arritëm mjaft shpejt me takimet e para të liderëve në korrik të atij viti. Deri më sot kemi patur 14 takime në nivel liderësh dhe 31 në nivel kryenegociatorësh. Kam vizituar Beogradin 28 herë dhe po kaq dhe Prishtinën. Kemi patur mjaft takime me liderë në kuadër të tubimeve ndërkombëtare. Kemi pas vetes rezultate konkrete: zgjidhjen e çështjes të personave të zhdukur, zgjidhjen për çështjet e situatës energjitike në veri të Kosovës, udhëtimin me kartat e identitetit.
Rezultati më i rëndësishëm është e ashtuquajtura Marrëveshja e Ohrit rreth rrugës drejt normalizimit që arritëm në shkurt dhe mars të 2023. Ky është udhëzues ndaj normalizimit që është në interes të të tërëve. Fatkeqësisht ndonëse dialogu ka qenë në gjendje më të mirë para nisjes së mandatit tim, normalizim nuk kishte.
Përgjigja e pyetjes se përse kemi pasur kriza të shumta dhe shumë shpesh na duhej që në vend të përparimit në marrëdhëniet dhe normalizimit, na është dashur të merremi me menaxhimin e krizës dhe de-eskalimin. Nuk është reale të mund të mendosh se keni normalizim në atmosferën e eskalimit dhe krizës.
Beogradi dhe Prishtina pa vullnet dhe nën presion pranuan marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit por atë kurrë nuk e kanë zbatuar. Cila është arsyeja kryesore për këtë?
Ne marrëveshjen u’a paraqitëm të dy palëve dhe si njëra dhe tjetra e pranuan. Mendoj se kjo është marrëveshja më e mirë e mundshme në situatën momentale e cila zgjidh shumë çështje. Është e saktë që edhe pse e kemi përfunduar procesin e negociatave me marrëveshjen, nuk kemi arritur në thelb të hyjmë në procesin e implementimit. Arsyeja kryesore është mungesa e besimit mes dy palëve në dialog dhe mungesa e besimit se nëse dikush bën atë që kërkohet prej tyre, do të marrë atë që është premtuar. U përpoqëm t’a kapërcejmë këtë mungesë besimi duke propozuar madje 11 versione të letrës me planin hap pas hapi. Filozofia ishte-njëra palë bën një hap dhe pala tjetër bën një hap, kështu që ecet paralelisht dhe menjëherë shikohet se ku jemi.
Ky parim u pranua, por nuk mundëm deri më sot të bënim hap real përpara për shumë arsye, si pasojë e krizës politike që praktikisht ishte dominante qysh nga gjysma e dytë e vitit 2023. Nga ana tjetër, më duhet të pranoj se si njëra dhe tjetra palë nuk patën besim që BE pati ofertë atraktive për ta e cila duhet të pasonte nëse ata do të bënin pjesën e tyre të punës. Kjo duhet të ndryshojë në fazën tjetër.
Mendoni tek përparimi drejt BE apo disa avantazhe të tjera?
Po, dialogu është absolutisht i lidhur me rrugën europiane dhe duhet të shikohet në kontekstin e rrugës europiane të Sërbisë si dhe Kosovës. Kemi konkluzione të panumërta të organeve europiane që thonë se për Sërbinë dhe Kosovën rruga shkon përmes normalizimit të marrëdhënieve të tyre, çka është logjike pasi BE nuk mundet të vendosë në radhët e veta anëtarë që nuk kanë normalizim të marrëdhënieve. Ashtu sikurse dimë që kjo perspektiva nuk është tamam e shikueshme dhe konkrete në dhjetë vitet e fundit. Motivimi që egzistonte në fillim të dialogut që çdo hap në dialog nënkupton dhe përparim drejt BE, nuk është më egzistuese. Dhe ky është instrumenti më i fortë që BE ka. Megjithatë kjo po ndryshon: perspektiva europiane dhe politika e zgjerimit janë sërish aty. Ajo duhet të jetë e lidhur fort me dialogun dhe duhet të ndikojë tek ai.
A është çelësi për mossukses në zbatim të asaj çka pas 12 vitesh nga marrëvesha për formimin e BKS, ajo ende nuk është formuar, për të cilën insiston Beogradi? Nga ana tjetër, kundërshtimi i Prishtinës është se marrëveshja kurrë nuk është nënshkruar dhe nuk çon në anëtarësim tek organizmat ndërkombëtare. A kanë qenë këto dy çështje kyçe për bllokimin e marrëveshjes?
E rëndësishme është që zbatimi i marrëveshjes nuk ndodh në vakum. Ne kemi patur përkeqësim të fortë të atmosferës shumë shpejt pas Ohrit. Marrëveshja e Ohrit ishte në mars dhe në prill patëm zgjedhjet lokale në K&M ku sërbët nuk morën pjesë dhe morëm rezultatet që morëm.
E më pas në maj patëm sulme ndaj KFOR dhe protestat në Zveçan, pastaj masat e BE ndaj Kosovës, e më pas aktin terrorist në Banjskë. Kjo e përkeqësoi aq shumë atmosferën dhe besimin, saqë nuk u bë i mundur takim në nivel liderësh. Kryeministri Kurti vendosi tre parakushte për angazhimin e tij të mëtejshëm në dialog. Ne përgjatë gjithë vitit 2024 udhëhiqnim bisedime në nivelin negociator, zgjodhëm probleme konkrete por këto çështje të mëdha, mund të zgjidhen vetëm në nivel liderësh. Në këtë kontekst, nuk kishte hapësirë për ndonjë përparim. Sigurisht viti 2024 ishte vit zgjedhor si në BE ashtu edhe në SHBA, kështu që çështja e dialogut dhe normalizimit nuk ishte çështje kyçe për top liderat si tek njëra palë ashtu dhe tek tjetra. Më vjen mirë që dialogu vijoi, por normalizimi jo.
Kjo do të thotë kjo se dialogu humbi dinamikën gjatë vitit të kaluar? Ju gjatë vitit 2024 u morët kryesisht me tentativa të pasuksesshme për të zgjidhur disa lëvizje të njëanshme në lidhje me përdorimin e dinarit dhe funksionimin e institucioneve sërbe.
Dialogu humbi dinamikën fatkeqësisht ky nuk është sekret, si pasojë e atyre eskalimeve që patëm qysh prej prill-majit të vitit 2023. Nga njëra anë dhuna, ndërsa nga ana tjetër lëvizjet e njëanshme të qeverisë së Kosovës, shuarja dhe mbyllja e institucioneve që financoheshin nga Sërbia dhe që ofronin shërbime thelbësore për sërbët në K&M, të gjitha këto duhet të ndodhin në kuadër të dialogut dhe jo njëanshmërisht.
E dini shumë mirë që BE ndaj kësaj reagoi dhe u përpoqëm të gjenim zgjidhje. Kemi pasur tetë apo nëntë takime ku ekskluzivisht u morëm me çështjen e bankave dhe përdorimit të dinarit, fatkeqësisht nuk arritëm të shkonim deri në zgjidhje të pranueshme reciproke.
Viti i kaluar ishte me të vërtetë më shumë që mos të lejonim që mbarë procesi të shkojë pas dhe të tregonim që dialogu mund të sjellë rezultate konkrete. Tashmë jemi në fazën e fushatës zgjedhore në Kosovë dhe nuk është koha logjike për vazhdim dialogu, por BE po përgatitet që mjaft aktivisht atë proces ta rinisë në nivelin më të lartë.
Çfarë e pret pasardhësin tuaj, Peter Sorensen, çfarë duhet të bëjë ai dhe përfaqësuesja e lartë Kaja Kallas për të arritur rezultate?
Kemi analizë fort të mirë të situatës dhe dimë mirë se, veçanërisht prej vjeshtës së vitit të kaluar, qysh kur Kosova hyri në fushatë zgjedhore, duhet të merremi me çështje konkrete. Kemi patur tre takime të kryenegociatorëve gjatë vjeshtës dhe dimrit. Me orë të tëra kemi qenë ulur dhe biseduam konkretisht për një sërë çështjesh. Publiku nuk shikon më shumë nga kaq dhe di se janë takime më atraktive ato të liderëve. Ne po përgatitemi që pas zgjedhjeve në Kosovë, BE të nisë me bisedimet në nivelin më të lartë. Përfaqësuesja e re e Lartë e BE për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, e ka thënë qartë se ajo do të jetë e përfshirë direkt dhe se dëshiron të udhëheqë procesin. Po përgatitet pozicion i BE, propozim si për njërën dhe për palën tjetër. Nuk mund të flas rreth kësaj tani me detaje sigurisht. Pasardhësi im Peter Sorensen, i cili është një diplomat me përvojë dhe që njeh mirë Ballkanin, do të jetë aty për të ndihmuar Kaja Kallas në këtë punë.
Çfarë ndikimi do të ketë administrata e re e presidentit Donald Tramp në dialog? Gjatë kohës së mandatit të kaluar nuk kishte koordinim mes Brukselit dhe Uashingtonit, sa vendimtar do të jetë ky këtë herë?
Nuk do të doja të hyja në spekulime. Shikohet se "Tramp 2" bën dallim nga "Tramp 1", se puna është shumë më e mirëorganizuar dhe se njerëzit dinë se çfarë duan të arrijnë. Nuk mundet të përcillen mekanikisht përvojat e administratës së kaluar. E dyta, për Ballkanin egziston vetëm një perspektivë pozitive dhe kjo është perspektiva europiane. Këtë e dinë amerikanët si demokratët dhe republikanët dhe kurrë nuk e kanë mohuar se roli i tyre është të ndihmojnë. Pres që ky të jetë rast dhe në muajt e ardhshëm. E rëndësishme është që sa më parë të vendosen kontakte në nivelet e BE dhe SHBA dhe të arrihet marrëveshje për qasje të përbashkët ndaj Ballkanit Perëndimor, ku BE duhet të udhëheqë për arsye objektive, por që të mund të mbështetet tek mirëkuptimi i Amerikës.
Përmendët kontekstin më të gjerë të politikës së zgjerimit të BE. Po flitet prej disa kohësh rreth mementit të pranimit të Ballkanit Perëndimor. Në çfarë pozite është Sërbia të shfrytëzojë këtë moment? A mundet që kriza aktuale politike të ndikojë tek negociatat e anëtarësimit pasi zbulon dobësi tek funksionimi i demokracisë dhe shtetit të së drejtës?
Zgjerimi është kthyer në rendin e ditës së BE. Ka zgjatur ndoshta 15 vjet kur kemi folur rreth kësaj, por nuk ishte një nga prioritetet. Sot është. Ky komision është komisioni i zgjerimit. Aktivshëm po përgatitet për këtë, kemi disa instrumente të reja si faza integruese, plan rritja për Ballkanin Perëndimor. Ishin të nevojshme dy vjet për të bindur partnerët në Ballkanin Perëndimor se këtë herë synimet e BE ishin vërtet serioze. Duhet thënë hapur se arsyeja për këtë është gjeopolitike-lufta në Ukrainë dhe gatishmëria e BE për t'i hapur derën Ukrainës, e cila nga ana e saj hap derën për vendet e Ballkanit. Gjeopolitika krijoi momentin, atë moment që kemi tani, por gjeopolitika nuk do të sjellë vende individuale në BE. Tani çështja që vendi do t’a shfrytëzojë këtë moment për të përfunduar punën dhe të hyjë në BE derisa dera është e hapur, pasi ajo nuk do të jetë e hapur përgjithmonë. Sërbia është një vend serioz me potencial të madh. Ishte shumë afër çeljes së Fashikullit 3 në dhjetor. Ai proces vijon. Ka qenë kohët e fundit drejtori i përgjithshëm i Kopman në Beograd dhe mendoj se ka përcjellë mesazhe të qarta për çka pritet. E rëndësishme është, natyrisht, që të përmbushen kushtet nga korniza e negociatave.
Kriza momentale politike duhet të zgjidhet përmes dialogut mes aktorëve vendas. Të tregojë vullnet të mirë dhe të respektojë parimet demokratike dhe shtetin e së drejtës. Kjo është mjaft e rëndësishme dhe besoj se Sërbia ka atë potencial që problemin t’a zgjidhë me forcat e veta dhe të ecë përpara.
0 komentet