Mekgark: Sërbët në Kosovë të shqetësuar për qasje në drejtësi, prona e shërbime
Në intervistën për Kosovo onlajn shefi i Misionit të OSBE në Kosovë Xherard Mekgark tha se pamjet e rrahjes brutale të Nenad Rashkoviqit, kanë qenë të tmerrshme dhe se Inspektoriati Policor dhe Institucioni i Avokatit të Popullit reaguan menjëherë me nisjen e hetimeve vetjake. Ai theksoi se sërbët në Kosovë shqetësohen më shumë për qasje në drejtësi, prona dhe shërbime dhe kur bëhet fjalë për shembjen e shtëpive në Ujman, se është tërësisht e justifikuar çka pasoi me reagim të fortë ndërkombëtar, sepse të gjitha rrugët ligjore nuk u shfrytëzuan plotësisht dhe u mbyllën, megjithatë u morën masa zbatuese.
Shkruar nga: Velko Nestoroviq
Kur bëhet fjalë për Nenad Rashkoviqin, i cili u rrah brutalisht, Inspektorati Policor Kosovar rekomandoi që të dy policët të pezulloheshin.
"Para së gjithash, akuzat ishin shokuese. Imazhet që u publikuan në internet ishin të tmerrshme dhe ishte absolutisht e drejtë që Inspektorati Policor dhe Institucioni i Avokatit të Popullit reaguan shpejt me nisjen e hetimeve sipas detyrës zyrtare. Kjo është, në kuptimin e integritetit të procesit, rezultat i mirë që Inspektorati Policor rekomandoi pezullimin. Kjo tregon integritetin e Inspektoratit Policor ndonëse, sigurisht egzistojnë kufizime të caktuara, sepse e kuptoj se nuk mund të bisedonin me zotin Rashkoviq. Megjithatë, ishin në gjendje që të merrnin konkluzione të arsyeshme që çuan deri në në pezullimin e dy policëve për të cilët bëhet fjalë. Tani i takon Policisë Kosovare dhe ministrit të Punëve të Brendshme t’a shqyrtojnë më tej dhe unë nuk do të doja të komentoja më gjatë këtë. Gjithashtu pres të shikoj se çfarë do të thotë Institucioni i Avokatit të Popullit për hetimin e vet dhe qasjen e ndryshme që po zbaton. Mendoj se institucionet, në këndvështrimin e mënyrës se si kanë reaguar-dhe fjala është për institucionet, zhvillimin e të cilave OSBE i ka ndihmuar prej dekadash të tëra-kanë reaguar me të drejtë në mënyrën e duhur. Pra, në atë nivel përgjigja dhe reagimi ishin të sakta. Do të shikojmë se ku do të shkojnë hetimet", thotë shefi i Misionit OSBE në Kosovë.
A po e ndiqni personalisht këtë rast?
Po. Menjëherë, një ditë më pas isha në kontakt direkt me Inspektoratin Policor dhe Institucionin e Avokatit të Popullit dhe u dakordësuam që të mbetemi në kontakt formal. Nuk përzihem në hetimet e tyre, kjo është përgjegjësi e tyre. Por, meqenëse jemi partnerë të ngushtë të të dy institucioneve, jemi në gjendje të ofrojmë mbështetje të ndërsjelltë aty ku mundemi. Për tani Inspektorati Policor ka dhënë rekomandimet e veta dhe pres të shikoj se çfarë do të thotë Avokati i Popullit.
Kosova sërish përballet me krizë serioze institucionale. A e konsideron OSBE këtë një krizë tjetër politike, apo po e dëmton seriozisht tashmë funksionimin e institucioneve demokratike?
Ngritët një pyetje të rëndësishme të mungesës së vazhdueshme të konsensusit politik dhe faktin se, ndërsa afati i fundit i Gjykatës Kushtetuese, 7 gusht, për formimin e Kuvendit po afrohej, pra afati ka skaduar, shfaqen shqetësimet në rritje. Kjo me të vërtetë shkakton shqetësim të madh tek unë dhe tek Misioni, sepse qysh nga shkurti i vitit të kaluar ka pasur shumë pak vazhdimësi kur bëhet fjalë për menaxhimin, mbikëqyrjen parlamentare, vendimmarrjen, zbatimin dhe hartimin e ligjeve të reja, por edhe funksionimin e Kuvendit në aspektin e mundësisë së opozitës dhe partive të tjera politike që nuk janë shumicë për të asistuar në vendimmarrje. Pra, mendoj se egziston shumë arsye për shqetësim. Nga ana tjetër, po zhvillohet dialogu, po zhvillohen bisedime. Shpresoj që prej saj do të vijë në shkallë urgjence. Këtu është fjala për qeverisje, për marrjen e përgjegjësive të partive politike për përmirësimin e jetës së njerëzve, çka mendoj, është ajo që të gjithë duan me të vërtetë në Kosovë, tek të gjitha komunitetet.
A besoni se aktorët politikë momentalisht respektojnë kornizën kushtetuese dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese?
Fakti që afati i 7 gushtit skadoi dhe që Kuvendi nuk është formuar, në vetvete thotë shumë për arsyet e shqetësimit se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është respektuar. Shpresoj që partitë politike dhe ata që janë përgjegjës për caktimin e seancave dhe përcaktimin e afatit kohor do të kthehen në rrugën e respektimit të Kushtetutës, rregullores dhe asaj për të cilën votuan qytetarët e Kosovës dhe ky është të kemi Kuvend ndonëse në zgjedhjet e fundit pjesmarrja ishte mjaft e paktë. Mendoj se është e rëndësishme që kur njerëzit flasin për sundimin e ligjit, të flasim për sundimin e ligjit në tërësi, jo selektivisht. Sundimi i ligjit është i rëndësishëm sepse Gjykata Kushtetuese është arbitri final i të gjitha këtyre çështjeve. E rëndësishme është që të bëhet dallim mes kompetencave ligjore dhe çështjeve që janë qartësisht brenda kompetencës së Gjykatës Kushtetuese dhe çështjeve politike që kërkojnë zgjidhje politike, konsensus politik dhe marrëveshje politike. Mendoj se kjo mbështetet reciprokisht, por është e qartë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk u pranua nga ana e disa aktorëve politikë. Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese do të përcaktojë se çfarë do të ndodhë nëse çështja i referohet asaj, përfshirë pasojat eventuale që mund të rrjedhin prej saj. Por nuk është tek unë që të vlerësoj se cilat duhet të jenë këto pasoja.
OSBE ka zyra dhe ekipe në terren në mbarë Kosovën. Cila është situata në veri? A duhet të jenë me të vërtetë të shqetësuar për institucionet që merren me çështjet që kanë të bëjnë me ta?
Sërish keni të drejtë. Kemi qendra rajonale në mbarë Kosovën, gjithsej pesë dhe shumë prej tyre kanë kontakt direkt me komunitetin sërb të Kosovës, veçanërisht me ata në veri. Mendoj se besimi dhe siguria shkojnë dorë për dore kur bëhet fjalë rreth asaj sesi të gjitha komunitetet e perceptojnë qeverinë qëndrore, ligjet që zbatohen dhe të ngjashme. Kur është fjala për shembjet e pronave për të cilat ju folët (shembjen e shtëpive pranë liqenit të Ujmanit), është tërësisht e justifikuar që pasoi me reagim të fortë ndërkombëtar, sepse duket se egzistojnë elementë të caktuar që nuk u zbatuan ligjërisht në kuptimin e komunikimit të përgjegjshëm, spegimit të qartë dhe arsyetimit të saktë ligjor të vendimeve.
Aty është dhe mungesa e mjeteve juridike, pra mjete efikase ligjore. Aq sa di unë, të gjitha rrugët ligjore nuk janë shfrytëzuar dhe shteruar tërësisht, ndonëse janë marrë masa zbatuese. Pra, sipas mendimit tim, kjo nuk përfaqëson paketën e plotë të sundimit të ligjit, sepse mjetet juridike për të ndaluar ose vonuar shembjet nuk ishin në dispozicion të njerëzve që pretendonin se ishin pronarë të shtëpive. Mua më duket se kjo është rruga e gabuar. Masat e zbatimit të ligjit duhet të zbatohen vetëm pasi të jenë shfrytëzuar të gjitha kanalet ligjore dhe jo më parë. Mendoj se egziston shumë arsye për shqetësim dhe mendoj se e kemi thënë tashmë qartë se zbatimi i ligjit duhet të jetë i drejtë, proporcional, i bazuar në fakte ligjore, i marrë në mënyrë transparente, i komunikuar në kohën e duhur dhe në konsultim me ata që janë të përfshirë. Mendoj se kjo në vetvete kontribuon në procedurë të duhur, të qëndrueshme e ligjore, e cila konsiderohet e drejtë dhe e besueshme dhe që duhet të zbatohet në mbarë Kosovën. Ky është komenti që bëra në deklaratat e mia publike dhe i referohet zbatimit të vazhdueshëm të këtyre ligjeve në mbarë Kosovën, sepse në këtë mënyrë pakësohet perceptimi se një komunitet në veçanti po shënjestrohet.
Duket se është ky rasti, por sërish besoj se procedurë e drejtë dhe kuadër ligjor duhet të jenë të shpejta dhe duhet të korrespondojnë me situatën në terren. Di që EULEKS ndjek situatën, si dhe shumë partnerë të tjerë ndërkombëtarë që janë të pranishëm këtu. Ajo çka kërkojmë, sikurse u’a thashë në fillim, është bazë e qartë ligjore për të gjitha këto. Kush është përgjegjës? Sepse, sërish këto organizata nuk janë vendimmarrëse-ato duhet të jenë institucione qëndrore. Pra, kush është përgjegjës dhe mbi çfarë baze? Publikimin e këtij informacioni dhe transparenca, e konsideroj mjaft të rëndësishme. Por, si OSBE, ne nuk jemi pushtet egzekutiv. Kjo në masën më të madhe është përgjegjësi e institucioneve qëndrore, dhe sistemi i drejtësisë duhet të gjejë një mënyrë për t'iu përgjigjur kësaj.
OSBE së fundmi ndoqi mosmarrëveshjet në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve dhe ankimimin e Listës Sërbe duke bërë thirrje për transparencë, trajtim të barabartë të kandidatëve dhe respektim të standarteve ndërkombëtare të zgjedhjeve?
Vlen të kujtojmë se Misioni i OSBE në Kosovë prej vitit 2019 në përgjithësi nuk ka qenë i përfshirë në organizimin e zgjedhjeve. Kjo ne, megjithatë nuk na pengoi të vazhdonim të ndiqnim zgjedhjet dhe të bashkëpunonim ngushtësisht me Komisionin Qëndror Zgjedhor duke ofruar mbështetje teknike dhe këshilla. E rëndësishme është që të gjitha partitë politike të repektojnë rregullat. Më herët kemi folur rreth asaj sesi në rastin e medias suaj, kërkesa juaj për akreditim u refuzua, por më pas e rrëzoi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. E rëndësishme është që vendimet të merren në kohë dhe të jenë të qarta, sepse kjo është e rëndësishme për qëndrueshmërinë e procesit. Për mua, situata ideale është ajo ku nuk duhet të përdorim mjete ligjore. Pra, institucionet marrin vendime të sakta, bazuar në rregulla dhe ligje.
Lista Sërbe aq sa kuptoj, kundërshtoi disa vendime dhe kaloi nëpër procedura gjyqësore dhe disa nga ankesat e saj u refuzuan nga sistemi gjyqësor. Mendoj se atëherë i takon Listës Sërbe të mendojë rreth asaj se si mund t'i qaset një situate ku do të jetë më në përputhje me rregullat. Por kjo sërish kthehet në mungesën e Kuvendit. Nëse do të ketë ndonjë reformë zgjedhore për të përmirësuar sistemin dhe çmuar përvojat dhe rekomandimet e monitorimit ndërkombëtar të zgjedhjeve, na nevojitet Kuvend, pra komisione që mund të bisedojnë dhe të marrëveshohen për atë se si të përmirësohet sistemi dhe si të përmirësohen rekomandimet.
Këtë nuk mund t’a bëjmë kur kemi këtë ngërç politik pa rrugë të qartë drejt konsensusit. Pra, ka shumë gjëra të përfshira në të, si afatgjatë ashtu edhe afatshkurtër.
Ligji për pronën publike, i cili është ende draft, parashikon që komunat nuk do të jenë më pronare të pronës komunale, por vetëm përdorues të tyre. Kryekomunarët sërbë besojnë se me miratimin e këtij ligji, ndalen së egzistuari komunat me shumicë sërbe. A jeni të njohur me këtë ligj?
Po. Mendoj se, në këtë pikë, për këtë çështje, me mirësjellje do të isha kundër vlerësimit të kryekomunarëve. Ligji, siç është momentalisht, lejon dallim të qartë mes pronësisë komunale e asaj qëndrore. Mendoj se është Neni 16 i projektligjit, i cili flet për kushtet në të cilat, për shkak të interesit publik, prona mund të konfiskohet pa kompensim. Ndaj, është e rëndësishme të mos injorohen reagimet e të gjithë kryekomunarëve sepse pati reagime të forta jo vetëm nga kryekomunarët e komuniteti sërb i Kosovës, por nga mbarë Kosova. Në shtator do të duhet të mbahet tubim dhe të gjithë kryekomunarët do të mblidhen sepse kanë shumë arsye legjitime për shqetësim në lidhje me centralizimin kundrejt decentralizimit të pushtetit dhe përgjegjësisë. Sigurisht, OSBE mbështet fuqishëm më shumë decentralizim, decentralizim të strukturuar dhe të përgjegjshëm, për t'u dhënë kryekomunarëve më shumë pushtet për të marrë vendime lokale që bëjnë dallim për komunitetet e tyre. Pra, kjo është diçka me të cilën jemi njohur dhe e ndjekim. E rëndësishme është që institucionet të gjejnë mënyrën për të dëgjuar shqetësimet legjitime të të gjithë kryekomunarëve, sepse kjo nuk është vetëm çështje politike e sërbëve kosovarë-ajo ka të bëjë me të gjitha komunat. Pragu i interesit publik, mendoj, duhet të definohet qartë, përgjegjësitë duhet të jenë të qarta, si dhe mjetet juridike që nëse egziston ndonjë kundërshtim ligjor, ato të mund të zgjidhen në mënyrë të besueshme, të qëndrueshme dhe të drejtë. Pra, kjo është diçka që po ndjekim.
Kur flasim për komunitetet pakicë, çfarë shikoni si problemet më të mëdha për sërbët kosovarë dhe komunitetet e tjera jo-shumicë në Kosovë në këto momente?
Mendoj se pikërisht tani, nëse flasim për çështje të ndryshme-dhe sërish, kjo është ndjesia që marrim nga qendrat tona rajonale dhe përmes dialogut të rregullt me shumë sërbë kosovarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues politikë-sigurisht më e rëndësishmja është qasja tek shërbimet. Të drejtat gjuhësore, mendoj, po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme. Por aty janë dhe çështjet e pronave. Ndaj mendoj se fjala është për sundimin e ligjit, për zbatimin e drejtë dhe të qëndrueshëm të sundimit të ligjit dhe se si komuniteti sërb kosovar e percepton mënyrën se si trajtohet në raport me të gjithë të tjerët, përfshirë ashkalinjtë, boshnjakët dhe komunitetet e tjera. Pra, kjo ka lidhje me atë çka thashë më herët për angazhim të drejtë dhe të qëndrueshëm për zbatimin e ligjit për të gjitha komunitetet. Ngjarjet e fundit, si dhe reagimet që marrim nga bisedat me shumë përfaqësues të komunitetit sërb të Kosovës, sigurisht tregojnë probleme në aksesin tek drejtësia, të drejtat gjuhësore dhe aksesin tek shërbimet. Sigurisht, të kesh të drejta gjuhësore dhe të mos kesh mundësi t'i ushtrosh në të vërtetë nuk është ajo çka do t’a quaja sundim të ligjit. Sërish kjo është fushë ku mendoj se egziston hapësirë për përmirësim të ndjeshëm.
Kjo përfshin disa çështje themelore në lidhje me Komisionerin për Gjuhët pozita e të cilit ka qenë bosh për shumë vite. Komisioneri duhet të luajë rol të rëndësishëm në sigurimin dhe realizimin e të drejtave gjuhësore të komunitetit sërb të Kosovës. Ndaj, shpresoj që në ndonjë moment në të ardhmen do të kemi një Komisioner të besueshëm për Gjuhët që do të mund të të nisë këto çështje në nivel qëndror.
Sikurse thashë, po ndodhin shumë gjëra dhe mendoj se për komunitetet e tjera joshqiptare me gjasa është e e njëjta situatë. Fjala është për sundimin e ligjit, aksesin në shërbime dhe financimin e këtyre shërbimeve. Shumë nga këto shërbime financohen në nivel vendor. Ndaj, modeli financiar për komunat dhe financimi i tyre adekuat, janë mjaft të rëndësishme.
0 komentet