Ragush: Tërheqja e KFOR nga ura mbi Ibër, mund të çojë deri në destabilitet serioz

Marina Raguš
Burim: Skupština Srbije

Nënkryetarja e Kuvendit të Sërbisë dhe kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme Marina Ragush sot në bisedë me shefen e Sektorit Politik në Ambasadën e SHBA në Beograd Katarina Kroft, tha se me tërheqjen e KFOR nga ura mbi Ibër, mund të shkohet deri në destabilizim të situatës në Mitrovicën e Veriut dhe në mbarë territorin e Kosovës.

Ragush foli për situatën e keqe në Kosovë duke përmendur se prej vitit 2021 janë shënuar më shumë se 800 incidente të motivuara etnikisht dhe dhunë duke theksuar se rasti i fundit rrahja e Nenad Rashkoviqit nga fshati Dren afër Zubin Potokut, tregoi fytyrën e vërtetë dhe qëllimin e Albin Kurtit për spastrim etnik të sërbëve.

Në kontekstin e rëndësisë së respektimit të së drejtës ndërkombëtare, integritetit dhe sovranitetit territorial, Ragush theksoi se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është themeli i pozitës së Sërbisë kur është fjala për Kosovën, duke kujtuar se Prishtina prej 13 vitesh nuk i ka përmbushur detyrimet e Marrëveshjes së Brukselit mes të cilave formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, bëhet e ditur në njoftimin e Kuvendit të Sërbisë.

Ragush informoi bashkëbiseduesen rreth situatës aktuale politike në Sërbi dhe zgjedhjet e ardhshme, të cilat, sikurse tha, do të vëzhgohen nga Misioni OSBE me qëllim heqjen e të gjitha dyshimeve në lidhje me procesin zgjedhor dhe rezultatet zgjedhore.

Gjatë takimit u fol dhe për rëndësinë e dialogut strategjik, si mekanizëm i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve dhe hapjen e çështjeve me interes të përbashkët.

Shefja e Sektorit Politik të Ambasadës së SHBA Katarina Kroft, theksoi se ndan shpresën në gjetjen e zgjidhjeve për çështjet e hapura dhe theksoi se është e rëndësishme për Uashingtonin që Sërbia të gjejë zgjidhje që do të kontribuojnë në përparimin dhe stabilitetin e mëtejshëm.

Kroft tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë mbështese në progresin e dialogut strategjik mes dy vendeve, nën gatishmërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin dhe shkëmbimin e hapur të opinioneve rreth çështjeve me interes reciprok.

Theksoi se Uashingtoni është i interesuar për rrjedhën e procesit zgjedhor në Sërbi, duke shprehur pritshmëritë që procesi zgjedhor të rjedhë në përputhje me standardet demokratike dhe në mënyrë që do të kontribuojë në stabilitetin dhe besimin tek institucionet.