OSBE: Qasja e gazetarëve në institucionet publike është pjesë thelbësore e lirisë së mediave
Misioni i OSBE në Kosovë deklaron se qasja e mediave në institucionet publike është komponent kyç i lirisë së mediave dhe qasjes së informacionit, kjo ka qenë përgjigja e pyetjes së Kosovo onlajn sesi do t’a komentonin atë çka Kuvendi i Kosovës sot u mohoi ndjekjen e seancës konstituese mediave të caktuara që raportojnë në gjuhën sërbe, mes të cilave dhe portal ynë, pavarësisht asaj çka dokumentacioni për akreditim është dorrëzuar brenda kohës.
“Misioni i OSBE në Kosovë vë në dukje rëndësinë e procedurave akredituese në kohë dhe transparente, në mënyrë që gazetarët të mund ta kryejnë me efikasitet punën e tyre në interes të publikut. Qasja e medias në institucionet publike është komponent kyç i lirisë së medias dhe qasjes në informacion", thuhet në komentin e Misionit për portalin Kosovo Onlajn.
Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë (UNS) me degën e saj në Kosovë shprehu sot protestë pasi Kuvendi i Kosovës mohoi ndjekjen e seancës konstituive për disa media.
Ndihmës Avokati i Popullit të Kosovës, Sërgjan Sentiq me këtë rast, tha se autoritetet kompetente duhet të sigurojnë që procedurat e akreditimit të bazohen në kritere të qarta, objektive dhe jodiskriminuese.
Kryetarja e Shoqërisë së Gazetarëve të Kosovës e Metohisë (DNKiM) Ivana Vanovac tha se mohimi i akreditimit për Kosovo Onlajn dhe RTS për ndjekjen e seancës konstituese të Kuvendit të Kosovës është i palejueshëm dhe raporti ndaj mediave që raportojnë në gjuhën sërbe, është injorues.
komentet