Radosavljeviq: Shembjet në liqenin e Radoniqit tregojnë se nuk vlejnë njësoj rregullat për sërbët dhe për shqiptarët
Aksioni i shembjes së objekteve në liqenin e Radoniqit tregoi pikërisht të kundërtën e asaj që Qeveria Kosovare tenton të paraqesë dhe ky është se në rastin e shqiptarëve vlejnë të njëjtat rregulla si për sërbët dhe se institucionet e bëjnë punën e tyre njësoj për të gjithë, thotë për Kosovo Onlajn deputetja e Listës Sërbe Jovana Radosavljeviq.
Kjo e fundit theksoi se aksioni i djeshëm tregoi se standardet nuk janë të njëjta për shqiptarët dhe sërbët në Kosovë.
Sikurse thotë, ndoshta Ministria e Mjedisit donte të tregonte se drejtësia është e njëjtë për të gjithë, por mori efektin e kundërt.
"Në rastin e liqenit të Radoniqit dhe objekteve ilegale, patëm proces 7 vjeçar të procedurave gjyqësore dhe mekanizmave të tjerë që u përdorën, dhe në fund ndodhi procesi i shembjeve që ndodhi dje. Në rastin e objekteve në Ujman situata është e tillë që edhe para vendimit të gjykatës dhe çdo mjeti ligjor, kemi shembje në harkun kohor 15 ditor", spegon Radosavljeviq. Kjo e fundit vëren se ky është vetëm një shembull i diskriminimit me të cilin përballen sërbët në Kosovë dhe thekson veçanërisht se shumë gjëra që po ndodhin në terren nuk kanë asnjë logjikë.
"Në Kosovë duket se logjika egziston kur kërcënohen të drejtat e sërbëve, pra kur ushtrohet presion mbi ta, në veri e jug. Ne përmes këtij shembulli të shembjes së objekteve në liqenin e Ujmanit përmes përdorimit të tepruar të forcës në veprimet e Policisë Kosovare tek qytetarët e zakonshëm, me shembullin në rastin e Nenad Rashkoviqit, por dhe përmes disa mënyrave të tjera në të cilat institucionet kosovare trajtojnë sërbët kosovarë, shikojmë se aty të drejtat nuk egzistojnë dhe se synimi është ushtrim presioni ndaj popullit sërb në Kosovë", tha Radosavljeviq.
Për të,është veçanërisht shqetësuese tërheqja simuluese e përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare të cilat duhet të mbronin komunitetin sërb.
"Duke parë deklaratat dhe raportet e organizatave ndërkombëtare, ne tani kemi proces të paralajmëruar të optimizimit të KFOR, pra pakësimin e pranisë së tij veçanërisht mbi urën e Ibrit apo në çështjen e Manastirit të Deçanit. Kemi proces në të cilin institucionet dhe mekanizmat që duhet të mbrojnë komunitetin sërb tani tërhiqen simultanisht", konkludoi Radosavljeviq.
Në liqenin Radoniqit dje u shembën pesë objekte të ndërtuara ilegalisht në pronën publike të Ndërmarrjes Rajonale të Ujësjellësit të Gjakovës, e cila njoftoi se shembja ndodhi pas përfundimit të disa viteve të procedurave gjyqësore.
Nga ana tjetër, para pothuajse një muaj më parë, u shembën 17 objekte në pronësi të sërbëve në liqenin e Ujmanit, mes të cilave dhe Motel "Jezero", ndonëse procedurat janë duke vazhduar. Shembjet vazhduan pavarësisht thirrjes së BE drejtuar institucioneve të Kosovës për të ndaluar dhe në bashkëpunim me banorët e prekur dhe autoritetet vendore, të gjenin zgjidhje ligjore të qëndrueshme, veçanërisht duke pasur parasysh se kërkesat pronësore-juridike janë ende subjekt i procedurave gjyqësore.
0 komentet