Mur: Është në interesin e të gjithëve në Kosovë që të dalin nga qorrsokaku politik, zgjedhjet e reja nuk do të ndryshojnë asgjë

Džonatan Mur.jpg
Burim: Kosovo Online

Ish ambasadori amerikan dhe diplomat karriere Xhonatan Mur tha për Kosovo onlajn se në Kosovë sot nuk ka më stabilitet politik sesa para disa muajsh apo para një viti dhe se është në interesin e të gjithëve që të instalojnë institucione funksionale. Edhe një cikël zgjedhor beson ai, asgjë nuk do të ndryshojë.

Mur tha se si në Lëvizjen Vetvendosja dhe në partitë opozitare duhet të egzistojë përpjekje më serioze që të arrihen rezultate për Kosovën dhe të bashkëpunojë. Ai tha se në politikë egzistojnë njerëz kualitativ duke përmendur shembullin e kryebashkiakut të Prishtinës Përparim Rama. Diplomati amerikan tha se njerëzit e administratës aktuale në Uashington e kanë thënë mjaft qartë se një lloj pajtimi dhe dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është i domosdoshëm, çka është dhe mesazh përcjellë të dy palëve.

Si i shikon Uashingtoni rezultatet finale të zgjedhjeve në Kosovë mbajtur më 7 qershor? A përfaqësojnë ato bazë e mjaftueshme për stabilitet politik apo tregojnë për periudhë edhe më të vështirë të negociatave për formimin e koalicionit?

Më vjen keq që në Kosovë pas këtyre zgjedhjeve nuk ka më stabilitet politik sesa ç’kishte para tyre. Kosova tashmë praktikisht ndodhet në fushatë zgjedhore të vazhdueshme. Qytetarët nuk shikojnë rezultatet. Koalicioni qeverisës nuk ka arritur asgjë. Fatkeqësisht as partitë opozitare nuk bashkëpunojnë mes tyre. Prova duket në pjesmarrjen e ulët të zgjedhësve-kanë votuar më pak se 40% e qytetarëve. Pra në Kosovë sot nuk ka më stabilitet politik sesa para disa muajve apo një viti.

Nëse nuk është e mundur formimi i koalicionit stabil qeverisës, a do të preferonin SHBA të mbështesnin qeveri koalicioni të gjerë, por potencialisht të brishtë, apo mendojnë se zgjedhjet e reja do të ishin zgjidhje e mirë për stabilitet politik afatgjatë të Kosovës?

Mendoj se shumë flasin dhe unë pajtohem me ta, se një cikël tjetër zgjedhor nuk do të ndryshojë asgjë. Në skenën politike egzistojnë politikanë të vendosur. Disa prej tyre nuk janë tamam të mirë, disa janë. Ndjek situatën politike në Kosovë qysh nga fillimi i viteve ‘90. Kam mësuar nga Fehmi Agani, Edita Tahiri dhe Ibrahim Rugova. Në politikë egzistojnë njerëz kualitativ. Do të thosha për shembull, kryebashkiakun e Prishtinës. Rama është njeri mjaft i zgjuar por është kryebashkiak i një qyteti ndonëse është kryeqytet. Si në Lëvizjen Vetëvendosja ashtu edhe në partitë opozitare, duhet të egzistojnë përpjekje shumë më serioze për të arritur rezultate për Kosovën, që të bashkëpunojë dhe të ndalin së thëni: 'Unë duhet të jem kryeministër', ose 'Ai nuk mund të jetë kryeministër', apo 'Nuk mund t’a përfshijmë Listën Sërbe'. Nëse dëshironi pushtet të vërtetë politik dhe nëse keni marrë vota të mjaftueshme për të pasur shans të jeni pjesë e qeverisë, atëherë duhet të bëheni seriozë.

Sa i rëndësishëm është formimi i shpejtë i institucioneve të reja në Kosovë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës? A mendon Uashingtoni t’i inkurajojë liderët politikë të arrijnë kompromis dhe të shmangin bllokim institucional afatgjatë?

Është e qartë se është në interes të të gjithëve, përfshirë dhe qytetarët e Kosovës, të dalin nga ky qorrsokak politik dhe të krijojnë institucione funksionale-institucione që respektojnë ligjin dhe arrijnë rezultate, Forcat e Sigurisë së Kosovës që do të jenë më të përgjegjshme dhe të kenë buxhet më të madh. Nëse Kosova dëshiron ndonjëherë të bëhet pjesë e NATO, duhet të rregullojë politikën e saj të jashtme, politikën e saj të sigurisë kombëtare dhe natyrisht buxhetin për mbrojtje. Dhe në asnjë nga këto fusha nuk do të ketë përparim derisa të formohet qeveri funksionale.

Kur të formohet qeveria e re, cilat do të jenë prioritetet e menjëhershme të Uashingtonit në raport me Kosovën? A do të jetë fokusi në rifillimin e dialogut me Beogradin, forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit apo rivendosjen e besimit në marrëdhëniet mes SHBA dhe Kosovës?

Shtetet e Bashkuara kanë qenë mjaft të qarta. Njerëzit që janë sot në administratë-unë nuk jam më pjesë e saj-po thonë shumë qartë se një lloj pajtimi dhe dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është i nevojshëm. Ky mesazh u është përcjellë të dy palëve. Në Beograd, qeveria është mjaft e definuar qartësisht dhe vitin tjetër presin zgjedhje presidenciale. Kush e di çfarë do të ndodhë në Kosovë? Kush do të jetë presidenti i ardhshëm? A do të ketë vota të mjaftueshme në parlament për të zgjedhur president të ri? Dhe nëse nuk janë aty, atëherë do të kemi sërish cikël të katërt, të pestë apo të gjashtë zgjedhor në periudhë mjaft të shkurtër kohore. Nuk do të thoja se Uashingtoni i kushton shumë vëmendje kësaj. Në botë egzistojnë shumë kriza të mëdha. Në fund të ditës, u takon politikanëve në Kosovë të bindin qytetarët të marrin mbështetjen e tyre në zgjedhje dhe të bëjnë punën e tyre.