Trendafillova: Akuzat kundër individëve dhe jo UÇK, viktima janë nga të gjitha grupet etnike përfshirë shqiptarë e sërbë

Specijalizovana veća Kosova u Hagu
Burim: Specijalizovana veća Kosova u Hagu

Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të vitit 2011 nuk përmban vetëm deklarata në lidhje me "shtëpinë e verdhë” por edhe akuza të shumta serioze. Fakti është se janë konfirmuar akuzat para Gjykatës Speciale shumica të ngritura ndaj individëve dhe jo ndaj UÇK. Indikative është se dhe viktimat pjesëmarrja e të cilëve në procedurë u miratua, i përkasin të gjitha grupeve etnike, përfshirë shqiptarët dhe sërbët, ka deklaruar në intervistën për Kosovo Onlajn Ekaterina Trendafilova, kryetarja e Këshillit të Specializuar të Kosovës në Hagë.

Trendafilova bën të ditur dhe se deri më tani para gjykatës kanë dhënë të sigurtë dëshmi më shumë se 100 dëshmitarë, si dhe se politikanët asnjëherë nuk kanë bërë presion ndaj saj apo Këshillit të Specializuar.

Ajo thekson se prokuroria para fillimit të gjykimit për rastin e Thaçit dhe të tjerëve, ka njoftuar se do të përfundojë prezantimin e provave diku në prill të vitit 2025.

Vazhdon gjykimi në rastin e Thaçit dhe të tjerëve. Egziston ndonjë afat kohor deri në të cilin mund të përfundojë gjykimi dhe çfarë mund të presim gjatë 2024 kur bëhet fjalë për punën e Këshillit të Specializuar në këtë çështje?

Prokuroria para fillimit të gjykimit, deklaroi se synon të përfundojë paraqitjen e provave diku në prill të vitit 2025. Pas përfundimit të paraqitjes së provave nga prokuroria, ekipet mbrojtëse të katër të akuzuarve kanë të drejtë të përdorin mjetet ligjore të parashikuara në kuadrin normativ të gjykatës. Ata, për shembull, mund të paraqesin kërkesë për të hedhur poshtë akuzat ndaj të akuzuarve. Në varësi të vendimit për këtë gjë, mbrojtja më pas mund të nisë të paraqesë provat e veta dhe të thërrasë dëshmitarët. Ne momentalisht nuk kemi vlerësim se sa do të zgjasë paraqitja e provave të ekipeve mbrojtëse për të katër të akuzuarit. Gjatë 2024 pritet të vijohet me dëshminë e dëshmitarëve të prokurorisë në seancën gjyqësore, të cilat do të merren në pyetje nga palët në proces, përfaqësuesi i viktimës dhe gjyqtari. Katër të akuzuarit në këtë rast janë të ngarkuar me katër akuza për krime lufte dhe gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit, përfshirë përndjekjen, torturën, burgim, arrestim arbitrar dhe heqje të lirisë, vrasje, akte të tjera çnjerëzore dhe zhdukje me forcë. Më shumë se 140 viktima po marrin pjesë në procedurë.

Si do ta komentonit kërkesën e mbrojtjes së Thaçit se është tërhequr nga rasti?

Nuk më takon mua të komentoj çështje të tilla që parashikohen në panel. Të tilla kërkesa zgjidhen nga paneli që vepron për Thaçin dhe të tjerët.

Kohët e fundit ka ndërruar jetë Dik Marti. Asnjë akuzë deri më tani nuk është ngritur për rastin „shtëpia e verdhë“, a do të qëndrojë kështu, pra mos ndoshta tani nuk është e mundur të ngrihet akuzë për rastin e sipërpërmendur?

GJNP ka juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe aktet e tjera kriminale sipas ligjeve të Kosovës që kanë ndodhur mes 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000 të cilat janë kryer ose inicuar në Kosovë, pra autorët ose viktimat e të cilave janë banorë të Kosovës ose të ish Republikës Federative të Jugosllavisë. Përveç kësaj këto krime duhet të kenë lidhje me raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të vitit 2011. E rëndësishme është që ai raport nuk përmban vetëm pretendime në lidhje me "shtëpinë e verdhë", por përmban edhe një sërë akuzash të rënda, përfshirë dhe atë se nuk egzistojnë mekanizma funksionalë për përcaktimin e përgjegjësisë që mund të hetonte akuzat e bëra në mjedis të pavarur dhe të sigurt. Përsa i përket pyetjes nëse do të ketë më shumë akuza apo për cilat vepra penale ato do të ngrihen, unë nuk mund t'ju them. Këshilli i Specializuar i Kosovës dhe Prokuroria e Specializuar janë dy institucione të ndara. Prokurori i specializuar është ai që në bazë të provave të mbledhura dhe hetimeve të kryera vendos se kë të akuzojë dhe për cilat vepra penale.

Në Kosovë shpesh mund të dëgjosh akuza për llogari të Këshillave të Specializuara, kur keni qenë për herë të fundit në Prishtinë, ka pasur edhe demonstrata kundër nesh. A e përjetoni këtë si presion ndaj Jush dhe punës së Këshillave të Specializuara?

Të gjithë njerëzit kanë të drejtë të shprehin qëndrimet e tyre politike, paqësisht dhe në përputhje me ligjin, dhe përmes demonstratave dhe mjeteve të tjera. Megjithatë, qëndrimet e tyre dhe mënyra se si ato i shprehin nuk mund dhe nuk duhet të ndikojnë në punën tonë si gjyqtarë të pavarur. Gjyqtarët e Këshillave të Specializuara të Kosovës betohen se funksionin e tyre gjyqësor dhe gjithmonë do t’a ushtrojnë me pavarësi, e po ashtu edhe gjyqtarët në rastet-e zbatimit të ligjit të Këshillave të Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar dhe Rregulloren për Procedurën rreth provave në mënyrë që të zhvillohet gjykim i drejtë, i paanshëm dhe i pavarur. Ky është shteti i të drejtës. Politika nuk ka vend.

A ju është ndërmarrë ndonjëherë presion nga ana e politikanëve dhe punës së Këshillit të Specializuar?

Kurrë. Ashtu sikurse thashë, ne si gjyqtarë ligjin përherë e zbatojmë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. Nëse ndokush tenton të pengojë procedurat, ashtu sikurse duke frikësuar dëshmitarët ose publikuar informacione që gjyqtarët kanë urdhëruar të mbeten konfidenciale, gjykata mund të ndërmarrë veprimet e duhura. Ashtu sikurse me çdo procedurë përpara gjykatës vendase, kushdo që tenton të pengojë paligjshmërisht procedurat mund të akuzohet dhe ndiqet penalisht.

Kemi mundur të shikojmë në periudhën e fundit dhe arrestime për shkak të zbulimit të informatave konfidenciale, si dhe ndikimit tek dëshmitarët, u miratuan vendime për rastin e Gucatit dhe Haradinajt, ndërsa së fundi janë marrë masa për rastin e Thaçit, Veselit dhe Selimit, të cilët u zbuloi vizitorëve informacione konfidenciale të marra gjatë dëshmisë së dëshmitarëve të mbrojtur. Sa e rëndësishme është mbrojtja e dëshmitarëve dhe a ka pasur raste kur dëshmitarët kanë hequr dorë nga dëshmitë e mëtejshme për shkak të gjithë kësaj?

Sipas Ligjit për Këshillat e Specializuara, prokuroria dhe gjykata janë të autorizuara të procedojnë penalisht individët për vepra penale kundër dhënies së drejtësisë, ashtu sikurse cënimit të fshehtësisë së procedurës apo ndikimi tek dëshmitarët, e kështu që më shumë raste të tilla janë duke u shqyrtuar para Këshillave të Specializuara. Roli i dëshmitarit është vendimtar për procedurë të drejtë, të paanshme dhe të pavarur. Shpesh nevojitet forcë e madhe dhe një ndjenjë rreth detyrës ndaj komunitetit që dikush të dalë përpara dhe të pranojë të tregojë historinë e vet, duke kontribuar kështu në drejtësinë dhe parimet e shtetit të së drejtës. Pikërisht për shkak të rëndësisë së dëshmisë së dëshmitarëve për gjykime të drejta dhe të pavarura dhe duke pasur parasysh qëndrimet armiqësore ndaj dëshmitarëve, Kosova dhe BE në kuadër të shkëmbimeve të letrave, arritën marrëveshje për themelimin e Dhomave të Specializuara me seli jashtë Kosovës. Siç theksoi kryesuesi i panelit gjykues në rastin Gucati dhe Haradinaj gjatë caktimit të dënimit: “Mbrojtja e dëshmitarëve nga frikësimi dhe padrejtësia është ndërtuar në themelet e çdo sistemi të drejtësisë penale, qoftë vendor apo ndërkombëtar. Pa dëshmitarë, nuk ka drejtësi për viktimat, as për shoqërinë në tërësi”. Kur është fjala për dhënien e dëshmisë në sallën e gjyqit, Këshillat e Specializuara kanë departament të veçantë për mbështetjen dhe mbrojtjen e dëshmitarëve para, gjatë dhe pas dëshmisë. Kemi patur mundësinë të shikonim një numër të madh dëshmitarësh të cilët ishin gati të dilnin përpara dhe të tregonin historinë e tyre. Deri më tani, në kuadër të të gjitha procedurave para gjykatës më shumë se 100 dëshmitarë kanë dëshmuar të sigurt.

A do të kontribuojë puna e Këshillave të Specializuara në pajtimin mes komuniteteve në Kosovë?

Si gjykatë, Këshillat e Specializuara kanë mandat të zhvillojnë procedime, të administrojnë drejtësinë dhe të përcaktojnë përgjegjësinë në rastet e bazuara në gjykime të drejta, të paanshme dhe të pavarura. Tek aktorët e tjerë në shoqëri mbetet të punojnë për arritjen e synimeve të rëndësishme në procesin e pajtimit. Në këtë kuptim, patjetër që do të ishte pozitive dhe e dëshirueshme nëse puna e Këshillave të Specializuara do t'i kontribuonte deri diku pajtimit. Kjo është një nga arsyet përse mendoj se është e rëndësishme të komunikohet me njerëzit në Kosovë dhe në rajon për punën e KD dhe t'u shpjegoj atyre se si bëhet drejtësia dhe çfarë bën saktësisht kjo gjykatë.

Si do t’i komentoni pretendimet se kjo Gjykatë është ekskluzivisht për krimet e UÇK pra se po gjykohet UÇK?

Këshillat e Specializuara janë gjykata dhe merren ekskluzivisht me përgjegjësi penale individuale. Kjo gjykatë nuk mund të përcaktojë përgjegjësinë e organizatave të tëra si UÇK apo grupeve etnike për shembull. Fakti është se aktakuzat e konfirmuara para Këshillave të Specializuara, janë ngritur kundër individëve dhe jo kundër UÇK. Indikative është dhe se viktimat, pjesëmarrja e të cilëve në procedurë u miratua, i përkasin të gjitha grupeve etnike, përfshirë shqiptarët dhe sërbët.

A është bërë e ditur se ku do t’a vuajnë dënimin ata që shpallen fajtorë-a mund t’a vuajnë dënimin në Kosovë dhe a egziston listë të vendeve ku mund t’a kryejnë dënimin?

Sipas kornizës normative të KS, vuajtja e dënimeve me burg në Kosovë nuk lejohet. Parashikohet që kryetari i gjykatës, pasi të dëgjojë të dënuarin, të përcaktojë shtetin në të cilin do të vuajë dënimin sipas plotfuqishmërisë së vendimit. Nuk jam në gjendje të komentoj paraprakisht se cilat vende mund të jenë këto.