Qytetarët e Zubin Potokut: Dëshirojmë paqe dhe kushte për jetesë në vatrat tona

Meštani Zubinog Potoka
Burim: Kosovo Online

Qytetarët e Zubin Potokut të cilët mëngjesin e sotëm kanë votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, kanë thënë se presin paqe, stabilitet dhe kushte për gjithçka tjetër për të jetuar në vatrat e tyre.

Dragosllav Koshanin tha se erdhi që të përmbushë detyrën e vet qytetare dhe shpreson që gjithçka të kalojë shumë mirë.

“Pres gjithçka të mirë, të bëhet siç duhet. Erdha që të ushtroj detyrën qytetare çka është normale për çdo qytetar të komunës sonë” tha Koshanin.

Miodrag Bishevac bën të ditur se më e rëndësishmja për të është që njerëzit të qëndrojnë në pronat e tyre dhe mes të gjitha komuniteteve të sundojë marrëdhënia e mirë.

“Të qëndrojmë tek e jona, që të vazhdojmë të jetojmë këtu, si njerëz, për të mos patur ankesa as me fqinjët dhe as me popuj të tjerë. Kjo nuk është e rëndësishme, vetëm që ne të jetojmë pa probleme. Shikon se çfarë bëhet, shikojmë e dëgjojmë gjithçka. Kjo nuk është tamam e bukur, por shpresojmë që të bëhet më e mira”, tha Bishevac.

Mesazh të përafërt përcolli dhe Zvonimir Millovanoviq nga Ibri i Kollashinit ku u uroi të gjithëve paqe, harmoni e liri.

“Paqe, harmoni e liri. U uroj të gjithëve nga zemra gjithë të mirat. Unë jam nga Ibri i Kallashinit, ne duam harmoni e liri”, tha Millovanoviq.