Banorët e Shtërpcës pas zgjedhjeve presin më të mirën dhe punë për të rinjtë
Banorët e Shtërpcës ku mëngjesin e sotëm e shfrytëzuan për të shprehur të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, thonë se pas zgjedhjeve presin më të mirën dhe shumë punë për të rinjtë.
Toma Veliçkoviq tha se pas çdo zgjedhjesh ka pritshmëri të mëdha.
“Shpresoj se do të bëhet më mirë. Çdo vit kur shkoj në zgjedhje përherë shpresoj për më të mirën por e gjithë kjo shkon shkujdesshëm“,tha Veliçkoviq.
Zorica Sibinoviq pret jetë më të mirë në këto vise.
“Do të duhet që të jetë më mirë për të gjithë ne që jetojmë ketu. Të rinjve u duhen vende pune“, tha Sibinoviq.
Zoran Kërstiçiq thekson se pret që qeveria në Prishtinë të formohet më në fund.
“Keto janë zgjedhjet e treta parlamentare dhe pres që më në fund të formohet qeveria në Prishtinë dhe të ecim përpara. Përsa i përket pozitës së sërbëve, nuk pres asnjë përmirësim, as që komuniteti sërb do të jetë më mirë. Përsa i përket të rinjve në Siriniq mungojnë vendet e punës çka është problem bazik. Kur të punësohen më shumë të rinj, kjo do të ishte më e mira” thotë Kërstiçiq.
Novica Raçiqeviq thotë që të zhduken ndasitë.
“Shpresoj që për të gjithë ne të jetë mirë, të ecim përpara, që populli të qetësohet dhe mos ketë ndasi”, thotë Raçiqeviq.
komentet