Banorët e Graçanicës: Jemi të lodhur nga zgjedhjet, votojmë se dëshirojmë që të gjithë të qëndrojmë këtu

Glasači Gračanica
Burim: Ilustracija

Banorët e Graçanicës pas daljes nga qendrat e votimit u kanë përcjellë reporterëve të Kosovo onlajn se janë të lodhur nga shpeshtësia e proceseve zgjedhore por që votojnë sepse dëshirojnë paqe dhe kthim tek jeta normale.

Todorka Sllavkoviq vuri në dukje se pas zgjedhjeve pret vende të reja pune, kujdesin për familjet e reja, por edhe kthimin e të zhvendosurve.

“Përherë e pres si egzistencën dhe qëndrimin e sërbëve. Që të n’a kthehen të zhvendosurit, të qëndrojmë në vatrat tona. Dhe të mirën e të rinjve, punë, banesa, shtëpi. Pasi nuk kemi se ku. Unë asnjëherë nuk kam ikur dhe nuk kam në plan që të largohem nga Kosova. Dëshira ime është që të qëndrojmë të gjithë. Dhe sa me fat është që të gjithë njerëzit e zhvendosur të n’a kthehen”, ka thënë Sllavkoviq.

Kjo e fundit shton se përherë shkon e voton.

“Kjo është detyra jonë qytetare“, thotë ajo.

Sinisha Gjorgjeviq thotë se gjithçka që ndodhi në periudhën e kaluar ka lënë gjurmë tek populli, por që pret kthim në jetën normale pas zgjedhjeve.

“Pritshmëritë janë të mëdha. Mendoj se gjithçka që kemi përjetuar muajt e fundit, ka lënë gjurmë tek sërbët. Mendoj se ndonjëherë kjo do të ndalet, se do të kthehemi në ndonjë jetë normale të përditshme”, tha Gjorgjeviq.

Goran Jorgiq tha se populli është i lodhur nga zgjedhjet, por që pret paqe.

“Jemi të lodhur nga gjithë këto procese zgjedhore, kjo është e sigurt. Kjo në një farë mënyre u bë e përditshme. Dhe ajo çka presim është vetëm paqja”, tha Jorgiq.