Radakoviq: Në komisionet zgjedhore në zonat me shumicë sërbe, ka shqiptarë që nuk flasin sërbisht

Dušan Radaković 07 06 2026
Burim: Kosovo Online

Dushan Radakoviq nga organizata Demokracia në Veprim (DnD) tha për Kosovo onlajn se dita e zgjedhjeve ka nisur qetë pa probleme të mëdha, por që në komisionet zgjedhore në qendrat e votimit në zonat me shumicë sërbe, ndodhen pjestarë të komunitetit shqiptar që shpesh nuk flasin sërbisht.

Ai përmendi se janë shënuar vonesa në çeljen e qendrave të votimit rreth Lleposaviqit dhe Zubin Potokut si dhe disa anëtarë të komisioneve zgjedhore nga partitë shqiptare kanë ardhur vonë. 

“Të tjerat kanë nisur pa ndonjë problem të madh dhe mund të thuhet se derimë tani është ditë e qetë” tha ai.

Radakoviq shtoi se në disa qendra votimi pavarësisht asaj që shumica e komsioneve zgjedhore apo tërësisht janë sërbe, në komisionet zgjedhore janë paraqitur pjestarë të komunitetit shqiptar që shpesh nuk flasin sërbisht.

“Këto janë probleme të zakonshme që kemi për të cilat KQZ nuk dëgjon ndërsa për të tjerat nuk ka asnjë problem”, tha ai.

Radakoviq u shpreh se nesër në katër komunat e veriut, nga ora nëntë nis numërimi i votave.