Vaskez: Pozicioni i komunitetit sërb në Kosovë vazhdon të jetë delikat dhe thellësisht shqetësues

Karlos Vaskez
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Institutit Europian për Hulumtim të Totalitarizmit dhe Holokaustit Karlos Vaskez vlerëson në bisedë për Kosovo onlajn se situata me komunitetin sërb në Kosovë “vijon të jetë delikate dhe thellësisht shqetësuese” dhe se nga perspektiva europiane, është e qartë se çdo pakicë kombëtare duhet të gëzojë garanci të plota të të drejtave, dinjitetit dhe sigurisë.

Shkruar nga: Gjorgje Baroviq

“Situata e komunitetit sërb në Kosovë ngelet delikate dhe thellësisht shqetësuese. Tensionet historike nuk janë kapërcyer ndërsa vijon mosbesimi ndër veti të inkurajojë atmosferën përjashtuese çka është çështje mjaft e rëndësishme dhe lënduese. Nga perspektiva europiane, çdo pakicë kombëtare duhet të jetë në gjendje të jetojë me garanci të plota, dinjitet dhe siguri. Kjo është mjaft e rëndësishme” ka thënë Vaskez.

Historiani spanjoll ka thënë se është e “papranueshme që në Kosovë vazhdojnë të egzistojnë episode të dhunshme apo diskriminime” ndaj komunitetit sërb, por dhe që është e rrezikshme ajo çka “bëhet fjalë për përpjekje për të ndalur ruajtjen e identitetit kulturor, fetar dhe gjuhësor”.

“E papranueshme është që vazhdon të egzistojnë episode dhune apo diskriminimi apo që bëhen përpjekje që të ndalet ruajtja e identitetit kulturor, fetar e gjuhësor. Kosova nuk do mund të konsolidohet si shtet i vërtetë demokratik derisa institucionet e saja nuk do të mbrojnë me efikasitet të gjitha pakicat, përfshirë atë sërbe, rome dhe pakica të tjera”, ka theksuar Vaskez.

I pyetur nëse Spanja do të ndryshojë raportin e vet ndaj njohjes së Kosovës dhe çka mundet të jetë faktor kyç dhe nëse ndodh kjo, Vaskez thotë se kjo është-e pamundur.

“Kjo pyetje është e lehtë. Në diskutim është politika jonë e brendshme. Është mjaft e rëndësishme në rastet e njohjeve të disa shteteve që të respektohet e drejta ndërkombëtare. Në këtë rast nuk është e mundur që Spanja të njohë Kosovën si shtet në situatën e sotme” preçizoi ai.

Duke komentuar pozitën e Unionit Europian tek dialogu Beograd-Prishtinë, por dhe faktin që shumica e shteteve e njohin Kosovën, profesor Vaskez thotë se fjala është për “interesa të ndryshme”.

“Interesat e ndryshme nuk janë të njëjtat në mbarë Europën. Ndaj duhet të kuptojmë me të vërtetë situatën tek të gjitha shtetet e Europës, rreth pozitës së Kosovës. Në këto momente kjo nuk është e lehtë, por që me siguri do të ketë përparim nëse Kosova e kupton domosdoshmërinë e ndryshimeve të vërteta politike. Pas këtij momenti mundet dhe që shtetet e BE të ndryshojnë opinionet e tyre në lidhje me Kosovën” ka thënë Vaskez.

Forcimi i të djathtës në mbarë BE, përkthehet si fenomen që nuk është e thjeshtë të sqarohet.

“Ndoshta kjo nuk është vetëm politikë e brendshme e Europës. Mund të jetë kjo dhe politikë e jashtme por pa Europën. Kjo nuk është e thjeshtë” beson ky historian.

Beson se rritja e lëvizjes së ekstremit të djathtë mbahet dhe në “krizën e politikës dhe kulturës".

“Këto parti shpesh shfrytëzojnë frikën, ksenofobinë dhe krenarinë nacionaliste si e si të varrosin vlerat europiane. Është veçanërisht alarmuese kur këto diskurse arrijnë të depërtojnë në politikën mejnstrim, duke normalizuar retorikën e cila duhet të jetë e pamenduar më shoqëritë demokratike. Nuk mundemi t’ia lejojmë vetes që këtë t’a trajtojmë si gjë normale”, thekson Vaskez.

Duke folur për rishikimin historik në mbarë BE e veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, Vaskez thotë se kjo nuk është e mirë.

"Historia ka vetëm një rrugë. Tani ka shumë tensione, shumë politika të reja nga pjesë të ndryshme, shtete të Europës. Ndaj duhet t'i ndryshojmë, veçanërisht kur është fjala rreth tentativave për të rishikuar historinë. Në këtë moment, është absolutisht e nevojshme ndryshimi i qëndrimeve në mënyrë që njerëzit të kuptojnë të drejtën e vërtetë rreth pikave kyçe të historisë. Por situata momentale nuk është përgjithësisht e mirë”, paralajmëron Vaskez.