Bota magjike e mini-shteteve (1)

Zastava Vestarktika
Burim: Izvor: Westarctica.wiki/Grand Duke Travis

Shkruar për Kosovo onlajn: Habib al Hadi

Në Indi, policia e Delhit mbylli ambasadën këtë javë. Ambasada e vojvodës së Madh të Uestarktikut. Vetëm se nuk ishte ambasada e Vojvodës së Madh. Ishte ky mashtrim që e udhëhiqte njeriu nga Ghaziabad, i cili mori me qira vilën, e dekoroi peizazhin me automjete luksoze dhe pozoi për foto me udhëheqës botërorë, përfshirë kryeministrin Narendra Modi, si e si të mashtronte njerëzit për qindra mijëra dollarë.

Ky lajm në moment bëri xhiron e botës. Kishte tërhequr madhe dhe CNN. Por, që kjo ishte ambasadë false. Policia indiane arrestoi njeriun e akuzuar që drejtonte ambasadën false nga ndërtesë e apartamentit me qira në afërsi të kryeqytetit, Neë Delhi dhe gjeti automjetet me targa diplomatike false.

I dyshuari paraqitej si ambasador dhe pretendohej se kishte mashtruar njerëz për të hollat duke u premtuar vende pune jashtë vendit, tha oficeri i lartë i policisë Sushil Gule nga njësia e operacioneve speciale të shtetit Utar Pradesh në very të Indisë.

Sipas policisë, Harshvardhan Xhain (47) pretendoi se kishte vepruar si këshilltar apo ambasador në entitete sikurse “Seborga” apo “Vestartika”. Policia gjeti mjaft foto false që tregonin Xhainin me udhëheqës botërorë, si dhe vula false të Ministria së Punëve të Jashtme të Indisë dhe gati dhjetëra vendesh, tha Gule.

Xhain gjithashtu dyshohet për pastrim parash përmes kompanive false jashtë vendit. Gjithashtu përballet me akuza për falsifikim, përfaqësim fals dhe posedim të dokumenteve false.

Policia gjeti katër automjete me targa diplomatike false dhe gati 4.5 milionë rupi indiane (52,095 dollarë) dhe valuta të tjera të huaja në kesh të gatshme nga ambientet e marra me qira të Xhainit të cilat ishin të dekoruara me flamuj ndërkombëtarë të disa vendeve. Xhain posedonte 12 pasaporta diplomatike dhe ka vizituar rreth 40 vende në 10 vitet e fundit.

Sfondi i këtij "ambasadori" mund të jetë edhe më intrigues. Në vitin 2011, policia ndaj Xhainit, nisi çështje penale pasi i’u gjet telefon satelitor. Hulumtuesit gjithashtu gjetën fotografi të Xhainit që tregojnë atë se ishte i afërt kontrovers me “njeriun e Zotit” Çandrasvami dhe tregtarin saudit të armëve Adnan Kashogi.

Çandrasvami, i vetquajtur njeriu i Zotit, fitoi ndikim në vitet '80 dhe '90, aq sa u konsiderua këshilltari shpirtëror i tre kryeministrave-P.V. Narasim Rao, Çandra Shekar dhe V.P. Sing. Ishte nën skaner për parregullsi financiare dhe u arrestua në vitin 1996. Bastisja në apartamentin e tij gjithashtu zbuloi bizneset me Kashogin. Çandrasvami gjithashtu akuzohet për financimin e atentatit ndaj ish-kryeministrit Raxhiv Gandi. Lidhjet e Xhainit me figura të tilla, tregojnë për të kaluar mjaft të dyshimtë të diplomatit mashtrues.

Por, çuditërisht, Vojvoda i Madh i Uestarktikut nuk është "fals". Ky është “shtet”, pjesë e territorit të Antarktidës Perëndimore me sipërfaqe prej rreth 900,000 kilometrash katrorë dhe ka dhe 'shefin mbretëror të shtetit'-Lartëmadhëria e Tij Mbretërore, Vojvoda i Madh i Trevisit-flamur, monedhë (shenja e akullit) dhe mbi 2,500 “qytetarë”.

Trevis McHenri një oficer i Marinës Amerikane, themeloi mikroshtetin "Uestarktik" në vitin 2001 dhe e emëroi veten vojvodë të madh. MekHenri përdori rupinë në sistemin e Traktatit të Antarktidës për të emëruar veten sundimtar. Ndonëse traktati ua ndalon vendeve të pretendojnë pjesë të Antarktidës, nuk thotë asgjë për individët. Uestarktiku pretendon se ka 2,356 qytetarë-asnjë prej tyre nuk jeton aty. Me seli në Kalifornian Jugore, Vojvoda i Madh i Uestarktikut funksionon si organizatë jofitimprurëse që përhap ndërgjegjësimin rreth ndryshimeve klimatike dhe Antarktidës. Ka flamurin, monedhën e vet dhe gjithashtu lëshon tituj që asnjë qeveri nuk i njeh. Fill pas arrestimit, vojvoda i Madh njoftoi se të gjitha ministritë e punëve të jashtme dhe misionet diplomatike janë njohur me atë që titujt dhe titujt e nderit të dhëna nga kjo principatë, janë thjesht simbolike dhe nuk kanë asnjë rëndësi të vërtetë.

Ndoshta kjo në vështrim të parë është konfuze, por është mirëseardhje e zakonshme në botën e çuditshme dhe disi zbavitëse të mikroshteteve.

Çfarë është mikroshteti?

Ky është shtet që aspiron të bëhet shtet, pjesë e tokës së lirë apo ndërtesë e braktisur, apo madje arrë gruri e diskutueshme (po, kjo ndodhi), që pretendon sovranitet dhe pavarësi politike, por i mungon fuqi e lartë për të zbatuar këtë pretendim sipas të drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është e njëjta dhe me mikroshtetet-sikurse Vatikani dhe Lihtenshtejni-që janë kombe të njohura sovrane pavarësisht madhësisë së tyre të vogël. Këto janë, në fakt, shtete-kimera.

Epo për çfarë është qëllimi? Epo... kjo është çështja apo jo?

Shumë prej tyre u krijuan si shaka.

Aty është Republika La Sozhe, përshembull, përbëhet nga 11 fshatra mes Francës dhe Zvicrës "e lindur" në vitin 1947 pas shakasë mes pronarit të hotelit dhe zyrtarit francez. Të tjerët ndoshta u formuan si formë proteste, sado bizarre ka qenë.

Në Florida, në vitin 1982, kryebashkiaku i qytetit ishullor të Ki Uestit shpalli Republikën Konç dhe "u shkëput nga Shtetet e Bashkuara" për të nxjerrë në pah prapambetjen e rajonit në zhvillim.

Edhe një shembull tjetër është "qyteti i lirë" i Kristanit në Kopenhagen, "komunë anarkiste" me rreth 1,000 banorë e ndërtuar-qëllimishëm-në vendin e ish-bazës ushtarake. Rruga kryesore quhet Pusher dhe, sikurse nuk është befasuese, ishte e njohur për tregtinë e hapur, apo atë ilegale të kanabisit deri vitin e kaluar.

Principata e Silendit është platformë natyrore në Detin e Veriut që u përdor nga Ushtria Britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore. E marë nga ana e Padi Roj Bejtsit, ish-ushtar, Silendi tani është ndoshta mikroshteti më i famshëm dhe madje ka dhe "viza" për "turistët" që dëshirojnë t’a vizitojnë.

Ekziston Republika Minerva-ishull artificial i ndërtuar prej shkëmbinjsh koralorë të diskutueshëm të vendosur mes shteteve ishullore të Paqësorit, Fixhi dhe Tonga. As ne nuk e humbëm trendin. Të paktën ish-Jugosllavia ishte tokë e  përshtatshme për shtete të reja. Kështu lindi Liberlandi-parcelë toke e pyllëzuar dhe e pabanuar prej shtatë kilometrash katrorë e cila është pjesë e mosmarrëveshjes kufitare mes Sërbisë dhe Kroacisë.

Për artistin tek ju, egziston Republika Mbretërore e Ladonisë, e cila u krijua në vitin 1986 sepse autoritetet lokale në Kulaberg në Suedinë jugore thanë se dy skulptura ishin bërë dhe instaluar ilegalisht. Ladonia tani sundohet nga Madhëria e Saj Mbretëresha Karolina.

Mikroshtete në Indi? Për tani ka, me aq sa dimë, të paktën pesë. Me gjasa ka më shumë. Këtu janë mikroshteti i Vizionit të Aviacionit, Unioni Darma, Mbretëria e Indradhanush, Republika e Lovenias dhe Vishvamitra. Tre të fundit ndodhen në qytetin e Bengalurus.

Por çfarë është saktësisht mikroshteti? Ajo është gjithçka që dëshiron të jetë me të vërtetë. Udhëzues miqësor "si të bëhet" i ndarë nga Presidenti i Republikës së Molosit në shtetin amerikan të Nevadës, ka shumë detaje, duke përfshirë pesë lloje të ndryshme.

"Komb sovran" që ka sistem formal qeverisjeje, pasaportash dhe kontrolli kufitar, si dhe anëtarësim në organizma ndërkombëtarë. Këto lloje zakonisht ndërtohen rreth territoreve fizike.

"Anija nën flamurin sipas zgjedhjes", sikurse është Silendi.

Lloji i tretë krijohet duke përdorur ligjet e vendit në territorin e të cilit ndodhet mikroshteti.

I katërti dhe i pesti janë "vendi model", çka zakonisht është uebsajt ose prani onlajn dhe krijimi i "shtetit" në zonë të largët. Liberland, të themi, është shembull i kësaj tjetrës.

Tani vjen pjesa ligjore (dhe aktualja).

Mikroshteti nuk është "real". Asnjëra nuk është pranuar ndonjëherë nga ana e shtetit të konsoliduar.

Por kjo nuk do të thotë që krijuesit/themeluesit e tyre nuk janë seriozë në lidhje me "vendet" e tyre. Për shembull, Molosia në vitin 2000, themeloi dhe ishte mikpritëse e "Lojërave Olimpike Ndërmikronacionale" të cilat përkuan me Lojërat Olimpike Verore. Lista e ngjarjeve përfshinte lojëra onlajn sikurse shahu dhe dama (të organizuara jozyrtarisht në platformën Yahoo) dhe ngjarje të ndryshme atletike.

Presidenti i Molosit Kevin Bo dhe djali i tij Mark, ishin yjet, duke fituar medalje ari në garën e 100 metrave. hedhje frisbie dhe medalje argjendi në "hedhje topash tenisi", shah dhe damë. Ende po presim Lojërat e ardhshme Olimpike Ndërmikronacionale.

Por vitin e kaluar, Republika Bolsheviste Hebraike e Shikil në Pensilvani në SHBA, ishte mikpritëse e turneut botëror të futbollit në të cilin morën pjesë 24 ekipe, përfshirë dhe Silendin. Ajo çka shkroi për veten si vijon:

"Zyrtarisht i njohur si Republika Bolshevike Hebraike e Shikilit prej vitit 2017 dhe më parë e njohur si Republika Popullore e Shikilit nga viti 1964 deri në vitin 2014; është mikroshtet që ndodhet në Shtetet e Bashkuara në Pensilvani me pretendime tokash hebraike në Florida, Nju Jork, Kaliforni dhe Merilend. Kryeqyteti dhe qyteti i saj më i madh është Shulkill Heven. Kufizohet me Shtetet e Bashkuara nga të gjitha anët. Vendin e drejton plotësisht dhe aktualisht Partia Komuniste e Shikilit qysh prej themelimit në vitin 1964, kur e themeloi Julma Ednaton, ndërsa stërnipi i tij Julma Ednaton IV ishte kryeministre e shtetit hebre. Shikil njihet si shtet që e krijuan hebrenjtë që u larguan nga Europa gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe prej Izraelit gjatë konfliktit arabo-izraelit gjatë Luftës së Ftohtë dhe u vendosën në Pensilvani dhe Nju Jork. Shikil është anëtar i Shoqatës Multinacionale të Amerikës: Organizata për siguri kolektive Shulkili: dhe Aleanca Kryesore e Pensilvanisë. Shikil dikur ka qenë ish anëtare e Unionit të Shangkeilit nga viti 2010 deri në vitin 2014".

Llogaria e këtij vendi në platformën X është e zbukuruar me simbole ruse dhe postimet janë fuqimisht në favor të Presidentit Tramp. Njoftimi i fundit ishte thirrja për paqe mes Tajlandës dhe Kamboxhias më 25 korrik.

"Ftojmë Kamboxhian dhe Tajlandën të takohen në tryezën e negociatave në Bangkok, Pnom Pen ose ndoshta Vientiane për të shqyrtuar përfundimin e konfliktit të ndërsjelltë. Duket se gjithçka nisi për shkak të keqkuptimit", vlerësoi udhëheqja e këtij "shteti" dhe më pas dha udhëzim të rëndësishëm: "Gjithashtu ftojmë qytetarët tanë të qëndrojnë larg kufijve shtetërorë".

Ky njoftim pati jehonë. Me të u pajtua dhe kryeministri i një shteti "partner"-Ostin Elsler nga Mbretëria e Nix. Në uebsajtin e Mbretërisë së Niksit qëndron që "shteti i vogël që ndodhet brenda kufijve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës së Veriut" që ka për qëllim të "bëhet komb paqësor, i pavarur, efikas, i vetëvendosur dhe vetëqeverisës në botën reale që kërkon të rritet dhe të lulëzojë duke ndihmuar qytetarët e vet dhe qytetarët e tij duke ndihmuar komunitetin". Mbretëria u themelua më 21 shtator 2017. Ajo funksionon në hapësirë virtuale, në rrjetet sociale, dhe ata që e mbështesin bëhen qytetarë të saj duke bërë donacione të njëhershme ose të shumëfishta në thesarin e Mbretërisë. Ata mund të bëhen dhe zyrtarë të Mbretërisë, nëse e  dëshirojnë këtë. Pra, ka vend për "ambasadorë" dhe "konsuj nderi" të rinj.

Pensilvania mesa duket mund të bëhet së shpejti territor pro-rus, pasi në të egziston dhe vepron Federata e Pensilvanisë, e cila qeveriset nga Presidenti Mikhail Petrenko, zëvendëspresidenti Ivan Petrokakink dhe Partia e Federatës së Bashkuar. Federata ka deklaruar mbështetjen e saj të plotë për Rusinë pas kritikave të fundit të Tramp.

"Shprehim mbështetje të mëtejshme dhe edhe më të thellë për Rusinë kundër Ukrainës pas kërcënimeve të fundit të Tramp. Duket se Tramp dhe demokratët janë dy anët e njërës medalje në këtë çështje", deklaroi Federata në rrjetin X. me rastin e protestive kundër Trampit që u mbajtën më 14 qershor në Pensilvani, Federata qëndroi tërësisht në anën e policisë. "Jemi të ndjeshëm ndaj trazirave të mundshme më 14 qershor dhe qëndrojmë në krah të policisë dhe do të hapim zjarr ndaj kujtdo që përpiqet të sulmojë komunitetin tonë. Planifikuan të rrëzonin administratën Petrenko në formën e vrasjeve dhe ne nuk do ta tolerojmë këtë. Vdekje Partisë Demokratike!", shkroi administrata.

Në SHBA dhe Kanada kohët e fundit kanë lindur disa "shtete" të reja: Shtëpia e DeHerera me seli në luginën e San Tan, Arizona; Mbretëria e Danlandës, mikrokombi i përkushtuar ndaj lirisë individuale dhe vetëmbështetjes; shtet sovran brenda Kanadasë-Principata e Udlendit dhe monarkia parlamentare e Dakionarit të cilën e sundon Lartësia e Tij Mbretërore nënvojvoda Artur. Ky vojvodë më 1 korrik 2025, nxori në shitje edicionin special të pullave postare të kompanisë që mund të porositen onlajn.

Vojvodi ndërkohë, duket se po formon qeveri të re. së fundmi u emërua ministër kulture ndërsa nevojiten ministra të tjerë. “Monarkia Parlamentare Dakionarit kërkon ministër për komunikacion, pozicion në nivel qeveritar që do të jetë përgjegjës për zhvillimin e strukturave të komunikimit të brendshëm, komunikimit të jashtëm dhe marrëdhënieve me publikun, si dhe sigurinë dhe transparencën e informacionit”, thuhej në njoftimin që synonte të tërhiqte kandidatë. Prej tyre kërkohet që të jenë qytetarë të Dakionarias, të dinë mirë anglisht, përkushtim dhe njohuri bazë të dizajnit grafik. Koha e angazhimit në javë është midis 1-2 orësh. Paga e premtuar është 200 dukatë në muaj, që është monedha e Vojvodës.

Kjo mund të tingëllojë argëtuese, por egziston këshilla se si të veproni nëse doni të filloni mikroshtetin tuaj. Mundesh me të vërtetë. Sipas fjalëve të presidentit të Molosit Kevin Bo, mund të fillosh thjesht duke pretenduar të drejtën e truallit"...nuk është e thënë të jetë ekskluzivisht e jotja. Kërko tokë që është në pronësi publike, sikurse është park lokal, rezervat natyror etj. Shkoni aty, vendosni flamurin tuaj dhe kërko tokën për shtetin tënd..."

Atëherë ju nevojitet vetëm flamuri, himni kombëtar dhe simbole të tjera "kombëtare". Urime. Vetëm ruhuni nga burrat dhe gratë e paskrupullta që pretendojnë të jenë të dërguarit tuaj diplomatikë!

Por kjo histori komike ka edhe anën e saj të bazuar, e cila tregon se çfarë e dallon shtetin nga shteti-kimerë. Kjo është njohja e shteteve të vendosura dhe reale. Pa të, nuk ka anëtarësim në KB, nuk ka prerogativa dhe kompetenca të vërteta shtetërore. Por shikojmë se kjo nuk e pengon shtetin-kimerë të egzistojë në mënyrën që ai mendon se vlen. Bota e shteteve false megjithatë, nuk ka shqetësim me këto shtetruce. Shtetet false që pretendojnë të jenë reale dhe që madje kanë mbështetjen e shteteve të mëdha e të fuqishme botërore, janë një hipertrofi komike e principatave, mbretërive dhe perandorive virtuale. Dhe kjo nuk do t'i ndihmojë të shkojnë larg nga Ladonia apo Mbretëria e Niksit.

Nesër: Bota Magjike e minishteteve (2)