Cili është sfondi i ndikimit gjithnjë e në rritje i islamit radikal politik në Kosovë?
"Rreth 40% e shqiptarëve në Kosovë veten e definojnë kryesisht si myslimanë dhe vetëm atëherë si pjestarë të kombit të tyre. Gjithashtu, rreth 100,000 shqiptarë në Kosovë nuk praktikojnë më vetëm doktrinën konservatore në fenë islame, por janë bërë ndjekës fanatikë të vehabizmit islamit radikal sunit.
Përgatiti: Millosh Gariq
Që islami politik është e vetmja zgjidhje për problemet e mëdha botërore, në Kosovë kjo besohet nga një numër i madh shqiptarësh. Të dhënat që vijnë nga hulumtimet e fundit tregojnë se në 25 vitet e mëparshme dhjetëra të rinj shqiptarë nga Kosova janë shkolluar në shkollat fetare të Lindjes së Mesme. Shumë prej këtyre shkollave promovojnë islamin radikal dhe disa nga ndjekësit e tyre janë dënuar në Kosovë për promovim të terrorizmit.
Disa media prishtinase bënë të ditur se gjatë vitit 2022 në faqet e internetit në Kosovë janë publikuar qindra materiale që promovojnë islamin politik, të cilat janë përgatitur ose përkthyer në shqip dhe janë shpërndarë në rrjetet sociale. Ndonëse nga policia thuhet se janë kyçur qindra faqe të tilla, shumë prej statuseve janë ende të disponueshme për publikun.
Termi "Islam politik" në Fjalorin e Oksfordit i referohet gjerësisht çdo interpretimi të Islamit që shërben si bazë për identitetin dhe veprimin politik. Më konkretisht ka lidhje me lëvizjet që përfaqësojnë mobilizimin politik modern në emër të Islamit, trend që u shfaq sërish në fund të shekullit XX. Çdo lëvizje që ka për qëllim marrjen e pushtetit dhe ndërtimin e ligjeve shtetërore duke i’u referuar rregullave të religjionit, quhet Islam politik.
Që islami politik është prezent në Kosovë, e tregon edhe iniciativa e fundit ku në shkollat e vajzave, vendoset me detyrim mbajtja e shamive, e cila kishte rreth 37 mijë shpërndarje në rrjetin social Fejsbuk.
Drejtoresha e “Organizatës për drejtimin e konflikteve“ Shukrije Gashi thotë se "Sërbia nuk mundi të përçante shqiptarët e Kosovës dhe këtë e bëri Islami politik" transmeton Koha.
"Mbrojtësit e fesë" kundër sekularizmit perëndimor
Gashi theksoi se ndasitë e njerëzve nisën prej grupit të Islamit politik ku kërkonte që gratë e reja kosovare në kurset e anglishtes ose të aftësive kompjuterike duhet të mbajnë shami.
“Fillimet e Islamit politik në Kosovë datojnë në vitet e 90 të shekullit të kaluar. Sërbia për dekada të tëra nuk mundi të krijonte përçarje tek populli shqiptar, por kjo u arrit pas luftës, kur filloi procesi i masivizimit të kësaj dukurie me Pranverën Arabe”, tha Gashi.
Besimtarët kokëshkretë mes shqiptarëve janë të prirur për interpretimin arab të Islamit dhe vetë ata thonë se janë mbrojtës të fesë dhe kundërshtojnë depërtimin e sekularizmit perëndimor në Kosovë.
Një nga shembujt më piktoresk është komuna e vogël Han Elezit në jug të Kosovës, me rreth 10.000 banorë e cila deri në vitin 2012 mbante emrin Gjeneral Jankoviq, për nder të gjeneralit të famshëm sërb të luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore Bozhidar Jankoviq, ndërsa sërbët kështu e quajnë edhe sot këtë vend. Ndonëse prej verës së vitit 1999 ky ka qenë mjedis etnikisht krejtësisht i “pastër” shqiptar, është interesante se pikërisht nga gjenerali Jankoviq (han Elezi), sipas hulumtimeve të disa mediave kosovare, mbi 20 islamikë ekstremistë kanë shkuar në luftërat në Siri dhe Irak.
Në afërsi të Gjeneral Jankoviqit, rrugës për në Ferizaj, është Kaçaniku, komuna e njohur për nacionalizmin ekstrem shqiptar dhe pikërisht aty është shënuar ndikimi më i madh në rekrutimin e njerëzve në ISIS.
Varfëria dhe kufiri poroz me Shqipërinë
Megjithatë KB dhe BE vijojnë të nënvlerësojnë rrezikun e këtij lloji ekstremizmi në Kosovë, ku varfëria dhe kufiri poroz me Shqipërinë krijojnë terren pjellor për radikalizëm.
“Kur flasim për ndikimin e grupeve politike islamike në rastet tek provinca jugore sërbe, në vend të parë duhet të jetë të diferencojmë ndikimin e “konservatorizmit tek Islami” në proçeset politike dhe të përgjithshme social-kulturore në themelet e strukturës së popullsisë shqiptare në Kosovë e Metohi, në raport me shfaqjen, e më pas, me afirmimin e lëvizjes ekstreme apo radikale islamike në bashkësitë politike separatiste shqiptare, si dhe tek shtresat më të gjera të shoqërisë së atjeshme” spegon për Kosovo Onlajn Ognjen Karanoviq, historian dhe drejtor i Qendrës për Stabilitet Social.
Sipas fjalëve të këtij të fundit padyshim se në veprën e vet politike, më shpesh ekstrem-irredentiste, lëvizja kombëtare dhe separatiste shqiptare në Kosovë e Metohi, është mbështetur në doktrinat konservatore islamike që janë ushqyer në kuadrin e komunitetit mysliman më herët dhe pas Lidhjes së Parë të Prizrenit në fund të shekullit XIX.
“Ngritja e doktrinave të përmendura në qëndrimet shpirtëroro-politike të lëvizjes separatiste të etnisë shqiptare në Kosmet, u zhvillua pas çlirimit të Sërbisë së Vjetër dhe Jugore nga administrata osmane në vitin 1912, për të arritur kulmin e saj të parë në vitet Luftës së Dytë Botërore, sigurisht në kuadrin e strukturave pushtuese italiane, fashiste dhe gjermane në Kosovë e Metohi, ndjenjat shpirtërore dhe sociologjike të ndërgjegjes kolektive të popullsisë shqiptare nga radhët më dominuese të komunitetit konfesional mysliman, veçanërisht politik i tyre, elitat klanore-fisnore, në harkun e 100 viteve u mbajtën në mënyrë permanente në koordinatat e atyre doktrinave konservatore, ndaj popullsia shqiptare në krahinën jugore sërbe, deri para disa vitesh, mbeti nga shoqëritë më të mbyllura konservatore në Europë” vazhdon Ognjenoviq.
Ky i fundit shton se pikërisht për arsyet e sipëpërmendura, ndikimet e ideve radikale islamike, të gjeneruara prej kushteve dhe lëvizjeve shumë heterogjene, etnike lëvizjeve të komuniteteve myslimane në Lindjen e Afërt dhe të Mesme në mesin e shekullit të kaluar, pothuajse pa probleme u integruan në strukturat e forcave separatiste shqiptare në Kosovë e Metohi.
“Sidomos nga momenti kur nisën veprimet terroriste dhe kriminale të së ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Kosovës në vitet ’90 të shekullit XX. Është e njohur pjesmarrja e drejtuesve dhe grupimeve e organizatave më të fuqishme islamike në botë si Al Kaida në njësitë kriminale të UÇK-së në Kosmet, ndërsa lideri i atëhershëm i atij komuniteti famëkeq terrorist Osama bin Laden, në fillim të viteve ’90 vinte në Shqipëri, por edhe fshehtas në krahinën jugore sërbe. Jemi të detyruar të tregojmë faktin se nën ndikimin e mësimeve ideologjike komuniste, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë e Metohi, lëvizja separatiste shqiptare në Kosmet, por edhe popullsia shqiptare me origjinë konfesionale myslimane në tërësi në provincën jugore sërbe, kishin “vulë” të fortë të sekularizmit, sesa fanatizmi fetar në doktrinat e tyre politike deri në përfundimin e agresionit të NATO ndaj Republikës Federative të Jugosllavisë në vitin 1999 veçanërisht deri në momentin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së të ashtuquajturës Kosovë dhe njohjes së saj prej perëndimi politik, që përfaqsohet nga kjo kreaturë dhe karikaturë politike” thekson Karanoviq.
Shembja e shoqërisë tradicionale shqiptare
Karanoviq kujton se qysh prej periudhës së caktuar në Kosovë po forcohen forcat ekstreme politike, të cilat themelet e tyre ideologjike dhe shpirtërore i vendosin në kuadër të interesave apo veprimeve globale islamike apo radikale.
“Veprimi i lartpërmendur është materializuar përmes rrugës së përfshirjes së grupeve radikale myslimane nga Kosova dhe Metohia në lëvizje terroriste si Shteti Islamik apo fraksione të ndryshme të Vëllazërisë Myslimane, të cilat veprojnë në Lindjen e Mesme. Në kuadër të komuniteteve etnike shqiptare, por me origjinë fetare myslimane, ka ndodhur një fenomen sociologjik, modelet e të cilit mund t'i njohim në traditat e shtresimit postmodernist të shoqërive në Perëndimin politik që nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar. Pra, paralelisht me proceset e rrënimit të shoqërisë tradicionale myslimane shqiptare bazuar në traditat konservatore shpirtërore dhe konfesionale në Kosovë e Metohi, u afirmuan lëvizjet e elementëve të rëndësishëm të kësaj shoqërie, veçanërisht tek popullsia e re, drejt doktrinave ideologjiko-fetare të islamizmit radikal.
Liberalizimi i vlerave shpirtërore kolektive të kësaj shoqërie, proces i kryer nën ndikimin e fortë të kulturës masive të shoqërive liberale të Perëndimit politik, kushtëzoi mobilizimin e grupeve politike konservatore, por lëvizshmëria e tyre bazohet tek vlerat radikale pseudo-fetare të fesë islame” thekson historiani Ognjen Karanoviq.
Patën ndikim të madh në rritjen e ekstremizmit islamik tek popullsia shqiptare në Kosmet, thotë ai, dhe shtetet arabe në Lindjen e Mesme, në radhë të parë Arabia Saudite, por edhe Turqia.
"Ekstremizmi islamik, vehabizmi, është bërë "armë e fuqishme ideologjike" në përhapjen e ndikimit politik të "mbrojtësve të Mekës dhe Medinës" në Kosovë. Arabia Saudite si dhe Turqia haptazi financojnë punën e shumë organizatave të ashtuquajtura “humanitare” islamike, të cilat ndërtojnë xhami, spitale dhe ku u japin bursa të rinjve shqiptarë... Ekziston marrëdhënie e gjithanshme e dokumentuar dhe e pamohueshme e këtyre organizatave me grupet ekstremiste dhe terroriste, si Xhihadi Islamik, Xhabat Al Nusra il al Shama të cilat operojnë në hapësirën e Lindjes së Mesme. Të gjitha këto grupime dhe organizata financohen nga monarkia e fuqishme arabe, madje shumica e tyre, por edhe nga qeveritë e perëndimit politik. Disa nga organizatat më të njohura në Kosovë dhe Metohi që promovojnë ekstremizmin fetar janë: Rinia Prizrenase, Fronti Islamik Studentor, Rinia Shqiptare për Kosovën, Ndihma e Bashkuar për Kosovën, Fondacioni për Ndihmë Globale, Asambleja Botërore e Rinisë Muslimane, Organizata Ndërkombëtare Islamike e Ndihmës, Fondacioni Al Haramein etj. Për këtë nuk duhet të habitemi nga të dhënat se rreth 1% e shqiptarëve në Kosmet e përkufizojnë veten para së gjithash si myslimanë dhe më pas si pjesëtarë të kombit të tyre. Gjithashtu rreth 100.000 shqiptarë në Kosovë jo vetëm që praktikojnë doktrinën konservatore në besimin islam, por janë bërë ndjekës fanatikë të formës vehabiste të islamit sunit-radikal” përmbyll Karanoviq.


0 komentet