Karanoviq: Axhenda e “Katërshes së Ballkanit Perëndimor“ është drejtuar kundër Sërbisë

Ognjen Karanović

Iniciativa bashkuese e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Shqipërisë dhe të ashtuquajturës Kosovë në “Katërshen e Ballkanit Perëndimor” ka një axhendë të dukshme antisërbe, duke minuar themelet e "Ballkanit të Hapur" dhe është një hap tjetër në drejtim të rrumbullakësimit të çështjes politike shqiptare në rajon, pra realizimin e projektit të krijimit të "Shqipërisë së Madhe”, vlerëson për Kosovo Onlajn, Ognjen Karanoviq, kryetar i Qendrës për Stabilitet Shoqëror.

Vetë emërtesa e organizimit të samitit në Shkup ku pritës ishte shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani-“Ballkani Perëndimor KVAD-100% përputhshmëri me politikën e jashtme të BE”-sipas Karanoviqit, tregon se kjo iniciativë, është drejtuar ndaj Sërbisë.  

"Narrativa antisërbe e këtij samiti, shikohet edhe në emërtesën e saj, qartësisht shihet se Sërbia nuk e ka harmonizuar politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me Brukselin, megjithëse vendi ynë nuk e ka këtë detyrim, pasi nuk është anëtar i BE çka këtë detyrim eventual është vetëm në momentin e anëtarësimit në BE në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit” thekson Karanoviq.

Iniciativa bashkuese e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Shqipërisë dhe të ashtuquajturës Kosovë, bashkëbiseduesi ynë nuk e shikon si “aksion të tyre”, por diçka që ka rjedhur prej rendit të ditës nga axhenda e politikës së jashtme gjermane.  

"Berlini është fuqishëm kundër 'Balkanit të Hapur'. Këtu shikon tentativën e politikës së jashtme gjermane e cila po projekton në institucionet europiane për të gjetur model të caktuar bashkësie të shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilat janë shumë specifike etnikisht, dhe kjo specifikë manifestohet edhe përmes profilit të vetë pjesëmarrësve në samit. Kjo është përpjekja e tyre për të krijuar një kundërorganizatë ndaj 'Ballkanit të Hapur', e cila mori mbështetjen e SHBA dhe që është një iniciativë e mençur e presidentit Aleksandar Vuçiq. Ndaj është drejtuar edhe kundër Vuçiqit. Këtu shohim një përpjekje për të minuar themelet mbi të cilat u krijua nisma 'Ballkani i Hapur' thotë Karanoviq.

Ky i fundit shton se është e dukshme që kjo është tentativë e Gjermanisë e cila siç thotë ai, në rastin e Ukrainës, padyshim mashtroi dhe shtyu paksa interesat e veta në sfondin e axhendës së politikës së jashtme dhe interesave gjeopolitike të SHBA për të ruajtur themelet e politikës së saj në juglindje të Europës, e cila në 30 vitet e fundit, ka kontribuar në masë të madhe në marrëdhëniet ekzistuese ndëretnike dhe ndërshtetërore në Ballkan.

"Nga ana tjetër, simptomatike është gjithashtu se nga katër pjesëmarrësit e iniciativës në Shkup, tre janë shqiptarë. Askush nuk ka asgjë kundër kombit shqiptar dhe identitetit kombëtar shqiptar, dhe ata janë qytetarë të atyre tre vendeve dhe të krahinës jugore sërbe. Është interesant fakti se ky samit nuk u ngrit në një nivel më të lartë, nuk ishte kryeministri shqiptar Edi Rama dhe as krerët e pushtetit ekzekutiv të këtyre vendeve. Ndaj iniciativa mund të shikohet në kontekstin e faktit se politika e jashtme gjermane i qaset çdo gjëje me kujdes, sepse është e vetëdijshme që ‘Ballkani i Hapur’ ka mbështetjen e SHBA” thotë Karanoviq.

Kujtojmë se marrëveshjen përbashkuese në Shkup, përveç Osmanit, e kanë nënshkruar edhe shefja e diplomacisë shqiptare Olta Xhaçka, zëvendësministri i Punëve të Jashtme në institucionet e Prishtinës Kreshnik Ahmeti dhe këshilltari për politikë të jashtme i Qeverisë Teknike të Malit të Zi Gjorgje Radulloviq.

“Sigurisht, pjesët ekstreme të politikës shqiptare në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, provincën jugore sërbe dhe pjesërisht, pra ndoshta të paktën në Shqipëri, këtë bashkësi, do të përpiqen t’a paraqesin si një bazë për ndërtimin e një lloj shpërndarjeje të politikës shqiptare. Për këtë iniciativë, ata nuk kanë mbështetjen e SHBA, sigurisht që nuk kanë mbështetje të hapur amerikane, por nuk kam dyshim se pas samitit të Shkupit qëndron edhe dëshira për të krijuar një 'Shqipëri të madhe'. Dhe fakti që pozitat kyçe në pushtetin ekzekutiv në këto vende i’u dhanë shqiptarëve, tregon diçka për gjithëpërfshirjen e politikës shqiptare në Ballkan”, thotë Karanoviq.