FEJTON 25 vite nga bombardimi i NATO-s ndaj Sërbisë (36): Aktakuza e Tribunalit të Hagës
Shkruar për Kosovo onlajn: Dragan Biseniq
Strob Talbot rrëfen se në maj po ndjente presion gjithmonë e më shumë nga të gjitha palët, ndërsa Çernomirdin, Ahtisari dhe ai ndiheshin se është “koha për përmbysje”. Jelcin e kishte gjithnjë e më të vështirë të justifikonte rolin e Rusisë në lojën diplomatike ndërsa bombardimet vazhdonin. Ahtisaari ndjeu presionin e europianëve, veçanërisht të Shrëderit që sa më parë të gjendej zgjidhje. Talbot u përball me skepticizëm në rritje brenda radhëve të administratës rreth asaj nëse rusët luanin ndonjë lojë të dyfishtë në lidhje me Millosheviqin.
Madllen Ollbrajt e cila ishte entuziaste e palodhur e bombardimeve, pranoi se edhe ajo ishte në kufijtë e forcës dhe durimit ashtu sikurse të dy palët, kështu që pyetja e vetme ishte se kush do të dorëzohej më parë. “Sikurse ndalesa vijoi, ndjeva se ishim në garë ku të dy vrapuesit ishin të lodhur; pyetja e kujtdo ishte se kush do të gjunjëzojë më parë këmbët. Sigurisht që egzistonte kufi për sasinë e dëmit që qeveria jugosllave mund të vuante pa u dorrëzuar, por ishte e paqartë nëse ky kufi do të arrihej para se qendra e gravitetit brenda NATO të zhvendosej drejt kompromisit. Pala fituese do të ishte në mënyrë të pashmangshme ajo që tregon vullnetin më të madh”, vlerësoi Ollbrajt.
Të hënën, më 17 maj, shefi i diplomacisë ruse, Igor Ivanov ka thënë pas takimit me kolegët nga BE se Rusia është “e gatshme të punojë në miratimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB për Kosovën”, me kushtin që më parë të ndërpritej bombardimi i RFJ. Qeveria kanadeze refuzoi propozimet e liderëve të NATO që kërkonin luftë tokësore ndaj forcave jugosllave në Kosovë.
Ish-prokurori shtetëror amerikan Ramzi Klark i cili kishte ardhur në Sërbi, vlerësoi në Nish se “sulmi brutal në atë qytet...(është pjesë e) agresionit të pakufizuar kriminal të Amerikës dhe NATO”. Kuvendi qytetas i Prishtinës bëri të ditur se në territorin e vet ndali përdorimin e alkoholit në vendet publike.
Të enjten e 20 majit, shefi i diplomacisë ruse Igor Ivanov tha se “në letër tashmë egziston variant i parë i rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB për Kosovën", ndonëse egzistojnë “ende çështje të pazgjidhura”.
Rusia "sërish denoncoi me vendosmëri operacionet ajrore kriminale të NATO" në RFJ, bëhet e ditur në deklaratën e Ministrisë Ruse të Punëve të Jashtme. Në deklaratë theksohej se prej natës e deri më sot është sulmuar ashpërsisht Beogradi, me dy raketa të cilat dëmtuan një godinë të Qendrës Klinike Spitalore "Dr Dragisha Mishoviq", si dhe u dëmtua dhe rezidenca e ambasadorit suedez.
Pak gjasa kishte që 19 anëtarët e NATO të mund të shkonin drejt konsensusit rreth invazionit dhe përdorimit të armatës tokësore me më shumë se 100 000 njerëz tha një funksionar i lartë i aleancës.
Të premten e 21 majit NATO tha se se sa herë e më shumë bëhet fjalë për planifikim të invazionit tokësor. NATO duhet të jetë e hapur dhe për mundësi të tjera, përveç goditjeve ajrore, pasi në këtë mënyrë, askush nuk mund të garantojë se operacioni ajror deri në vjeshtë do të sjellë efekte të dëshiruara, deklaroi Pentagoni. Ollbrajt vuri në dukje se debati rreth nevojshmërisë së invazionit tokësor, nisi me "energji të rinovuar". Egzistonin rreziqe të dukshme, por ishte kthjelluese të merrje pjesë në takimet e majit ku "kampet dimërore të refugjatëve" ishin në krye të rendit të ditës.
NATO kurrë nuk i është dashur të ndërmerrte fushatë tokësore, por vendosëm të dyfishojmë numrin e trupave në Maqedoni dhe Shqipëri. Me sa duket, këto trupa do të përgatiteshin për të shërbyer në misionin paqeruajtës në Kosovë, i cili do të dislokohej vetëm pas luftës. Megjithatë, siç dëshironim që Millosheviqi t’a kuptonte, trupat gjithashtu do të mund të formonin bërthamën e forcës luftarake tokësore nëse ishte kjo do të ishte e nevojshme.
Për Jugosllavinë është i pranueshëm misioni i KB në Kosovë rreth të cilës do të dakordësoheshin me mandatin dhe modalitetet në dialogun direkt mes përfaqësuesve të RFJ dhe KB, tha zëdhënësi i Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme, Nebojsha Vujoviq.
Presidenti i RFJ, Sllobodan Millosheviq, në bisedë me delegacionin e Parlamentit grek tha se “përveç krimeve të rënda që vazhdimisht shkaktojnë vuajtje të njerëzve dhe shkatërrimin e RFJ, ekziston edhe një krim i madh për të cilin pak flitet, në të cilën ndërmori NATO” transmetojnë mediat begradase. “Bëhet fjalë rreth akuzës së poshtër ndaj shtetit tonë për eksodin e shqiptarëve të Kosovës”, ka thënë Millosheviq.
Tre ndërmjetësit u dakordësuan se ishte koha që Ahtisari dhe Çernomirdin bashkarisht të shkonin tek Millosheviqi: ai udhëtim i shumëpritur në Beograd ishte planifikuar për javën e fundit të majit. U dakordësuan gjithashtu se misioni ka shumë të ngjarë të ishte i suksesshëm nëse ata të dy do të merrnin me vete dokumentin e vetëm që do të përmbante hapat e nevojshëm për të ndaluar bombardimet. Kjo do të eliminonte çfarëdolloj dallimi në opinionin mes "Z. Çekiçit (Çernomirdin) dhe "zotit Nakovnja" (Ahtisaari), ndërsa hapësira e Milosheviqit për abuzim do të pakësohej ndjeshëm. Takimi, në të cilin shpresonin se do të ishte kulmi i të gjitha takimeve, u caktua të mërkurën e 26 majit në vilën e Stalinit. Detyra themelore ishte shkrimi i tekstit të përbashkët.
Talbot udhëtoi për në Moskë një ditë para takimit. Atë më pas e thirri Bergeri dhe i transmetoi lajmin e Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në Hagë është para ngritjes së padisë ndaj Millosheviqit për shkak të rolit të tij si "truri" i krimeve sërbe ndaj civilëve në Kosovë. Pothuajse në të njëjtën kohë, Ahtisari, i cili po përgatitej që prej Helsinkit të udhëtonte për në Moskë, telefonoi Kofi Ananin dhe i transmetoi të njëjtin lajm.
"Akuza nuk u ngrit vetëm për të justifikuar koston e gjykatës, por ishte imperative për Tribunalin nëse ai organ dëshironte të kishte ndonjë kredibilitet. Nga pikëpamja e diplomacisë sonë trepalëshe, koha e ngritjes së aktakuzës ishte, për t’a thënë më butë, jo tamam ideale. Kur mëngjesin e mëpasshëm Ahtisari dhe unë mbërritëm në vilën e Stalinit, Çernomirdin na tha me ton teatral që sërish të vendosnim karrige bosh në tryezë, pasi prej tani falë Tribunalit, negociatat me Millosheviçin do të jenë më të vështira", tha Talbot.
Tribunali për Krimet e Luftës më 27 maj, shpalli aktakuzën ndaj Millosheviqit, Millutinoviqit dhe tre liderëve të tjerë sërbë për krime kundër njerëzimit. Ollbrajt përshkroi se “ka pasur edhe nga ata që ishin nervoz për aktakuzën e Millosheviqit, duke pasur besuar se kjo do të thotë se nuk mundemi të negociojmë me të”, duke precizuar se nuk ndodhej në atë grup. “Isha e kënaqur me aktakuzat, pasi mesazhi i tyre ishte i njëjti që NATO po përcjell prej dy muajsh: ata që ushtrojnë spastrim në fund nuk do të marrin atë që kërkojnë dhe do të humbin atë që kanë. Pyetja e menjëhershme ishte nëse aktakuzat do t’a bënin Millosheviçin pak a shumë të pranonte kushtet e NATO”, saktësoi ajo.
Çernomirdin megjithatë, pranoi që edhe një herë për herë të katërt të udhëtonte i vetëm në Beograd sesi të hidhte themelet për vizitë të përbashkët me Ahtisaarin, të planifikuar për javën e ardhshme. Këto misione nuk ishin vetëm diplomatike dhe të rrezikshme për Çernomirdinin; ishin po aq të rrezikshme për jetën e tij. Mbrojtja kundërajrore sërbe ishte "në fitil të shkurtër" dhe askush nuk e dinte se çfarë mund të bënte Millosheviqi nëse do të ndjente se Rusia ishte në rrugën e duhur për të miratuar kërkesat e NATO.
Një ditë pas aksionit të Tribunalit, Çernomirdini dhe Millosheviqi, në takimin dhjetë orësh në Beograd, dhanë deklaratë të përbashkët tërheqëse në të cilën thanë se Këshilli i Sigurimit i KB, duhet të ndërmarrë rezolutë për Kosovën "në përputhje me Kartën e KB". "Çfarë do të thoshte kjo? Telefonova Ivanovin i cili refuzoi të spegonte se çfarë kishte ndryshuar. Në vend të kësaj, tha se Rusia po kërkon që kancelari Shrëder, si shefi i BE të ftojë Çernomirdinin, Ahtisarin dhe përfaqësuesin e SHBA në Bon në takimin vendimtar. Dërguam Strob Talbot”, tha Ollbrajt.
Gjatë takimit, Çernomirdin vetëm një herë foli në emër të Jelcinit, kur u ngrit për të marrë telefonatën nga kryeministri Stepashin, i cili në atë moment ishte me Jelcinin në limuzinën presidenciale. Sipas Stepashinit, Jelcin ishte jashtëzakonisht i zemëruar me lajmet nga Haga dhe ishte i bindur se ishte tentativë për të sabotuar përpjekjet paqësore ruse, si dhe tentativë për të ndalur triumfin e tij diplomatik që do të ishte duartrokitur në samitin e Këlnit. Kur Talbot dëgjoi se Çernomirdin bisedoi vetëm me Stepashinin, e kuptoi si shenjë të keqe-gatishmëri në të cilin ishte Jelcin në këtë moment ku ndodhej dhe tek pamundësia e qasjes së Çernomirdinit tek presidenti rus.
Në dallim nga Çernomirdin i cili vetëm një herë foli me Kremlinin, ndërmjetësi rus pretendon se Talbot pambarimisht konsultohej me Ollbrajt. Kaq shpesh, saqë Çernomirdin e pyeti se përse e telefononte kaq shpesh "shefen-nënën e tij" dhe i kërkoi Shtëpisë së Bardhë të dërgonte dikë që ka kompetencë dhe dikë që nuk do të duhej të telefononte çdo 10 minuta.
Kur ngelën vetëm, Talbot tha se Ollbrajt të dëgjonte atë çfarë tha për të do të ofendohej. "Popull i vështirë janë atë amerikanët" konkludoi Çernomirdin
Të dielën më 30 maj, Kremlini i përcolli mesazh Shtëpisë së Bardhë se Jelcin dëshiron të bisedojë me Klintonin ditën e nesërme, në Ditën e kujtesës. Kur telefoni binte, operatori i Kremlinit tha se Jelcini është “pa humor” dhe se në vend të tij të flasë kryeministri Stepashin. Kryeministri ishte biznes i pastër. I sugjeroi Klintonit që të dërgonte ndonjë "kompetent"-këtë e përsëriti në disa raste, duke theksuar çdo herë fjalët saktësisht-kush mund të "hekuros" dokumentin që përmban kushtet e NATO, që Ahtisari dhe Çernomirdin po e çojnë në Beograd, në mënyrë që misioni të kishte sukses. Nuk kishte dyshim se Stepashin dëshironte të ngrinte rangun e përfaqësuesit amerikan ose në rangun e nënpresidentit, apo nëse kjo nuk është e mundur të sekretarit të shtetit.
Duke dëgjuar bisedën në telefonin tjetër të vendosur në anën e kundërt të Odës Ovale, nisa që presidentit t’ia bëja me dorë për t’i çuar sinjal urgjent. Ai me xhest tregoi që të mos shqetësohesha. Stepashinit i tha se po kthehem në Moskë me autoritet të plotë. Pasi e mbylli receptorin, Klinton u argëtua më shumë sesa unë në lidhje me këtë sesa afër isha nga detyra më e rëndësishme e karrierës sime, aq sa kryeministri rus të më largonte.-Mendoj se ti tek këta njerëz fitove reputacionin e kokfortit të vërtetë-tha ai.-Këtë këtu për ty nuk flitet!
Më pas me seriozitet: “E di, nëse më duhej të hamendësoja, vë bast se mendojnë se në vend të diçkaje të arritur në Beograd, tani përgatiten për finale.
Inicimi i aktakuzës së Tribunalit Ndërkombëtar të Krimeve për ish Jugosllavinë nga 54 faqe e cila ishte fokusuar në krimet e luftës në rajonin e Kosovës, u shkrua nga Nensi Paterson dhe Klint Uilliamson. Nensi vdiq në vitin 2010 në moshën 56-vjeçare, ndërsa Uilliamson u bë ambasadori i parë amerikan i krimit. Kjo ishte hera e parë që shefi aktual i një shteti, paditet nga ana e gjykatës ndërkombëtare. Aktakuza më pas u zgjerua për krimet në Kroaci e Bosnjë. Më vonë, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Dragoljub Ojdaniq, i cili gjithashtu u akuzua dhe u dënua para Gjykatës për krime lufte në ish-Jugosllavi, tha se ajo "u përpoq të hiqte barrën e përgjegjësisë së saj me një intervistë në Observer ku u ankua se Luiz Arbor e kishte urdhëruar të shkruhet ai akt dhe Peterson pretendoi se atëherë kundërshtoi ashpër aktakuzën kosovare por nuk rezistoi”.
Reporter për gjyqin në Tribunalin e Hagës për ish Jugosllavinë Nenad L. Stefanoviq vuri në dukje disa rrethana të pjesmarrjes të këtyre juristëve në punën e Tribunalit. Stefanoviq vuri në dukje se Nensi Peterson e cila dikur dhe vetë ishte e punësuar në Prokurorinë e Tribunalit dhe në kohën e bombardimeve, mori pjesë në ngritjen e aktakuzës ndaj Millosheviqit, pretendoi se, sipas opinionit të vet prokuroria në procesin e fundit nuk duhet të provojë se Millosheviq urdhëroi vrasjet, por duhet të provojë sesi ai nuk ndërmori asgjë për të ndalur krimet apo të ndëshkojë agresorët. Kjo juriste amerikane besonte, megjithatë për diçka të tillë, të paktën nevojitet dëshmia e disa ish bashkëpunëtorëve të Millosheviqit. Ndërsa kjo praktikisht do të thoshte se të paktën dikë nga grupi “mblidh pesë dhe dërgoji në Hagë” (Millan Millutinoviq, Nikolla Shainoviq, Vllajko Stojillkoviq, Dragoljub Ojdaniq) shumë shpejt duhet të udhëtojnë drejt Hollandës dhe kjo nën kushtet e vullnetit të dëshmojnë direkt ndaj Millosheviqit. I tillë “vullnetmirë” mund të pajtohej me prokurorin dhe të pakësonte ndjeshëm dënimin eventual të tij të mundshëm. Pa të tillë “vullnetar” për të cilin Karla del Ponte ka shumë gjasa të kthehet në Beograd në fillim të kësaj jave, për prokurorinë nuk do të jetë e lehtë të përfundojë punën që filloi dy vjet e gjysmë më parë”, ka shkruar Stefanoviq. Peterson nuk ishte emër i madh juristik. Ajo ishte prokurorja e 11 lokale në Zyrën e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit, e specializuar për rastet e abuzimit të fëmijëve dhe krimeve seksuale, e cila doli vullnetare të shkonte në Jugosllavi në vitin 1994 si anëtare e Komisionit të Kombeve të Bashkuara që hetonte përhapjen e dhunës së atjeshme seksuale.
Nensi Peterson ishte ajo që bëri të gjitha aktakuzat, me dhjetëra, për përdhunime. "Punoi prej vitesh me ekipe të vogla, të gjitha gra, duke sjellë dhjetëra akuza për përdhunim. Ajo ishte shumë e përfshirë në mbledhjen e provave, çka ishte shumë e vështirë për shkak të mosvullnetit të viktimave për të rrëfyer historinë e tyre," tha kryeprokurorja e tribunalit Luiz Arbur.
Nensi Peterson rreth punës së vet më shumë ka folur në intervistën për "The Guardian"
"Millosheviqi thotë Patterson, "përherë ishte në fund të punës së të gjithëve." Por në Bosnjë nuk kishte të tillë zinxhir direkt komandues. Ndonëse tashmë dimë shumë më tepër rreth Bosnjës, në Kosovë ky ishte projekti i Millosheviqit qysh prej fillimit”, tha Peterson.
Kryeprokurorja e Tribunalit, Luiz Arbur, thirri në mars takim të ekipit kosovar dhe tha se kishte ardhur koha për të paditur shpejt liderin e Sërbisë. “Dinim se po punonim nën afat të rreptë kohor. Vendosëm afat kohor të rastësishëm vet-imponues” thotë Paterson, “dhe na u desh të ngrinim aktakuza. Nga ai takim deri në publikimin e aktakuzës kaluan 52 ditë”.
U zgjodhën "vend krime" shumë konkrete ku dëshmitë u vërtetuan dhe për të përmbushur kriteret e dëshiruara për të qenë "të përhapura dhe sistematike" (nevojitej për përcaktimin e krimeve kundër njerëzimit): fshati Izbicë, në Krushën e Vogël të cilat u raportuan në deklaratat e shkurtëra të shtypit të NATO.
Paterson gjithashtu punoi "nga lart poshtë" për të vendosur përgjegjësinë e Millosheviqit në zinxhirin komandues. "Kemi punuar si nga poshtë ashtu edhe nga lart, drejt mesit," kujton ajo, "ndërsa mesi është aty ku është sfida ligjore."
Lidhjet në ato shtresa të mesme u krijuan duke ndërthurur dy parime: Autoritetin de fakto e de jure të Millosheviqit në aparatin e lartë. "De jure" mbështetet në zinxhirin e ngulitur në kushtetutë-"se Millosheviq si president i Jugosllavisë, me kushtetutë qëndronte në krye të policisë dhe ushtrisë". De facto “ne e krahasojmë me rastin e mafies, ku teknikisht nuk ka zinxhir formal, por ajo bën atë çfarë i jepen urdhra. Por si mund këtë t’a vërtetojmë?'.
Njëkohësisht: “pati shumë presion nga të dyja palët. Disa besonin se ishte ide e keqe të ngrihej një aktakuzë ndërkohë që lufta po vijonte, se kjo në një farë mënyre do të zgjaste luftën dhe komplikonte gjërat për aleancën e NATO-s.'
Më në fund erdhi momenti: “Ishte vendim i vështirë ky, por vendosëm se kjo nuk do të zgjasë apo shkurtojë luftën; patëm raste, patëm prova materiale, fotografi nga sateliti dhe dëshmitarë'.
Vëllimi dhe kualiteti i të dhënave informative të cilat u vendosën në dispozicion të Tribunalit, u përmirësuan ndjeshëm nga ditët e para-veçanërisht ajo që u sigurua nga Britania e Madhe pas ndryshimit të pushtetit në 1997. "Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballemi dhe gjithmonë do të jetë se si të trajtojmë informacione të ndjeshme. Por ndonjëherë egzistonin dhe të dhëna informuese të cilat kanë qenë më shumë se të ndjeshme dhe të mund t’i pranonim-n’a duhej të shkonim në ndonjë mënyrë tjetër’. Burimi i dytë i rëndësishëm ishin bisedat telefonike të përgjuara të forcave dhe zyrtarëve jugosllavë, të cilat Britania e Madhe i çoi në Hagë.
Pas konfirmimit të aktakuzës nga gjyqtari Dejvid Hant u pasua takimi në Zyrën e prokurores Arbur, ku në fund ngelën vetëm dy gra. Arbur duke kërkuar njëfarë sigurie, i’u drejtua autores së aktakuzës: "Kjo është gjë e mirë, apo jo?"pyeti ajo. "Po gjykatëse" i’u përgjigj Paterson, ‘kjo është gjë shumë e mirë’.
Aktakuza tashmë e publikuar për arrestimin e Sllobodan Millosheviqit, u ndryshua të premten në mbrëmje dhe u shtuan 5 “vendvrasje” të reja: Vuçiterna, Meja, Burgu i Dubravës, Suharekë dhe Kaçaniku.
Takimi përfundimtar nisi më 1 qershor në Petersberg, në shtëpinë e të ftuarve të qeverisë gjermane-e vendosur në rajonin malor pranë Bonit, që ndodhet në skajin e Rajnit. Vendi i takimit u zgjodh me kërkesë të kancelarit Shrëder sesi të ishte afër; shpresonte, sikurse edhe pjesëmarrësit, se do të ishte sesion kyç.
Prej fillimit të ditës së parë të bisedimeve të cilat zgjatën deri në thëllësinë e natës, dukej se germanët mikpritës po prisnin fiasko të plotë. Përveç refuzimit për të pranuar pa rezerva tërheqjen e plotë të forcave sërbe, rusët definuan kërkesat e tyre për ndarjen gjeografike të punës dhe strukturën komanduese të forcave në Kosovë e kështu që e gjithë historia të ishte edhe më pak e mundshme: të gjitha operacionet duhet të jetë nën kontrollin “politik” të Kombeve të Bashkuara dhe duhet të formohet sektor i veçantë për kontingjentin rus që nuk do të jetë nën komandën e NATO.
Talbot sugjeron se qëndrimi amerikan ishte i njëjtë ashtu sikurse disa vite më parë për Bosnjën, kur Sekretari i Mbrojtjes Uilliam Peri "detyroi rusët" t’a pranonin: një komandë të vetme unike të NATO-s për të gjithë operacionin, me paqeruajtës rusë nën autoritetin e oficerit amerikan-pra është fjala për komandën indirekte të NATO. Atë marrëveshje e etiketuam "rregullat e Dejtonit" apo "modeli i Bosnjës".
Talbot i raportoi Ollbrajtit se pas disa takimesh pozicioni rus ishte ende i pakënaqshëm. Ata ende nuk e kanë pranuar nevojën që të gjitha forcat jugosllave të sigurisë të tërhiqen ndërsa dëshironin që forcat paqeruajtëse ruse të kishin sektorin e tyre brenda Kosovës së pasluftës. Berger dhe Ollbrajt i thanë Talbotit të mbante linjën e pikës së parë. Më pas Ollbrajt bëri të ditur se Moska "brenda natës u dorrëzua".
Ollbrajt bërtiti: "Përfundimisht NATO dhe Rusia patën qëndrim të përbashkët". Dokumenti që rezultoi, i cili liston kushtet që Millosheviqi do të duhej të përmbushte për të ndaluar bombardimet, u përcoll në Beograd. Ky ishte magneti që dëshironim dhe të cilit Millosheviqi i frikësohej. I bindur nga Çernomirdin dhe Ahtisari se nuk do të merrte ofertë më të mirë dhe se rusët nuk do ta mbështesin më, lideri sërb pranoi marrëveshjen dhe kërkoi prej parlamentit të tij miratimin e saj. Në të gdhirë të 3 qershorit telefonat nisën të tingëllojnë në mbarë Uashingtonin dhe në periudha të ndryshme të ditës në kryeqytetet e NATO prej Otavës në Athinë. Luftëtarët i’a arritën qëllimit.
0 komentet