FEJTON: Faktori i huaj dhe krijimi i kombit shqiptar (6): Llajosh Talloci-personi kyç të krijimin e identitetit shqiptar

Beč, dvorac
Burim: vivatravel.rs

Shkruar për Kosovo onlajn: Dragan Biseniq

Emri i Llajosh Tallocit është i njohur për historianët të cilët merren me Shqipërinë dhe shqiptarët. Por pak dihet rreth aktiviteteve të tij të vërteta në këtë drejtim dhe ajo çka shënuar. Libri i historianit austriak nga Graci Kurt Goshtençnik “Wissenschaft Im Spannungsfeld Von Politik Und Militär: Die Österreichisch-Ungarische Albanologie 1867-1918“, ofron përmbledhje të gjallë të njohurive aktuale të pakta egzistuese. Sipas Goshtençik, Talloci ishte babai i hulumtimeve ballkanologjike hungareze. Së bashku me ballkanologun çek Konstantin Jireçek dhe albanologun kroat Emiliano (Milan) Shuflaj, botoi koleksionin më të pasur të burimeve mesjetare rreth Shqipërisë «Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia«-Dokumente dhe çështje diplomatike të cilat ilustrojnë Mesjetën në Shqipëri) të publikuar në vitet 1913 dhe 1918.     

Llajosh Talloci (Lajos Thallóczy), (1857-1916) sekretar i arkivit perandorak vjenez, historian ishte interpretuesi kryesor i projektit Austrohungarez të krijimit të «kombit politik».  Para Luftës së Parë Botërore, Austro-Hungaria ishte e interesuar për Shqipërinë si pasojë e planeve politike e luftarake që kishte në Ballkan dhe dërgoi shkencëtarët e vet për të hulumtuar. Pjesërisht si pasojë e këtij interesimi Talloci u punësua në administratën Austro-Hungareze me titullin këshilltar i oborrit për të krijuar një vepër rreth historisë popullore të shqiptarëve dhe një tekst shkollor.

Ndërsa disa qarqe në Itali kishin plane për të krijuar lidhje të afërta mes Malit të Zi dhe katolikëve shqiptarë të veriut nën udhëheqjen e tyre, Talloci ishte një nga promovuesit e planeve të Austro-Hungarisë për forcimin e lidhjen mes tyre dhe për t'u përballur shqiptarët dhe sllavët. Qëllimi ishte të kundërshtohej përparimi i Sërbisë dhe Malit të Zi në bregun adriatikas. Në dhjetor të vitit 1897 Talloci deklaroi se ishte e nevojshme të ndërmerren veprime për të parandaluar tërheqjen e popullsisë së Shqipërisë në Mal të Zi. Sipas Fan Nolit (Fan Noli-Theofanes Stylianos Mavromatis) ishte peshkop dhe udhëheqës i Kishës Ortodokse Shqiptare, Talloci deklaroi se mendimet rreth origjinës sërbe të Skënderbeut ishin legjenda të pastra.

Prej vitit 1885 janë mbajtur konferenca në të cilat kanë qenë të emërtuara të ashtuquajturat "aksionet shqiptare të veprimit". Në këto konferenca kryesisht merrnin pjesë zyrtarë të ministrive të përbashkëta dhe ekspertë dhe zyrtarë të tjerë shqiptarë. Aksionet e veprimit përherë kishin pjesë që merreshin me çështjet kulturore dhe arsimore. Dimë që Talloci ka marrë pjesë në këto takime, por vetëm së fundi ka pasur rol serioz në zhvillimin e programit të këtyre tubimeve, si dhe në formulimin e propozimeve. Ai megjithatë nuk ka patur rol aktiv vetëm në planifikimin, por edhe në realizimin e këtyre ideve të tij. Ai krijoi koncepte në atë rreth asaj sesi të formohej pikpamja shqiptare në pasurinë historike, kur dhe si u kanonizuan disa ngjarje dhe cila ishte arsyeja e vërtetë për këtë.

Është e provuar se Talloci, pasi njohu rëndësinë e kolonive të huaja shqiptare për atdheun, tentoi të “krijonte” Monarkinë e Dyfishtë Italo-Shqiptare për të ndikuar veçanërisht nga jashtë në lëvizjen kombëtare shqiptare. Ishte fshati Borgo Erizzo afër Zarës (Zadar) në Dalmaci, në të cilën u themelua dhe u vendos nga shqiptarët katolikë në fund të shekullit të XIX. Prej vitit 1882, Talloci planifikoi grumbullimin e të gjitha të dhënave rreth historisë së shqiptarëve çka u ndoqën me interes nga ministrat e jashtëm të atëhershëm Kalnoki dhe Goluhovski.

Sipas historianëve shqiptarë, historiani hungarez kishte merita të pamatshme në hulumtimin e historisë shqiptare dhe në atë që Europa e asaj kohe të mësonte më shumë për këtë komb ballkanoperëndimor. Nga ana tjetër u theksua se qasja e tij nacionaliste hungareze ishte në të njëjtën kohë kryesisht e motivuar nga aspiratat e Hungarisë për supremaci në Ballkan.

Kurt Goshtençnik (Kurt Gostentschnigg), duke u mbështetur në monografi historio-politike dhe ekonomike në të cilat trajtohet marrëdhënia e Monarkisë me Shqipërinë, tregoi se veprimtaria shkencore austro-hungareze pati rol vendimtar në krijimin dhe njohjen ndërkombëtare të kësaj disipline. Këtu kishte gjuhëtarë (Johan Georg von Hahn, Georg Pekmezi, Teodor Anton Ippen, Vatroslav Jagiq), arkeologji (Johan Georg von Hahn, Theodor Anton Ippen, Karl Pach, Ferenc Nopsha), gjeografi (Ferenc Nopsha) dhe histori (Johanorg von Georg. Llajos Talloci, Konstantin Jireçek, Millan Sufllaj).

Këtu, megjithatë, shkenca nuk ishte në plan të parë. Sipas këtij historiani austriak, lindja e albanologjisë u motivua nga interesat e fuqive të mëdha dhe angazhimi politik la gjurmë në shkrimet e krijuara në territorin e Monarkisë deri në vitin 1918. Hulumtimi historik u ndikua kryesisht nga politika, kryesisht përmes subvencioneve të përbashkëta nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Financave që bënë të mundur hulumtimin. Kështu që Instituti Ballkanologjik u themelua në vitin 1908 në Sarajevë. Sipas përfundimit të Goshtençnik, ndonëse roli pozitiv i Monarkisë në hulumtimin e Ballkanit është i padiskutueshëm, ajo ishte qartësisht në shërbim të politikës. Eksponentët kryesorë të kësaj për nga albanologjia janë Teodor Ipen dhe dy shkencëtarët hungarezë, Llajos Talloci dhe Ferenc Nopsha.

Mjeti më i rëndësishëm i Monarkisë në arritjen e synimeve të politikës së jashtme ishte libri i Llajosh Tallocit "Historia e Shqipërisë e shkruar nga Gegu që do vendin e tij" i vitit 1898. Ky libër ishte i pari që ofroi pasqyrim sistematik dhe krijoi identitetin e ri kombëtar.

Ekzistenca e këtij libri në shqip, i cili trajton historinë e Shqipërisë, u zbulua në vitin 1987 nga gjermani Armin Herzer. Megjithëse dorëshkrimi origjinal nuk ishte i disponueshëm në atë kohë, Herzer kuptoi se vepra ishte shkruar fillimisht në gjermanisht me titullin "Historia popullore e shqiptarëve"-(« Populäre Geschichte der Albanesen »)-pasi Teodor Ipenit i lindi ideja për të zgjuar ndërgjegjen historike të shqiptarëve, në maj të vitit 1897 i’u drejtua ministrit të punëve të jashtme Goluhovski me kërkesën për të botuar historinë kombëtare të Shqipërisë në shqip me dy synime: prezantimin e lavdishëm të historisë kombëtare shqiptare, duke e krijuar atë për të mbështetur drejtshkrimin dhe shkrim e njehësuar në shqip. Sipas mendimit të tij, kjo ishte e lehtë për t'u bërë sepse drejtori i arkivave të Ministrisë së Përbashkët të Financave, Ludvig Talloci, kishte studiuar historinë e popujve ballkanik dhe prej vitesh kishte mbledhur materiale për të. Goluhovski ishte i gatshëm të mbështeste propozimin për sa kohë që nuk kishte agjitacion kundër Perandorisë Osmane dhe Monarkia e Dyfishtë zyrtarisht nuk kishte asnjë lidhje me të. Nga letra e Ipenit drejtuar Goluhovskit, duket se ai kishte diskutuar rreth përmbajtjes së mundshme të librit me Tallocin, sepse letra përmban formulime të shumta për historinë shqiptare që më vonë u bënë kanun i historiografisë shqiptare. Dy muaj më vonë, pasi u miratua projekti për Ballhausplac, Talloci në një letër konfidenciale drejtuar ministrit të financave Benjamin Kalaj, shprehu qëndrimet se historiografia shqiptare i mban edhe sot: Shqiptarët janë popull i pavarur me ndërgjegje të fortë fisnore dhe kërkesë të fortë për autonomi, ndërsa kanë histori të lavdishme, e vetëm për këtë dhe të ardhme politike. Talloci spegoi se duhet theksuar natyra e tyre jokonfesionale në mënyrë që çdo shqiptar të identifikohet me librin. Duhet të egzistojnë edhe ilustrime që mund të ndihmojnë në hartimin e simboleve të përbashkëta kombëtare (stema, flamuri etj.)..

Fejton: Krijimi i mitit rreth Skënderbeut