Jo çdo krim lufte është rast genocidi

Efraim Zurof
Burim: Kosovo Online

Shqyrtimi i rreziqeve politike të etiketimit të genocidit, veçanërisht në lidhje me rezolutën e ardhshme të Kombeve të Bashkuara rreth Srebrenicës, duke theksuar nevojën për kujdes dhe konsensus.

Vitet e fundit, shpesh hasim në tentativa të ndryshme të njerëzve që janë prekur nga tragjeditë historike apo synojnë të udhëheqin fushatë për qëllime gjoja “humanitare”, për të pretenduar se çështja e tyre është ekuivalente me Holokaustin, apo se në fakt bëhet fjalë për genocid.

Qoftë aktivistët si PETA për të drejtat e kafshëve, të cilët thërrasin Treblinkën, një nga kampet më të këqija naziste të vdekjes, për të arritur qëllimet e tyre, apo rreth atyre që udhëheqin fushatën kundër abortit, të cilët krahasojnë gjendjen e vështirë të një fëmije të palindur të abortuar me viktimat hebreje në Holokaust.

E njëjta vlen edhe për përdorimin e termit genocid, i cili vitet e fundit është aplikuar në rastet ku nuk përmbushen kriteret pikësëpari të definimit të këtij krimi. Ajo që ka ndodhur këto dekadat e fundit është se akuzat për genocid janë shfaqur si mjet politik i përdorur kundër armikut për të përfituar gjeografikisht dhe/ose financiarisht duke kërkuar territorin e humbur dhe/ose dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar.

Shembull i mrekullueshëm është rezoluta e ardhshme e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e cila masakrën e disa mijëra burrave myslimanë boshnjakë në Srebrenicë, zyrtarisht e njeh si genocid. Megjithatë, kushdo që e njeh atë ngjarje, si dhe përkufizimin origjinal të "genocidit", e di mirë se krimi i kryer nga trupat sërbe nuk i përgjigjet definicionit të genocidit, për arsyen e thjeshtë se gratë dhe fëmijët në Srebrenicë u liruan TË GJITHË të palënduar.

Në fushën e tragjedive historike, qëllimi që qëndron pas aksioneve, flet mjaft rreth kuptimit të tyre. Rezoluta e ardhshme e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara rreth njohjes zyrtare të masakrës së Srebrenicës si genocid, është lëvizje me qëllime të mira me gracka të mundshme që mund të përkeqësojnë tensionet, në vend që të nxisin pajtimin.

Rezoluta, e prezantuar veçanërisht nga Gjermania dhe Ruanda, dy vende me historitë e tyre të errëta të genocidit, ndezi debat domethënës. Kjo nuk është thjesht stërvitje e etiketimit akademik, por akt domethënës politik me pasoja në botën reale.

Pasojat e rrezikshme të etiketimit të njëanshëm të genocidit

Së pari, rezoluta kërcënon të destabilizojë rajonin tashmë të brishtë ballkanik. Plagët e luftërave jugosllave janë larg shërimit, ndërsa plagët e konfliktit mbeten të buta. Etiketimi i masakrës së Srebrenicës si genocid pa marrëveshje unanime, rrezikon të ndezë pakënaqësi në mesin e popullatës sërbe në Bosnjë, Sërbi dhe Mal të Zi. Ky është hap i pasigurt që mund të zgjidhë fijet delikate të paqes dhe bashkëpunimit që janë thurur me mundim prej dekadash.

Për më tepër, Asambleja e Përgjithshme e KB e ka njohur historikisht genocidin vetëm në kushte konsensusi. Termi "genocid" ka peshë të madhe dhe kërkon shqyrtim të kujdesshëm dhe marrëveshje unanime. Shpallja e genocidit të Srebrenicës pa konsensus të tillë, jo vetëm që ndërpret traditën, por mund dhe të zvogëlojë domethënien e termit. Akuza për genocid nuk duhet të bëhet lehtë ose pa prova të pakundërshtueshme dhe marrëveshje të gjerë që pasqyron peshën e akuzës së tillë.

Ajo që e ndërlikon më tej gjënë, është paraqitja e njëanshme e rezolutës nga ambasadori i B&H i kalon kufijtë kushtetues të formulimit të politikës së jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, e cila menaxhohet nga Presidenca e saj. Ratifikimi i kësaj rezolute në rrethana të tilla mund të mbështesë pa dashje shkelje të normave ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare, duke krijuar precedent të pasigurt.

Së fundi, implikimet për Izraelin janë veçanërisht shqetësuese. Arsyetimi i përdorur në këtë rezolutë do të mund të zbatohet lehtësisht keq në konflikte të tjera, përfshirë dhe aksionet e Izraelit në Gaza.

Precedent i tillë rrezikon që termi "genocid" të bëhet mjet politik, çka do të çonte potencialisht në keqpërdorimin e tij në arenat ndërkombëtare kundër Izraelit dhe të tjerëve. Termi duhet të mbetet strikt i definuar dhe të përdoret me kujdesin më të madh, i rezervuar për raste të qarta, të paqarta, siç definohet në ligjin ndërkombëtar.

Imperative është që të shqyrtojmë motivet dhe rezultatet potenciale të kësaj rezolute. Duhet të pyesim nëse miratimi i tij do t'u shërbejë vërtet viktimave të Srebrenicës, apo vetëm do të riçelë plagët e vjetra dhe mbjellë mosmarrëveshje të reja.

A mundet që e drejta ndërkombëtare të përdoret si mjet për drejtësi historike, apo do të keqpërdoret si armë në konfliktet politike?

Si dikush që i ka kushtuar jetën e tij ndjekjes së nazistëve dhe kërkimit të drejtësisë për viktimat e Holokaustit, kuptoj dëshirën e thellë për njohje dhe pajtim.

Megjithatë, pajtimi i vërtetë vjen nga një qasje e kujdesshme dhe e menduar që respekton kompleksitetin e kontekstit historik dhe ndjeshmëritë e të gjitha palëve të përfshira. Për këtë ftoj anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të KB, që të rishqyrtojnë rrugën që do të ndjekin. Kjo është rrugë plot rreziqe dhe pasoja të padëshiruara. Të kërkojmë rrugën që të çon në shërimin dhe pajtimin e vërtetë, e jo atë që na ndan më tej.

Shkruar për Jeruzalem Post Efraim Zurof, drejtor i Qendrës "Simon Vizental"