Kush është-Feridun Sinirlioglu: Shefi i ri i OSBE, figura kyçe e diplomacisë sekrete

Feridun Hadi Sinirlioglu
Burim: Društvene mreže/printscreen

Feridun Hadi Sinirlioglu, diplomati turk i karrierës dhe bashkëpunëtori i afërt i presidentit Taip Erdogan, i cili është zgjedhur për shef të ri të OSBE, përgjatë rrugës së tij diplomatike ka marrë pjesë në disa negociata dhe misione të rëndësishme ndërkombëtare dhe për shumë vetë, ka luajtur rol kyç në diplomacinë sekrete të Ankarasë në vitet e fundit.

Sinirlioglu ka lindur më 30 janar të vitit 1956 në Gerele. Pasi mbaroi shkollën e mesme në Stamboll, u diplomua në Universitetin e Ankarasë në Fakultetetin e Shkencave Politike ndërsa bëri master dhe fitoi gradën doktor në Universitetin e Bogazicit për marrëdhënie ndërkombëtare.

Është i martuar me ambasadoren Aisha Sinirlioglu dhe ka dy fëmijë. Flet rrjedhshëm anglisht dhe gjermanisht.

Karriera diplomatike

Karierën në Ministrinë e Punëve të Jashtme e nisi në vitin 1982 së pari në Sektorin e kuadrove e më pas në Sektorin e çështjeve të kulturës shumëpalëshe.

Tre vite më pas punoi si zyrtar qëndror në Ambasadë në Hagë e më pas në Bejrut. Pas kthimit në Ankara mes viteve 1991-1992 punoi si sekretar i parë në Sektorin e Politikave Bilaterale i ngarkuar me Greqinë. Pas kësaj ka punuar si këshilltar politik në Misionin e Turqisë pranë KB në Nju-Jork prej vitit 1992 deri në vitin 1996.

Pas disa detyrave të ndryshme ka ushtruar dhe detyrën e këshilltarit kryesor të presidentit mes 2 shtatorit 1996 deri më 15 shtator të vitit 2000. Pas kësaj, u bë ndihmës drejtor përgjithshëm i ngarkuar për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore ndërsa dy vite më pas ambasador në Tel Aviv.

Sinirlioglu ka qenë ministër i punëve të jashtme të Turqisë në qeverinë kalimtare në vitet 2015 deri në tetor 2016. U zgjodh si përfaqësues i përhershëm i Turqisë pranë Kombeve të Bashkuara në këtë pozicion deri në vitin 2023.

Sërbia dhe Kosova

Gjatë karrierës së tij, Sinirlioglu ka qenë më gjatë në pozitën e nënsekretarit të përhershëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë dhe gjatë kësaj periudhe ka kryesuar delegacionin turk që vizitoi Sërbinë me synim forcimin e raporteve dypalëshe, ekonomike, bashkëpunimit rajonal dhe multilateral.

Gjatë shërbimit nuk u mor direkt me çështjen kosovare por ofroi mbështetje për anëtarësinë e Kosovës në organizmat ndërkombëtare nga ku u konfirmua dhe në takimin me konsullin e Kosovës në Nju-Jork Blerim Reka.

Balancues në situatat e krizave

Një prej momenteve kyçe përsa i përket Sinirlioglut lidhet me rolin e tij në politikën e jashtme turke e veçanërisht në kontekstin e marrëdhënieve të Turqisë me Lindjen e Mesme dhe vendet perëndimore. Sinirlioglu luajti rol kyç në përpjekjet e Turqisë për të balancuar raportet e saja me NATO dhe BE si dhe në ndërmjetësimin e krizave të rëndësishme në rajon, përfshirë ato që lidhen me Sirinë dhe Irakun.

Sipas shkrimeve në media, Sinirlioglu është njeriu që në periudhën më të keqe të marrëdhënieve turko-izraelite, mbajti kontakte me Tel Avivin dhe arriti të vendoste pikën e kontaktit me Benjamin Netanjahun duke i kërkuar falje Rexhep Taip Erdoganit për sulmin e komandove izraelite ndaj anijes turke Mavi Marmara. 

Gjithashtu është njeriu që ndihmoi të ndryshojë politika e jashtme e Ankarasë në lidhje me luftën në Siri dhe mori pjesë tek negociatat me SHBA çka çoi në atë që Turqia tashmë është pjesmarrëse aktive në luftën ndaj ISIS përveç çeljes së bazës së vet për dronët e alëatëve.

Zgjedhjet në OSBE

Madje dhe zgjedhja e Sinirlioglu për shef të OSBE lidhet me kompromis diplomatik mes dy vendeve që kanë qenë tradicionalisht në konflikt-Turqisë dhe Greqisë.

Sipas informacioneve të raportuara nga mediat turke nga qarqet diplomatike, bashkimi i forcave të Greqisë dhe Turqisë i mundësoi Sinirlioglu të siguronte mbështetjen e duhur nga ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të OSBE.

Kjo marrëveshje erdhi në momentin kur Greqia dhe Turqia, pas dy dekadash acarimi marrëdhëniesh, arritën synim të përbashkët brenda kësaj organizate ndërkombëtare. Pritet që kjo lëvizje të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Greqisë.