Kush është-Donald Tramp i Riu: Mbështet që ushtarët amerikanë në Kosovë të kthehen në shtëpi

Tramp i Tramp Mlađi
Burim: Instagram/donaldjtrumpjr

Donald Tramp i Riu djali më i madh i presidentit amerikan Donald Tramp i cili mbrëmjen e djeshme në podkastin e vet shfaqi intervistën me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq është këshilltar i atit të vet dhe ushtron detyrën e nënkryetarit egzekutiv të organizatës së Tramp.

Në të dyja fushatatat elektorale të Donald Tramp, ka patur rol aktiv ndërsa sipas shkrimeve të mediave amerikane ka lobuar fuqishëm që për zv president të SHBA të zgjidhet Xhej Di Vens si dhe Tulsi Gabard të jetë drejtoresha e Shërbimit Kombëtar Informativ.

Në Beograd në gjashtë muaj ka ardhur dy herë, ndërsa gjatë vizitës së para tre ditëve është takuar me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq. Me këtë rast ai e ftoi atë në podkastin e vet “Triggered“ tema në të cilën kanë qenë nga ekonomia e deri tek Ukraina, por që Trampi i Ri në nisje të bisedës u ka kujtuar ndjekësve të tij se Nato në 1999, bombardoi Sërbinë gjatë skandalit të Bill Klintonit me Monika Levinskin dhe se mjaft veta bombardimin e Sërbisë e shikojnë si tërheqje e vëmendjes nga kjo aferë.

Ai kujtoi se Sërbia mban qëndrimin e vet që Kosova është pjesë e saj përbërëse dhe theksoi se grupe të ndryshme kanë patur këndvështrim krejtësisht të ndryshëm për integritetin territorial kur është fjala për Sërbinë e Kosovën kur krahasojnë pozitën e tyre ndaj Ukrainës.

Në llogarinë e vet në rrjetin “X“ Tramp i Ri me afro 15 milionë ndjekës, ndërkohë që pokasti i tij sikurse pretendohet ka ndikim mes konservatorëve të rinj.

Në kohën e mandatit të parë presidencial të Donald Trampit në mars të 2020, shfaqi qëndrimin se koha është për rikthimin e ushtarëve amerikanë që ndodhen në Kosovë.

Ai atëherë në rrjetin social Tviter rishfaqi deklaratën e senatorit amerikan Dejvid Perdju se forcat amerikane për më shumë se dy dekada kanë ndihmuar në mbajtjen e paqes mes Kosovës e Sërbisë dhe se me përparimin historik në horizont, Kosova duhet të bëjë punën e vet dhe të heqë të gjitha detyrimet e vendosura ndaj Sërbisë, pra taksat që ishin në fuqi në atë kohë për mallrat nga Sërbia.

Perdju tha se nëse Kosova nuk është tërësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA duhet të rishqyrtojnë prezencën e vet aty në të cilën Trampi i Ri shtoi komentin e tij-nëse është dakord.

“Dakord. Në Kosovë ndodhen 650 ushtarë amerikanë. Ka ardhur koha që t’i kthejmë në shtëpi” shkruajti ai.

Mediat raportuan dhe se në nëntor të 2020, duke dhënë projeksionet e tij të rezultateve zgjedhore, postoi hartën e botës në të cilën Kosovba ishte pjesë përbërëse e Sërbisë.

Trampi i Ri (47), ka lindur në Nju Jork dhe është një prej tre fëmijët e Trampit nga martesa e parë me Ivana Tramp e cila ka lindur n ëish Çekosllovaki ndërsa vdiq në vitin 2022.

Ka studiuar në të njëjtin universitet sikurse dhe babai i tij. Pra, është diplomuar për financa dhe prona në Shkollën e Financës Vorton në Universitetin e Pensilvanisë. Passion ka gjajun. Më ish bashkëshorten Vanesa Tramp ka pesë fëmijë.