Mesazhet e Asamblesë së 81 të Përgjithshme të KB: Është koha që të ndalen armët e të nisë dialogu

Generalna debata GS UN
Burim: Kosovo Online

Shkruar për Kosovo onlajn: Zhelko Shajn, i dërguari special nga Nju Jorku

Debati i përgjithshëm i sesionit të 81 të Asamblesë së Përgjithshme të KB përfundoi, por sesioni sapo nisi punimet e tij njëvjeçare. Pas fjalimeve të liderëve botërorë dhe takimeve në margjina, shtrohet pyetja që presidenti i Asamblesë së Përgjithshme Halilur Rahman bëri si një prej temave kyçe-si të ripërtërihet besimi dhe menaxhohet ndryshimi në botën që ndryshon me shpejtësi.

Në Nju Jork, megjithatë nuk duhet të merremi me algat në fund të detit, por me valët në sipërfaqe. Deklaratat, akuzat dhe incidentet diplomatike janë veçse gjurmë e dukshme e ndryshimit të thellë të raportit të fuqisë politike, ekonomike e diplomatike. Ndaj debati i përgjithshëm duhet të lexohet si pamje e botës që ndryshon.

Sekretari i përgjithshëm i KB Antonio Guteresh i dha këtij procesi kornizë të gjerë. Paralajmëroi se multipolariteti mund të çojë drejt fragmentimeve dhe konflikteve, por dhe drejt multipolaritetit të rrjetëzuar në të cilin qendra të shumta pushteti operojnë brenda rregullave të përbashkëta të së drejtës ndërkombëtare. Ndaj, çështja nuk është më vetëm nëse bota do të jetë multipolare, por çfarë lloj multipolariteti do të jetë.

Donald Tramp foli nga pozicioni i forcës, sovranitetit dhe interesit kombëtar amerikan, Emanuel Makron mbrojti multilateralizmin europian, ndërsa Sergej Lavrov, një nga diplomatët botërorë më me përvojë dhe shef i diplomacisë ruse prej shumë vitesh, spegoi qëndrimet e Moskës. Vladimir Putin i besoi atij që në Nju Jork të paraqiste politikën ruse në momentin kur sërish çelet çështja e rendit të ardhshëm ndërkombëtar.

Mesazhi i Lavrovit, i parë dhe përmes prizmit europian e ballkanik, e kthen debatin tek Karta e KB, barazia sovrane e shteteve dhe nevoja që mosmarrëveshjet e sigurisë, të zgjidhen përmes rrugës politike dhe jo me zgjidhje imponuese përmes forcës. Për Ballkanin, rajon ku çështja e sovranitetit dhe integritetit territorial prej dekadash është ndërthurur me interesat e fuqive të mëdha për dekada, mesazh i tillë ka kuptim domethënës.

Si Gjinping nuk foli nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme, por zëri kinez u dëgjua në sallë përmes zëvendëspresidentit Han Xheng. Megjithatë, mesazhi politik i Pekinit në Nju Jork mbërriti nga Uashingtoni përmes takimit të Si me Tramp. Dy fuqitë e mëdha, pavarësisht rivalitetit të tyre strategjik, kanë treguar se bisedimet mund të jenë mënyra për parandalimin e eskalimit dhe gjetjen e zgjidhjeve madje dhe kur negociatat zgjasin shumë. Në të shikohet e gjithë pesha e gjerë politike të Kinës-jo vetëm si një nga qendrat kryesore të fuqisë botërore, por edhe si shtyllë e rëndësishme e BRIKS dhe e jugut Global. Sa më i madh të jetë ndikimi i shteteve të mëdha, aq më e madhe është përgjegjësia e tyre që dallimet t’i mbajnë në kuadër të dialogut.

Pikëpamjet e ndryshme të Tramp, Putin, Si dhe Makron nuk do të thotë se dëshirojnë të njëjtën. Pikërisht për këtë është i rëndësishëm një fakt i thjeshtë diplomatik: diplomacia nuk egziston sepse shtetet bien në ujdi, por sepse nuk pajtohen.

Kjo duket dhe jashtë foltores së KB. BRIKS zgjeron fushën e bashkëpunimit politik e ekonomik, ndërsa Uashingtoni, Moska e Pekini, pavarësisht dallimeve, mbajnë bisedime. Tramp dhe Si çelën kanale të reja dhe mbështetën mbajtjen e APEK në Shenzhen në nëntor dhe G20 në Majami në dhjetor. Këto nuk janë çështje strategjike të zgjidhura, por janë korniza në të cilat konkurrenca mbahet brenda bisedës.

E pikërisht aty nis pyetja më e rëndësishme: kur ndalen armët dhe nis dialogu? Jo kur zhduken dallimet, por kur çelet kanali-bilateral, trilateral apo multilateral-përmes të cilit dallimet mund të zgjidhen.

Ndaj nëntori mund të jetë test i rëndësishëm: APEK në Shenzhen nën mundësinë e bisedimeve në formatin Tramp-Putin-Si, i cili ende nuk është konfirmuar. Në dhjetor pasohet me G20. Nga bilateral, përmes trilateral e deri në multilateral-kështu ndërtohet hapësira ​​në të cilën armët mund t'i lënë vendin negociatave.

Europa në këtë pamje, ndodhet në pozitë specifike. Nuk është pjesë e marrëdhënies së mundshme Uashington-Moskë-Pekin e njëkohësisht insiston tek e drejta ndërkombëtare, sovraniteti dhe integritetin territorial, veçanërisht kur flet për Ukrainën dhe Kievin. Ndërsa shumica e anëtarëve të BE njohin Kosovën, pesë shtete këtë nuk e bëjnë. Këto nuk janë të njëjtat raste historike e juridike, por ngrenë çështjen e qëndrueshmërisë në zbatimin e parimeve.

Makron dhe Antonio Koshta folën për nevojën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe rregullat multilaterale. Ndaj dhe Europa duhet t'i përgjigjet pyetjes se si i zbaton këto parime në kriza të ndryshme.

Kjo çështje çon deri në zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm të KB. Mandati i António Guteresh skadon në fund të vitit dhe zgjedhja e pasuesit është duke u zhvilluar. KB kurrë nuk ka pasur grua në atë funksion, kështu që mes kandidateve femra egziston edhe mundësia e hapit historik. Por më e rëndësishme se gjinia do të jetë çështja se çfarë lloj lidershipi i duhet organizatës: e aftë për të biseduar me të gjitha qendrat e pushtetit, të nisë reformat dhe të ripërtërijë besimin në multilateralizmin nën Kartën e KB dhe barazinë sovrane të shteteve si bazë.

Nëse pyetja e Rahmanit ishte sesi të ripërtërihej besimi tek multilateralizmi, përgjigjja që mund të merret nga Nju Jorku nuk është se dallimet e mëdha u zhdukën. Përkundrazi. Përgjigja është se këto dallime duhet të rikthehen në tryezë-bilaterale, trilaterale e multilaterale.

Bota e re nuk do të thotë konforntim i ri. Fuqitë e mëdha nuk duhet të kenë të njëjtat interesa për të biseduar. Është koha që armët të heshtin dhe dialogu të nisë-jo si sllogan, por si domosdoshmëri politike.

Debati i përgjithshëm përfundoi, por seanca jo. Ndaj nga Nju Jorku nuk ikin me përgjigjen se dallimet u zhdukën, por me pyetjen nëse u çelën kanale të mjaftueshme për t'i drejtuar.

Duhet të shikoni valët. Ato tashmë po lëvizin nga Nju Jorku drejt Shenzhenit dhe Majami nga formatet bilaterale e trilaterale e multilaterale. Nëse këto valë mbartin negociata në vend të armëve, pas fjalëve të rënda në debatet e përgjitshme, mund të shikohet diçka më e rëndësishme-nisja e dialogut për botën që sapo merr konture të reja.