Negociatat për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës: Perëndimi duhet të kapërcejë hendekun

Most na Ibru 17.8.2024.
Burim: Kosovo Online

Shkruar për Kosovo Onlajn: Helena Ivanov, bashkëpunëtore shkencore në Qendrën Hulumtuese Henri Xhekson

Edhe një muaj, edhe një sfidë tek Kosova-kësaj here në diskutim është sërish çelja e urës mbi lumin Ibër. Ura që ndan qytetin e Mitrovicës, ndan kryesisht veriun sërb nga shumica shqiptare e jugut. Pavarësisht diskutimeve të shumta brenda negociatave aktuale rreth normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës, përparimi është minimal. Momentalisht është arritur zgjidhje e përkohshme: ura është hapur për këmbësorët por qëndron e mbyllur për të gjithë trafikun e mjeteve.

Më herët qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurtit, vendosi që të hapte tërësisht urën mbi lumin Ibër çka shkaktoi indinjatë dhe protesta mes banorëve sërbë në Kosovë. Shumë në Sërbi përfshirë qeverinë e saj dhe sërbët në veri të Kosovës, dënuan këtë lëvizje si akt i njëanshëm i ndërmarrë nga Kosova duke pretenduar se kjo mund të sjellë eskalim të tensioneve egzistuese në rajon. Bashkësia ndërkombëtare ndan këtë shqetësim ku vendet e Pesëshes si (SHBA, MB, Franca, Gjermania dhe Italia), së bashku me BE dhe KFOR (forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë), shfaqën qartë kundërshtinë e këtij vendimi. Ato insistuan që të gjitha vendimet në lidhje me me rihapjen e urës, duhet të zgjidhen në kuadër të bisedimeve për normalizimin mes Beogradit dhe Prishtinës nën ndërmjetësimin e BE.

Në përgjigje të reagimeve të forta të partnerëve ndërkombëtarë, kryeministri Kurti zbuti qëndrimin e vet duke siguruar se nuk do të ndërmarrë lëvizje të papritur në lidhje me rihapjen e urës. Megjithatë, gjithashtu ka bërë të ditur se nuk do të lejojë që kjo çështje të shtyhet pafundësisht. E ardhmja e urës mbetet e pasigurt dhe nëse ajo do të hapet më në fund, vijon të jetë në pikëpyetje. Derisa komuniteti ndërkombëtar mund të ketë arritur të ushtrojë presion ndaj kryeministrit Kurti që të shtyjë rihapjen, analiza e afërt e viteve të fundit, zbulon problem serioz-dobësimin gradual të ndikimit të bashkësisë ndërkombëtare në rajon.

Për shembull, në vitet e fundit, kryeministri Kurti shumë herë ka ndërmarrë veprime të njëanshme, shpesh duke anashkaluar shqetësimet ndërkombëtare. Në këto akte janë përfshirë dhe ndalimi i përdorimit të dinarit sërb çka shkaktoi probleme domethënëse për sërbët në veri të Kosovës të cilët rrogat dhe pensionet e tyre i marrin në dinarë, apo dhe mbylljen e postave sërbe. Në shumë prej këtyre rasteve, komuniteti ndërkombëtar kundërshtoi lëvizje të tilla të njëanshme dhe herë pas here arriti të shtynte implementimin e tyre, por në fund nuk arriti t'i ndalte ato.

Ndonëse bashkësia ndërkombëtare vendosi disa masa ndaj Kosovës si përgjigje ndaj këtyre akteve, këto masa rezultuan të pamjaftueshme për të penguar Qeverinë e Kosovës nga vazhdimi i marrjes dhe zbatimit të vendimeve të njëanshme.

Mundësia e ndërmarrjes së akteve të njëanshme pa u përballur me pasoja domethënëse është lojë e rrezikshme në Ballkan. Rrezikon inkurajimin e të gjitha palëve që të veprojnë në mënyrë të ngjashme çka përfundimisht mund të çojë në kaos-kaos ku zakonisht e vuajnë njerëzit e thjeshtë. Nëse komuniteti ndërkombëtar është serioz në vështrimin e ruajtjes së stabilitetit në këtë rajon të brishtë, thelbësore është që të gjitha vendimet dhe politikat të merren në kuadër të kornizës së bisedimeve për normalizimin.

Megjithatë, kjo gatishmëri për të vepruar njëanshmërisht pa u përballur me pasoja të rëndësishme, gjithashtu ka patur ndikim negativ tek negociatat për normalizim të cilat në rastin më të mirë, janë ndalur ndërsa në rastin më të keq janë në kufijtë e mossuksesit. Ka kaluar më shumë se një dekadë prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, por shumë nga dispozitat e saj mbeten të paimplementuara, përfshirë dhe formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe. Ndërkohë, përfaqësuesit politikë të sërbëve në Kosovë, vazhdojnë bojkotimin e proceseve çka rëndon më tepër përpjekjet drejt normalizimit.

E ngjashme me këtë, dy marrëveshje të pranuara verbalisht në Bruksel dhe Ohër në vitin 2023 fillimisht ngjallën shpresën, por çuan në pak ndryshime konkrete në terren. Në fakt, shumica e raundeve të bisedimeve u pasuan nga raunde të reja të eskalimit në Kosovë çka kulmoi me incidentin në Banjskë vitin e kaluar, ku në shkëmbimin e zjarrit u vra një pjesëtar i policisë kosovare dhe tre persona sërbë të armatosur. E gjithë kjo tregon për gjendjen e brishtë dhe të përkeqësuar të procesit të normalizimit.

Sigurisht si Beogradi dhe Prishtina mbajnë përgjegjësi për mossukseset e tyre në angazhimin tek dialogu konstruktiv dhe implementimi i detyrimeve të tyre prej marrëveshjes. Megjithatë, roli i bashkësisë ndërkombëtare në ngecjen aktuale, nuk mund të injorohet. Hap pas hapi, partnerët ndërkombëtarë kanë lejuar që çështjet kyçe të mbeten të pazgjidhura, çka na kanë çuar në situatën në të cilën ndodhemi sot. Ndonëse situata mund të mos jetë katastrofike dhe rajoni nuk është në prag të luftës siç pretendojnë disa, situata është larg nga e kënaqshmja.

Nuk duhet të bëni gabime-kjo detyrë ka qenë sfiduese prej fillimit-në fund të fundit, kemi të bëjmë me dy palë qëllimet politike të të cilave janë fundamentalisht të kundërta. Pak do t'i kishin zili ata që janë përgjegjës për ndërmjetësimin e bisedimeve të normalizimit. Megjithatë, kjo vështirësi nuk mund të justifikojë mosveprim. Komuniteti ndërkombëtar përgjegjës për Ballkanin, duhet të përballet me realitetin e ashpër se këto bisedime po dështojnë, ndërsa populli i Kosovës, nga përkatësia e të gjitha etnive, paguajnë çmimin.

Duke parë përpara, thelbësore është që të gjitha palët të përmbushin detyrimet e tyre dhe që komuniteti ndërkombëtar të gjejë mënyra efekase për të siguruar që kjo të ndodhë. Investimet janë shumë të mëdha për diçka më pak se kaq.