Nga “Xhorxh Uashingtoni kosovar”, në 25 vite burg: A mundet që gjykata në Hagë të mbyllet dhe si do të duket maratona ankimore e Thaçit
Pas vendimit të shkallës së parë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, pasohet me proces kompleks apelues, i cili para instancave apeluese, të lartë dhe kushtetuese, mund të zgjasë me vite, ndërsa iniciativat për shfuqizimin e Këshillave të Specializuara hasin pengesa serioze ligjore e politike dhe kundërshtim nga aleatët perëndimorë të Prishtinës. Të gjitha këto organe, të cilat 11 vite më parë i miratoi parlamenti në Prishtinë, përbëhen nga të huaj që do të zgjidhen nga lista e 23 gjyqtarëve të panelit të Gjykatës Speciale. Katër apelimet e mëparshme të Hashim Thaçit para Gjykatës Kushtetuese të Këshillave të Specializuara përfunduan me dështim.
I vetmi gjyq europian i liderëve të pozitës më të lartë që po zhvillohet në këto momente në botë, po hyn në fazën që, sipas ekspertëve për shkak të kompleksitetit të procedurave, mund të zgjasë me vite. Përveç "katërshes kosovare", emri më i njohur në paraburgim të gjykatave ndërkombëtare është Rodrigo Duarte, ish-presidenti i Filipineve i cili në mars të vitit të kaluar, u transferua në Hagë për gjykim për krime kundër njerëzimit, sepse përgjatë “luftës kundër drogës” në mandatin e tij u vranë disa mijëra njerëz. Duarte është në njësinë e paraburgimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
Në Këshillat Speciale më 16 shtator u dhanë vendime të shkallës së parë për katër ish drejtues të lartë të së ashtuquajturës UÇK-liderin politik Hashim Thaçi, shefi i Policisë Sekrete Kadri Veseli, anëtari i shtabit kryesor Rexhep Selimi dhe zëdhënësi Jakup Krasniqi. Të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë viteve 1998 dhe 1999 në Kosovë e Metohi dhe në veri të Shqipërisë, Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burg secili, Veseli me 18 dhe Selimi me 13 vjet.
Vendimi i Thaçit u lexua saktësisht 16 vjet pasi atë zëvendëspresidenti i atëhershëm dhe më vonë njeriu i parë i Shtëpisë së Bardhë, Xhozef Bajden ndërsa pozonte para fotografisë së madhe të Xhorxh Uashingtonit, e krahasoi me presidentin e parë të SHBA.
"Ky është Xhorxh Uashingtoni kosovar", tha atëherë Bajden.
Deri më tani, Bashkimi Europian, nën ombrellën e të cilit zhvillohen gjyqet, ka investuar burime anormale në punën e kësaj gjykate-përllogaritet se prej nisjes së hetimeve në vitin 2008, janë shpenzuar rreth 500 milionë euro. Institucionet e Prishtinës për mbrojtjen e ish liderëve të UÇK, zyrtarisht kanë shpenzuar mes 40 dhe 50 milionë euro.
Ankimimi dhe iniciativat, a mundet që gjykata të mbyllet
Të katër të dënuarit kanë njoftuar ankesa në Këshillin Apelues të kësaj gjykate, vendimi i së cilës do të varet nëse avokatët mbrojtës, në hapat e mëtejshëm, do t’a apelojnë në instancat e tjera-Gjykatën e Lartë dhe ajo Kushtetuese, departamentet e avancuara të së cilës, përbëhen vetëm nga të huaj, ndodhen gjithashtu në Hagë.
Pothuajse njëkohësisht, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej ditësh protestojnë ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, njoftuan nisjen e iniciativës parlamentare për shpërbërjen e këtyre këshillave. Mbështetje ka njoftuar Partia Demokratike e Kosovës e Thaçit.
Juristët, ndërkaq besojnë se zhvillim i tillë i situatës është pak i besueshëm, sepse shfuqizimi i gjykatës, e cila u themelua pas problemeve të mëdha, do të kërkonte ndryshime kushtetuese që supozojnë shumicë prej 2/3 në parlament, nën 2/3 e votave të komuniteteve pakicë.
Për çdo rast, liderëve të shqiptarëve kosovarë, por dhe veteranëve të UÇK, diplomatët perëndimorë u kujtuan për mesazhin që ambasadorët e SHBA, Gjermanisë, Italisë, Francës dhe Britanisë së Madhe u’a përcollën në fillim të vitit 2018 gjatë përpjekjes së parlamentit kosovar për të shfuqizuar ligjin për themelimin e Gjykatës Speciale.
"Kushdo që mbështet (pezullimin e Gjykatës Speciale) njëkohësisht hedh poshtë partneritetin e Kosovës me shtetet tona... Apelojmë tek liderët kosovarë dhe deputetët në parlament që të informojnë sinqerisht banorët e Kosovës për pasojat e ashpra negative nëse vazhdojnë në këtë rrugë", paralajmëruan atëherë ambasadorët e Pesëshes.
Paralajmërimi më i ashpër për shqiptarët kosovarë qysh nga viti 1998, kur ambasadori amerikan Robert Gelbard e quajti UÇK organizatë terroriste, pasoi kur 43 deputetë më 22 dhjetor të vitit 2017, nisën iniciativën për shfuqizimin e ligjit që themeloi Gjykatën Speciale.
Menjëherë më pas, në parlament në Prishtinë marshoi ambasadori i atëhershëm amerikan Greg Delavi i shoqëruar nga ambasadorë të tjerë të Pesëshes dhe i paralajmëroi iniciatorët se kjo ishte "ide e tmerrshme" që do të kishte "pasoja të tmerrshme".
Parlamenti në Prishtinë më pas dy herë tentoi të mbante seancë, por pa sukses sepse deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Sërbe bojkotuan seancën.
Pjesën e ngelur të politikanëve në Kosovë, ish shefi i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, u spegoi se pa ndryshime kushtetuese, nuk mundet që të shfuqizohet Gjykata Speciale dhe se rruga ligjore për shfuqizim është e njëjtë me atë pas së cilës u krijua-sigurimin e shumicë prej 2/3 të shumicës nën votat e 2/3 deputetëve të komuniteteve pakicë.
"Këtu nuk diskutohet për ndryshim ligji, por për ndryshimin e themeleve të kushtetutës. Me ndryshimin e një pjesë të kompetencave të gjyqësorit, transferohet tek bashkësia ndërkombëtare", tha Hasani për Birnin. "Shfuqizimi i ligjit për Këshillat e Specializuara nuk ka bazë nëse nuk shfuqizohen dhe amendamentet kushtetuese... Nuk mund të shfuqizojmë detyrimet ndërkombëtare të Kosovës", tha atëherë Hyseni.
Ankimimet tek gjykatat në Hagë
Hashim Thaçi dhe tre liderët e atëhershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj nuk mund t’a apelojnë në Gjykatën Kushtetuese Kosovare, por, teorikisht, në sektorin e avancuar i cili në Hagë, përbëhet nga tre gjyqtarë të Gjykatës Speciale.
Thaçi, deri më tani, katër herë është ankuar pa sukses në këtë organ. Ankimimin e parë e paraqiti në nëntor të vitit 2020, por u refuzua sepse Këshillat Speciale të Gjykatës Kushtetuese ku vlerësoi se me pranimin e argumenteve të tij, do të dëmtohej baza ligjore mbi të cilën bazohet kjo gjykatë. Katër tentativa nga Pjetër Shalës që gjithashtu përfunduan pa sukses.
Baza për këto ankimime mund të jenë gabime ligjore që mund të çojnë në zhbërjen e vendimeve, gabime faktike që çuan në shkelje të të drejtave apo gabime në shpalljen e vendimit.
Apelimet duhet të paraqiten brenda 30 ditëve nga vendimi.
Pas kësaj, kryetari i Këshillit të Apelimit treanëtarësh, emëron gjyqtar raportues për procedurat para-apeluese që është përgjegjës për rrjedhën e mëtejshme të lëvizjeve, përfshirë dhe vendimarrjen, urdhrave dhe udhëzimeve.
Ky gjyqtar duhet që në harkun kohor prej 21 ditësh të thërrasë konferencë në të cilën paraqiten çështjet në lidhje me apelin. Prokuroria dhe mbrojtja kur paraqesin ankimim, duhet të përfshijnë në dosje të gjitha argumentet dhe burimet ligjore që paraqesin në apel të ri. Afati për këto veprime është 60 ditë, apo 30 nëse çështja ka lidhje vetëm me shumën e gjobës.
Rrjedha e mëtejshme e procedurës ankimuese, përfshin 30 ditë për paraqitjen e argumenteve juridike apo 15 nëse paraqitja i referohet vetëm dënimit. Në rregullore, thuhet se dosja e përgjigjeve do vjen në afatin 10 deri në 15 ditë. Nëse nevojitet, Gjykata e Apelit pas skadimit të të gjitha afateve, cakton seancën dëgjimore.
Kur palët përfundojnë dorrëzimin e parashtresave të tyre, mblidhet Këshilli Apelues për të shqyrtuar çështjen dhe për marrë vendim në bazë të dokumentacionit apelues dhe provat shtesë.
Gjykata e Apelit mund të konfirmojë, modifikojë apo ndryshojë vendimin, por dhe të urdhërojë gjykim të ri. Nëse ankimimi paraqitet vetëm nga pala që përfaqëson të dënuarin, Gjykata e Apelit nuk mund të vendosë dënim më të rëndë sesa ai i shkallës së parë.
Në thelb, vendimi për ankimimin është në afatin 60 ditor nga dorrëzimi i parashtresës së fundit, megjithëse kjo kohë mund të zgjatet me spegim të vlefshëm.
Rruga drejt Gjykatës së Lartë
Nëse palët nuk janë të kënaqura, çështja mund t'i përcillet dhe Gjykatës së Lartë e më pas dhe Gjykatës Kushtetuese të Këshillave të Specializuara, çka do të mund të zgjasë me vite.
Gjykata Kushtetuese e Këshillave të Specializuara e përbëjnë tre gjyqtarë të zgjedhur nga lista e gjyqtarëve të këtij këshilli, mandati i të cilëve është mjaft i kufizuar në interpretimin e Kushtetutës Kosovare në lidhje me juridiksionin dhe kornizat ligjore rreth procedurave të Këshillave të Specializuara dhe Prokurorisë.
Thaçi në këtë organ, pa sukses është ankuar katër herë.
Ankesat e ekipit të tij kishin të bënin me vlefshmërinë e akuzave në vitin 2020 në rastin e ngritur nën shifrën "KSC-CC-2022-15", e më pas në vitin 2024 kur apeloi ligjshmërinë e masave të mbikëqyrjes speciale, ose "KSC-CC-2024-25". Një vit më pas, apeloi rastin në të cilën u gjykua për ngacmim të dëshmitarëve, çka gjithashtu u hodh poshtë.
Ankimimin e parë e paraqiti para arrestimit të tij formal, kur u ankua për mandatin e gjykatës dhe i’u referua iniciativës kushtetuese të dështuar më vonë për të rishikuar e eventualisht pakësuar mandatin e Këshillave të Specializuara. Në nëntor të vitit 2020, Këshillat e Specializuara të Gjykatës Kushtetuese në Hagë hodhi poshtë amendamentet e Thaçit.
Në Këshillat e Specializuara të Gjykatës Kushtetuese, katër herë gjithashtu pa sukses, i’u drejtua dhe Pjetër Shala, i cili u dënua në korrik 2024 në Hagë me 18 vjet burg për krime lufte të kryera në vitin 1999 në Kukës të Shqipërisë. Gjykata e Apelit më vonë e uli dënimin e tij në 13 vjet burg. Vendimet e shkallës së parë u dhanë për njërin nga komandantët vendas të UÇK se atëhershme, Salih Mustafa i cili u dënua me 22 vjet burg për vrasje, ndalim arbitrar dhe torturë në kampin e Zlashit.
Siç qëndrojnë gjërat, procedurat apeluese në rastet e katër ish liderëve të UÇK, mund të zgjasin me vite.
Shkruar për RTS Rade Maroeviq
0 komentet