Shtërbac: Ajo çka kemi parë në Kroaci tashmë pasqyrohet në Prishtinë
Drejtori i Qendrës Informativo-Dokumentuese “Veritas“ Savo Shtërbac deklaron se egziston mjaft ngjashmëri në subjektet e Hagës kundër drejtuesve të UÇK dhe më herët ndaj gjeneralëve kroatë dhe se sërbët me të drejtë supozojnë se të katërt, të cilët tashmë janë dënuar me më shumë se 80 vjet në në shkallën e parë, mund të lirohen nga akuzat në të dytën, informon Politika.
Shtërbac për SRNA, tha se pas dhënies së vendimit të gjykatës së shkallës së parë për ish drejtuesiit e UÇK, në Prishtinë po ndodh ajo çka kemi parë në Kroaci para 15 vitesh ku u dënuan gjeneralët Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç dhe se mund të ndodhë që rezultati final i këtij gjyqi të jetë i njëjtë, pra që Hashim Thaçi dhe të tjerët të lirohen nga akuzat në shkallën e dytë.
Ai theksoi se kroatët tani mburren se "Stuhia", për të cilën u gjykuan Gotovina, Markaç dhe Ivan Çermak, është "lot i pastër", dhe tregoi se "UÇK terroriste tashmë në shkallën e parë të gjyqësorit me liderët e saj në Hagë, është amnistuar".
"Nëse Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët ishin të lartë në hierarkinë e UÇK, do të shpalleshin fajtorë për krime kundër njerëzimit-kjo do të thoshte se e gjithë UÇK ishte terroriste, kriminele", tha Shtërbac.
Ky i fundit theksoi se kur u dha vendimi i shkallës së parë të gjykatës për Gotovinën me 24 vite burg, u konsiderua dënim shembullor dhe se dënimi për liderët UÇK gjithsej 81 vite, mund të bëhej i ngjashëm, por vuri në dukje se finesa e bën atë të ndryshme.
"Ata u dënuan për krime lufte e jo për krime kundër njerëzimit. Kjo qëndron në faktin se nuk ka pasur vrasje sistematike e të planifikuar nga ana e lidershipit në nivelin e mbarë UÇK çka e amniston", spegoi Shtërbac, raporton Politika.
Ky i fundit theksoi se një nga ngjashmëritë, por jo rastësi, në të dyja rastet është se Gotovinën e mbrojti avokati amerikan me origjinë kroate, Luka Mishetiq i cili tani mbron Thaçin, çka duhet patur parasysh.
"Kroatët, pra Mishetiq dhe ekipi i tij, veten e paraqesin se mundën që në procedurën apeluese të bindnin gjykatën që të jepte vendim lirues. Kjo është ajo çka sërbët frikësohen se mund të ndodhë në procedurën e shkallës së dytë", tha Shtërbac.
Ai deklaroi se në Prishtinë tani vendimi përjetohet dhe paraqitet si "shok dhe tragjedi", siç ishte më herët në Kroaci.
"Prej ditësh qanë dhe protestuan dhe kryeministrja e atëhershme e Kroacisë Jadranka Kosor, komentoi vendimin me të njëjtat fjali si Albin Kurti tani. Ajo çka u pa në Kroaci tashmë pasqyrohet tërësisht", tha Shtërbac.
Ky i fundit tha se si kroatët dhe shqiptarët nga luftërat e viteve ’90 të shekullit të kaluar mes tyre janë quajtur "vëllezër në armë", kroatët u kanë eksportuar modelin e ndjekjes penale që po e zbatojnë me sukses ndaj sërbëve në Kosovë dhe tani janë pjesë e së njëjtës aleancë ushtarake me Tiranën.
"I lidhin mjaft të përbashkëta, kështu që sërbët me të drejtë, duke kujtuar se gjeneralët kroatë u liruan, supozojnë se kjo mund të ndodhë edhe tani", konkludoi Shtërbac.
Para Këshillave të Specializuara të Kosovës në Hagë të mërkurën u dha vendimi i shkallës së parë ndaj liderëve të UÇK Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Thaçi u dënua me 25 vite burg, Veseli me 18, Krasniqi me 25 dhe Selimi me 13 vite.
0 komentet