PERmbledha e javës 53

KOmpilacija 53
Burim: Kosovo Online

Në cilën anë është Perëndimi, në cilën të drejtë dhe në cilën kohë është? Përgjigjet variojnë nga java në javë dhe përgjigje të sakta dhe përfundimtare nuk ka përherë. Kjo është arsyeja përse i vendosim sërish pyetjet në Përmbledhjen e kësaj jave.

Tensionet e vazhdueshme kërkojnë zgjidhje urgjente. Urgjenca, megjithatë është term relativ. Kështu dhe zgjedhjet dhe numërimi i votave mund të zgjasin me muaj, formimi i qeverisë gjithashtu. Ndërsa njohja me situatën është e pafundme. Në këtë frymë kaloi dhe një tjetër vizitë në rajon i të dërguarit të ri europian Sorensen.

“Unë do të thosha se ky ishte ashtu sikurse dhe në Prishtinë, një takim informues” thotë Aleksandar Shluka nga Iniciativa e Re Shoqërore.

Informacion pas informacioni dhe pas disa vitesh punë të durueshme, disa qëndrime kristalizohen. Dhe zgjasin derisa të ndryshojnë sërish. Qëndrimet momentale të BE komentohen dhe nga Millan Igrutinoviq nga Instituti për Studime Europiane.

“Vendet europiane kanë vendosur sanksione dhe qëndrimi i tyre momental është se nuk duhet të jemi shumë tolerant ndaj Prishtinës”, beson Igrutinoviq.

Shton: "BE beson se më shumë nuk duhet të shpërblehet rebelimi i tyre, qortimi dhe kundërshtimi ndaj gjithçkaje”.

Ndonëse zgjasin shumë, janë të pasigurta dhe të ndryshueshme, disa procese, si ato në Nairobi, çojnë në rezultatet e dëshiruara.

“Kryesorja ishte ndikimi i ish ministrit Pacolli”, thotë ish-diplomati Dragan Zhupanjevac. “Pacolli”, thotë ai, “hyri në marrëdhënie komerciale, fitimprurëse me presidentin e Kenias...”.

Për të tillë vendim nuk kurseu. As kohë e as para. Pyetja është nëse është fitimprurëse dhe për kë. Analistët prishtinas besojnë se nuk do të ketë uzurpim të përfitimeve.

“Unë mendoj se kjo është fitore për Kosovën dhe tashmë kush fiton e kush humb nga politikanët nuk është shumë e rëndësishmë”, thotë juristi Shkëlzen Sopjani.

Dikur luhej për të ardhmen, e ndonjëherë kundër të shkuarës. Të tilla beteja janë afatgjata dhe të mirësynuara. Këshilltari i muzeut, Bojan Popoviq prej vitesh ndjek raportet e Prishtinës zyrtare ndaj trashëgimisë kulturore sërbe:

“Përsa i përket monumenteve, egziston tendencë se ato ekspozohen në çfarëdo mënyre, vetëm jo në sërbisht”, konkludon Popoviq.

Ndonjëherë kritikat janë konstruktive dhe të dëshiruara. Dhe ndonjëherë, pas të parave, është e qartë për të gjithë se cili do të jetë rezultati. Brenda Vetëvendosjes nuk ka dilema.

“Kur nis të kritikosh Kurtin, opsioni i vetëm është të ikësh” thotë analisti politik Artan Muhaxhiri.

Kur këtë mundësi nuk e ke, koha kalon edhe më ngadalë. Pas gati dy vjet e gjysmë në paraburgim, urgjenca dhe drejtësia humbasin kuptimin e tyre bazë. Rreth eksperiencës së Sllagjan Trajkoviqit në burg e dëshmon gruaja e tij:

“Më vjen keq që kjo foto nuk mund të dalë në botë, pasi nuk kemi kujt t’i drejtohemi”, thotë Suzana Trajkoviq.

“Si përherë dhe tani, kadiu të padit, kadiu të gjykon”, konkludon ajo.