Përmbledhja e javës 58
Jo vetëm një ditë, por e gjithë java iu kushtua punës. Ose përpjekjeve për punë. U përpoq Kuvendi, u përpoqën punonjësit në institucionet e mbyllura në veri, u përpoqën edhe qytetarët që varen nga ato institucione. Të gjithë ata shpresojnë se nuk do të duhet të presin deri më 1 Majin tjetër për suksesin.
Këtë javë pati edhe festë edhe punë. Rezultatet, siç pritej, ishin të kufizuara. As pas protestave qytetarët nuk ishin veçanërisht të kënaqur.
„Në përgjithësi, të drejtat e punëtorëve janë vërtet të këqija,“ përshkroi arsyet e pjesëmarrjes në protestën e 1 Majit një qytetar i Prishtinës.
Se çfarë është sipas të drejtës dhe çfarë jashtë ligjit, nuk mundën të bien dakord as ata që, kur punojnë, punojnë për hartimin e rregulloreve. Propozimi i ri sërish i ndau deputetët.
„Propozimi që është dhënë nuk është në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe për këtë arsye Lista Serbe nuk do të japë anëtarin e saj për formimin e një komisioni të tillë“, deklaroi nga foltorja e Kuvendit Igor Simić nga Lista Serbe.
Pati përpjekje, dhe me gjasë do të ketë edhe më tej. Por kjo nuk do të thotë se marrëveshja do të arrihet, pavarësisht çmimit. E çmimi, thotë Agim Shahini nga Aleanca e Biznesit të Kosovës, është i lartë.
"Politikanët janë përgjegjës për humbjen e atyre parave. Ata janë përgjegjës sepse nuk mund të gjejnë një kompromis, ata shikojnë interesin e tyre. Dhe interesi i shtetit është gjithmonë më i fortë se ai i individit", thotë Shahini.
Vlerësimi se kush nuk duhet të jetë në humbje dhe interesi i kujt është më i rëndësishëm duhet të jetë objektiv. Prandaj, dikush nga ana duhet të punojë për këtë.
"Të tre palët, Beogradi dhe Prishtina dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të qasen me një rol konstruktiv dhe zgjidhje krijuese", propozon Dragisha Mijaçiq një model për zgjidhjen e problemeve të institucioneve në sistemin serb në veri të Kosovës.
Kreativiteti muajve të fundit po pritet edhe nga ata që kujdesen për shtresat sociale. Edhe nga ata që janë të shqetësuar për mungesën e punës.
„Përfituesit duhet të shkojnë në Mitrovicë, atje të marrin vërtetime nga fondi i PIO-s, nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, pastaj të vijnë në Rudnicë për të dorëzuar kërkesat“, shpjegon Natasha Nastiq, drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Leposaviq.
Njëra nga përfitueset e shërbimeve të kësaj qendre, Ana Vulliqeviq, shton se një nga problemet më të mëdha është se njerëzit as nuk dinë më ku të marrin dokumentet.
„Domethënë, për të kryer letrat, për të marrë ndihmën sociale, duhet të përshkoj gjysmën e Kosovës. E tani as nuk e di ku t’i marr dokumentet, sepse i kanë mbyllur të gjitha“, thotë Vulliqeviq.
Prishtina i premton veriut shërbime të shpejta dhe efikase, në vend të sistemit të mëparshëm “në sistemin serb”. Pyetjet, dilemat dhe problemet do të jenë të njëjta. Por sportelet dhe postierët do të jenë krejtësisht të rinj, ka premtuar kryeministri në detyrë duke paraqitur këtë shërbim të ri.
0 komentet