PËRmbledhja e javës 62
Detyrimet e marra prej të mëparshmeve, nuk u zgjidhën as këtë javë. Pavarësisht faktit se janë prioritare, mesa duket, me to do të vijojmë të merremi. Ndaj disa tema të tjera, të pozicionuara ulët në listën e më të rëndësishmeve, marin përparësi.
Kur të gjitha problemet kryesore të zgjidhen, mund të kalosh dhe tek ato të përditshmet, sfida të lehta. Ose me të tilla lehtësira, maskohesh lehtë, por hallet shtohen. Në hall këtë javë kanë qenë të punësuarit në institucionin turistiko-sportiv në Lleposaviq.
“Kur i pyetëm në lidhje me dokumentet, na thanë se nuk kemi asnjë dokument. Thjesht këtë mund t’a bëjnë” na e përshkroi takimin me Policinë Kosovare Vlladimir Lesheviq një prej të punësuarve në institucionin e pengmarrë.
Fillimisht marrja, e më pas provat. I tillë është rendi i prioriteteve të kësaj jave. Megjithatë, problemi është më i madh se sporti dhe zgjat më shumë se një javë, dëshmojnë ata që ankohen për dy vite prej ardhjes së kryetarëve të rinj tek komunat në veri.
"Gjithnjë keq e më keq. Asgjë nuk ka ndryshuar apo përmirësuar", thotë një nga banorët me të cilin biseduam.
Nuk e dinim që ishit të pakënaqur, thonë autoritetet në komuna. Shtojnë se prioritet për ta është korrigjimi i gjithçkaje që nuk vlen.
Kryekomunari i Lleposaviqit, Erden Atiq, spegon se si:
"Ata që janë të pakënaqur mund të thonë... ne kemi, për shembull kuti ku mund të shkruajnë letër apo kritikë. Kushdo mund t’a vendosë atë anonimisht në atë kuti. Dhe ne do t’a lexojmë” thotë Atiq.
Ne kutitë në Kosovë nuk kalohet aq lehtë. Ato zgjedhore sapo janë zbrazur dhe sipas gjithçkaje, po përgatiten të reja. Ndonëse duket se për askënd kjo nuk është prioritet, të gjitha kapacitetet synojnë arritjen e kompromisit rreth shumicës.
"U dëshmua që blerja e deputetëve kësaj here nuk është zgjidhja", i shumon këto tentativa thotë për Kosovo Onlajn Millosh Pavkoviq nga Qendra për Politika Europiane.
Vështirë të gjendet zgjidhja sidomos kur vëmendja është e shpërndarë në shumë sfida. Dhe institucioni që duhej mbyllur. Banorët e Prilluzhës këtë javë patën të ftuar të panjohur.
“Që është bukur, nuk është”, thotë një prilluzhije “Dhe rrahin e arrestojnë të pafajshmit”, shton frikën e vet.
Postë e re, shërbime, postierë të rinj, madje edhe adresa të reja. Shfaqja e emërtesave të reja, mesa duket, nuk do të jetë problemi i vetëm.
“Nëse shikoni gjithçka deri më tani se çfarë ka bërë regjimi në Kosovë, mendoj se ndryshimi i emrit të rrugës është një hap i pashmangshëm”, thotë historiani Petar Ristanoviq.
Hap pas hapi, ndonëse nuk është përherë e lehtë dhe në Kosovë të orjenton drejt qëllimit. Dhe kur arrihet, prioriteti është që të festohet. Këtë javë me maturantë dhe trompistë.
0 komentet